Berisha mbledh kryesinë e PD: Do fitojmë si koalicioni më i fuqishëm në histori. Ramës i ka mbetur vetëm Topi

10 Janar 2013, 20:05Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Berisha përgëzon Kolegjin Zgjedhor që i hoqi kolegjialitetin KQZ-së, duke paralajmëruar kështu se KQZ nuk do bllokohet. Ai tha se po bën tratativa me parti të majta e të djathta. Kryeministri ironizoi thirrjet e Ramës për Ilir Metën dhe vlerësoi koalicionin me këtë të fundit. Berisha përsëriti sërish se PD do realizojë bashkimin e shqiptarëve dhe premtoi nisjen e Hekurudhës së Kombit

Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, është kujtuar se ka një kryesi partie, të cilën mund ta mbledhë për të mbajtur fjalime. Edhe pse zgjedhjet në këtë parti nuk janë bërë, Berisha ka mbledhur kryesinë për të deklaruar se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme.

Ai premtoi se do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, ndërsa bëri thirrje të mos bllokohet KQZ. Ai ka përshëndetur vendimin e Kolegjit Zgjedhor, duke rrëzuar kështu ligjin që ka vendosur që KQZ të marrë disa vendime me shumicë votash.

Berisha tha se po bëhen negociata me parti të majta e të djathta për të hyrë në zgjedhje me koalicionin më të madh.

Kryeministri deklaroi se Rama po u lutet të tjerëve për bashkim, ndërsa shtoi se Ramës i ka mbetur vetëm Bamir Topi.

Fillimisht Berisha tha përpara kryesisë së partisë, që e shoqëronte çdo fjali të tij me buzëqeshje servile se ata do të fitojnë një mandat të tretë.

Kryeministri deklaroi se shqiptarët janë të ndërgjegjësuar për nevojën e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Por disa shenja paraprake nuk janë shumë premtuese sa i përket kundërshtarit,” tha Berisha, duke iu referuar fillimisht zhvillimeve të fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Berisha përshëndeti vendimin e Kolegjit Zgjedhor për ndarjen e ZAZ-ve, duke i dhënë kështu fund kolegjialitetit në KQZ.

“Ligjvënësi ka parashikuar rrugët e zhbllokimit,” tha Berisha.

Kryeministri deklaroi se ata do jenë koalicioni më i fuqishëm në zgjedhje. Berisha vlerësoi koalicionin me LSI.

“Ne shkojmë drejt zgjedhjeve si koalicioni më i fuqishëm në historinë e vendit. Në zgjedhjet e vitit 2009, PD dhe aleatët dolën koalicioni i parë. Krijuam një koalicion me LSI dhe unë mendoj se ky koalicion ka funksionuar në përputhje të plotë me angazhimet e tij para qytetarëve shqiptarë. Ky koalicion bëri të mundur lëvizjen e lirë me reformat për shqiptarët. Ky koalicion bëri të mundur një seri reformash të thella të tjera, të cilat mbrojtën ekonominë shqiptare nga recesioni, garantuan rritjen ekonomike. Shqipëria ka patur në këtë katërvjeçar rritjen ekonomike më të lartë si vend,” tha Berisha, duke shtuar se “po zhvillojmë tratativa me parti të qendrës së djathtë, por edhe të qendrës së majtë”.

Berisha ironizoi me thirrjet e Ramës për bashkim në një kamp opozitar, duke hedhur kështu dyshime se LSI do bashkohet me Ramën.

“Në kampin tjetër ka mosbesim dhe thuajse dorëzim para betejës. Ka thirrje aman bashkohuni, a thua se këta të gjithë kanë preokupim karrigen e Ramës,” tha Berisha.

“Mesa shoh unë, i vetmi aleat që i ka mbetur është Bamir Topi. Kanë ngrënë në një çanak, tek klubi i ashikut,” vijoi kryeministri.

Berisha tha se është qesharak pretendimi i Topit se Berisha e ka bërë me zor president.

“Ky njeri i nxorri edhe zorrët Sokol Ballës nga gazi kur tha se Berisha më ka bërë me zor president”.

Kryeministri përmendi në fjalën e tij edhe Kosta Barjabën, duke thënë se ai është autori i teorisë së 1 milion të papunëve në Shqipëri.

“Por papunësia në këtë vend ka pasur ulje progresive,” tha Berisha.

Kryeministri deklaroi se mandati i parë ishte për interesin kombëtar, kurse mandati i dytë ishte për interesat personale të qytetarëve.

Më pas Berisha shpërtheu në deklarata nacionaliste.

Ai tha se bashkimi kombëtar i shqiptarëve është jetik për rajonin.

“Procesi i bashkimit kombëtar të shqiptarëve është jetik për paqen e stabilitetin e rajonit. Në qoftëse padrejtësitë historike i ndanë shqiptarët në pesë- gjashtë shtete, kjo nuk do të thotë se do ecet drejt pesë- gjashtë kombeve shqiptare. Kjo do ishte rruga e shfarosjes graduale të shqiptarëve,” tha kryeministri.

“Shqiptarët të kenë besimin tek bashkimi kombëtar pas besimit tek Zoti”.

“Bashkimi i shqiptarëve me njëri- tjetrin do jetë një proces fatlum edhe për fqinjët, që do çlirohen nga albanofobia,” deklaroi Berisha, duke premtuar se projekti i radhës do jetë Hekurudha e Kombit.

47 komente në “Berisha mbledh kryesinë e PD: Do fitojmë si koalicioni më i fuqishëm në histori. Ramës i ka mbetur vetëm Topi”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Plak i rrjedhur..

    1. votuesi says:

      Dihet more Sali,perse je agravuar kaq shume.
      Kane filluar te gjitha te bjene mbi Koke.
      Por nje gje eshte e vertete se me fitoren e PS,
      do te aplikohet Taxa Progresive,e cila Ty ne
      rradhe te pare,pastaj gjithe barke Derrave qe ke verdalle,
      do tju vije vertete mendja verdalle,pasi mbi ju ajo lloje taxi
      do tu vjele mbi 60% te pasurimit (per cdo muaj)
      dhe shume shpejt Ju do te mbeteni me Gisht ne Goje,
      (po fundja haka do shkoje tek i zoti)
      Ju ja vodhet te gjorit…Kjo eshte nje nga
      aresyet perse PS do fitoje dhe fitoren do tja
      siguroje populli mbare,qe nga ty nuk pane nje dite te bardhe.

      1. Albogentivlora says:

        Po e fitoi edhe kete here hallall ta kete. Nuk do e kete fajin ai sado ti vjedhi zgjedhjet por Edi Rama me te tjeret qe nuk do dine te ruajne votat.

      2. fl says:

        E kishin blinduar me garde e polici seline sot Monstrat e Partise se Druvarve. Nga kush keni frike o zgjebanjoser, nuk i ndyen njeri duart me funderrina si ju tek per tek. Do mundeni njehere, pastaj vjen ndeshkimi

    2. NDRE SHKJEZI says:

      DO E FESTOJM ME FISHEKZJARRA, ME LODER E ME TUMPAN O BACA SALI
      VONON PO KURR NUK HARRON:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/darka-e-fundit.html

    3. luli says:

      HA HA HA TANI BERISHA TALL BYTHEN ME RAMUSHIN .
      O SOCIALIST BUDALLENJ QE NUK MERRNI VESH NGA ASGJE
      KUSH E LEN RAMEN TE FITOJE ??????RAMA MBAS QERSHORIT
      I JEP FUND KARIERES SE TIJ DHE KETE RAMA E DIN SHUME MIRE .
      ME SOCIALISTET NUK BASHKOHET ASNJE PARTI . .SOCIALISTET I KUSHIM
      ME GREKUN U BENE , VODHEN SA DESHEN DHE HIKEN ,PRAP SOCIALISTET TW VOTOJME.???????
      O SOCIALITE CFARE KUJTONI JU QE GJITHE SHQIPETARE JANE BUDALLENJ ??????

      SOCIALISTET NUK DO TE KENE SHANCE KURRE TE VIJNW NE PUSHTET
      SOCIALISTET JANE TE GJITHE ORTODOKSIT E GREKUT . ATO JANE VETEM PWR NJERI TJETRIN

  2. raimondi says:

    Sala po te beje Aleance me Kreshnikun fiton zgjedhjet

    1. Ben Chicago says:

      Natyrisht qe do fitoje.PD do beje aleancen me te madhe qe eshte bere ndonjehere me LSi,AK,FRD, dhe gjithe forcat e djathta,te qendres dhe nacionaliste ,per te shpartalluar perfundimisht PS e marre peng nga Kostat ,Anastaset,dhe gjithe filo-greket e tjere.

      1. ilir says:

        …Ke harruar se do beje kualicion dhe me Koqet e mia…

      2. Nordi says:

        Cdo parti qe do te hyje ne aleancen e PD-s ne qershor do te marri minimumin historik te saj. Edhe vete PD do te arrij ne minimumin historik. Ajo do te shfrytezoj keto parti per te ngushtuar diferencen. Ndersa partit e vogal te aleances se PD nuk do te arrijne te marrin asnje deputet, pasi sistemi favorizon vetem partite e medha. ka vetem nje zgjidhje te vetme … te gjitha partite e vogla te bashkohen ne nje aleance pa partite e medha per te krijuar nje pol te trete.
        LSI pas kleptomanise, nuk ka byth te krijoj pol te tret.

    2. aqifi says:

      kreshniku do e fusi ne burg o shoku raimond. ky po lut zotin qe te vije rama e jo kreshniku ?

      1. pika_germadhes says:

        Ty Raimond kushedi se cte kane punuar greket qe je kaq i shqetesuar. Po njekohesisht je shume injorant ose i lig qe nuk e sheh (apo ben sikur) qe greket i ke ne qeverisje me shumice si ministra e ne keto 8 vite kane bere si kane dashur me kete vend. Me varrezat e ushtareve ne vijen e te quajturit Vorio Epir, me marrveshjen detare etj etj.

        1. raimondi says:

          Degjo ore trap ! Une greket i kam armiq historike , qe ta dish ti
          PD-ja nuk ka asnje spiun grek te vetem , por edhe ndoneje qe mund te jete afruar
          ai nuk gjen dot terren tek simpatizantet e PD-se, se atje ambjenti esht mbytes per spiunet e grekut…..

          Natyrisht ka minj te grkeut ne Qeveri, sepse Sala zgodhi ne kete qeverisje te drejtoje me parrullen :….Mikun mbaje afer, armikun me afer……

          __Te gjithe ju minjte e grekut qe shkruani ketu tregoni Natyren tuaj Extreme armiqesore ndaj Kombit Shqiptar_

          _-Dhe ky mentaliteti juaj eshte mbizoterues ne te gjtiha strukturat e PS-se , ku vegjetojne keta minjte e grekut….

          __ABsolutisht ju nuk duhet te vini Kurre ne pushtet
          –Do jete Fatkeqisa me e madhe per Kombin shqiptar pas pushtimit osman
          , ardhja juaj ne pushtet…..

          ..Dhe ne fakt ju jeni Osmanet e rinj , ose me mire Janissaret e rinj,
          por jeni shume here me ligj se ata te vjetrit…… se jeni te pa-bese

          Ne shpirtrat tuaj te kalbur nga Kisha Janullatosit ka vend vetem per Urejtje ndaj popullit shqiptar …..

          1. Edmondi says:

            E nxorre koken o Rahim. Pale ne mban edhe nickname kristian “Rajmond”

            Ca jo o i mjere camok apo thjesht muhamedan fanatik ?

      2. Ucl says:

        Qenke nje idiot ti mer debil qe se paske shokun. Ta paskan shpartallu keq marmiten kauret qe i paske mar kaq inat. Po ti je qen qe leh e nuk kafshon gam..gam..gam..gam ..kot. keshtu jeni te gjith ju pedeistat e hales.

    3. Koaliconi i morrave says:

      Eshte mire qe kualicioni i Saliut te quhet Sali Baba me dy hajdute. (I biri dhe e bija). Sa per hekurudhen e kombit duket si projekt i veshtire per Saliun per shkak se cdo dite del nga nje tren prej shinave, pak se jane kalbur taversat dhe pak se antijugoret Ben Cikago dhe Raimond vjedhin shinat per skrap,prane fshatit te tyre verior.

  3. Ina says:

    Topet i kane mbetur Saliut….tja vare ne qafe po deshi asaj Bregut te integrimit ose edhe Jozit….Pa Rames, e din edhe bufi po jo Saliu, se i buzqesh fitorja e sigurte dhe e thelle….

    1. Ben Chicago says:

      Ina,me kete gjuhe flet edhe ne mbledhjet e PS,,,mendoj se kjo nuk eshte gjuha e pershtatshme per nje socialiste-progresiste!,dhe xhepiste!!!!Lol.

      1. MOS JA VENI VESHIN,BENI LODHET SHUME NE RESTORANT TU LA PJATA DHE HALE GJITH DITEN,GITH JETEN ME KET MENJE QE KA,ZEMRA MAMIT,POLITIKANI MAMIT ,IDJOTI MAMIT,QORRI MAMIT,SHURDHI MAMIT.

  4. kameniku says:

    krieministri me budalla
    dy llafe bashke si ben
    kalon nga nje teme ne tjetren fjalim pa kuptim
    budallenjte e tjer e degjojne me vemendje
    u rente pika

  5. antonio says:

    NE ZGJEDHJET E ARDHESHME DUHET SHKUAR ME PARULLEN:
    “VDEKJE FASHIZMIT!LIRI POPULLIT!!

  6. BERISHA LARGOHU, KURSE VOTA KUNDER AK-SE TREGON PAQE TE QENDRUESHME NE BALLKAN. says:

    Kam bindjen se shqiptaret nuk do te tregojne idiotzi me voten pro Berishes.

    1. Ramy says:

      B.L me kêt koment ke prodhuar injorancê dhe babêzi hahahahaha

  7. I larguari says:

    Po fitove edhe nje 4 vjetesh ti o shurre e prishur aty nuk behet vend i banushem te pakten per 50 vjet

  8. lul shalengjituri,tr says:

    HO PAURA SALEH CHE STA VOLTA, CE LA PRENDIAMO IN CULO LUNGO UN KM.PERO IO SONO ABITUATO IN HOLANDA.NON SO COME FAI TE E LILO META PER NON SENTIRE DOLORE,PUOI USARE UN PO DI VAS
    ELINA COME FACIO IO.NON CREDO CHE STA VOLTA LA MAGIORANZA DEGLI ALBANESI VI SOPORTERA PER ALTRI QUATRO ANNI.VOI SIETE LA VERGOGNA DEL ALBANIA,E TUTTI QUELLI CHE COME VOI RUBANO E MALTRATANO IL NOSTRO POPOLO.PRIMA O POI PAGHERETE PER COME CI AVETE RIDOTTI.

  9. idjoti i Bathores says:

    Edi Rames i ka ngelur vetem Bamir TOPI,Sales -topet e BAMIRIT.

  10. ilir krimi says:

    Hekurudha e kombit?kesaj radhe nuk genjen se shinat e koridorit tete Elbasan-Pogradec i ka ruajtur META ne magazine per skarp.

  11. kushtrimi says:

    Edhe une jam per bashkim kombetar por pasi e thote Berisha po e le te pushoje ca kete aspirate. Ne qershor nuk do fitoje zgjedhje ky i cmendur vetem nese i vjedh me shumice. E atehere nuk mbetet tjeter qe te hiqet qafe ky malok, nese jo me vote atehere me zor.

  12. eni says:

    hahahahahah hekurudhen, o i mjere perfundoje rrugen e kombit, po une kam menduar se eshte e perfunduar , po ajo nuk ish e perunduar,,,,, e pastaj hekurudhen

  13. z. berisha, aleanca juaj me ilir met-monika e sali berish-argita me te vertete do te jete nje aleance e madhe, me e madhja aleance bandash hajdute e kriminale. nqs almir rrapo vrases ,trafikant droge e njerezish, pengmarres u be pjese e qeverisjes tuaj ne stafin e zv kryministrit e ministrit tuaj ilir meta atehere c’pritet nga kjo aleance. ju bete namin per nje vjedhje ordinere me vlera 300 dollare e me hajdutin meta 700000 dollare do te beni aleance bile edhe bashes qe ke vjedhe 20000000 euro mund te ia kaloje banda juaj meta-rrapo-berisha-argit-monika. nqs populli shqipetare iu voton hallall e paci. ne qender te opozites duhet te jete lufta ndaj bandes me-rrapo-berisha-argita-basha. opozita te mos genjehet me ngjala, shtylla e bandes shteterore eshte megahajduti ilir meta. kjo bande eshte kanceri i moralit te politikes berisha-meta. poshte banda berisha-meta. urojme qe opozita te zgjohet nga gjumi.

  14. alban4eva says:

    ty Saleh kerma te ka ngelur vetem hunda…

  15. Meleku says:

    PD i fiton zgjedhjet e ardhshme, sepse eshte alternativa me e besueshme per te gjithe shqiptaret, pavaresisht se ku ata jetojne.
    PS eshte nje force politike pa alternativa, por mbahet qe sa e sa vite ne kembe vetem me urrejte personale dhe per me teper me nje fryme te thelle perçarese antikombetare.
    Edi Rama do te marre rruget pa kthim!
    Ne Shqiperi duhet qe te themelohet nje parti e re e majte, qe nuk ka asgje te perbashket me historine e kesaj ekzistuese, qe nis nga viti 1941. Shqiperise i duhet nje e majte me fytyre dhe me program perendimor, qe besohet nga shqiptaret e shekullit te 21-te dhe jo nje karikature politike e vene koke e kembe ne sherbim te nje personi qe nuk ka asnje lidhje me te majten dhe socialen.

    1. MAMI MELEKUT says:

      PD, ESHTE ALTERNATIVA E VETME POR JO PER GJITHE SHQIPTARET,ESHTE VETEM HAJDUTET,KRIMINELET,KURVAT,KOPILAT SI PUNA E FAMILJES TONE XHAN I MAMIT,SE DHE DOKTORIN E KEMI,HAJDUT ,MASHTRUS,KRIMINEL,ME KUPTOVE ZEMER,

  16. Fitore!i padiskutueshem mandati i trete per koalicionin qeverises.ne qarkun e shkodres pd do te marre 8 mandate te sigurta kurse per ps do katandiset keq me vetem 3 mandate.e njejta gje pritet edhe ne lezhe ku pd+lsi pretendon rezultatin 5 me 2 kurse ne kukes pretendohet po si ne 2009.surprize do jete qarku i korces ku pd+lsi do ta fitojne kete qark.kurse ne vlore me ndihmen e pdiu do barazohen mandatet.durresi do fitohet nga pd si ne 2009 kurse dibra do fitohet thelle nga pd.ne fier koalicioni pd+lsi prodhon mandat.po ashtu edhe ne elbasan.pd ne qofte se shkon ne zgjedhje me kete koalicion fiton mandatin e trete.

    1. niku says:

      a i more leket e permbytjes? Apo nuk i do me se Shkodra asht ba si Venecia

    2. Labi Vlore says:

      E turperuat Shkodren perjete e mot.Maloket e zbritur nga Guvat e degjeneruan Shkodren.I vemdosen damken si Sali Votuse.

  17. italy says:

    Po shiko more Sali meqe thua ka rene numri ite papuneve,por ben sikur harron qe jane shqiptar qe punojne neper evrope.Gabimi i Rames eshte qe nuk beri ligj qe te votonin dhe emigrantet pastaj ta shifte bythen e mizes Sala bashke me Ilir skraparliun.

  18. edi says:

    Pd_lsi fitojne prap por jo per meriten e tyre por se nuk ka opozite.Sala nuk eshte debil qe thote se Rama eshte dorezuar qe tani se po i shtrin doren lsi sdi ca te beje

  19. Ps ka qene gjithmone humbese e madhe ne shkoder.ne 2011 lorenc luka e degjeneroi ne menyre totale partine socialiste duke e mundur me 10000 vota perpara.ne 2013 8 me 3 per pd eshte e sigurt ne shkoder

  20. TIRANA says:

    POLITIKE E HOLLE SIGURISHT QE SALA SE KUPTON DOTE.ZGJEDHJET I KA FITUAR AMB..AMERIKANE.PUNA ME E MIRE PER SALE ESHTE TE RREGULLOJ SA ME MIRE BURGJET,QE TA KALOJ PLEQERINE NE KUSHTE OPTIMELE .BILETA I ESHTE PRER ,POR JO PER NE CHICAGON E BEN TOCIT………

  21. USA says:

    Saliu ka dale nga loja dhe ai kete e di..eshte vendos diku tjeter larg shqiperise se kush fiton..ai vetem do beje rremuje

  22. Dukati says:

    Z- Mero nuk di kush i pengon komentet e mia gjoja se shkruhet imeli gabim etj. Çuditem se komentet po bllokohen mbasi një i afërm imi më këshilloi ti zbus mendimet për berishën, flm.

  23. Shqiptari says:

    Vota ime do jete per Saliun vetem nqs ai nuk ben aleance me Ilir Hajdut Meten

  24. dulla says:

    Kjo do te thote se shqiperia po kthehet totalisht vendi i hajduteve krimineleve dhe vendi me diktatorjal i digjeneruar ta gezoni se kte ju popull po kerkoni tung.

  25. sali hajni says:

    O SAL HERA EPARE TE HYFT KRAP E TE DALT NJAL per ty kan fillu qe mreme ditet e tua kan fillu me u numru per semrapshti edhe ne qoftese i nxjerr ne rruge ata kuçkat e PD dhe hajdutat der me der ti do perfundosh ne hale more budall more i pa udhe ti ke fillu me nda arme edhe atyre kelysheve te tua per zgjedhje por nuk ka me pas ambasador si te thot ma ty burr shteti por burre muti i kalbur i qelbur ti per 101 vjetorin e pavaresise do jesh o ne burg ose ne serbi te fazlliçi ok more MORDENAR MORE PEDERAST

  26. komunisti i fundit ne europe po i vjen fundi, nje plak matuf i sklerozuar qe qendron ne kembe ne saje te ilaceve qe vijne nga zvicera,nje skizofren qe nuk njeh njeri tjeter vetem innteresin e vet te karrikes,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje