Pamje unike nga “Kodrat e rralla Molastike” në Zvërnec

11 Korrik 2022, 11:07Turizëm TEMA

Pamje unike nga “Kodrat e rralla Molastike” në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama ka postuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale pamje nga “Kodrat e rralla Molastike”, në Zvërnec.

Rama thekson se pamja është unike dhe fton turistët ta zbulojnë këtë vend të jashtëzakonshëm.

“Nëse Zvërnecin e njihni vetëm si ishullin e vogël me Manastirin e tij, duhet të zbuloni edhe “Kodrat e rralla Molastike”, me një pamje unike të formacioneve shkëmbore të shpallura Monument Natyre”, shkruan Rama.

Zvërneci gjendet pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në pjesën veriperëndimore të saj.
Pamja e parë mbi të mund të  merret madje që në kodrat nga Kriporja deri sa mbërrihet në qytetin e Vlorës përgjatë rrugës që vjen nga Fieri.

Një urë druri rreth 100 metra e ndërtuar mes për mes kënetës të çon drejt manastirit.

Në anën tjetër të ishullit gjendet “Kisha e Shën Triadës”, kjo kishë është  e dëmtuar dhe e pa riparuar akoma.  Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ndodhen rreth 14 km larg nga Vlora, aty ku mbaron pylli i Sodës dhe fillon laguna e Nartës.

I tërë peizazhi krijon një ansambël shumë të bukur natyror, me plot kontraste dhe ku gjenden në harmoni bukuria me qetësinë e këtij vendi.

Përveç bukurisë natyrore, interes të veçantë paraqet për vizitorët Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e Zvërnecit dhe ku mund të shkohet me një urë të ngushtë këmbësorësh prej druri. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X-të pas Krishtit.

Zvërneci mbetet një nga pikat më të afërta ku gërshetohet bukur turizmi natyror me atë detar dhe kulturor, ku historia prehet në krahët e natyrës.

1 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Në Tiranë shiheshin për kurban bajram afghanë, pakistanez dhe Arab Indian me kostumet e tyre fetare. Mendova se jam në koshmar.

    Lini një Përgjigje