Berisha do takohet me Samaras në Romë

19 Shtator 2012, 10:19Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha do ketë mundësi të takohet me kryeministrin grek, Antonis Samaras në Romë. Më 21 shtator zhvillohet takimi i Internacionales Demokristiane dhe i ftuar është edhe kryeministri Sali Berisha.

Sipas Shqip, në takim do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Hungarisë, Spanjës dhe Irlandës.

Në njoftimin e qeverisë italiane thuhet se kryeministri Mario Monti do ketë një takim me kryeministrat e Spanjës, Greqisë dhe Irlandës, por nuk thuhet nëse do ketë një takim mes Berishës dhe Montit.

Takimi me Samaras vjen në një kohë kur marrëdhëniet me Greqinë nuk janë në ditët më të mira. Shkak është bërë marrëveshja për ndarjen e detit. Greqia kërkon që në fuqi të mbetet marrëveshja e mëparshme, ndërkohë qeveria shqiptare po nxiton që të fitojë mbështetje për gazsjellësin TransAdriatik, ku një rol të rëndësishëm luan Greqia dhe Italia.

7 komente në “Berisha do takohet me Samaras në Romë”

  1. Dean says:

    Oboboooooo,ka per me na e pallue ”kryeministrin” tone ky,Samaras.Ai ashte shume dinak dhe birisha nuk e ka intelektin e nevojshem me u perballue me kyt njeri.O burra,vijini ndo1 sufler nga pas ketij Barbarit tone,se na e shiti edhe Mirditen ke Greqia ne kete raund bisedimesh me Samaras.Me e mira do ishte qe Barbari as te mos fliste fare,por duke ditur se.ai nuk e mba dot gojen mbyllur dhe se sa shume Eksitohet kur flet me te huajt, do ishte e preferuar qe t’i paralajmeroni antaret e delegacionit grek,se asgje qe thote Barbari i Shqiptareve nuk duhet me u mare Seriozisht.Obobo…o,c’na ka pjelle me ket malok.

    1. Isyf Metalla says:

      Po tigri prej letre edhe nje pordhe kur ben pyet serbo-greket!
      Ka delirin e madheshtise si te gjithe diktatoret dhe i duket vetja superman. Ta shpif, si e durojne familjaret?!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/i-believe-i-can-fly-official-poster.html

      1. Dean says:

        Hahaaaaaaa,i believe i can Fly………lol.Shume e bukur kjo.Ai fluturon me pras ne b…….,por ama Shqiperise ja boni ate te zeze qe nuk duhej .Tani asht ngjit shume lart,vecse te presim diten kur ka me ra e me thy turinjt e tij pre Spiuni.

  2. Treviso says:

    O sali idjoti,ç’hyn Greqia ne Gazjellsin qe do kaloje nga teritori jone.
    Presidenti i Pulias nuk pranon qe te kaloje gazsjellsi per ndotje ambjentale.Berisha grin sallat siç eshte mesuar gjithmone.Per te kaluar gasjellsin ne Itali, Greqia eshte jasht loje.Shtetit grek duhet me i treguar vendin qe i takon se po perfiton shume nga kjo qeveri mafjoze dhe tradhetare. A nuk po e kuptoni se qeveria grege eshte hiçi ne Europe.
    Per teritorin e ujrave sali Berisha eshte bashkuar me qeverine greke dhe per shmangjen e ketij problemi duhet te beje dorheqie qe te mbyllet pergjithmone. Si tradhetar kombi qe eshte nuk e ben kete gje.

  3. cam 24 karat says:

    Pse nuk merr edhe ate hajdutin e Shpetim idrizit me vete!???

  4. alban4eva says:

    Iku edhe deti, u fal, aq e pati. Detin ta qajme pergjithmone ne shqipot, por te urojme mos ti kete dhene grekeve ndonje territor, ose gjysmen e Shqiperise…

  5. tourkofagos says:

    c’pune ka byrazeri i Erdoganit, Sali , ne internacionalen demokristiane…..!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje