Jeta ndryshe në Iran (FOTO)

29 Maj 2013, 17:38Lifestyle TEMA
Jeta ndryshe në Iran (FOTO)

Irani perceptohet si një vend me kufizime të mëdha që mundohen të bllokojnë influencën e huaj në vend, sidomos atë perëndimore. Por një set fotografish nga fotografi Amos Chapple tregon të kundërtën…por edhe kontrastin e thellë mes kryeqytetit Teheran dhe fshatrave të thella të Republikës Islamike.

Fotoja e parë. fshati Palangan. I vendosur në një zonë malore në kufi me Irakun. Pjesa më e madhe e banorëve të këtij fshati mbijetojnë falë peshkimit dhe rrogës si anëtarë të Basij, forcës ushtarake që ka si kompetencë ruajtjen e vlerave të revolucionit islamik të 1979-ës.

Fotoja e dytë. Një grup të rinjsh pozojnë në kodrat me Teheranin në sfond. Shumë prej të rinjve iranianë ndjehen “të sikletosur” për imazhin e krijuar nga qeveria e tyre në perëndim. Ata kërkojnë më shumë liri dhe ndjehen disi të ndrydhur nga elita qeverisësë ultra-konservatore fetare.

Foto e tretë. Mauzoleumi i Ajatollahut Khomeini. Punimet për ndërtimin e tij kanë nisur para 23 viteve dhe janë ndërprerë disa herë për shkak të kaosit ekonomik në vend. Përfundimi ende nuk dihet.

Foto e katërt. Vepra antike të mbetura nga Persepolis, kryeqendra e Perandorisë Persiane. Pushtimi arab i Persisë solli islamizimin e vendit.Trashëgimia më e madhe që iranianët e sotëm kanë ruajtur nga madhështia e perëndorisë persiane, është gjuha farsi, edhe sot gjuhë zyrtare në vend. Kjo gjuhë, njëra ndër më të vjetrat në botë, u ruajt falë “Librit të Mbretërve”, ku përshkruhen të gjithë udhëheqësit e Perandorisë Persiane. Libri përfundon me pushtimin arab, që cilësohet si një “shkatërrim për Persinë”.

Foto e pestë. Femra me veshje islamike mbi kodrat e Teheranit. Veshjet e tilla janë të detyrueshme në Republikën Islamike dhe mungesa e një përkufizim të saktë për to, çon në “luftë” femrat e reja dhe autoritetet çdo pranverë. Në stacionet e autobusit, metrosë dhe trenit shihen policet femra që kontrollojnë veshjen e pasagjereve. Nëse veshja e një vajze konsiderohet “imorale”, atëherë ajo arrestohet dhe shoqërohet menjëherë në komisariat. Në 2010, një klerik i lartë në Teheran fajësoi “zhveshjen dhe imoralitetin e femrave” për serinë e tërmeteve që goditi vendin.

Foto e gjashtë. Xhamia Vakil në Shiraz. Ka humbur funksionin e saj parësor dhe është shndërruar në një vend për tërheqjen e turistëve. Turistët perëndimorë përbëjne vetëm 10 përqind të numrit të personave që vizitojnë cdo vit Iranin. Banorët vendas dhe disa agjentë udhëtimesh fajësojnë retorikën e ashpër të autoriteteve ndaj perëndimit, retorikë që sipas tyre nuk ka asnjë lidhje me qendrimet e pjesës më të madhe të iranianëve.

Foto e shtatë. Mbishkrim mural në ish-ambasadën amerikane në Teheran. Mbishkrime të tilla, tregojnë se pavarësisht sanksioneve amerikane dhe grushtit të shtetit të mbështetur nga CIA në vitin 1953 për të rrëzuar kryeministrin Mohammad Mosaddegh pas vendimit të këtij të fundit për të shtetëzuar industrinë e naftës, iranianët janë më miqësore karshi Amerikës, madje më shumë se sa turqit dhe indianët.

Fotografi Amos Chapple thotë se shumica e iranianëve janë të pakënaqur nga udhëheqësit e tyre, por refuzojnë revoltën, duke sjellë si shembull trazirat në “Pranverën Arabe”. “Ne s’jemi naivë si arabët. Ne e bëmë njëherë revolucionin tonë dhe situata u përkeqësua. Tani të presim. Ndryshimet do vijnë.”, thotë një iranian i cituar nga Chapple,transmeton “TCh”.   P.K

Foto 1

Foto 2

Foto 3

Foto 4

Foto 5

Foto 6

Foto 7

 

 

 

 

 

 

9 komente në “Jeta ndryshe në Iran (FOTO)”

  1. atila says:

    Irani ose Persia antike eshte nje nga kulturat me te lashta boterore por Islamizmi Radikal dhe pushteti teokratik qe sundon atje prej mese 35 vjet e ka futur ate ne nje periudhe te zymte ku jeta eshte futur ne kornize dhe lirite dhe te drejtat e njeriut jane ne nivelin minimal. Nje popull me kaq histori te lashte dhe rini te arsimuar s’mund te mbetet rob i nje ideologjie radikale te zhytur ne hipokrizi e te mbuluar me burka.

    1. Lejleku says:

      Jo 35 vjet. Nese flet per historine, artikulli por dhe historia flet qarte, ka me shekuj qe civilizimi Pers ra, sikurse ai Mesdhetar, dhe rane per te njejten aresye, dy armiqte me te vjeter ne historine e njerezimit u munden nga Islami dhe rrezikojne te shfarosen fare dita dites. Tash si ata, si ne kemi mbetur relike te asaj qe kemi qene. Ata jane me shume, sic kane qene gjithmone, por pak ndryshon nga thelbi i ceshtjes. Jemi nje reminishence tragjike, dhe here here edhe komike, si ajo piktura fundit.

  2. Zemra mal me bahet per foton e fundit. Inshalla ne Doktori ka me ja thye turinjt pucistve nga jashte si m’96

  3. Dardan says:

    Iranianet jan nga popujte me te zgjuar ne bote pase Qifutve sikur keta te kishin lirin e duhure do benin revolucion ne bote

  4. LOLA says:

    mire qe paskan drita jo si tek ne qe sdihet kur vijne dritat dhe uji

  5. Dodi says:

    Nuk do merrem me politike,por vetem do te jap peshtypjet nga ato qe kam pare.Ne baze te filmave me skenariste dhe kameramane asnjanes kam krijuar pershtypjen se Irani eshte nje parajse ne krahsim me vendet e tjera myslimane.Njerez te kulturuar,te veshur me shije dhe te sjellshem kudo,te qeshur dhe bile hokatare ,rruge te pastra,me pak makina, nje pasterti shembullore qe do ta kishin zili vendet me te zhvilluara.Persa i perket zhvillimit ai ben pjese ne qyteterimet me te lashta te botes,mjafton te kujtojme Ferdiun,Omer Kajamin e shume te tjere qe une nuk i mbaj mend. Kam degjuar intervisten e presidentit iranian,qe ishte shume i thjeshte dhe fliste me nje gjuhe per t’u admiruar nga te gjithe udheheqesit e botes.INje fjale popullore thote”Kije inat,por jepi hakun”.

  6. vezhguesi says:

    U bene dhe gazetaret tane te flasin per Iranin ! Nje Iran qe ka bythe qe te qendroj edhe perballe Amerikes . Kurse me ne tallen te gjithe , kur kemi pushta qe qeverisin vendin dhe gazetar qe nuk shikojne ketu tek ne , por hedhin veshtrimin atje ku s’jane ne gjendje te arrijne , vec te shofin ne enderr.

  7. TAHIPI says:

    LOLA mos u demoralizo se do vijn dhe dritat ,,ja rruges jan,po dhe me eresirren yll sjemi keq.po pak me keq se e keqja.

  8. Artur Duka says:

    doemos eshte vend qe ka problemet e veta, por kane civilizim te lashte, jane te etur per teknologjine e re, dhe njerezit jane te arsimuar dhe me vlera morale shume me teper se ne shtete te tjera ku sundon kapitalizmi i eger.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje