Pas Peshkopisë, Berisha premton universitet tjetër në Kamëz (plot me ide kjo fushatë)

31 Maj 2013, 11:19Sociale TEMA

Në vitin 2005, kryeministri Sali Berisha shkonte nëpër takime duke premtuar universitete ngado. Kështu ndodhi në vitin 2009. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe edhe këtë vit.

Pasi shkoi në Dibër, ky ka një filial universiteti, Berisha premtoi se Peshkopia do ketë një universitet që do jetë tërësisht i këtij qyteti.

Ndërsa mbrëmë, duke folur në Kamëz, ku ndodhet një universitet, që mund të ishte i rëndësishëm për vendin, Berisha premtoi edhe një universitet tjetër. Nga ato që japin diploma juridiku.

Premtimi i tij entuziazmoi të pranishmit në miting.

“Kamza do të ketë universitetin tjetër, të vetin, për t’u shkolluar vajzat e djemtë nga Shqipëria dhe nga rajoni.

Kamza është qyteti i vetëm në Shqipëri që trefishoi bizneset. Gjatë katër viteve që vijnë, në Kamzë krijohen dhjetëra mijëra vende pune. Dy parqe logjistike janë në territorin e ngjitur me të, të cilat së bashku kërkojnë mbi 30 mijë punonjës.

Katër vitet që vijnë ne do të ndërtojmë në Kamzë, një nga pallatet e sportit më modern në Shqipëri. Rruga jonë është rruga e zhvillimit të Kamzës, rruga e punësimit tuaj, rruga e rritjes së rrogave e pensioneve, e modernizimit të infrastrukturës dhe e shërbimeve të shkëlqyera për ju. Në këtë mënyrë, ne ndërtojmë Kamzën e zhvilluar, Shqipërinë e zhvilluar, Kamzën europiane, Shqipërinë evropiane,” tha Berisha në Kamëz./ep

15 komente në “Pas Peshkopisë, Berisha premton universitet tjetër në Kamëz (plot me ide kjo fushatë)”

  1. fidel says:

    Si te mbrojme pjeserisht voten.
    Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
    1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
    Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
    2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

    Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.

    1. O Sali:Demokracia nuk eshte premtim says:

      Nuk eshte aspak e veshtire
      te kuptosh kolloqifjet e Saliut.
      por as edhe sherbetoret e tij,qe
      plotesojne cdo Dite trrillet e zoterise.
      Kerkon i gjori ta shoh edhe nje here
      veten krieminister!!! pa cka se ndihet
      i braktisur nga mbare populli…
      Ne fillim ishim gati te benim gjithcka per te.
      kurse Ai na rropi edhe Lekuren.
      Sot jemi te bindur se eshte nje Gdhe i pandreqshem.
      Ja pra cna solli ndryshimi,slogani i tij,;qe miliona here
      mallkuar qofte!!!
      Kudo Lot! Kudo Mjerim!dhe Ai as qe jep ndonje xhevap!
      Na ktheve ne nje Komb fatzi!
      Por qe i tille do jesh vetem Ti o Sali;me gjithe
      sojin dhe sorrollopin tend(mbas 23 Qershorit)

      1. Heu bre. Tan i bani Doktori me diploma. Po venin e punes Lymit s’ja lu dot njeri se Lymi din dhe me Rilind po qe nevoja

        1. Leonard says:

          Do doja ta hapja njehere Temen dhe te lexoja disa komente kostruktive dhe opinione te verteta njerezish. blogjet, gazetat on line zakonisht ate funksion kane, vec infromimit publik me informacion te vertete.

    2. MOS U MERNI ME UNIVERSITETE SE HARXHONI KOHEN KOT. NJEREZIT ME TE PASUR NE BOTE JANE PA SHKOLLE TE LARTE. MOS PRISNI PER PUNE NE ADMINISTRATE PUNONI VETE PER VETEN TUAJ DHE NUK DO KENI FRIKE NGA SALUSHI APO EDVINI

  2. Altin-K says:

    Kamza State e ka universitetin, Bathore City e ka të nevojshme.

  3. TRE LIGJET -RAMA DHE SKLLAVET E TIJ says:

    ahhhHHAA POR KUR RAMA LESHON GENJESHTREN E KETIJ SHEKULLI SE BRENDA 4 VITEVE SHQIPERIA DO BEHET ANETARE ME TE DREJTA TE PLOTA NE EU NDERKOHE CE TURQIA PRET CE 25 vite;kroacia CE 8 VITE E CILA ESHTE ME AFER PSE MOS TE GENJEJ EDHE SALIU

  4. Rroku i Druve says:

    A ke njeri (pervec votes plebishitare te 23 qershorit, qe do ta pjerdhe me turp, qe ka me e mbajt mend gjate Shqiperia, se ai po se po dhe te gjithe te tjeret qe do te tentojne sadopak ta imitojne SRB-in)qe ta NDALOJE kete ne marrezite e oreeçastshme.
    Me bie ndermend nje fakt: ku shkelte kemba e tij ne zgjedhjet e shkuara, kur ishte President, cdo katund, e shpallte me histerizem si nje nder te madh qe po i bente komunitetit ne Bashki dhe pat mberrit me e cue nr. e Bashkivee (s’kane ABSOLUTISHT asnje status te vecante, identike me komunat)ne rreth…80!
    SRB-i ky “mbjelles” i madh i se ardhmes sone! Sikur s’mjaftojne 100 fabrika te tjera te injorances, tani serish nje tjeter edhe ne Kamze a Bathore.
    Si i afer fushes, a mund ta pyes kete SRB-in: a e di o njeri (nese) se ke shkelur me te dy kembet KUSHTETUTEN E RSH, pasi ne tere ate komunitet nuk ke nje biblioteke publike dhe rreth 200 mije banore s’kane libra fare. A e di sa e ke lexueshmerine ne ate komunitet, po ne keneten e Durresit, po ne ato zona qe kane rrethuar qytetet shqiptare sipas idese tende maoste “fshati te rrethoje qytetin” dhe duke i trajtuar keta “te lumtur”, qe i ka ulur mjkerimi rreth qyteteve, si rezervate elektorale!

  5. Joni says:

    Berisha i mban premtimet keshtu qe duhet te besojm

  6. Sani says:

    Sali Berisha premton dhe premton shume dhe une mendoj se gjysma e tyre jane te mbajtura edhe me shume se gjysma, ai premtoi NATO dhe u kry, Premtoi viza dhe u Kry, premtoi Be por Rama Block keshtu qe BESIM TE PLOT TE BERISHA>

    1. enea says:

      Injoranca juaj eshte me te vertete e tmerreshme.

  7. Fredi says:

    Kamzes i nevojitet vertet nje universitet.

  8. dona says:

    ky eshte zhvillimi,kjo eshte e ardhmja e shqiptareve.

  9. geni says:

    perpara perpara perpara PD

  10. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    SALI TANI BEN MIRE TE ZHDUKESH PERGJITHMONE , NUK E MERITOJNE SHQIPETARET TE DEGJOJNE ATO QE TE VINE NGA B..THA TI I NXJERRE NGA GOJA , QELBESIR QEVERRI , GJYKATE , PRESIDENCE , PARLAMENT , POLICI , USHTRI, ETC ETC . BOLL I VODHE DHE I VRAVE FAMILJARISHT SHQIPETARET , QINDRA MILIONE EURO VODHE DHE NUK U NGOPET , JA VUTE BREKET NE KOKE KETIJ POPULLI , KE TURP TE THUASH JAM SHQIPETAR , LARGOHU BASHKE ME INJORANTET QE TE MBAJNE ISO , LERE TE MARRE FRYME KY POPULL , KA TE RINJ E TE REJA TA DREJTOJNE KETE SHTET JANE DIPLOMUAR NE PERENDIM HAPI RRUGEN O ZOTI SAL SE ME TY AS NE HALE NUK SHKON , BOTA E ZHVILLUAR NUK E NDERTON SHTETIN ME INJORANTE SEPSE FUNKSIONOJNE TE GJITHA ATO QE SHKRUAJTA ME LART , … BOLL ME ME DIPLOMA FALLCO SE VETEM NE VUCIDOL I NJOHIN ATO , JO NE EUROPE …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje