AK nis fushatën “Përurimi i mashtrimeve” të Berishës

21 Dhjetor 2012, 19:51Politika TEMA

Aleanca Kuq e Zi ka çelur të premten në Pogradec fushatën më të fundit të saj “Përurimi i mashtrimeve” të Sali Berisha.

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i shoqëruar nga dhjetëra aktivistë të degës së AK Pogradec, kanë prere shiritin e “mashtrimit” në aksin Lin-Pogradec, i cili është ndër akset nacionale ku ritmet e punimit janë më problematiket dhe ngadaltat nga të gjithë akset e tjera problematike.

Aleanca Kuq e Zi protestoi në këtë aks nacional duke “akuzuar shtetasin Sali Berisha dhe ministrat e tij si përgjegjës për mospagesën e kontraktorëve dhe vonesat në alokimin e fondeve për përfundimin e këtij aksi, i cili ka lënë të izoluar një nga perlat e turizmit shqiptar”.

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në deklaratën e tij përpara qytetarëve pogradecarë u shpreh se “AK do të presë shiritat e inaugurimit për të gjithë mashtrimet e shtetasit Sali Berisha, për çdo rrugë të papërfunduar dhe do të denoncojë ato miliona euro që qeveria u ka borxh firmave ndërtuese”.

“Rrugët shtrohen dhe zonat urbane zhvillohen vetëm në ato qytete ku ministrat e qeverisë më të korruptuar kanë blerë pasuritë e paluajtshme, kanë ndërtuar vilat luksoze apo bizneset e tyre me fitime marramendëse,” tha Spahiu.

Në përfundim të deklaratës së tij, Spahiu deklaroi se “mashtrimet e shtetasit Sali Berisha shtrihen në 28 mijë kilometra katrorë dhe kuqezinjtë do të denoncojnë dhe publikojnë para shqiptarëve mashtrimet e pafundme të qeverisë së shtetasit Sali Berisha”.

19 komente në “AK nis fushatën “Përurimi i mashtrimeve” të Berishës”

  1. tourkofagos says:

    pune korrakesh…….

    1. KOLE TIVARI says:

      E e keni vertet o cuna?
      Dhembet e kalbur e te verdhe shkulini bishes dhe te gjithe shqiptaret e ndershem do te jene me ju!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/albania-is-not-for-sale.html

  2. Asllani USA says:

    He me ju lumsha,do nxjer boja ketij te pacipi me emrin Sali,qe mashtron nga mengjezi ne darke.Mbas 2005-es beri nje inagurim te bujshem ne Seman te Fierit per nje investim 1 miliard ERO,gjoja do na binte shumkombeshet qe do na ngrefnin nje parke te madh energjitik,ku eshte asgjekundi.Ky eshte Sali kara-gjozi,dhe AKZ-eja e ka nisur mire per ti cjerre masken ketij sharlatani.

  3. voica says:

    Tani BRAVO! Kjo eshte nisme me se llogjike dhe me peshe.
    As qe ka te krahasuar me ate, vezhgimin e kufirit me dylbi. (per nga aparenca e veprimit).

  4. Kritiku says:

    Ju te AKZ-se ngelet duke “akuzuar” rrugeve. Nese Kreshnik Spahiu do ta kishte seriozisht “luften” kundra Berishes duket qe ate ta kishte filluar qe ne kohen kur ishte ne dore nga ana ligjore qe ta bente. POR AI NUK E BERI!!!!!!
    Na mbyten “te mencurit” qe vetem llap-llap bejne… Sali Berisha vetem me plumb iken nga karrikja qe e ka zene me dhune….

  5. alban4eva says:

    pune grekesh, pune bythofagesh, pune kurvash me pak fjale..

  6. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ju lumte. Gure, gure bahet mure !

  7. Taku says:

    Duhet te besojm tek Aleanca Kuq e Zi, pasi ajo nuk mohon të kaluarën
    dhe zotohet për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve pa dallim.

    Aleanca Kuq e Zi është ajo që veç emrit fisnik ka energjinë e duhur për ti rivënë në jetë shqiptarëve, dinjitetin e nëpërkëmbur nga politikanë të pamoralshëm dhe sinonim të njeri-tjetrit. Besoj se ai që na bashkon është atdheu, gjaku i dëshmorëve për liri, demokraci dhe sundimi i ligjit, i barabartë për të gjithë. Berisha dhe Rama sëbashku me partiçkat e papuna që kërkojnë punë, me vende pune, ishin thjesht një shfaqje e turpshme që nuk ja vlen ti shohim më.

    Berisha dhe Rama janë e keqja e partive që drejtojnë dhe si të tillë duhet të largohen të dy nga skena politike shqiptare për ti lënë mundësi një brezi të ri me mentalitet dhe lidership euroatlantik.

    1. tourkofagos says:

      F.Lubonja: ”Vetvendosja” dhe AK[aleanca korrake] sponsorizohen nga Turkye per qellime jo evropiane…….

      1. Taku says:

        Po 12 te ka ngelur ora ty vetem “korrak” din te thuash….
        hahahahahahhahahahahahhahahahahahahahahahahahahhahahaha

      2. Koz Dynjaja says:

        ….Po nga Greqia a keni zbuluar se kush financohet ,??????!!!

  8. Besmir says:

    Nuk desha te flas per temen por si nje Sheqiptar i bej thirje nje Shqiptari Kreshnik Spahiu dhe AK te bej perpjeklje per ne qytetaret e DELVINES qe kane mese nje muaj qe uji i pijshem eshte kthyer me nje nivel te larte squfuri dhe organizma te tjera .,, shkaku eshte nje pus gazi qe eshte hapur kohet e fundit ne Delvine ., ministria e shendetesise nga analizat mendon se ky uje nuk eshte me as per te lare jo me per te pire .Ju lutem SOS DELVINA .

  9. vlla me osmanet says:

    Shoke, alianca e ka ritur numrin e pjesmarseve nga 18 veta qe shoqeronin spahiun me dylby tani ishin 22 ne pogradec,bravo ak deri ne zgjedhje do i keni gati 100 vete.

  10. liri e fjales says:

    saliut dielli ju be hene.
    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
    Qe saliu e teperoi kete e kuptoi dhe gamari i fshatit.Sa per bythelepiresit e saliut,qe kane lidhur besen qe nga gagaci pa edukate paloqia,bazuar ne pasurite e tyre te zeza vjedhur shqiptareve naive sepse kane votuar nje ajdut,dhe per poziten pa meritokraci qe u jep saliu si ta kish metapi,te dy keto migrena po cojne krejt shqiptaret si kokoshi nje thele.

    S’paskemi ngelur as 3 milion fryme,nga ta shumica jane te semure, pa pune,pa kushte jete,po shtohen lypsat,listat ne dyqanet,prokurori i ri na doli komunist i maskuar,presidenti isemure fizik,saliu i semure psiqik, 1,3 miliard dollare fluturuan nga atdheu,emrat kush i ka keto para dihen por ala i fsheh prokurori i ri,medemek ky qe do luftoje ajdutet politikane.
    Per keto arsye dhe shume te tjera Kreshniku ka te drejte qe proteston,tjeter pune se su pelqen vepra e tij dikujt.U vertetua qe saliu s’eshte burre por frikaman aktoresk me msaken e njeriut te lumtur.Sa here qesh saliu aq here kapet ne gracke.Kete sapun per djathe qe shet saliu as qe ja blejne shqiptaret, jo pastaj ta gelltitin.sali djelli yt ka perenduar,perjashto naivet qe s’dine c’eshte drejtesia,liria,begatia,harmonia, dhe ala te besojne si te jesh i vetmi qe begaton Shqiperine dhe s’ka tjeter shqiptar shume me te afte se ti.

  11. nuks e di says:

    po mire programi i AK per zgjjedjet kush eshte vetem sala po per ekonomin kur do te na e thojne mbas zgjedhjeve

  12. Antoni says:

    A,K ejani e inaguroni dhe komleksin industrial ne Koplik qe dihet vetem vendi se ku u sajue Genjeshtra.

  13. kavaja says:

    Ak do zhduket pas 2013 kjo eshte e sigurt.ak me ne krye faqeziun shperndajne leke ne cdo qytet te shqiperise per tu antaresuar se nuk ju vjen njeri.mos beni si te rendesishem se saliu nuk i rruhet ke ju.mbaj mend qe pd ne 2005 i propozoi kreshnik spahiut te kandidonte ne shijak por te nesermen mori arratine jashte vendit nga perballja me agron duken,po ashtu dhe bamir topit por edhe ai refuzoi.me vone kandidoi olldashi dhe fitoi mbi duken.pra i tille eshte ky spahiu nje langaraq dhe frikacak i pershtire.dhe mos hajde me ne kavaje se nuk ta var njeri.

  14. EDI RAMA LARGOHU SA ME PARE says:

    OR KRESHNIK SPAHIA POR PSIKOPATI RAMA SA RRUGE SHTROI SI ISH KRYETAR BASHKIE VETEM 2KM MOS HARRO SE NE PROGRAMIN TEND KE BASHKIMIN KOSOVE E SHQIPERI PRA REFERENDUM E KETE ME NJE ANTISHQIPTAR SI RAMA NUK MUND TA BENE KURRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje