Për një Koncert Vjenez shqiptar!

4 Janar 2013, 18:35Blog TEMA

Meditim pas shikimit të Koncertit të Filarmonisë së Vjenës

Nga Sejmen Gjokoli

Është bërë traditë që përmes TVSH, në një nga ditët e para  të Vitit të Ri, të na serviret nga ky ekran koncerti i Filarmonisë së Vjenës që, për hir të së vërtetës, mbetet nga gjërat më të veçanta që i dhurohet publikut artdashës në këto ditë festash.

Kam disa vite që e përcjell këtë koncert të jashtëzakonshëm, me audiencë e shikueshmëri të rrallë botërore dhe përherë më zgjon ca ndjenja të papërshkrueshme e që besoj lidhen me magjinë e kësaj krijimtarie të madhe me përmasa të përbotshme në fushën e artit muzikor.

Sa herë e ndjek këtë koncert kam vënë re se nuk do dhe aq shumë kulturë në fushën e pentagramit për të dalluar përsosmërinë dhe magjinë që krijojnë tingujt që dalin nga gjithfarë veglash muzikore, frymore e jo frymore në një orkestër gjigande.

Ka 60 vjet që periodikisht, në çdo fund viti, mbahet ky event në Vjenë dhe unë nuk e di nëse Vjena është ndërtuar për të organizuar e përcjellë këtë koncert apo koncerti ka 60 vjet që i jep emrin Vjenës (nuk them e ka ndërtuar atë mbasi gjatë një vizite në këtë kryeqytet mësova se Vjena e vjetër kishte të paktën 150 vjet që ishte ajo që është dhe sot).

E bashkë me koncertin, fare natyrshëm, shoqëruar me muzikën e mrekullueshme klasike, një interval i magjishëm sa muzikor po aq edhe promovues për vendet turistike vjeneze e austriake. Të ngërthen të tërin.

Muzikë dhe promovim vendesh e bukurish njëherësh brenda një koncerti televiziv.

Është kjo arsyeja që më shtyu t’i hedh këto radhë…

A nuk kemi dhe ne muzikën e vendet tona të mrekullueshme, resurse të rralla turistike në të katër anët e vendit, që të mund t’i promovojmë e ta bëjmë këtë traditë në një event të posaçëm për ta kthyer në tradicional në çdo fund viti…

Ne vërtet nuk kemi Filarmoninë e Vjenës, po kemi jo pak vlera tonat edhe në fushën e muzikës, madje në lëmin e trashëgimisë kulturore shpirtërore melosi ynë popullor është i pakrahasueshëm, i rrallë.

Mjafton të përmendim iso-polifoninë tanimë edhe si kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit apo eposin e kreshnikëve që është drejt marrjes së kësaj certifikatë botërore pa folur këtu për visaret folklorike që gjallojnë nga Çamëria në Mitrovicë e në të katërt anët e trojeve shqiptare.

Bëhen jo pak festivale gjatë vitit, madje disa edhe në axhendën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka të tjera aktivitete folku që mbajnë vulën e shoqatave apo subjekteve private dhe është fare e thjeshtë të qëmtohen vlerat më të spikatura për të mundur të organizojmë edhe ne “Koncertin Vjenez” shqiptar.

Të trishton e vërteta se askush nuk do t’ia dijë e nuk ka ndërmend të merret me organizimin e një ndërmarrje të tillë që shërben veç të tjerash edhe për ruajtjen dhe transmetimin e kësaj pasurie shpirtërore, që e kemi tonën e veç për këtë mund të shquhemi mes popujve të tjerë.

Patjetër Televizioni Publik do të ishte një mundësi edhe si dëshmi apo arshivë për vlerat e krijuara e transmetuara në koncerte e festivale të ndryshme gjatë vitit nga bardet e folkut po edhe nga qindra interpretues, nga jugu në veri, edhe pse të pa motivuar financiarisht.

Asfare nuk i shkon ndërmend Televizionit Publik që mbahet me taksat e qytetarëve t’i hyjë kësaj pune e asgjë s’na vjen në koncertet e fund vitit nga melosi ynë popullor që e kemi me tepri në të katërt anët e vendit.

Edhe këtë vit që ishte edhe viti i 100 vjetorit të Pavarësisë e që, për të u krijuan qindra e qindra këngë folklorike nga më të mrekullueshmet, ky institucion, i vetmi publik në vend, nuk e pa të udhës të transmetonte më të zgjedhurat ndër to.

Kaq vite që kënga popullore folklorike vazhdon të qëndrojë e shpallur “mollë e ndaluar” nga Televizioni Publik thua se nuk ka asnjë detyrim për këto visare të vet popullit, me taksat e të cilit mbahet. Këngën popullore burimore kemi rastin ta shikojmë  vetëm kur shfaqet, herë-herë e përçudnuar nëpër ekrane gjithfarësh pa as më minimalen përgjegjësi, duke i dëmtuar rëndë e pa rikuperim vlerat e saj.

Këto radhë, siç thashë, më nxiti ndjesia që përjetova duke ndjekur Koncertin e Vjenës 2013.

18 komente në “Për një Koncert Vjenez shqiptar!”

  1. kosi says:

    Mendim shume i mire. Me pasion e pune mund te behet realitet nje tradite e bukur muzikore.

  2. Endri M. says:

    E kush me bukur se nje njohes i kultures dhe artist ne shpirt do te kerkonte/kritikonte (mos)shpalosjen e e vlerave te vecanta kulturore!?
    Urimet e mia z.Sejmen!

  3. Cajupi says:

    Shkrim shume i goditur.Kritikat jane dashakeqese dhe xhelozi ndaj autorit.Populli thote “Mos i qani hallin kaloresit pse i tunden kembet”,ju inkurajojme te jeni me prezent ne shtyp.Ju lumte.

  4. raimondi says:

    Ke te drejte …..

  5. raimondi says:

    Me agresiv ketu kunder ketij shkrimi qenkan femrat….. SHUME KEQ.

    I kemi me te vertet shpirtliga shqiptarkat….dhe ketu online dhe ne emigracione tregojne ligesine hapur

  6. raimondi says:

    Nuk ka rendesi fare shkolla ne keto raste

    _-Ne demokraci Kushdo qe ka nje ide mund ta hedhi per disktim ne gazete , dhe nqs ideja eshte e dobishme
    , ekspertet e qeverise duhet ta vene ne pune idene … se ajo ide i sherben shoqerise
    Biles ne vende te tjera te paguajne nqs ideja jote eshte dobiprurese se quhet pronesi intelektuale

    Idete gjenden te kushdo, ndaj ne demokraci lejohet te flasin te gjithe

    Mbreti ,Henriku i Anglise, shpiku diskutimin ne tavolinen e rrumbullaket
    qe do te thote se kur diskutojme jemi te gjithe te barabarte dhe nuk ka rendesi
    sfondi nga vijme apo kultura qe kemi, por ka rendesi ..ajo qe themi…..

    _-Dhe Oscar Wilde , e ka permbledhur shume bukur ne thenien e tij se

    :….” edhe ne nje mendje injoranti ka vend per nje ide te madhe …”

    Prandaj kushdo qe ka dicka per te thene duhet ta thote , dhe gazeta Tema ka bere shume mire
    qe i ka dhene hapesire te flasi Sejmen botrorit , te cilin kur e kam takaur nje here
    tek vilat me kerkoi te bente nje foto me mua,
    se mendoi qe une mund te behesha dikushi hahahahaha _-Por une isha mbushes topi sepse kisha bere zgjedhje te gabuar…

    Sejmeni duhet ti kushtoje kujdes kenges labe ne grupin e tij me duket se grupi i tij e ka emrin _-Grupi shurupi —
    se kenga labe ka rene pertoke fare
    dhe ne lidhje me kete qe thote Sejmeni duhet si fillim te behet nje organizimi institucioneve te muzikes dhe kenges si ne Kohe te Enverit , dmth te sponsorizoje shteti per grupe artistike ne shkolla te mesme , ne qytete e fshatra etj , dhe te behen festivale konkuruese midis femijeve e te rinjve per te nxjerre talente ne muzike folklorike, ne perdorimin e instrumentave muzikore etj etj

    Eksperineca eshte , por duhet vullnet kembengulje, vetmohim etj gjera te ketij lloji qe nuk i mungojne Sejemnit …lol–Por e kam me termend qe duhet perdorur eksperienca e kohes se Dulles , se ajo dha rezultate shume te mira ne fushen e muzikes popullore

  7. LIRIO NUSHI says:

    E VJETER SA DHEU – POLIFONIA LABE, GJITHMONE E KAM DESHIRUAR TA SHOH SI NJE MADHESHTI NE NJE SKENE ANTIKE, TE NDERTHURUR … ME SHUME DETAJE TE TJERA SHQIPTARE… UNE NUK DUA TË BËJ KRAHASIME MIDIS KONCERTIT VJENEZ DHE REALITETIT SHQIPTAR, PASI NUK ËSHTË KY QËLLIMI DHE SUBJEKTI REAL I SHKRIMIT, POR TE KONTRIBUOJMË TË GJITHË SË BASHKU PËR NGRITJEN E VLERAVE TË ARTIT TONË SHQIPTAR DHE QË KJO TE KTHEHET NE NJE REALITET TE AFERT ARTISTIK. KENDVESHTRIM SHUME INTERESANT ZT SEJMEN. EMOCION SHUME POZITIV DHE BESOJ SE VLORA DO JETE NJE VAZHDIMESI E MADHESHTISE SE NENTORIT, JU UROJ PUNE TE MBARE DHE SUKSESE NE PUNEN TUAJ TE MREKULLUESHME TE ARTIT ETNOGRAFIK QE AQ SHUME ME PERKUSHTIM E DONI.LE TË MOS HARROJMË SE PO I REFEROHEMI NJË PERSONALITETI QË ËSHTË DEKORUAR NGA PRESIDENTI I REPUPLIKËS. ME URIMET MË TË MIRA PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO QË NDODHEN PËR KËTË VIT TË RI QË SAPO KA TROKITUR.

  8. Juxhin says:

    Sa shumë u bën përshtypje pse hidhen disa ide për të përmirësuar një punë që ose është bërë duke çaluar, ose nuk i ka shkuar në mendje asnjerit. Përse komentuesit irritohen deri në ofendim?Çfarë u djeg dhe u përcëllon, apo kanë mizën nën kësulë dhe u kruhet koka? Po t’i hajë, le ta kruajnë.Sinqerisht më vjen shumë keq nga disa kmentues që hapin siparin e komenteve të tyre me fjalë ofenduese. Nuk doja të vazhdoja me fjalorin e përmendur prej tyre, por këtë do ta mbyllja me një fjali: ” aq dinë, aq thonë”. ose “kështu u intereson dhe kështu shkruajnë”, ” qentë lehin aty ku hanë”.
    Genoja thotë se punojnë akoma me violinat dhe violinçelat e bëra nga marangozët pukiajë: Atyre u lumtë dora që dinë të punojnë kaq bukur dhe u humbtë vula atyre institucioneve artistike kombëtare që harxhojnë miliona lekë të taksapaguesve dhe nuk u mbetet për të marë violina dhe violinçela. Siç duket nuk u ka shkuar tenderi sipas oreksit. Dikush thotë” e lexova këtë shkrim ” paçavure”, duke harruar se paçavure janë ata që drejtojnë artin në dikastere shtetërore që nuk kanë as plan e as strategji kulturore, as afatshkurtët e as afatmesme e afatgjatë. Janë pikërisht këto dikastere që e shpërbënë kulturën kombëtare, që i shkrinë të gjitha institucionet kulturore e artistike që nga qytetet e mëdha e deri tek ato më të vogla, sikur në këto vendbanime nuk jetojnë njerëz, por e lanë në mëshirën e fatit për një çkombëtarizim të kulturës dhe të artit në Shqipëri.Shteti punon me militantë hajdutë dhe jo me specialistë profesionistë, ndaj dhe njerëzit çorientohen nga çorientimi i vet shtetit. Çfarë do t’i kushtonte shtetit për të ruajtur traditat më të shkëlqyera të kulturës shpirtërore të popullit tonë që në bazë Qarku të kishte një Qendër Kulturore, por iu deleguan pushteteve vendore dhe bëjnë siç duan ata. Një komb njihet nga gjuha dhe kultura. Gjuha po bdaret e po bastardohet, siç ka shkruar Gjon Buzuku në “Meshar” në vitin 1555, ndërsa kultura ka marrë tatëpjetën, duke mos ruajtur asnjë lloj tradite.Prandaj duhet të ishte dhe të jetë vertikalizimi i institucioneve kulturore.Kjo do të bënte që çdo qytet të kishte atë pak orkestër filarmonie, e cila ka ekzistuar, por që u shkrinë për shkak të fondeve dhe rrjedhimisht artistët morën rrugët e kurbetit duke mos e gjetur veten këtu në Shqipëri dhe që shkëlqejnë jashtë shtetit aty ku punojnë. Të gjithë i dimë dhe nuk ka pse të përmendim emra dhe këtu mbetën militantët, servilët, të paaftët dhe dihet shumë mirë që “i paafti e bën të aftit të paaftë”. Nëse artikullshkruesi, i entuziazmuar nga çka transmetohet vit për vit në koncertet e Vjenës, ngre shqetësimin e tij, përse të mos ketë edhe këtu në Shqipëri një të tillë, ndoshta jo të përmasave të tilla gjigandeske. A nuk ka dhe këtu instrumentistë të tillë të talentuar, që siç përmendëm kanë mbushur skenat e botës? Atëhere, mllefeve personale dili ballafaq dhe jo duke ofenduar, sepse është mungesë edukate, kulture, etike morale dhe kështu që janë vetë “paçavure” ata që ofendojnë, sepse duke mos dalë ballafaq e duke përdorur pseudonime, është e drejtë e tyre me ligj, nuk e di përse m’u kujtuan disa vargje të Pushkinit të Madh ” Ai nga kthetrat më njohu mua,/ unë nga veshët e njoha menjëherë”. Para disa ditësh në një televizion grek dëgjova një intervistë të këngëtarit Janis Parios dhe e dini çfarë tha: nuk kam mbaruar ndonjë shkollë, por kam qenë psalt në kishë dhe atje më dëgjoi kryepsalti dhe më tha: ti je një këngëtar i mirë. Aty mora mësimet e para”. Nuk dua të kundërshtoj një nga komentuesit, kur pyeste artikullshkruesin se çfarë shkolle kishte mbaruar, por dua t’i atij që në atë kohë, nëse e ka jetuar, rrallëherë përputheshin dëshirat me kërkesat. Shmbuj të tillë ka plot.Nuk më interesojnë as ofendimet e as komentet dashakeqëse, mua më intereson problemi i kulturës së vendit tim, të ketë edhe ajo autenticitetin e vet, siç e kanë gjithë vendet e botës. Kjo duhet të na shqetësojë. Ne jemi shqiptarë dhe kemi kulturën tonë, të cilën, siç e kemi trashëguar nga mijëra vjet të shkuara, ta ruajmë e ta përcjellim më tej.

  9. angela says:

  10. antiegla says:

    Znj. Egla, me beri shume pershtypje shprehja jote: “Shkrim i rendomte”. Eshte e drejta jote te mendosh kunder nje ideje te tille. Ketu nuk ka asgje te keqe. Per mendimin tim, pjesa problematike ka te beje me qendrimin tend ndaj ideve te reja qe askush nuk i ka trajtuar me pare. Ne shkrim trajtohet me shume dashamiresi promovimi i vlerave te kultures sone muzikore. Ku eshte e rendomta ketu? Mund te me pergjigjesh me argumenta? Nese ke. Mendoj se nuk mund te gjesh. Prandaj mendohu para se te shkruash…

  11. raimondi says:

    Sejmen ,Gabim ke bere qei ke hequr komentet kritikuese _Je treguar tamam si ne kohe te Dulles

    Komentet kritike lejoi , se e ka thene edhe Stalini qe kritika edhe 5 % te jete e drejte duhet vleresuar
    Pastaj kur heq komentet kritike tregon se je shume provincial dhe e ke relene te skaduar . dmth ke mendje te varfer fare

    Hiq komentet qe jane fyese , por ato qe kane kritike dhe humor mos i hiq

    Aty me ke hequr komentin ku thosha se ndoshta ti e kishe fjalen per nje Koncert Vietnamez shqiptar

    Pse ke mendim te keq per Vietnaimin ? C’te keqe ka muziqia e Vietnamit sipas radakes tende qe i eshte pjerdhur daullja e veshit nga ushtima e jehones se polifonise laberishte ..pleqerishte ?

    Vietnami ka muzike te bukur qe te hap barkun , ku kercejne vietnamezkat xathur fare , ndersa ty nuk ta mbushka syne….O Zot

    Pastaj me Vietname kemi qene shoke lufte dhe kur luftonte Vietnami me USA ,
    ne ulernim neper gazeta :…Mbahu Vietnam ! Dhe Vietnami mbahej , i q.. temen, e beri Ameriken hale

  12. alfonsi says:

    Pershendetje te gjitheve.Dua te pergezoj z.SEJMEN GJOKOLI per shkrimin qe ben.Eshte thjesht nje deshire dhe nje perpjekje e tij per te mbajtur larte atje ku e ka vendi kengen polifonike dhe ate popullore ne pergjithesi dhe me kete pozicionim duhet te kuptoni qe s’behet fjale per krahasim me orkestren e vjenes po thjesht kerkon ti jepet vendi qe duhet ne tv shteteror kenges popullore dhe asaj polifonike labe si nje perle e vleresuar nga UNESCO si dhe te ruhet,te reklamohet dhe trashegohet ne breza.Ky shte mendimi im dhe besoj s’me keqekuptoni.Pershendetje te gjitheve dhe qofte viti i mbare per te gjithe.

  13. luku says:

    O SEjmen! Po ne kemi vaki ne shqiperi a i vrare dhe po na shuhen perdite shqiptare nga fukaralleku qe po mbjell kucedra Berishiane. Ti na shkruan se si do ta marrim orkestren. Sikur nuk shkon kjo apo jo?

  14. Andet Hoxhaj says:

    Nje shkrim vertete impresionues. Urime z. Gjokoli, jeni nje njeri qe e adhuroni artin dhe kulturen. Jeni nje nga njerzit qe ka bere me shume se cdokush per promovimin e folkflorit ne shqiperi,dhe ka ngritur lart emrin e kombit tone. Urime z. Gjokoli ne punen tuaj fisnike. Ju uroj vertete suksese ! Urime per shkrimin.

  15. Ines says:

    Mirembrema Z.Sejmen! Une deshiroj te shpreh falenderime personale per nje projekt te tille i cili , ne te vertete, eshte nje domosdoshmeri per t’a ringritur ndertesen kulturore shqiptare , qe ne keto 20 vite tranzicion, ka perjetuar lekundje e oshilacione te demshme per shendetin artistik te popullit tone. Ju pergezoj qe ne nje moment te tille ku shumica prej nesh “vrasin ‘ mendjen per ndonje koment politik, ju na sillni para syve, nje nder ceshtjet me pikante te qyteterimit tone, ate te artit e kultures! Ju pershendes, Ines.

  16. Geni Vlore says:

    E kush me mire se z. K Gjokoli e njeh kengen labe,e folklorin e jugut, nje burre i mencur nga Gjirokastra, me vlera e vyrtyte te medha intelektuale, sa keq qe vlora nuk njef shume te tille, ehhh more vellezer Salillareve te vegjel po u vjne fundi e mesa duken po marrin arratine….
    Urime dhe presim sa me shume shkrime nga burra te mencur…!

  17. Vlora ime says:

    Po ca pret nga TV Shqiptar o xhaxhi Sejmen,eshte per te ardhur keq qe nje mendjet e ndritura zevendesohen nga te paafte, injorant, e njerez me integritet te ulet moral e shoqeror, dhe te kuptohemi ketu ndahemi me ta, Tv publik Shqiptar eshte kthyer ne nje makineri shpifese e denigruese e cila i ben fresket ketyre batakcinjeve qe sdine tjeter vecse te shpifin per figurat e ndritura te kombit tone, ndaj me lejo qe qe te ndaj me shume respekt shkrimin tend, Urime xhaxhi Sejmen…

  18. Evisa Fressh says:

    Vlora ime, per bukurine e saj artistike, per begraundin e mrekulleshem ne polifonise labe, apo per jehonen e festimeve te 28 nentorit nga qyteteret vlonjate, nje shkrim qe ze vend te cdo qytetar i cili e do vendin e tij, z Sejmen, urime…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje