Dyndje në Vlorë, hotelet mbushen plot. Ja axhenda e festimeve

24 Nëntor 2012, 12:59Sociale TEMA

Bashkia e Vlorës prej disa ditësh ka nisur aktivitetet e shumta me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, të cilët kanë mbledhur shqiptarët nga të gjithë trevat shqipfolëse. Në hotelet e Vlorës ka një mbipopullim dhe fluks kërkesash, duke u nisur që nga kjo fundjavë.

“Sa më shumë i afrohemi ditës jubilare të 100 vjetorit, pra 28 Nëntorit, Vlora po prezantohet me shumë aktivitete, që nga mbrëmja e djeshme ku në teatrin “Petro Marko” të qytetit u organizua një mbrëmje gala. Kanë performuar me stilin artistik të tyre disa personalitete të shquar të skenës dhe ekranit  shqiptar, si Artisti i Madh i skenës dhe ekranit Timo Flloko, Alban Skënderaj, Miriam Cani, Adi Krasta, Rona Nishliu”, pohon nënkryetari i Bashkisë, Arben Beqiri, për gazetën Shqip.

Në datën 25 nëntor do të organizohet një aktivitet i madh nga grupet shqiptare të skenës dhe teatrit, por edhe me pjesëmarrës nga Kosova, Maqedonia si dhe trevat e tjera shqiptare. Ky aktivitet do të marrë karakter më të gjerë më 27 nëntor, ku mbrëmja do të ketë të ftuar personalitetet më të larta të vendit, deputetë, trupat diplomatikë, personalitete ndërkombëtare.

Po në këtë datë do të zhvillohet edhe një aktivitet sportiv mbarëkombëtar, ku emra të shquar të karatesë shqiptare në botë si dhe shumë sportistë do të matin forcat në Vlorë për nder të 100 vjetorit. Ky aktivitet është Kupa për Karatenë Shqiptare, ku do të marrin pjesë rreth 300-350 sportistë nga të gjithë trevat shqiptare.

Data 28 do të shënojë kulmin e aktiviteteve që do të nisin në orën 8:00 në Sheshin e Flamurit me këngë të karakterit historik e patriotik, për të vijuar në orën 9:00 me një festim madhështor.

Në orën 10:00 do të bëhet ngritja e flamurit nga Presidenti i Republikës, dhe pas ngritjes së flamurit nga Presidenti do të bëhen homazhe në varrin e Ismail Qemalit.

Pas këtij “protokolli’ aktivitetet do të vijojnë në Sheshin e Flamurit e më pas në koncertin jubilar të organizuar në pallatin e sportit “Flamurtari” në orën 11:30.

Më 13:30 kryetari i Bashkisë së Vlorës ka organizuar drekën zyrtare, ku janë të ftuar 380-400 pjesëmarrës në një nga resortet në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ndërkohë që koncerti që nis pas ngritjes së flamurit vazhdon deri në orët e para të 29 nëntorit.

Torta prej 15 m2 do të pritet nga Presidenti i Republikës  në shkallët e monumentit të Pavarësisë.

Më 29 nëntor në orën 10:00 do të bëhen homazhe për nder të Dëshmorëve të Atdheut në Varrezat e Dëshmorëve të Qytetit, për të vijuar më pas me koncerte dhe mbyllja m e 29 Nëntorit bashkë me Natën e Bardhë në Sheshin e Flamurit.

31 komente në “Dyndje në Vlorë, hotelet mbushen plot. Ja axhenda e festimeve”

  1. Vlora says:

    Vargje nga Arben Duka:

    Arben Duka paralajmeron Shpetim Gjiken.

    Të drejtohem zoti Gjika,
    se je kryetar bashkie,
    për nja dy plane të liga,
    dua të të bëj me dije!

    Ti je krye prej vërteti,
    jo si njëri në Tiranë,
    gjithë çka Vlora buzë deti,
    nënë “hyqmen” tënd janë!
    Që të mos i bje’vërdallë,
    o i pari i Bashkisë,
    ngrihet te sheshi në ballë,
    Monument i Pavarësisë!

    Jo kujtdo i shkon n’mend,
    për këto që po të them,
    po gjithë ai Monument,
    ka vërtet një si problem!

    Rreth e rreth Plakut te Bardhë,
    që përmbi të tjerët shquan
    janë një nga një me radhë,
    gjith burrat që nënshkruan

    Në mes burrave të lartë,
    të besës dhe tënderit,
    është për dreq dhe Hysen Hoxha,
    Baba Cen’ja i Enverit!

    Nuk ka gjë për t’u shqetësuar,
    – thua ti kokë e Bashkisë,
    se Hyseni ka nënshkruar,
    i përket, pra, historisë!

    Natyrisht njëlloj si ty,
    gjykon mendj’e çdo njeriu,
    po Baba Cenen aty,
    nuk e do aspak Saliu!

    Ndaj të shkruaj Shpëtim djali,
    lidhet puna me Enverë,
    ndonjë natë memoriali,
    mund të hidhet krejt në erë!

    Domosdo memorial tjetër,
    s’do ujdisi qeveria,
    thjesht në vend të Hoxhës, Sala,
    do montojë kokën e tija!

    Këto qenë dy çika fjalë,
    t’i shkrova që ti mësoje,
    monumentit more djalë,
    me tre turne ti vesh roje!

    Sala s’është fare dru,
    s’ju dogj barku për kurorën,
    do ngrejë monument këtu,
    të bëjë karshillëk me Vlorën!

    1. LORA says:

      Ky eshte nje apel pergjegjshmerie te larte kombetare;besoj se Sh.Gjika duhet ta kete ditur me pare dhe ti kete marre masat e domosdoshme.Dr.dhjeramanit po i afron ora e xhevapit.KUJDES.
      Mirenjohje per Arben Duken.

    2. raimondi says:

      Arben Duka ketu e ka tepruar –Cdo gje me mase ore ju me keto aludime se na i shpifni luften opozitare…..

      Eshte dite feste dhe nuk duhet te kalojme ne esktrem, por te shikojme ku jane gjerat qe na bashkojne ….

      Dhe do thosha qe Bashkia e Vlores duhej te kishte organizuar nje dreke te madhe falas ,
      si ajo qe ben Sala ne Tirane, ku te gjithe ata qe do vijne ne Vlore te drekonin falas atje ne mes te qytetit –Ku do krijohej nje ambjent shume i gezuar dhe festiv

      1. Briri cjapit says:

        Vlora do te votoje vetem AK si partia e vetme shqiptare qe ka mbrojtur dhe mbron identitetin dhe autencitetin e vlores ne momentin e shpalljes se pavaresise. Poshte partite proserbe dhe progreke pd dhe ps!!!

      2. vetetima says:

        Mire e ke ti or rajmond,po gjika ku ti gjeje parate qe ta beje dreken falas.Saliu yt nuk i dha as parate qe i takonin jo me ti jepte per dreka. Bej nanje xhiro nga sheshi Nene terza se atje do shijosh malsine me gjithe qengjat e shkrete.

  2. coku says:

    c koment! BRAVO E MADHE!

  3. lleshi says:

    Nishani do prese torten ne e 100 vjetorit Ismail Beut o pikeb e zez

  4. VLORA,VLORA -V LORA VLORA .... says:

    EMOCION,RRENQETHJE DHE MALL.
    KUR SHOH VLOREN FLAK TE KUQE NE KETE JUBILAR.
    TE ARDHUR NGA TE KATER ANET,JO PER PAZAR
    POR TE NDEROJNE FLAMURIN QE NA DHA EMERIN SHQIPETAR.
    DEGJOJ SE TE GJITHE NJE ZERI PO THONE;
    ISMAIL DHE FLAMURE,VLORA E MERITONTE KETE ZAKONE.
    JA KESAJ VLORE TE ISMAIL BEUT
    KU PER GJITHE SHQIPTARET
    IDENTITETI SHPERTHEU..
    TE QOFSHIM FALE O FLAMUR ME NDER
    PA CKA SE RRETH TEJE
    SHUME RRECKA JANE VU ME U TER!!!

    1. Ben Chicago says:

      Tere qellimi i talebaneve te kuq eshte festimi i 29 Nentorit,feste e perbashket kjo me sllavo-komunistet serb,e kane ne nje dite.Dita e zeze e pushtimit te vendit nga kolera e kuqe.

      1. Ivani i madh says:

        Sa per festat pyet babain tend shpirteror se ke feston o i rjedhur kur te gjithe festonin clirimin e Tiranes ai dhe familja jote pro serbe varosnin kermen e kombit qe erdhi ne pushtet me ndimen e serbeve po ti nuk je b.cikagua po b. gagua qe jeten e shpellarit nuk e haron edhe sikur te jetosh ne shtepine e bardhe e jo rrugeve te Cikagos ku zvaritesh si qen i ngordhur.

      2. a says:

        Pa 29 nuk do te kishte 28 o plere e ndyre perçarese.Festat kane kohen e tyre (Ben Chicago)”gomar pa vesh..Gomar pskuqani,qe edhe flamurin e do blu qe ti pelqesh salesss .

  5. loni says:

    bravo vlora,,for ever vlora,,,,poshte tradhetia e malokeve per 100 vjetorin,,rrofte vlora dhe e gjithe shqiperia pa tradhetaret e veriut….

    1. Taqo Dhemballa says:

      bravo rofte epiri i veriut bre trim i Taqos

  6. st says:

    Bravo Vlora!Shmangni Tiranen,nqs nuk doni te degjoni renkimet e nje zombi qe s’e mban toka e vet.Tirana vjen ere eshtrash te nje te saporivarosuri nga lopatxhinjte Berisha e Atifete.Shmangeni Tiranen nqs s’doni te shikoni kasapane me sy,qingjat e pafajshem,deshet e pafajshem qe kasapi jone, psikopat nga Jemeni, me bicak ne dore do t’i mburet Hillarit e Merkelit.

  7. andy says:

    Kujdes portofolet se si dihet zakoni eshte zakon nga emocionet nuk i dihet.

    1. Ben Chicago says:

      Andy lol,pse te gjithe vlonjatet hajdute jane???

      1. vetetima says:

        O ben bathorja ,e ka fjalen per Tiranen jo per Vloren

  8. ha ha ha says:

    thua te mos kemi me varferi ,thua dhe ne te varfrit sdona mungoje buka me ,shpresojme

  9. ujk marsi says:

    Beni Beni t… demi. keta talebanet e kuq e perzune nazizmin, jo ballistet e tu. ju ini aq te ndyre saqe nuk dalloni te bardhen nga e zeza. ptuuu pacavure.

  10. zezaku cikago says:

    Beno,gjyshi jot ishte tradhetar i Shqiperise,ballist apo zogist qofte.Mos ndiq edhe ti ate rruge.Ti duhet te rregullosh biografine.Mos u bej i kuq,behu blu ose jeshil,por shqiptar ama,pushke per Shqiperine!

  11. alban says:

    Nazizmi iku vete ashtu si dhe Serbin e perzuri Amerika se per ju talebanet e kuq 1000 vjet e se rrujshin hic.

    1. Partizani says:

      Nazizmi nuk iku vete,por e derrmoi pikerisht Ushtria e Kuqe dhe ja zhduku faren duke e bere hi,deri ne Berlin! Dakord?!
      E dyta; Amerika,po te ishte aq e ‘drejte ‘ do t’i kishte bere “zap” te’kuqte’ne Vietnam dhe nuk do t’ishte larguar me turp e tmerr pas 10 vjetesh lufte.Ishin pikerisht luftetaret e kuq qe rronin me nje dore oriz te zier,ata te cilet i dhane dermen superfuqise me te madhe ne bote
      Sa per serbin ne Kosove,kjo eshte teme tjeter.

  12. roni says:

    Sondazh nga Gazeta Drita ne Tirane artikull nga Ed Zaloshnja
    HA fitoka Baca bindshem vazhdo ciu ciu me Shqipetaret e Maqedonise se
    sa po ti te largohesh ata sdo te komunikojne me e fillojne inatet.

    PD 82.8 mijë vot

    AK 22.3 mijë vota+ 6 milion euro

    LSI 18.5 mijë vota+ 5 milion euro

    FRD 13.8 mijë vota + 4.5 milion euro

    7.5 milion euro per Rep,Bdiu,Legista,Demokristiane ,Ballista,Nanoista,
    Hysnimilloshsta + Kryetare kqze Socialista = 80 deputete. Zaloshnje po
    shkoke ne Usa me la prap pjata.

  13. tourkofagos says:

    Ben Chicago! Sagapo poli , :* opos asteri ise , muaaaaa.

  14. Claus says:

    Ja, ky ishte tere sekreti i “atdhetarise” dhe “patriotizmes” se Shpetim Gjikes.
    E kam thene dhe me pare, i gjithe ky “tam-tam patriotik” behet vetem per komercializem, thene me shqip “hedhje parash”, si neper dasmat shqiptare, ku parate ja perplasin gernetaxhiut ne balle se bashku me zamkun e pershtymes.
    Ketu ishte qellimi i “luftes patriotike” midis Vlores dhe Tiranes, se sa per patriotizem zor se duan t`ia dine.

    Si Vlora dhe Tirana me sjellin neper mend festat qe organizoheshin ne Romen e Lashte sipas motos “Muzike dhe Loje” ku mes asaj tollovie me mishra, vere, muzike harpesh dhe lojera prostitutash, turmat hidheshin ne amfitetatrin me te afert, per te pare ndonje duel midis sklleverve zezake dhe luaneve, per tu hargalisur dhe gajasur me shqyerjet dhe rrekejt e gjakut duke pritur duelin e radhes.
    Le te qarkulloje paraja ne kete rast, per ekonomine eshte gje e mire, por eshte e neveritshme kur kjo behet ne emer te Pavaresise.
    Patriotizmi nuk kerkon hargalisje, por gjera me te cmuara se keto.
    Me 30 Nentor 2012 do ti kthehemi perseri halleve te zakonshme dhe lajmeve te kronikave te zeza.

  15. wilson says:

    Memedheu quhet toka ku me ka rene koka ku kam dashur meme e at ku me njeh dhe guri i thate ..ku jam rritur me therrime ku kam folur gjuhen..time ndonese jam une i larguar dashurine per ty zemra kurre ska per ta harruar.pershendetje te gjithe shqiptaresi pershendetje qytetit te flamurit …. dyndja e shqiptareve ne vlore na e ringjall kohen e ismail qemalit kthehet historia pershendetje nga larg ..nuk mundemi te vime dot por qe nga stambolli..do e ngreme flamurin.ta çojme ne vend amanetin…

  16. alb says:

    Në shqipëri nuk ka varr më të bukur se ky i Ismail Qemalit. Odisea i madh ka derdhur art, qofshin të nderuar.

  17. tomori i beratit says:

    Festen ne VLOR e prish vetem fytyra e te vdekurit bujar mehmeti.Nuk mundet ky ANTISHQIPTAR te kete kete nder qe te ngrej FLAMURIN TONE NE VLORE.Per mua eshte OFENDIM per te gjith SHQIPETARET e ndershem.

  18. Dardan says:

    Doni te dini se sa perqind eshte shqiptar gjaku juaj?….. Qendroni vetem…., merrni fryme thelle per tu qetesuar! Mendoni VLOREN disa here! Po te rrahe zemra ne heren e pare je 100% shqiptar. Ne se jo ne te paren por ne te dyten, je 75% shqiptar e keshtu me rrathe. Po s’te rrahu, je m….

  19. alfred says:

    ne festimet e pavarsise edhe is antare e brojes politike ka te drejten e pjesmarrejes, ne protokoll sepse enver hoxha eshte perkulure me nderime shum te sinqerta, jo si sali berisha apo te tjere keto e kan bere qorbe historine shqiprise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje