INSTAT: Mbi 5.1 milionë turistë të huaj në 7 muaj

26 Gusht 2023, 17:40Turizëm TEMA

INSTAT: Mbi 5.1 milionë turistë të huaj në 7 muaj

Pas Kosovës, më shumë italianë, gjermanë e polakë

Muaji Korrik ka shënuar një tjetër rekord sa i përket hyrjeve të turistëve të huaj në vendin tonë. Mbi 1. 7 milionë vizitorë të huaj, kanë prekur Shqipërinë, një muaj më parë, duke regjistruar 26.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar e cila kapi shifrën prej 1.4 mln.

Një shifër e lartë është edhe totali i turistëve që kanë hyrë nga Janari në Korrik të këtij viti.

Në 7 muajt e parë mbi 5.1 milionë turistë kanë vizituar Shqipëinë, me një rritje prej 30.6% se e njëjta periudhë e një viti më parë ku numëroheshin vetëm 3.9 milionë turistë.

Po ashtu të dhënat e INSTAT, tregojnë se numri më i  lartë i turistëve ka ardhur nga Europa, e më pas nga Amerika.

Turizmi patriotik vazhdon të mbajë kryesimin. Shqiptarët e Kosovës që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet zënë 40 % të totalit. Pas tyre numrin më të lartë të të huajve e mbajnë italianët, që zënë 9% të totalit, pasuar nga gjermanët dhe polakët. Nuk mungojnë edhe vizitorët nga Azia qendrore dhe Lindja e Mesme.

Sipas hyrjeve në Shqipëri, një bilanc është bërë dhe për ato që nuk kanë ardhur vetëm për qëllime turistike. Sipas raportit,  hyrjet e të  huajve në Shqipëri për biznes dhe qëllime profesionale në 7 mujorin e parë të këtij viti është rritur me 28.6 %, krahasuar me një vit më parë, ndërsa rritja e krahasuar me korrikin e vitit të shkuar është me 63.3%.

Këto shifra rekord, tregojë  se turizmi gjatë këtij viti, ka qenë më i miri i regjsitruar ndonjëherë në Shqipëri, ndrësa Gushti ku fluksi ka qenë më i madh pritet të nxjerri të tjera vlera rekord, ndonse pritet që sezonin turistik të zgjasë deri në Shtator.

Lini një Përgjigje