I kujt do të jetë Liqeni i Gazivodës?

27 Shkurt 2013, 12:47Rajoni TEMA

Stefano Sanino, drejtor i Drejtorisë për Zgjerimin në BE, për gazetën Blic të Beogradit ka theksuar se prilli është vendimtar për marrjen e datës së Serbisë për negociatat e anëtarësimit në BE. Kjo do të thotë, ka thënë ai, se Serbia ka afat gjithsej një muaj e gjysmë që të arrijë marrëveshje për heqjen e institucioneve paralele, para së gjithash ato të sigurisë, pastaj të caktohen kompetencat e komunave, për të cilën kanë rënë dakord kryeministrat Daçiç e Thaçi.

“Asnjë marrëveshje e arritur deri më tani nuk është precizuar deri në fund dhe kjo është lënë kështu me qëllim që Prishtina dhe EULEX-i të mund të interpretojnë tekstin si të duan”, ka thënë për “Blic” Kërstimir Pantiç, zëvendësdrejtor i Zyrës së Serbisë për Kosovën. “Nuk janë arritur detajet teknike e logjistike rreth oficerëve për ndërlidhje dhe data e vizitës së Dejan Paviçeviç në Prishtinë po shtyhet vazhdimisht”, ka thënë ai.

Nga Beogradi e Prishtina pritet të arrihen dy marrëveshje të reja: për energjinë dhe prefiksin telefonik. Bisedimet nuk janë fare të thjeshta pasi në pikëpyetje janë resurset strategjike, në të cilat thuhet se shteti i Serbisë ka investuar miliarda euro me kredi. Pyetja është se kujt do t’i takojë liqeni i Gazivodës në veri, pyetet “Blic” .

Bashkësia ndërkombëtare insiston që kjo të jetë pasuri e Kosovës, sepse Kosova nuk mund të ekzistojë si shtet nëse është e varur nga energjia. As çështja e prefiksit telefonik nuk është vetëm çështje ekonomike.

Serbia vlerëson se vlera e pasurive të patundshme “të saj” në Kosovë është rreth 220 miliardë dollarë!/KD

6 komente në “I kujt do të jetë Liqeni i Gazivodës?”

  1. Zgjohuni says:

    Ku i gjeti pasurite e saj kjo serbi sa kriminale,e dhunshme dhe aq po armiqesore ne vite me kosovaret dhe shqiptaret ne pergjithesi,tek jugosllavija titiste-enveriste-saliiste-thaciane,apo haradinjane me shoke qe i konfrontoje dhe i vrau dhe po i vret shqiptaret mes vetes ne vite?
    Turp dhe krim sebashku.
    Ne vend qe kjo serbi ti kerkoje falje publike dhe te c’demtoje kosovaret per demet maramendese qe i shkatoje Kosoves Martire per mijra te vrare e te masakruar dhe nje Kosove te plackitur e te djegur e te dhunuar ne vite,kerkon te hidhet ne sulme pa pike turpi,nga persekutore,perdhunuese dhe vrasese,ne nje cvatese akoma ndaj Kosoves.Kjo nje padije,jo,por nje rrefleks i politkave te diligjuara nga jashteqitja politke enveristo-saliiste-nanoste e titiste, thacoiste,e haradinajiste me shoke ne Shqiperi,Kosove e te te gjthe hapsiren shqiptare ne vite.
    Politika kosovare nepergjithesi duhet te kerkoje falje viktimave dhe popullit publikisht per paudhesite e tyre deri me tani, dhe pa vonese e unanimisht ne parlament nje note proteste per c’demtimin qe duhet t’i beje serbia Kosoves per shkaterrimet,zjarrevenjet,grabitjet,perdhunimet dhe demet e shkatuara gjate viteve te masakrave me te medha qe ka pare njeriu ne fund shekullin 20 dhe fillim shekullin e 21 ne Kosoven Martire,te ciles i kushtojne qindra miljarda deme fizike e materiale,pa harruar mijra te vrare e te gjymtyer qe vuajne akoma pasojat e kesaj babezie per para e pushtet pa kufinj.
    Populli i Kosoves duhet te ngrihet ne kembe dhe jo ta perkedhele e toleroje akoma serbine sikurse po bejne politikat e shitura deri me sot ne Kosome e te gjithe hapsiren shqiptare,por te kerkoje ne Gjykaten per te Drejtart e Njeriut demoshperblimin e demeve te shkatuara nga terrorrizmi milloshevicjan,qe dhe sot po vazhdon me figura te ricikluara po me politika bastarde ne dem te Kosoves Mrtire.

  2. Dardan says:

    Ter problemi i veriute esht i lidhur me ket Liqen ky esht liqeni me i madhe ne Kosove dhe ky Furnizone me uje ter Mitrovicen Vushtrine dhe Termocentralet e Kosoves dhe pa ket Liqen Kosova eshte e vdekur,

  3. Dardan says:

    Vlera e pasurive te serbve ne Kosove sote esht e vogel sps Shqiptaret brenda ketyre 14 vitev i kane blere te gjitha pronat qe kishin serbet ne Kosove serbet sote nuk kane asgje ne Kosove pronat me te rendesishme dhe me te vlefshme qe kishin serbet ato tashe i kane blere shqiptaret, Serbet sote ne kosove kane disa prona ne veri Graqanice Shterpce dhe disa fshatra te pa rendesishem, Ndersa shteti Serbe sote nuk ka asnje prone ne Kosove perveqe atyre dy tre manastirave Ortodokse edhe ato jane prona te Kosoves dhe pretendimet e disa kompanive serbe per Trepcen te cilat nuk shkojn me shum se 200,milion euro,

    Ndersa pronate e Serbeve te blera nga Shqiptare per keto 14 vite munde te shkojne ne mbi 16,Miliarde euro, dhe jo rastesishte serbet me te pasure sote ne Serbi jane serbet e shperngulur nga Kosova te cilve regjimet e ndryshme serbe ju dhane shum prona troje ne Kosoves dhe te cilat i shiten keto vitet e fundit,

    Ky esht realiteti i pronave serbe gjdo gje tjeter esht genjeshter serbe,

  4. Sinani says:

    Kemi lexuar se Tito, ose Juosllavija, i kishte borxh perendimit 117 miliarde dollare. Tani Serbia thote se vlera e pasurive te saj te patundshme ne Kosove eshte rreth 220 miliardë dollarë, sigurisht pas me shume se tre dekadash qe ka vdekur Titua. Si ka mundesi? Tito e me pas Serbia ka menduar vetem per Kosoven? Por shifra te tjera te asaj kohe shenojne se niveli i jeteses ne Kosove ishte 7 deri ne 9 here me i ulet se ne Slloveni e Kroaci, dy prej ish republikave me te pasura te ish Jugosllavise. Pra ka shume pikepyetje! Megjithate studiuesit mund te hedhin me shume drite!

  5. Dardan says:

    Sinani,,, Borxhi i jugosllavese ne momentin kur ka filluar zhberja e jugosllavis ka qe 24,miliarde dollare , po keta serbet jan populle i semure me siguri ne ato cifra i llogarisin pasurit e kosoves,me nje fjale muhabet koti madein serbia

  6. edi says:

    mos po doni edhe ne deti me na qu serbia duhet ti pervishemi punes vet ne gjdo front se per qi na kerkon falje serbia harro pik com kjo eshte e garantume ku i han leshi serbis me na kerku falje po mos folni pa lidhje
    me mujt na kish zhduk se serbia eshte shtet i formum prej zeros veq me lufta ka arrit me u rrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje