Revista prestigjioze britanike rendit Beratin ndër 10 qytetet për t’u vizituar në 2023-shin

11 Janar 2023, 12:40Turizëm TEMA

Revista prestigjioze britanike rendit Beratin ndër 10 qytetet për

Revista prestigjioze britanike “Condé Nast Traveller” e rendit Beratin ndër 10 qytetet europiane më ekonomike e më të bukura për t’u shijuar në vitin 2023.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila ndau në rrjetet sociale edhe videon promovuese të publikuar nga “Condé Nast Traveller”.

“‘O Berat ç’e pate fat’. Që sot miliona njerëz të cilët ndjekin median ndërkombëtare ‘Condé Nast Traveller’ morën sugjerimin për të vizituar Shqipërinë dhe Beratin që bëhet pjesë e 10 qyteteve më ekonomike e më të bukura për t’u shijuar në vitin 2023”, shkruan Kumbaro.

Por, sipas saj, “nuk është edhe aq fat, sa është përkushtimi i njerëzve punëtorë dhe investimeve, që krenarinë tonë historike dhe pasuri botërore të UNESCO-s e bëjnë tërheqëse për turistët përmes promovimit, bujtinave e hoteleve karakteristike, ushqimit të mirë, verës autoktone, entuziazmit dhe dëshirës për të mikpritur më së miri mysafirët e huaj”.

Revista prestigjioze britanike “Condé Nast Traveller” e përshkruan Shqipërinë si një vend “par excellence” të turizmit kulinar falë resurseve që i ka falur natyra, traditës së mbajtur gjallë ndër breza dhe punës së palodhur të shefave të kuzhinës që e kanë risjellë kuzhinën e traditës në versionin më të mirë të saj.

2 Komente

  1. .
    .

    Arnautaaaaaa hipokrit JU vizitian per Kulturen dhe thesarrin Orthodhoks te Beratit dhe jo per Lumin, Guret dhe Xhamit.

    1. M
      Martin Iden

      :-) Duket qe nuk keni qene ndonjehere ne Berat. Aty qendroni, pas tastieres. Eshte vendi i perkryer per ju.

      Lini një Përgjigje