Një qeveri që ka shkatërruar dhe klientët e vet

23 Mars 2013, 21:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Për të kuptuar se si ka qeverisur Sali Berisha, duhet të shikoni si ka katandisur një pjesë të rëndësishme të klientëve të tij në biznes. Për këtë pikësëpari duhet të biem dakord se qeveria ka operuar qysh në fillim në mungesën e lirisë ekonomike në vend dhe konkurrencës së ndershme. Një numër i caktuar biznesmenësh, kryesisht në fushën e ndërtimit të rrugëve dhe punëve të tjera publike, u atashuan rrotull pushtetit si një klientelë e përzgjedhur. Tenderët kryesorë të rrugëve, ato më të rëndësishmet, i morën ata. Miliona euro të prokuruara thuajse drejtpërdrejt për emra konkret kompanish u adresuan për llogaritë e tyre bankare. Pati biles surpriza siç ishte rasti i një kompanie, pronar i së cilës i ka “shitur” pesë apartamente familjes Berisha, e cila pa pasur asnjë biografi në rrugë, biles as një traktor, fitoi tendera në segmentin e Milotit, bregdetit, dhe përmes nënkontraktorëve thuajse në gjithë Shqipërinë. Pati të tjerë që ishin sponsorë të fuqishëm të PD-së, nga ata që paguanin miliona për të, por dhe biznesmenë të majtë, që nën “kujdesin” e LSI u përfshinë në bizneset e pushtetit. Të gjithë këta përbëjnë atë që quhet garnitura e re klientëve të pushtetit. Për ta njeriu më i rëndësishëm në botë u bë Sokol Olldashi dhe gjithë fjalori i tyre, dhe ashtu i kufizuar, fillonte dhe mbaronte me fjalitë “fola me Kolin”, “i thashë Zenit”, “më tha Argita”, “do flasë Bashkimi”, etj.

Sot këta njerëz janë të gjithë në makth. Sali Berisha ka hapur fjalë, përmes shkurtesave të mësipërme, se do të shpërndajë rreth 80 milionë euro nga ato që do të marrë nga hidrocentralet e shitura për një copë bukë, për borxhet që u ka këtyre kompanive. Borxhi total ndaj tyre shkon në rreth 300 milion euro. Shumë prej tyre kanë marrë kredi për të mbaruar rrugët që ua ka dhënë me prokurim të drejtpërdrejtë “Koli”, “Zeni”,  “Gita” dhe Doktori. Qeveria po ashtu ka marrë kredi për secilën nga këto rrugë. Ajo ka marrë kredi për rrugën Fratar- Tepelenë, dhe nënkontraktori po ashtu ka marrë kredi, dhe rruga është ende një skëterrë. E nisi Fahriu, mori dhjetë përqindëshin, pastaj ua shiti ca grekëve, ata një shqiptari, ky i fundit përfundoi në kredi dhe rruga Memaliaj- Tepelenë në skëterrë. Ky segment nuk është më rrugë, biles nuk është as lëndinë normale, por një monopat, ku duhet të zvarritesh për një orë për të bërë 8 kilometra. Lotet e rrugës Kavajë- Rrogozhinë janë po ashtu një ferr i vërtetë. Ndërtuesit e atyre loteve kanë marrë kush 10 e kush 30 përqind të financimit, pastaj kanë marrë kredi vetë dhe sikur sot t’ua japësh ato pare, ata dalin me humbje. Drejtoria e Rrugëve, nga një institucion i lakmuar për të bërë miliona, siç ishte në fillim, tani është një gërmadhë, tek e cila shkohet vetëm për të kërkuar lek e jo punë. Këta biznesmenë janë të gjithë të falimentuar. Përqindjet e larta të kredive që kanë marrë dhe vonesa në pagesa, shoqërohet dhe me dhunimin psikologjik që pushteti u bën për të mos hapur gojën. Ata kanë mbyllur kompanitë, kanë çuar njerëzit në shtëpi, kanë rritur papunësinë në ekstrem dhe heshtin nga frika se kush flet, përjashtohet nga kësti i radhës i premtuar para zgjedhjeve. Me 80 milionëshin e premtuar nga Berisha, po bëhet ndërkohë një korrupsion i ri, duke paguar nën dorë “për fushatë” për t’u futur në radhën e atyre që mund të marrin ndonjë lek. Dhe për ironi të fatit, për ta çuar deri në fund talljen me ta, kryeministri u dërgon dhe komisarë që u thonë  se do t’i kishin marrë këto lekët sikur të kishte votuar Edi Rama tre ligjet se do t’ua jepte Fylja 300 milionë.

Ashtu si biznesmenët e rrugëve, janë biznesmenët që kanë ndërtuar qendra të mëdha tregtare, nga ato që Berisha i përuron me bujë dhe pas një apo dy vitesh aty janë pronare bankat që sekuestrojnë bizneset. Më keq akoma kanë përfunduar koncesionet e hidrocentraleve malore, të cilat deri në vitin 2009 janë shitur e rishitur me letra nga njerëzit e Familjes, kunetërit, baxhanakët e kushërinjtë e ministrave dhe pasi u është rritur vlera fiktivisht, u kanë mbetur në duar biznesmenëve, të cilët po hedhin çimento nëpër përrenj, dhe nuk kanë as lek për naftë për t’u kthyer në shtëpi.

Pas 8 vitesh në pushtet, Berisha jo vetëm që nuk ka realizuar asnjë ide biznesi nga ato që ka thënë, por nuk ka më përfundimisht asnjë model biznesmeni të suksesshëm edhe nga ata që i ka ndihmuar të bëjnë xhiro miliardash. Në thelb ai ka prodhuar një piramidë biznesi të falimentuar. Përveç biznesit të Gërdecit, i cili doli me humbje nga shpërthimi, të gjitha idetë e Berishës në biznes në Shqipëri kanë dështuar nga mungesa e realizmit dhe projektimi i mbështetur në burimet reale të vendit. Ne kemi folur për parqe energjetike, por sot s’kemi asnjë, ndërtuam me kredi TEC-in e Vlorës dhe ai nuk ka punuar asnjë ditë, biles është shkatërruar dhe Genc Ruli nuk ka shkuar ende në burg, kemi falimentuar industrinë e kromit, një burim i madh natyror në vend, jemi në kushtet emergjente me llampë të kuqe sa i përket furnizimit me energji elektrike, kemi falimentuar gjithë privatizimet strategjike si KESH, ARMO, Albeptrol, kemi dështuar në sistemin bankar, pasi kemi 25 përqind kredi të këqija që rriten çdo ditë dhe një ngrirje të kreditimit të biznesit nga bankat, nuk kemi asnjë perspektivë të qartë pse po betonojmë përrenjtë e Shqipërisë për të bërë gjoja hidrocentrale, të cilat kanë shembullin e CEZ sa garanci mund të kesh tek qeveria shqiptare për të bërë biznes. Mbi të gjitha Sali Berisha nuk ka përfunduar asnjë segment rrugor në Shqipëri, në të cilin mund të nisesh nga qyteti A dhe të mbërrish në qytetin B, si segment i përfunduar. Gjithkund ke segmente të paprekur, të pambaruar ose akoma më keq, të rrezikshëm për jetën e udhëtarëve që mendojnë se po ecin në një rrugë të re. Segmenti më i shtrenjtë i ndërtuar në historinë e botës ndoshta, po shkatërrohet nga biznesmenë të Familjes, që e kanë çarë atë për hesap të bizneseve të tyre dhe nga disa biznesmenë lokalë, që po ndërtojnë karburante duke cenuar sigurinë e skarpateve të Rrugës së Kombit, e cila ndonjë ditë mund të bllokohet nga kjo papërgjegjshmëri.

Por në finale Sali Berisha ka prodhuar një situatë piramidale për klientët e vet të biznesit. Shumë biznesmenë, të cilët u përjashtuan nga konkurrenca dhe gara për shkak se u klasifikuan si të lidhur me opozitën, sot janë më të qetë dhe më pa borxhe se sa rrethi klientelist i Sali Berishës, i cili sot është tërësisht i dërrmuar dhe pa perspektivë. Në njëfarë mënyre Sali Berisha, në mënyrë të papërgjegjshme ka shkatërruar me duart e veta, klientët e vet dhe i ka lënë ata sot në një pozitë të mjeruar, saqë janë të detyruar të parapaguajnë diçka për “fushatën” që të marrin ndonjë lek nga borxhet që kanë ose ndonjë tender nga Fondi i Zhvillimit Rural, që shpërndan lek për rrugë maleve, por në fakt është një bankë private e PD-së, që po financon fushatën e saj.

Thelbi i asaj që ka ndodhur është se klientët e pushtetit kanë vepruar jo si biznesmenë, por si nëpunës të bindur ndaj ideve të Berishës për biznes dhe sot janë të gjithë në prag të falimentimit. Ata mund të kenë lek xhepi apo fitime të hequra mënjanë, por nuk kanë asnjë biznes eficent. Një ndryshim i mundshëm i pushtetit, dhe një rikthim i konkurrencës, së paku ka për t’u hequr iluzionin që janë bërë milionerë me pare që askush nuk ka ndërmend t’ua japë.

Dhe kur them se Berisha ka prodhuar një megaskemë piramidale për klientët e pushtetit të vet, kam parasysh që ai ka shkatërruar në themel dhe vetë qëllimin nga i cili është nisur për të ndërtuar një “klientelë” të vetën. I vetmi që ka dalë i fituar nga gjithë kjo skemë është institucioni i Familjes, i cili u ka shitur letra dhe firma bizneseve, duke ua marrë lekët parapagim. Shpresojmë që dhe këta mos t’i kenë çuar në Qipro se telashe do kenë.

27 komente në “Një qeveri që ka shkatërruar dhe klientët e vet”

  1. Sokol Balluku says:

    Edhe Kolit po i shkojne paret per lesh.Ai nuk i ka ne Qipro,por ne Zvicer. Fatkeqesisht i ka vene ne emer te dashnores.Mirepo dashnorja eshte bere xheloze dhe ka rrezik t’ia haje paret Kolit sic hengri Tan Lepri dyqanet,garazhet dhe apartamentet e atij te Gjatit. politikane debila,qe u a besojne pasurine gocave buce dhe djemve kurva!
    Mero kije inat po jepi hakun Sales dhe Gites.Nje jave para se Qipro te bllokonte daljen e parave nga bankat ata te familjes transferuan shuma te medha valute nga :OJSC Promsvyazbank of Limassol ne banken zvicerane Brussel Lambert SA Geneve.Spostuan edhe sasi te konsiderueshme dollaresh nga:Κτηματική Τράπεζα Κύπρου Λτδ ne nje banke te quajtur: Kavkaz bank te Azerbajxhanit.Bjeri legenit ti Mero ndersa Gita ben qef.

    1. BEQIR BALLUKU says:

      Pa Salen,vallahi Shum te varfer ken me pas kene.,APO pas me kena kene,e mndihmoni vllazen,se sun tu i gjete fjalet jam.Po pse mor shqype Sala asht fort i mire Burr,pse tuj na i sha jena .Sal an ka rrit vlerat.Kush tjeter ne kte bot fal kaq Shum deti ,pa hesap si Sala?
      kUSH TJETER BURR TA JEP KOQEN E PLUMBIT PO NUK I LEPIVE SUMEN SI Sala?
      Mos bre shqype,se mezi e kena,e na i rrofte .

  2. Ilirjada* says:

    Bravo mero si gjithmone i sakte.

  3. CAMI says:

    TEMA!

    JENI NJE GAZETE,ME E RREZIKESHME SE NJE HERE E NJE KOHE TE DIKTATURES….

    ME PAKE FJALE JENI TE PPSH

    1. hasan says:

      Ja ke fut kot plako.Po si qenkan te PPSH-se?A nuk flitet kunder doktorrit ketu?Doktorri a eshte i PPSH-se?

    2. parrucjani i venecias says:

      Nuk po shohim kelmendasin me ato pseudonimet e tij mentari,meleku,ligji,rajmondi, ben qikago,e verteta. etj.Si duket eshte bere i urryeshem dhe i vjen zor dhe ka perdorur pseudonim te ri duke u bere cam prej kelmendi
      Or pallavesh edhe 100 lekure te nderrosh nuk ju iken inferioriteti,ligesia dhe idiotizmi juaj qe e keni ne gen.
      Asht pikerisht fuckberisha qe ndenji 26 vjet me partine e punes dhe na solli partine e sumes.
      Mero po te thote qe ka filluar t’ja fuse dhe te veteve tani se mbaruan parate.Mbas greqise dhe qipros pas qeshorit 2013 do dali ne ankand ishulli i sazanit dhe 3 super-hidrocentralet fierze-koman-vau i dejes ose te shpalle falimentimin si shtet ne dac te fitoje edi rama apo saliqen berisha ose paria e tiranes si thote shenasi rama.
      Troc muhabeti ai vend ka mbaruar po thote mero dhe keto jane perpelitjet e fundit te fuckberishes nese do jete gjalle deri ne 23 qershor.

  4. sikur lideri i ri i kores se veriut ta kishte kuptuar se hapja me koren e jugut do ta bente njeriun me te madh te botes dhe jo bomba atomike por ai ka keshilltaret e te jatit qe vazhdojn me teorit e veta.ky eshte nje shembull si njeru mund te kontriboj per te rene.

  5. Zen Koburja says:

    Akt akuzen prokuroret e kane gati nga Mero Baze.sa te behen pak me trima besoj se nuk ju a hedh dot poshte askush faktet edhe nga juristet nderkombetare.Sali lexoji mire akuzat siper se ato do i kesh ne shpine se mbarove.po i vodhe zgjedhjet do ikesh per lesh sipas porosive te dhena edhe nga ustallaret ti i din.Po pranove humbjen ti e din se duhet me dhan llogari kesaj rradhe se tos bytha s’osht mo e ka me u fsheh per vedi se po ja mbledhin edhe atij krimet e bera, t’u fillu nga ai plaku qe shtypi kur mesonte makinen.

  6. SALI BERISHA says:

    mero a i pe shkodranet 2metra ne uje dhe dy gishta lart ,ai ke pa pisnesmenet e pd 7 pashe nen dhe ngakredite dhe borxhet dhe gy kishtat lart ,a e pe selamin pa nje dyshke dhe erdhi te une a e pe azemin ku perfundoi dhe familja thote ti je prijesi yne ,a e pe ci bana rambujetse dhe uck rugoves thacit e ata thone skenderbeu dyte po ketij populli cija nenen e te thot skederbe o mero po ti skupton,,

  7. Pa fjale says:

    Je cam i ke thene te gjitha

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Shkrim i goditur Mero..Pak nga pak biznesmenet e “familjes” po e kuptojne qe kjo qeverri s’ka te paguaj administratoret e tyre..E vetmja menyre per ta eshte rretacjoni qeverritar per rishikimet kontratore..Gje tjeter su ka ngelur..

  9. beso says:

    sot me tha njeri qe u nisen dhe ca italiane te tjere per te punuar ne Shqiperi apo Kosove.Brenda ketij muaji shkuan nja 30 vete,ku sipas ketij,nje firme italiane apo nenkontraktor nxjerr mineral kromi.Ky me siguroi qe fitimi neto ditor i firmes eshte rreth 40 mije euro(keshtu flitet ne naret),ndersa une po i beja nje hesap te thjeshte qe fitimi me i madh mund ti dilte me punetore shqiptare apo kosovare,duke llogaritur pagen super te ulet,kontributet super te uleta dhe sigurimet shendetesore te pallogaritura fare,ne mos punetore pa kontrate,duke llogaritur nivelin marramendes te papunesise ne Shqiperi e Kosove,etj etj.Por fakt eshte qe kjo firme italiane punon andej nga Shqiperia apo Kosova dhe çon rregullisht punetore nga Italia per Shqiperi apo Kosove.Se ku fshihet lepuri i nje bisnesi te tille,nje dreq e merr vesh!

  10. mergimtari fv says:

    Cami Tefta shyqyr qe je prej Dibre se po e ke çami je nje koqe kandari qe se ke shokun , nuk jam avokat i Temes apo i ca komentatoreve anti-shqiptar greko-serb , por etiketimi yt eshte idiotesi e gjalle ne kohe te veshtire .

  11. Sallakja says:

    Nuk eshte faji i idiotit Sali Berisha.
    Eshte faji i kapitalizmit.
    Non funziona.
    É un sistema totalmente corrotto.

    Po sikur zgjedhjet ti fitoje Sali Berisha ?

  12. Rexhin says:

    Z.Mero ketyre fare biznesmenesh mire tu behet se ata nuk jane gje tjeter vetem disa lapanjoze te ndyre qe kekojne te pasurohet brenda nje nate .Sa per kryeministrin Berisha ai cdo rruge e ka peruruar nga dhjete here,dhe merita e tij eshte vetem shkaterrimi e shtetit shqiptar.Ate mund ta quajm me plot gojen ”Anderseni shqiptar”per perralat qe leshon per dite,ai do ndertonte godinen e parlamentit te ri ,do ndertonte stadimin e ri, tani premton qe kater vjecarn e ardhshem do hape 250000vende pune.

  13. arjanita says:

    O ¢am.E ke ngaterru me 55 e Faros.
    Thirri mendjes o trushkulun.
    Mero e ke qare.Por Sala piramide e la Shqipnin ne ’97
    grope po e len tash.
    Ai ¢ami e te tjeret si puna e tij kan me e marre vesh ¢a
    i ka gjete ma vone.

  14. luani londer says:

    Z.MERO jame i interesuar te dije se sa eshte roga e k/ministrit dhe e Kryetares se parlamenit.Me pelqejne shkrimet e tua si gazetare trim!Dua te dije nese marin roge nga partia ku militojne ,se nje roge paguhet nga taksa paguesit po roga e dyte ne partine ku militojne e cila vjen po nga taksa paguesit plus nga militantet a ekziston,eshte shume e madhe qe marin partite nga shteti ose sic quhen .Mbetem me shprese qe pergjigja te jete ne forme artikulli,falemindwrit.

  15. al says:

    kapitalizmi i tipit shqiptar, qe po shkaterron kapitalin e vet.falimentimi ka kohe qe ka ndodh. pas 23 qershorit, ai qe do fitoje do kete probleme te medha. modeli ekonomik dhe abuzimet jane shkaktaret e kesaj katraure.perpara.

  16. alban4eva says:

    ku eshte pare ndonjehere ndonje shpellar qe di te beje biznes..!!! i vetmi biznes qe di te beje nje shpellar eshte si puna e luanit, ku merr pjesen me te madhe dhe te tjereve u le kockat dhe zhapat..
    ne kete rast, S-halene nuk mund ta quash luan, e shumta cakall!!!

  17. I.Troplini says:

    Klientelizmin politik dhe pasojat katastrofale qe jane te lidhura me te nuk e ka shpikur Sali Berisha dhe horrat qe ka ne oborrin e tij.Ai vetem sa vazhdon avazin e vjeter te politikes dhe politikaneve shqiptare,, ate te tokes se djegur. Fatos Nanon, Ilir Meten dhe Sali Berishen i bashkon nje gje e perbashket. Ajo eshte paraja e vjedhur per interesin vetjak dhe te familjeve te tyre ne dem te ketij vendi qe edhe ashtu eshte me i varfri ne Europe.Ai komb qe ka politikane si keta,,nuk ka nevoje per armiq te jashtem dhe as per luftra me te vdekur dhe te plagosur, me djegje dhe perdhunime. Kush i ka keta politikane me mendesite e tyre anadollake si “drejtues” te nje kombi,,,,ai ka shkaterruar cdo shprese per te ardhmen e femijes se tij.Sistemet e korrupsionit qe keta “lidere” instalojne ne vendet e tyre jane shume me shkaterruese se cdo lufte me demet e saj. Ata shkaterrojne ekonomine, helmojne menyren e komunikimit dhe ajo qe eshte me e keqja,,,,i marrin ketij populli mundesine per tu bere pjese e kontinentit qe i perkasin.
    Nese “RILINDASI” qe do vije ne qershor ne pushtet, do marre me vete edhe “ekspertet” e partise se tij si psh A.Angjeli, N.Dokle, B.Fino, A.Dade apo Zoti Ruci,,,,ai me mire mos ardhte.
    Keto zgjedhje te qershorit nuk vendosin as me shume e as me pak, se pjekurine dhe deshmine e ketij populli dhe politikaneve te tij per te bere shtet.!!!

  18. valter says:

    …pushtetet diktatoriale rezohen nga ekonomia, dhe ky gjithashtu po rrezohet nga ekonomia. Puna eshte se saliu po te jet i zgjuar ja le dopio 6 ne dore edit ne 23, domethen e le pushtetin gjoja ne forme demokratike, ne kete forme kur te plasi revolta mbas 6 muajsh, ne pushtet eshte rama, dhe ketij do ti mbetet dopio 6 pasi njerzit harrojne shpejt, le tjua shpjegoj sa te doj rama qe dale ore se ishin keta hajdutet e pare dhe nje pjese e ketyre qe kam akoma une te trasheguar nga nanua qe e çuan ne humner. Populli nuk ben analiza retrospektive por i bie drejte, keshtu qe do ta haj rama. Sa per klientet e pushtetit dihet qe ata kane falimentuar pasi asnje nga ata seshte bisnesmen por hajdute, dhe hajdutet sdin menaxhim apo te llogarisin vlersimet e aktiviteteve apo projekteve te tyre por vetem grabitje, tani ska mbetur me per kete dhe dihet qe do hane njeri tjetrin.

  19. durm says:

    Mero thote se akoma nuk ka shkuar ne burg Ruli per 100 milion euro per TECn e Vlores. E c’faj ka ruli? ate e urdheroi berisha.

  20. Ramon says:

    AH nuk me duket aq i zgjuar qe shpellari ta dorzoj vete,ndokush haludoj se shpellari mund ta leshoj ,por historia ka treguar pa lufte civile ai eshte veshtir te zbres nga kali dhe ivetem te ngelet kokfortesine e ka natyrore,flitet per RAMEN, ne si kryeminister nuk kemi pare ndonje here,nuk mund te bejme parashikime dhe se populli mundet ta kuptoj shpejt apo vone politiken ekonomike te tije,kjo eshte te shikosh endra me sy hapur,ti besh qejfin vetes.

  21. Sokoli says:

    I nderuar Mero………….je shume i sakte ne ato qe paraqet. Une po te kujtoj se ne dalje te Saukut prane komunes se Farkes ndodhet nje zone rezidenciale e quajtu” Acacias Hill ” me pronar nje supermashtrues bankash qe quhet Ibrahim Kruja, por qe emrin e biznesit e ka Mimi kruja.Po te verifikosh aty do shohesh se cmimet e vilave jane shume te kripura deri ne 1,5 milion euro/vile. Dhe aty per cudi mund te gjesh kliente te tille si Genc Ruli; Fatmir Mediu; Kunati i Fatmir Mediur….Ilirian Celibashi; Prokurore; Gjyqtare; Doktore….apo koriere te familjes pushtet……………Dhe per cudi veprimet noteriale kryen te gjitha nga noterja qe eshte nderkohe moter e Fatmir Mediut por edhe bashkeshorte e Ilirian Celibashit.
    Pra kuptohet qe ketu nuk flitet per pozite dhe opozite, pasi te gjithe jane nje familje….qofte e vjeter apo e re. Ku i gjeti parate Ilirjani, qe sot me te madhe Shefi i opozites e prezanton ate si kandidat ne Fier……..Paturpesi e madhe.

  22. QORRI says:

    O BUDALLENJ QE VOTONI salen dhe ramen MORRET ME QAFE NJE POPULL TE TERE. KA 22 VJET QE PO LUHET LOJA DHE NUK PO E KUPTONI.RROFTE INJORANCA QE sala ESHTE ATY KU ESHTE.

  23. QORRI says:

    POPULLI DONTE PLURALIZEM PARTIA KOMUNISTE U NDA ME DYSH DHE U BE PLURALIZMI I SHUMEPRITUR. POPULLI DONTE KAPITALIZEM. KOMUNISTET UBENE KAPITALISTA JO SE DONIN ATA,POR SE DONTE POPULLI.JU QE VOTONI SALEN DHE RAMEN JU BIE GJITHMON RADHA TE PUNONI PER BUKEN E GOJES,DERI SA TA KUPTONI GABIMIN QE BENI.

  24. Dajti says:

    Ke te drejte,situata financiare e shume firmave te ndertimit eshte me te vertete me se e veshtire momentalisht.
    Ky eshte kapitalizem alla Shqiptarce me leksione te dhimbshme ne praktike.Kjo do vazhdoje dhe ne te ardhmen kushdo qe te jete ne pushtet.
    Nje biznes i ndertuar mbi lidhjet dhe jo mbi kapacitetin intelektual eshte i destinuar te deshtoje afatgjate.
    Situata e veshtire ben seleksionimin e firmave , vendos marredhenie te reja midis mashtrusave politikane dhe firmave mbeshtetese.
    Puna, kapaciteti dhe djersa duhet te kete me shume vlere se nje lidhje.
    Do jemi ne tranzicion dhe per shume kohe. Durim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje