3 ligjet, Vasilika Hysi: Abstenova sepse nuk votoj symbyllur

31 Maj 2013, 10:54Politika TEMA

Parlamenti miratoi me votat e mazhorancës dhe të opozitës tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Por ranë në sy disa vota abstenim.

Ligji për Gjykatën e Lartë u abstenua nga deputetja e PS, Vasilika Hysi. Duke folur për GSH, ajo thotë se nuk e ka parë si ligj në komision.

“Unë jam juriste dhe nuk mund të votoja symbyllur pa e parë një ligj,” tha ajo.

E pyetur nëse vota e saj abstenim ishte një thyerje e vendimit të grupit parlamentar socialist, Hysi deklaroi se “nuk pati ndonjë vendim të grupit për mënyrën e votimit”.

Ndërkohë projektligji “Për nëpunësin civil” u miratua me 107 vota pro dhe 2 vota abstenim të deputetëve socialistë, Blendi Klosi dhe Ermonela Felaj, që të kontaktuar nga GSH nuk preferuan të sqarojnë votën e tyre./ep

11 komente në “3 ligjet, Vasilika Hysi: Abstenova sepse nuk votoj symbyllur”

  1. Djaloshi Kosova USA says:

    Pune shqiptareshe, jo keshtut po ashtut, kohe e veshtire per popullin shqiptar

    1. Ramy says:

      Pse nuk votoj ligjet PS deri 3 Java para zdhedhjeve?? populli te tregohet i kujdesshem me Voten e tyre ndaj intriganteve socialist

      1. Ramy says:

        O Rami po ti jete ditezi mor derzi…Akoma se ke kuptuar se pse nuk votuan?! Po cne se je dhe komentues full time ketu te tema, shko mer nxirr noj lek me ngren me djersen e ballit se keshtu me te menderes e nxjerrin te te tere…

      2. turi says:

        partia socialiste sakrifikoi perseri ne emer te vendit.

    2. JA FUTE PORDHES KOT KUR KENI VOTU ME SY HAPUR?. PSE PAS 23QERSHORIT SI DO TE VOTNI PRAPE ME SY MBYLL POR ESHTE BUDALLA KY POPULL QE VOTON PER JU

  2. kill 'em all says:

    mo mush menja qe ps-ja gjithka e ben per ramen dhe per vendin

  3. Ola says:

    Kur ishin per tu votuar keto 3 ligje ju nuk i votuat ne kohe por me vones, tani dalin ca dhe i abstenon votimin, pse moj keshtu doni ta Rilindni Shqiperine???!!!

  4. king says:

    Hahaha turi sakrifikoi po si sakrifikoi ka nje vit qe bllokon kaq budallenj e din popullin ti,Pyetje per ty pse i votoi tani ligjet cfar ndryshoi qe u muer ky vendim ,ka nje vit qe si voton apo u desht aleanca 1 prillit ,ky eshte budalleku i radhes i PSse qe hengri ngjalen e Metes

  5. Alberti says:

    Znj Hysi, me shume te shkonte posti i pedagoges dhe do kishin me shume respekt per ty,sesa tani qe ke kandiduar per ta mbeshtetur Edvinin sepse ky i fundit eshte njeri qe ia humb vlerat gjithe atyre qe e perkrahin..

  6. mergimtari fv says:

    LIKA ! arsyet i di vete ,por nuk ke dhene pergjigje bindese si juriste e deputete , m.gj.t suksese ne jete . F.V.çami Paris

  7. rinia says:

    po si do i shofesh ligjet ti kur nuk mendon fare per kete popull.ato ligje jane per tu pare pa sy fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje