Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, mendon se fitorja në çerekfinalet e Kupës së Mbretit kundër Malagas ishte mëse e merituar, ndërsa sugjeron se rivalët e gjysmëfinales, Real Madrid, do të kenë një problem më shumë për shkak të mungesë së Iker Kasijas të dëmtuar.
Katalanasit e mbyllën sfidën e dyfishtë ndaj Malagas me golavarazhin e përgjithshëm 6-4, por Pike pranoi se skuadra që drejtohet nga Manuel Pelegrini i shtyu të jepnin maksimumin në fushën e lojës, pasi luajti si e barabartë me ata.
“Nuk ishte aspak i lehtë ky kualifikim. Na u desh të punonim shumë dhe të mbanim topin, edhe pse shpesh loja kalonte shpejt nga një anë e fushës në anën tjetër. Megjithatë, rezultati është mëse i drejtë. E dinim që do të ishte e vështirë. Erdhëm këtu me nevojën për të marrë një fitore dhe mendoj se të dy skuadrat bënë një ndeshje të madhe. Duke parë pozicionin që luaj në fushë, nuk e mendoja se do të shënoja një gol të tillë, por mbetem shumë i lumtur që ndihmova në kualifikimin”, tha Pikë që shënoi golin e dytë pas një ndalimi perfekt të topit me gjoks, si një sulmues tipik.
Mbrojtësi spanjoll mendon se rivali i radhës në Kupën e Mbretit, Real Madrid, do të ketë vështirësi shumë më të mëdha pasi përballet me një mungesë të gjatë të portierit Iker Kasijas./lajmeshqip
“Kasijas është kapiteni dhe emblema e Real Madrid, ai ka treguar cilësinë e tij për shumë vite me këtë skuadër. Mungesa e tij do të ndjehet, jo për shkak të Adan i cili është një portier i madh, por për faktin se Real Madrid do të jetë pa kapitenin e vet në fushën e lojës”, tha Pike që është një mik i Kasijas.
Une zakonisht nuk e shikoj REALIN edhe kur kam kohe te lire ,zgjedh te bej dicka tjeter ,por takimin me VALENCIAN NE shtepi e pashe .E PASHE MBI 20 HERE MOMENTIN KUR KASIJAS DEMTOI DOREN dhe per me shume se 755 mu duk se ARBELOA e beri qellimisht ,sepse eshte pjese e GRUPIT MURINJO -RONALDO-PEPE-KAENTRAO . Dikush mund te me thoter se je i cmendur dhe nuk mer vesh nga futbolli ,por …..ju lutem shikojeni me me vemendje momentin e dmtimit . Nuk mendoj si PIQUE se REALI DO T’A NDJEJE MUNGESEN E kasijasit SEPSE PER 10 DITE REALI DO BLEJE TJETER PORTIER ,dhe se ne te tilla ndeshje REALI behet SI UJK i TERBUAR .
sherim sa me te shpejte Kasiliasit, vecse eshte nje portier i madh eshte edhe njeri me karakter te jashtezakonshem.
totilla te gjitha nqodhin dhe jane te besushme.