FOTOT: Mbërrin kroçera luksoze me 463 turistë gjermanë! Vizitojnë Krujën, Beratin dhe Durrësin

7 Qershor 2025, 13:40Turizëm TEMA
FOTOT: Mbërrin kroçera luksoze me 463 turistë gjermanë!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale foto nga mbërritja e kroçerës turistike “MV Deutschland” në Portin e Durrësit, ku në bord ndodheshin 463 pasagjerë, shumica gjermanë, të cilët kanë zbarkuar në Shqipëri si pjesë e një turi kulturor nëpër Mesdhe.

Anija luksoze ka mbërritur në Durrës pas ndalimit në Portin e Vathit në Greqi, ndërsa ndalesa në portin më të madh të vendit është pjesë e një itinerari që vijon më pas drejt Kotorrit, në Malin e Zi.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, turistët do të kenë mundësi të vizitojnë disa nga pikat më të rëndësishme historike dhe kulturore, përfshirë qytetin antik të Durrësit, Kalanë e Krujës dhe Beratin, qytet i mbrojtur nga UNESCO.

 

3 Komente

  1. F
    FARI

    RROFTE POPULLI VELLA GJERMAN

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      Eeeee ashtu do thojnë dhe kosovarët, kroatët,boshnjakët,sllovenët,... Rroftë populli vëlla Serb . Mbas 80 vjetësh

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juli

        Eeeee ashtu do thojnë dhe kosovarët, kroatët,boshnjakët,sllovenët,... Rroftë populli vëlla Serb . Mbas 80 vjetësh

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje