Berati, një përrallë magjike!

9 Qershor 2025, 17:40Turizëm TEMA
Berati, një përrallë magjike!

Vanity Fair

Duke ecur nëpër rrugicat e qendrës historike të Beratit, Shqipëri, ke përshtypjen sikur ke shkuar pas në kohë. Ky qytet, që prej vitit 2008 është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, duket sikur ka dalë nga një përrallë për fëmijë: shtëpi prej guri, rrugë si labirinte, kopshte të mbushura me lule, xhami dhe kisha të vjetra, dhe një kështjellë që, nga lartësia, e vëzhgon qytetin.

Nga tarraca e Tradita e Beratit, një shtëpi tradicionale e kthyer në hotel dhe restorant, pamja është një nga ato që nuk harrohen lehtë. Duke zgjatur dorën, duket sikur mund të prekësh tavanet prej tjegulle të shtëpive të vjetra pranë lumit Osum, ndërsa ura e Goricës, vetëm disa metra larg, është sfondi perfekt për një foto kujtim. Është vendi ideal për t'u zhytur thellë në këtë qytet me histori mijëvjeçare. 

Të zgjohesh mes mureve të këtij hoteli, të vendosur në një vilë prej guri, dhe të hash një mëngjes të bollshëm i rrethuar nga qetësia e qytetit që ngadalë zgjohet, para se të fillosh eksplorimin, është një nga përvojat më të bukura që mund të përjetosh në Berat dhe në Shqipëri.

Në tryezë ke një zgjedhje të pasur: lëngje frutash të freskëta, kafe, vezë nga fermerët, kroasantë, petulla të skuqura që shkrihen në gojë, djathë i bardhë dhie, mjaltë dhe reçel shtëpie. Tradita e Beratit ka 6 dhoma gjumi të mobiluara me kujdes deri në detajet më të vogla: mes qilimave me modele gjeometrike, objekteve prej bakri, dekorimeve druri dhe perdeve të bardha të qëndisura me dorë nga zanatet e qytetit, dallohet edhe elementet origjinale të ndërtesës, si oxhaqet dhe muret prej guri të ruajtura me kujdes.

Plot energji je gati për të përballuar ditën më mirë. Berat është një qytet pitoresk me rrugë të pjerrëta që të çojnë në vende ku koha duket sikur ka ndaluar. Shtëpitë e bardha me çati kafe dhe dritaret njëra mbi tjetrën, kishat e vjetra, kopshtet e gjelbra që dalin nga pas dyerve me ngjyra. Dhe, më tej, xhamitë e qytetit, përfshirë edhe atë të Beqarëve, e ndërtuar për të rinjtë që kërkonin grua, me piktura të detajuara që zbukurojnë muret e jashtme. 

Çdo cep, çdo pamje është një ftesë për të ndaluar dhe për të vëzhguar, pa ngutje, bukurinë dhe veçantinë e këtij vendi. Deri te Kështjella e Beratit, brenda mureve të së cilës, ende të banuara, ndodhen mbetje kishash, xhamish dhe një nga muzetë më të bukura të Shqipërisë, Onufri, i dedikuar piktorit të ikonave të shekullit XVI me të njëjtin emër.

Për romantikët, magjia ndodh në mbrëmje, kur qielli ngjyroset me tonet portokalli dhe rozë. Menuja e Tradita e Beratit përbëhet nga pjatat më të shijshme të kuzhinës lokale. Nga byreku, një byrek me spinaq, te fërgesa, një tavë e pjekur në furrë me djathë të kripur, domate dhe speca, nga specat dhe patëllxhanët e mbushur deri te qoftet tradicionale dhe ullinjtë e famshëm të Beratit, çdo pjatë është një kënaqësi për sytë dhe shijen. Dhe gjithçka shoqërohet me verën lokale.

“Berati, në zemër të Shqipërisë, ka disa prej vreshtave më të mira të vendit, që së bashku krijojnë një peizazh që nuk ka çfarë t’i ketë zili Italisë apo Francës”, rrëfen Antonel Hoço, i cili së bashku me motrën Kejsi menaxhojnë vilën. Çdo përbërës i menusë është lokal, sezonal dhe shumë i freskët, siç kërkon tradita më e mirë shqiptare. Gjatë verës, kur nxehtësia e ditës zëvendësohet nga freskia, mund të shijosh darkën nën qiellin me yje, duke shikuar dritat e qytetit.

Është një ëndërr? Jo, këtu kjo është thjesht realitet.

1 Komente

  1. T
    Turist

    Ketyre Zoterinjve Te Lokalit Tradita u Prifte e Mbara ne Biznesin e Tyre ,Ajo qe nuk Jam dakord estetikisht meqe ne artikull u permend .... Mbremja e Magjishme te Qytetit eshte Vendosja e Shkronjave me Permasa te Medha Te Emrit Te Lokait ne Fasaden e tij,dhe ky Lokal nuk eshte I vetmi ka edhe te tjere Ne zonen Muzeale.Zoterinj Ketu nuk Jemi ne Las Vegas qe sa bjen mbremja te llamburitin Reklamat, Berati nuk eshte ai lloj qyteti, keto jane biznese te vogla qe duhet me e pas per nder qe fitojne ekonomikisht nga historia e ketij qyteti te lashte dhe nga vepra e paprecedente e burrave dhe grave qe kane jetuar aty nder shekuj per te na lene kete xhevahir (nderkohe qe ne po e mbushim me pallate).Por zoteri ti nuk ke te drejte ne asnje menyre ta shperdorosh kete madheshti ne favor te Biznesit Tend, secili mund te perdori guidat fushatat promocionale, median , info pointet etje fletpalosje , panairet evente gastronomike etje etje , madje edhe ky artikull per kete gje eshte perdorur dhe shume mire .Kete e Kam verejtje kryesisht per institucionet , Nuk DUHEN LEJUAR NE PERGJITHESI ELEMENTE ESTETIKE te kultures moderne , Sidomos emra Lokalesh qe te stermedha , cdo biznes duhet ta perdore reklamen ne menyre diskrete brenda nje limiti te caktuar pa cenuar imazhin e QYTETIT .Sepse eshte bere e Udhes qe i Fut nje Pamje me DRON dhe shef ne pergjithsi ansamblin dhe kenaqesh por ne fakt eshte njejtaz sikur e ke perorur fotoshopin ,por kur je kembesor dhe kalimtar ke kohe te shikosh dhe te ndalesh me detaje si tek pjeset e bukura edhe tek ato qe nuk pershtaten apo nuk duhet te ishin aty.Edhe Foto Ilustrative madje e ke te vendosur ne Artikull tregon miximin e shemtuar te arkitektures se vjeter me nje .....DEPOZITE UJI PREJ LLAMARINE,E pra Diku PANELE DIELLORE, DIKU CATI TENEQEJE, Diku Cadra me etiketa Pijesh apo Lengjesh, per te mos folur pastaj per Tela e shtylla qe jane si vraga te modernizmit urban ne fytyren e bardhe te QYTETIT MUZE.Bashkia apo cilido autoritet tjeter duhet te luftoje qe keto Te Pastrohen njehere e mire nga pamja

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje