Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke i prezantuar ndjekësve projektin e ri të Ujërave Termale të Bënjës në Përmet.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë njofton se projekti do të nisë së shpejti për të krijuar kushtet për turistët e shumtë që e vizitojnë.
“Mirëmëngjes dhe me projektin e ri të ripërtëritjes së një destinacioni krejt special të krijuar nga natyra e të dëmtuar nga dora e robit - Ujërat Termale të Bënjës - ku pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, e ku ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë, ju uroj një ditë të mbarë!” shkruan Rama.
Ja me se merret Piktori, me foto, filma e piktura...Kjo tregon se akoma nuk i ka ipur avionit per "Sumitin" e radhes , jashte shtetit, si dhe per tu takuar gju me gju me popullin qe aq shume a do, e ka tmerr....
Benja te rikthehet si e ka bere Zoti e jo te trasformohet si ata qe shohin vetem para.
Edhe kete e kape per biznes
Projekt skandaloz! Beton dhe aspak bukuria natyrore e Benjes !Po e shnderon si Syrin e kalter te Sarandes...!