Kam patur rastin të marr pjesë në një lëvizje rinore dhe kam ndjekur nga afër dy të tjera. E para, ajo ku kam marrë pjesë, filloi në 8 dhjetor 1990 dhe u shndërrua shpejt në një parti që, vetëm katër muaj pas themelimit, fitoi 40% të votave në një garë të pabarabartë elektorale me partinë-shtet të asaj kohe. Qysh atëherë e deri më sot, kjo parti e ka qeverisur vendin në 12 nga 22 vitet ndërmjet.
E dyta lëvizje rinore, në të cilën nuk mora pjesë, por që e ndoqa nga afër, ishte MJAFT-i. Për nga masiviteti, ajo as që i afrohej dot Lëvizjes së Dhjetorit, por kishte një lajtmotiv disi të ngjashëm me të – sfidimin e moçalishtes politike shqiptare. Dhe pavarësisht mungesës së masivitetit, MJAFT-i gjeneroi entuziazëm publik me metodat novatore të protestës që aplikoi.
Dikur, edhe lëvizja MJAFT u shndërrua në një parti politike – në partinë me emrin ekzotik G-99. Por rezultati elektoral i saj ishte praktikisht afër zeros – ajo mori vetëm 13 mijë vota në garën e saj të parë zgjedhore në rang vendi. Opinioni im për këtë dështim: G-99-ta u fut në garë si një organizatë rinore e PS-së, e jo si një parti që do të sfidonte hegjemoninë e dy partive të mëdha. Dhe në këto kushte, pse duhej t’ia jepnin votën Erion Veliajt zgjedhësit e majtë, kur mund t’ia jepnin drejtpërdrejt Edi Ramës?
Dhe tani le të vijmë tek lëvizja e dytë rinore që kam ndjekur nga afër – Aleanca Kuqezi. Kjo lëvizje pati si bërthamë një grup të vogël juristësh (me në krye ish-nënkryetarin e KLD-së) dhe shoqatën e Tifozëve Kuqezi. Kauza e saj publike: Sfidimi i trysnisë së qarqeve greke për deformimin e statistikave demografike të Republikës së Shqipërisë në favor të pakicës etnike helene.
Meqenëse kjo kauzë rezononte fort me ndjesitë e mia kombëtariste (gjyshërit e mi janë gjakosur dikur në luftë me andartët grekë në jugun e Shqipërisë), e ndoqa nga afër Lëvizjen Kuqezi që nga fillimet e veta. Dhe ajo që kam vënë re nga njëri tubim i saj në tjetrin është masiviteti dhe energjia e pjesëmarrësve të rinj në ta. Do të duhej një studim i mirëfilltë sociologjik për të analizuar shkaqet e këtij masiviteti dhe energjie, por opinioni im është se, në thelb të tij, qëndron frustrimi i të rinjve me moçalishten politike shqiptare dhe me pozitën inferiore që politikanët tanë kanë adoptuar deri më sot ndaj fqinjëve.
Dhe pyetja 1-milion dollarëshe është: A do të ketë Aleanca Kuqezi të njëjtin fat elektoral si të G-99-tës, siç kanë aluduar shumë zëra publikë deri më sot?
Sondazhet e publikuara para zhvillimit të zgjedhjeve të 2009-ës tregonin se G-99-ta kishte një përkrahje që rivalizonte me atë të LSI-së, partisë së tretë në vend. Por rezultati i zgjedhjeve tregoi se ajo siguroi shumë më pak përkrahje se LSI-ja, pavarësisht se të dyja mund të jenë “kafshuar” njësoj në tavolinat e numërimit të votave (arsyen e dështimit elektoral të G-99-ës e përmblodha shkurtazi më sipër).
Në mënyrë të ngjashme sot, sondazhet e pakta që kanë qarkulluar në publik tregojnë se Aleanca Kuqezi mund të ketë përkrahje më të madhe se LSI-ja, edhe pse ajo ka publikuar vetëm një program të koncentruar me 10 pika deri më tani. Por, pavarësisht se sa të detajuar apo të koncentruar do ta paraqesë programin elektoral AK-ja, përkthimi i kësaj përkrahje në mandate parlamentare besoj se do të varet nga tre faktorë kryesorë.
Së pari, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Aleanca Kuqezi, që ai drejton, edhe sikur vendit t’i duhet të ripërsërisë zgjedhjet disa herë, nuk do të bëjë koalicion me ndonjë parti që nuk pranon kufizimin e mandateve të zyrtarëve të zgjedhur, duke filluar nga kryeministri e duke zbritur deri te kryetarët e komunave. Në qoftë se AK-ja do t’i përmbahet këtij kushti deri në fund, besoj se frustrimi i të rinjve kuqezinj me moçalishten politike shqiptare do të kanalizohet në votim për siglën e saj.
Së dyti, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Aleanca Kuqezi, edhe sikur vendit t’i duhet të ripërsërisë zgjedhjet disa herë, nuk do të bëjë koalicion me ndonjë parti që nuk pranon platformën e bashkimit Shqipëri-Kosovë para anëtarësimit në BE, bashkim i cili, sipas AK-së, duhet të fillojë me unifikimin doganor, financiar, energjetik, legjislativ, arsimor etj. Në qoftë se AK-ja do t’i përmbahet këtij kushti deri në fund, besoj se frustrimi i përkrahësve kuqezinj me aferat e dyshimta të politikanëve shqiptarë me vendet fqinjë do të kanalizohet në votim për siglën e saj.
Së treti, Kreshnik Spahiu, qysh prej takimit të parë me ambasadorin amerikan në një lokal në qendër të Tiranës dhe vizitës në Departamentin e Shtetit Amerikan, e ka bërë të qartë se aktiviteti politik i Aleancës Kuqezi, jo vetëm që nuk do të bjerë ndesh me strategjinë amerikane në Ballkan, por do të jetë ngushtësisht e sintonizuar me të dhe me atë të Brukselit. Vajtja demonstrative e ambasadorit amerikan në Kongresin e Aleancës Kuqezi në Tiranë, fill pas mosvajtjes në senacën e zgjedhjes së presidentit të njëanshëm nga mazhoranca, duket se është një tregues që sintonia mes Aleancës Kuqezi dhe Uashingtonit vazhdon të funksionojë. Dhe në qoftë se kjo parti do ta vazhdojë këtë sintoni, besoj se shumë përkrahës kuqezinj, të sugjestionuar edhe nga kjo sintoni, mund ta kanalizojnë sugjestionimin e tyre në votim për siglën AK.
http://respublica.al/opinion/2012/6/22/aleanca-kuqezi-nje-flluske-apo-nje-realitet-elektoral
Po thuaj gjithe jeten time kam tingelluar pozitiv dhe ne shume raste me ka dalur e tille,por per kete realiteti eshte shume I komplikuar,ne e dime shume mire qe te gjithe Shqiptaret e duam bashkimin e trojeve tona,por hapni syte dhe shikoni ne çfare pozicioni ndodhemi qe nga Kosova dhe Mali I Zi dhe deri ne Maqedoni dhe Çameri ,faleminderit
Analize e shkelqyer. Aleanca Kuq e Zi do jete e ardhmja dhe fituese e zgjedhjeve. Maturia dhe energjia e tyre jane historike
Aleanca Kuq e Zi ka nje super organizim dhe qartazi qe do jete levizja e pare ne zgjedhje. PD dhe PS jane xhelozuar pa mase. duket sheshit qe Kreshnik Spahiu eshte nje lider shume trim por dhe popullor. nuk eshte rastesi qe ne cdo sondazh Kreshnik spahiu del me popullor se berisha dhe Rama. aleanca ka fituar zemren e shume njerzve ne shumice madje
Nuk kane te krahasuar dhe zaloshnja eshte shume i qarte ne analize. Aleanca Kuq e Zi ska dyshim qe fiton zgjedhjet e vetme. Kreshnik Spahiu jo vetem qe eshte shume me lart se erjon veliaj por sot eshte i afte per te nxjer nga politika Berishen, Ramen, Topin dhe Meten. Realisht Aleancen Kuq e Zi e gjen te jete ne biseden dhe deshiren e femijeve 10 vjecar por dhe pensionistve 80 vjecar
2012 NJE VIT QE PRET SHUME NGA CDO SHQIPTARE KUDO NDOLLUR TA TREGOJE VETEN QE ESHTE SHQIPTARE I KUJDO SHTRESE QOFTE TE CILET NE I KEMI BORXH SHQIPERISE TE BEJME PER TE AQ SA MUNDEMI PERVEC POLITIKES AKTUALE QE NUK KERKON NDRYSHIM NORMALE CENOHET KARRIGJA PASURIJA QETESIA E TYRE POR JETESA AKTUALE KREJT NDRYSHE QE E SHIKOJME NE TE GJTHE ME SYRIN E LIRE MJAFTON TA HAPESH PA DISKUTUAR PROBLEMET EKONOMIKE SOCIALE POLITIKE RAJONALE KOMBETARE ETJ PRA ESHTE PJEKUR KOHA PER NDRYSHIM E KERKON CDO ZEMER SHQIPTARI JO VETEM ZEMRA E KRESHNIKUT AJO E NDJEU E PARA DHE PO PRIN PARA HOLLI POSHTE PRIVILEGJET AKTUALE TREGOJ VETEN QE NUK MUND TE BEHET SERVIL I POLITIKES POR I KOMBIT VET PER TE VENDOSUR NJE SISTEM DEMOKRATIK TE RI SIC E MERITOJNE SHQIPTARET JO KUSARET E ISH MONIZMIT DJESHEM ME NJE PSEUDO DEMOKRACI TE TIPIT RRUMPALLE NE KURRIZ TE POPULLIT NE JEMI TE NDERGJEGJSHEM PSE KJO ESHTE DEMOKRACIA PA PRONA PRIVATE KU JAN PRONARET E VJETER QE JU TAKON TE PAREVE BORXH KY SHTET PER TE KTHYER NUK KA SI TE KETE DEMOKRACI PA PRONARET E VJETER PA SHKUAR HAKU TEK I ZOTI NUK KA DHE QETESI NUK SHIKONI QE ESHTE NGUJUAR GJITH VERIU E QEVERIA THOT DEMOKRACI ME LART SE GJERMANI PO KUSH I HA KETO POPULLI NUK MERITON KETE GJENDJE PRANDAJ DUHET NDRYSHIM PER PROGRES DHE TELEVIZIONET GAZETARET DUHET TE JENE TE PARET PER NDRYSHIM DHE ATY TE JENE DITE E NATE AJO ESHTE LAJM JO KU HAN DREK DHE DARK QEVERITARET SI NE KOHEN E ENVERIT MRAPA PARTISE NE CDO MOMENT FORCA ALEANCA IME ZEMRA E CDO SHQIPARI TE NDERSHEM E CDO PATRIOTI SHTEPIJA E CDO SHQIPTARI NE CDO CEP TE BOTES ZERI I CDO SHQIPTARI DINJITETI ICDO SHQIPTARI KJO ESHTE ALEANCA KUQ E ZI NUK ESHTE PRIVILEGJ I KRESHNIK SPAHIUT POR I CDO SHQIPTARI RROFTE DHE ZOTI E BEKOFTE ALEANCEN KUQ E ZI
Edi analiza juaj eshte e sakte, ne cdo aspekt eshte llogjikisht e motivuar dhe per kete merr vleresime maksimale. Ne rast se do te forcohen me tej pozitat e Aleances Kuq e Zi dhe do te realizojne shumefishimin e mbeshtetjes popullore, atehere une parashikoj nje bashkepunim teper ekstrem te PD dhe PS per ta nxjerre jashte loje kete force politike. Elita e vjeter politike shqiptare mbi 20 vjecare e te dy kraheve kane bashkepunuar vazhdimisht me njeri tjetrin, kane nje solidaritet perfekt. Ne seancat televizive qe transmetohen ne media grinden sa per show. Duke pare qe AKZ mund te marre pushtet vetem ne rast se arrin te formatoje spektrin politik aktual, PD dhe PS do te ndermarrin masa represive qe nga nxjerrja e ligjeve specifike, si dhe nepermjet aktivizimit te kolones se peste, qe ne shqiptaret nga kjo kategori prodhojme me shumice. Shitblerja e deputeteve eshte eshte nje nga gjerat me te pista ne politiken shqiptare. Kete situate AKZ mund ta kaperceje vetem po pati suport nderkombetar, me sakte ate te SHBA-ve.
Eshte e qarte qe amerikanet nuk kane qene asnjehere per hyrjen e shqiperise ne evrope. Tani pas 22 viteve duket qe amerikanet e perdorin popullsine “myslymane” te ballkanit si kusur ne tavolinen e hesapeve me neoosmanet e erdoganit edhe gamilexhinjte e naftes. Keshtu qe ne shqiperi amerikanizmi edhe evropianizmi nuk jane e njejta gje.
Wow.Cuditerisht kesaje here kemi te njejtin mendim Cakall aga.
Ke te drejt Cakall pa dhembe amerikanizimi eshte dicka qe mbron nje ceshtje si ajo e jona e shqiptareve kurse europianizimi eshte nje m…t qe di te perkedhel bishtin shovinisteve si Serbia apo Greqia dhe ky eshte nje ndryshim shume i madh per nje njeri qe di te kuptoj drejtesine por per ty dhe shume te tjere te sojit tend ne keto forume qe fleni me librin e Janulles poshte jastikut veshtire ta kuptono amerikanizimin
PYETJE PERGJIGJE Z ZALOSHNJA!! E PARA Z. EDUARD MEQENESE KENI MARR PJESE NE TRE LEVIZJET STUDENTORE EDHE NE MENYRE INDIREKTE, PER EKSPERIENZE PERSONALE DHE JO VETEM ,BESOJ! SE MENYRA QE PERDORET RINIA ESHTE NJE FLLUCKE SAPUNI, PER DY MOTIVE HISTORIKE : RINIA ME NAIVITETIN QE E KARAKTERIZON ,SI EDHE MOSHA BEN QE TE LULEZOJNE ATA QE QEVERISIN QE NGA LASHTESIA RASTET QE TREGUAT ME SIPER,DHE HISTORIA 22 VJECARE. E DYTA KUSH NDERTON ME RININE, NDERTON MBI BALTE.!! PSEJA E PERGJIGJES ESHTE KONTESTI GJEOPOLITIK BOTEROR DHE FORZAT CENTRIFUGE QE JAPIN DREJTIMIN VENDEVE (USA BE MAFIA,ETJ,ETJ.)PRANDAJ LEVISJET RINORE JAN THJESHT MEKANIZEM VOTASH. POR PROBLEMI I AK ESHTE PLATFORMA DHE MUNDESIA E QEVERISJES NE NJE IPOTES FITOREJE. NJE FORME QEVERISJEJE QE NUK KA ASNJE DOBI A PO PRAKTICITET. QE QENDRON MIDIS ANARKISE TOTALE DHE DIKTATURES. PA PERPUTHJE ME INTERESAT VITALE TE VENDIT NE RRADHE TE PARE, DHE PA PERPUTHSHMERI ME RREGULLAT DEMOKRATIKE.PROBLEMI I PREZENZES SE ARVIZUS NUK ESHTE NJE TREGUES KOHERENT, SIDOMOS PER NJE PARTI SI AK QE PROFESOHET NACIONALISTE.PERKUNDRAZI ESHTE NJE HANDIKAP, QE E BEN KETE PARTI SI TE TJERAT QE KERKOJNE LEJE ARVIZUS EDHE PER TE VAJTUR NE TUALET. TE GJITHA PROBLEMET KOSTITUZIONALE JURIDIKE ADMINISTRATIVE, JAN KYCI QE AK DUHET TE SQAROJE NE DETAJ,SI NGA MENYRA E VEPRIMIT TEK AJO E VENIES NE PRAKTIKE.PASTAJ NUK DUHET HARRUAR PERBERJA DHE MENTALITETI TERESOR SHQIPTAR QE NUK ARRIN TE PRANOJE RREGULLAT ELEMENTARE TE JETESES CIVILE, DHE JO ME TE PERQAFOJE NJE PLATFORME FANTASHKENZORE SIC JAN PROGRAMET E PARTIVE NE SHQIPERI ME AK NE KRYE.PER HIR TE VERTETES DUHET TE THEMI QE ESHTE OSE NJE LEVIZJE DESTABILIZUESE(dhe na mjafton kjo qe kemi),OSE VLEN ANALIZA QE SHOQERIA+RINIA DINE TE NISEN POR JO TE ARRIJNE DIKU!!!!!!……
hm,,po nese aktiviteti i AK sdo renka “ndesh me strategjinë amerikane në Ballkan, por do të jetë ngushtësisht e sintonizuar me të dhe me atë të Brukselit.” atehere ku do te konsistoje ndryhimi qe do te sjellin ata,,,aman,,po te gjitha gjerat ecin si do amerika,,,vrit thote,,vrasin keta,,
amerika i sponsorizon te gjitha,,edhe AK ndaj po i rri afer, qe ti kene ndare mire hesapet nese vijne ne fuqi ? ashtu si bene me mjaftin,,ashtu sikurse ben fiksi,,kur mer lek nuk i shfaq videot,kur smer leke i shfaq…
komplimenta Dorian per komentin!!! sidomos per:PSEJA E PERGJIGJES ESHTE KONTESTI GJEOPOLITIK BOTEROR DHE FORZAT CENTRIFUGE QE JAPIN DREJTIMIN VENDEVE (USA BE MAFIA,ETJ,ETJ
AK ESHTE NJE FLLUCKE E MADHE POR E MADHE QE KUPTOHET PLAS.
Eshte mese e qarte qe Aleanca Kuqezi nuk do te kete te njejtin fat me G99 pasi Kreshnik Spahiu nuk eshte si Erion Veliaj, qofte per moshen, per eksperiencen e per ambicjet. Pastaj, tashme u pa se si reagoi populli votues kur u vu perpara koalicioneve. Pse AK te beje te njejtin gabim?
Nëse përherë, në fokus të veprimit, ka bashkimin e Kosovës me Shqipërinë , shpresoj se ka për të arritë deri në 69% të elektoratit në Kosovë dhe në Shqipëri.Në momentin që e zbutë kërkesën për bashkiom kombëtarë do të filloj rënja e sajë. Kjo e bënë AK të ndryshme nga të tjerat, kjo e bënë historike. Tallava parti ka sa të duash në Kosovë e në Shqipëri.
Ak ,si shume te tjera Po tallen me popullin e shkrete! Jemi nje popull I vuajtur por nje popull I mrrekullueshem,dhe nder popujt ma te lashte ne Europe dhe akoma nuk kemi mundesine qe te jetojme te qete si ne perendim ,dhe eshte vertete fatkeqsi shume e madhe qe ndodhe kjo ,Aleanca kuq e Zi e dine shume mire qe per nje vit nuk do te jene e mundur qe te bashkohen trojet Shqiptare,sepse Kosova existon sot si shtet vetem e vete se kane firmosur kundra bashkimit kombetar (Jo se ishte gje e keqe per kohen sepse sikur mos te firmosnin do te kishin fatin e Serbise) se dyti aleanca nuk ka as nje mardhenje me Shtepine e Bardhe per kete çeshtje,Po Çamria a eshte gati te beje nje gje te tille kur mbi 75% vazhdojne te flasin Greqisht,kurse Mali I Zi ka mardhenje shume te mira me EU dhe nuk e leshojne edhe sq legged Malsine e Madhe ,kurse per Maqedonine nuk Po e cekim fare! Prandaj I lutem Aleances kuq e Zi qe te formojne nje strategji me fakte se si do te bashkojne trojet shqiptare dhe te sjellin mandatin e tyre qe populli te kene besim tek ju ,sepse eshte nje turp I madh veprimet tuaja dhe genjeshtrat qe Po beni ne popullin e shkrete ,tubimet tuaja te rreme vertete Jane te lira sepse jemi ne demokraci ,por duhet ta keni para syshe se keto tubime do te çojne popullin ne perçarje me njeri-tjetrin dhe Jo ne bashkim per vete faktet qe ceka me siper ,ju lutem boll me mashtrime se turpi do te mbetet tek ju ne histori siç ka mbetur ne parti tjera ne shekuj
Nuk me duket e arsyshme ti vene kusht partive te tjera qe te vene ne program bashkimin per te bere aleanca. Eshte gabim taktik i rende sipas meje.
Islamiku Berisha Sali,deklaroi 2 here zyrtarisht ne Azerbaijan dhe Tyrkie si kryeminister i Albanistanit se, ne shqiptaret[e kishte fjalen per shqipfolesit]jemi byrazere te nje gjaku,ADN e kulture me azeret dhe turqit…..!!!!!!!
Cili ishte reagimi i AK dhe turkoshakut Spahiu per kete deklarate te drejte per shqipfolesit[e verteta] dhe e turpshme per kristianet shqiptare…!!!!!!?????
flet vete kjo foto….https://www.facebook.com/photo.php?fbid=160302897360904&set=t.1364391762&type=3
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=160302897360904&set=t.1364391762&type=3
gjithnjë zaloshnja kap një anë të problemit!o nuk arrin të kapë anën tjetër o nuk do!?
REALITET o FLLUSKË ELEKTORALE!??
ana tjetër që unë do ta kisha konsideruar më të muundëshme dhe më të rrezikshme do të ishte REALITET ELEKTORAL dhe BLLOF BERISHJAN!
bllofi berishjan!?
përfshirë ambasadoren gjermane të gjithë thanë se u “EVITUAN ZGJEDHJET E PARAKOHËSHME”!përse qënka kaq i rëndësshëm ky evitim???
ka mbetur vetëm një vit për zgjedhejt e reja!çfar do ti prishte vëndit?asgjë!!në shumë vënde demokratike bëhen zgjedhje të parakohëshme,bile dy herë në vit!?atëherë përse për shqipërinë na qënka një katastrofë??
unë mendoj se pavarsisht “ndryshimeve në sistemin zgjedhor”zgjedhjet e ardhëshme do të jenë një faarsë!
do të ketë më pak vjedheje,por dy partitë e reja,A KZ dhe FRD,do të marrin shumë përkrahje nga të zhgënjyerit e opozitës!kështu që berishës nuk do ti duhet të vjedhë shumë!ai do të ndahet nga meta bile duke e demaskuar si të korruptuar dhe do të bashkohet me të dy pjellat e tij A KZ dhe FRD!
bashkimin e mundshëm të A KZsë dhe FRDsë,zaloshnja nuk e ka marrë parasysh!
ndoshta e ka marrë si e marrin gjithnje shqipot!
“ai që del kundër dikujt është deri në fund kundër tij!”(bardh e zi)nuk kanë mësuar nga e kaluara e afërt!nano u burgos nga berisha,u rrëzua në ’98ën,por i dhe votën në ’07ën dhe i lëpiu bythën për president disa ditë më parë!ilir meta,ë arrestoi berishën!falë gjakftohtësisë së berishës meta nuk e vrau në kurthin e arrestimit!në zgjedhjet e anatemoi berishën në maksimum!sot mbajtësi kryesor në pushtet i berishës!
përse nuk e botoni?????????????