Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa të dhëna të Barometrit Botëror të Turizmi, i cili e renditi Shqipërinë në vendin e tretë në periudhën janar-korrik të 2023. Në këto shifra, Shqipëria rezulton se ka pasur një rritje me 56 për qind të prurjeve turistike.
Sipas Ramës, kjo arritje nuk do ishte bërë e mundur pa përkushtimin e palodhur të profesionistëve në fushën e turizmit, ndërsa shton se Shqipëria tashmë është vendosur në hartën e destinacioneve që duhen vizituar me patjetër.
“Vendi i 3-të në Barometrin Botëror të Turizmit për janar-korrik 2023, me një rritje spektakolare 56% të prurjeve turistike. Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të gjithë këtyre viteve dhe veçanërisht profesionistëve tanë të industrisë së turizmit.
Së bashku e kemi vendosur Shqipërinë në hartë si një destinacion që duhet vizituar dhe do ta bëjmë çdo vit e më mirë. Nga brigjet e puthura me diell të rivierës shqiptare e deri tek bukuritë historike Gjirokastër, kemi diçka për të gjithë.
Për udhëtarët në mbarë botën: ejani të zbuloni xhevahirin që është Shqipëria, pasuruar nga përpjekjet e sektorit tonë të jashtëzakonshëm të turizmit”, shkruan Rama.
Rama mos harro pleherat ne vendin e dyte ne bote, te tretin per bandat e vrasjeve dhe te droges dhe keshtu i bejme mutin gjermanit, se keshtu thoshte dhe salih bin ladeni. Se harrova po ate hotelin ne krosci si e kishte bere Bashkim Ulaj, largohu nga kets karlleqe se do ta hash sapunin dhe ti
Ky eshte bere si reklamat e shampos .Na ngeli ne ekran...e shohim cdo gje me grimca Ramuti.
esht e vertet para 10 vitesh jasht shtetit nuk donit ta degjonin emrin Albania tani kur u thua jam nga shqiperia e kan ven ne plan per ta visitor ose kan te afermt qe kan qen ne shqiperi