Rusmali ‘thumbon’ Berishën: Jam krenar për Komisionin e Ligjeve. Amnistia u bë për fushatë

31 Maj 2013, 09:57Politika TEMA

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, shpjegon arsyen e prezencës së tij në seancën e djeshme parlamentare. ai lavdëron punën e Komisionit të Ligjeve, që ka mbetur jashtë listave për deputet të Partisë Demokratike.

Duke thumbuar indirekt Berishën, Rusmali shprehet për gazetën Panorama se: “Sot Komisioni i Ligjeve ka mundësinë të jetë krenar dhe të jetë aktiv në debatin parlamentar, sepse sot merr jetë produkti i punës së vet. Është një gjë që duhet evidentuar, është një gjë që meriton mirënjohje. Shumica e anëtarëve të Komisionit të Ligjeve nuk janë në listën e kandidatëve të partive respektive, dhe ky është një fakt që nuk mund të mohohet, por kjo nuk ua zbeh meritën dhe nuk i bën ata që të jenë kokulur. Krenarë për arritjen e sotme. Tri ligjet janë një ditë e mirë për shqiptarët, dhe ne jemi pjesë e kësaj dite të mirë”.

“Në një seancë të tillë është obligim madhor për çdo deputet që të jetë prezent dhe të ndikojë aktivisht në përfundimin me sukses të saj. Por unë sot kam një motiv më shumë për të qenë prezent e për të votuar, motiv që e ndaj me kënaqësi me të gjithë kolegët e mi, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, sepse sot (dje) është dita e krenarisë së tyre. Komisioni i Ligjeve ka qenë i përfshirë ekskluzivisht në trajtimin e projektligjit për Gjykatën e Lartë dhe të projektligjit për nëpunësit civilë, në çdo hap të shqyrtimit parlamentar, sikurse ka pasur privilegjin që edhe në çështjen e Rregullores, e cila nuk është çështje e komisioneve parlamentare, të ketë qenë i përfaqësuar nga sekretari i Komisionit, Viktor Gumi. Është ai që i ka shkruar amendamentet e Rregullores. Kjo do të thotë se kontributi i Komisionit të Ligjeve në tri ligjet është vendimtar. Ne kemi negociuar, kemi debatuar, kemi gjetur kompromiset, ne i kemi miratuar ato. Jo sot, por prej shumë kohësh; jo lehtësisht, por me shumë vështirësi; jo me qëndrim arrogant dhe me intrasigjencë, por me shpirt vetëmohues kompromisi,” vijon Rusmali.

Rusmali nënvizon se ligji për amnistinë ishte për fushatë.

“Edhe ai, sikurse tre ligjet e integrimit kërkonte tre të pestat e votave, por atij opozita ishte e vendosur të mos ia jepte mbështetjen. Druaj se amnistinë të dyja palët e trajtuan në seancë si argument fushate dhe jo si nismë ligjvënëse”, nënvizon Rusmali./ep

41 komente në “Rusmali ‘thumbon’ Berishën: Jam krenar për Komisionin e Ligjeve. Amnistia u bë për fushatë”

  1. Flogerti says:

    JU KA HY KRIMBI KEQ KETYRE… HUMBJEN E NDJEJNE

    1. ME SA DUKET SALEN DO TJA MARRIN KALANE NGA BRENDA. IKU PLAKU MERE MORE FUND . IK E QERROHU E MERRU ME KALAMAJTE KRIMINEL

      1. Mirgen says:

        ky shkrim me mbush me krenari per partine time, sepse nuk po grihet per emrin neper lista por megjithe pakenaqesite personale asnje nuk shprehet por te gjithe po punojne e luftojne qe PD te rifitoje edhe njehere zgjedhejt duke treguar qe rotacioni me inferiore nuk eshte ajo qe i duhet shqiperise.

    2. Rusmajlet nuk mbarojne says:

      Berisha Sali e largoi Çajupin Ilir Rusmajl

      se po i beheshin kunder tere te burgosurit politik!

      Meqe nuk i zgjidh dot tere hallet e tyre, Berisha ndoqi rrugen me te
      shkurter: Hiq Ilirin te shpetojne Rusmajlet!

      Aty do ta keni serish, ne mos deputet, kryejurist!

      1. Bedriu says:

        Te burgosurit e dine te gjithe qe u perdoren politikisht nga bamiri o i mbaruar. Edhe ty bamiri te paska fut te ky chat qe te shkruash. Te rrije urte bamirsi se do ta kete dhe ai dosjen vet

        1. Po te jesh ai bedriu i burgjeve says:

          PO te jesh ai bedriu i burgjeve,

          se pari duhet te jesh kunder rusmajlit, e pastaj beji vrejtje sa te duash bamir topit…

          Bamir Topi eshte i vetmi kryetar partie qe, si kusht kandidati per deputet te FRPD-se, vuri mos-implikimin me sigurimin e shtetit.

          Qe te jem i vertete, as ia kam pare syte nga afer Bamir Topit, por e kam degjuar dhe eshte i vetmi qe nuk shan, qe nuk fyen, dhe si i shqiperise se mesme, sjelle urtesi…

  2. Treviso says:

    Kjo do te thote se P.D. do te fitoje zgjedhjet e 24 qershorit me mashtrime si gjithmone. Per shqiptaret nuk eshte nje fars i panjohur qe vepron P.D.ja. Tani ka ardhur momenti qe ta pranojne dhe vete perfajsuesit e Partise Demokratike se me mashtrime nuk fitohen gjithmone zgjedhjet. Kjo tregon se ju kan mbyllur te gjitha shtigjet e mashtrimit per nje fitore tjeter ne tavolinen e K.Q.Z. Votimi i tre ligjeve ishte nje sfidim i plote qe ju be P.D.se me deshiren e tyre. Votimi i tre ligjeve i tha partise Demokratike ndal. Deri ketu eshte kufiri i juaj. I thane ndal mashtrimeve te P.D. I thane ndal Kriminelit sali Berisha.

  3. Tina says:

    ja me cfare salinjsh kemi te bejme… ka plas vertete brenda PD..hahahaha me Kaq Islamin

  4. Real demokraci says:

    Rusmajli,djali i Ejup Rusmajlit,nuk ka pasur asnje lidhje me demokracine e djathte!Nga ky njeri ka shume te djathte te vertet qe iken u bene indiferent me PD!Saliu dihej qe i perkiste komunisteve staliniste, krah i Ramizit me urdhra nga Beogradi,por ky djalosh koqe kandari,ne vend te ndiqte rrugen e babait,majtas,hyri per sabotim djathtas!Nuk meriton nderim te të djathteve dhe pse ben sarkazem me Berishen! eshtë bir i tij!…

    1. kur shkruan real demokraci,nenkupton qe mund te kete dhe "fake"... says:

      Ne pergjithesi mendimet lidhen ne menyre organike me njera-tjetren,pra ekziston nje llogjike arsyetimi…Te thuash Berisha eshte komunist dhe te kerkosh nga Rusmajli te hynte ‘majtas” dhe jo “djathtas”,ku sipas kesaj llogjike e djathta s’eskziston,eshte paradox.Nuk kam ndonje respekt per Lirin,por dhe arsyetimi tjeter qe duhet te ndiqte rrugen e babait s’qendron….Merr anen e kundert te medaljes….djemte e diktatoreve ne shenje “respekti” per baballaret e tyre duhet te vazhdojne te njejten rruge??Te gjithe kane te drejte te zgjedhin,rendesi ka qe zgjedhjet e tyre mos te kushtezojne tonat. Dhe une babain te majte e kam pas,por vete s’zgjedh dot…Nqs mendon se RAMA eshte i majte dhe ka ruajtur “cilesite e babait te tij”, na thuaj te anetaresohemi ne PS.Rusmajli dhe te doje s’e “saboton” dot demokracine me shume se BERISHA!

      1. Verini gishtin kokes says:

        Ore me fjali te mesuara nga gazetat nuk sulmohet njeriu kot me kot. Une e njoh personalisht dhe kam shume respekt per Ilirin (se kshu i therriska edhe parashkruesi me nickname sa nje flaji e gjate). Me i afti jurist i pd-se. Dhe s’ka asnje lidhje me te majten ne bindje politike. Njeriu ne jete ndjek rrugen e vet. Habitem se si pranon e majta marksizmin kur Marksi nuk ka qen kalsa punetore. Edukimi politik dhe shkollimi gjermanik i Ilirit, eshte me sa duket kriteri perjashtimit te tij. Merruni me ata qe mbeten dhe pse mbeten. Ka drejtu si diktaror komisionit e ligjeve? Po pse ka faj ai qe i mundtte me argumenta gjithe juristet e ps? Apo do ju pelqente me shume si politikanet bishtperdredhur sesa si juristi konseguent ne tezat politike te se djathtes qe perfaqeson ne politike? Kujdes! Se kti populli hallet i kane ardh nga kurvat e politikes jo nga politikanet me standart. Per ata qe postet i marrin djathtas dhe voten e hedhin majtas.

        1. Rusmajlet nuk mbarojne says:

          Kur thashe per Rusmajlin, nuk mohova aftesine e tij, dhe as permenda se ne komision sillej me diktat. Diktati tek ai eshte i natyrshem: per shkak te Familjes dhe per shkak se ishte i besuar i Saliut!

          Ta merr mendja qe s’ka qene me dosje, se, kush t’ja hapte dosjen, babai?!

          Per mua, demokracia presupozon drejtesi ligjore, per te gjithe, padyshim edhe per deputetet e qytetaret e majte.

          Rusmajli, ndonese specialist i kultivuar, nuk kishte asnje shtyse te hartonte e te zbatonte ligje ne favor te te djathteve reale. Pra ai ishte njeriu i berishes ne fushen e ligjit.

          Shkurt: nuk di pse e distancoi Berisha, por rezultantja per e ikjes se tij eshte lajm i mire per te djathtet.

          Berisha do bente mire ta kishte hequr per te tille…

    2. Petriti says:

      Ilir Rusmajli esht individi me inlektual i asaj partie. Nuk pritet qe nga persona qe votoj e majtas te kete vleresim per ate si i djathte. Familja e tij eshte familje e nderuar dhe e ndershme. Kte di une. Kto analizat me biografi i bejne spiunet e sigurimit te shtetit se ata kane zene listat e pd-se tani. Po te ish i perlyer Rusmajli do ish i dyti ne lista. Pse bespni se e distancoi berisha ne liste? Mos flit budallalleqe se nuk je real demokraci kur fillon e flet per biografine e gjyshin. Respekte zotit Rusmalji. Nga pd-istat qe kane be fushata te papara bashke me ty.

    3. Selamiu says:

      Ilir rusmali eshte firmetar i pd-se. Ti qeke inkorant

    4. Hodo says:

      Ilir rusmajli eshte nje nga firmetaret e pd-se o Bamirs

  5. Sinani says:

    Respekte zoti Rusmaili,
    Shpresojme qe te vazhdoni te jepni kontributin tuaj, pavaresisht veshtiresive te momentit!

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Promotor i aprovimit te 3 ligjeve eshte Ilir Meta.

    Berisha si kudo do, ngul gozhden e Nastradinit,per te thene se ketu vendos ai.E tille ishte dhe nderhyrja per ligjin e amnistis.

    Shqiperis i mungonte nje njeri, qe zeronte interest partiake,vezen ne qendrim vertical e vendosi Meta.

    Nuk eshte diskutuar asnjehere per permajtjen e tre ligjeve,nuk ka patur kundershti.Rusmajli dhe komisioni qe drejtoj,nuk eshte object kundershtimi,per kete i takon te krenohet.

    Berisha dhe Rama le te rine si m…

  7. dada says:

    Ta futi Berisha

    1. Kastrioti says:

      O “dada” Berisha ja ka fut vetes se nuk hiqet nga listat nje njeri si Rusmajli. Por mesa duket perplasjaaska qene e forte megjithes larg syve te publikut. Dhe kjo nderon Rusmajlin se nuk ka dale te qurravitet si ca si Arben Malaj i juaji apo si ndonje rrugac qe i largon ps- dhe i merr pd. se hoqi rislajlin dhe futi ne lista kac islamin. Hoqi fitimtarin dhe mori humbesin.

    2. Selman says:

      Ja futi vetes berisha. Se hoqi rusmajlin dhe futi ne liste tradhtaret e ps-se. Ndaj s’i del njeri per fushat se ku te shkojne? Si ti kerkojne votat per njerez qe se kan dorezu akoma teseren e ps-se. Por nes e ka lene kashte loste, kjo tregon qe perplasaj ka nis heret. S’e kan be me kamera, por nuk ka arsye tjeter

  8. al says:

    rusmaili do te mbahet mend me menyren diktatoriale te drejtimit te komisionit te ligjeve . kjo jo se nuk kishte bagazhin e duhur juridik dhe inteligjencen, por ishte shpirti cinik dhe servil ndaj saliut,qe e cmoi ate dhe gumin per perkrahjen pa kriter ne komisinin e ligjeve. turp kur njeriu le mbrapa nje model antidemokratik te drejtimit te nje nga komisionet me te rendesishme te parlamentit. politika eshte kompromis rusmajl nuk eshte diktature dhe konflikt. uroj qe parlamenti i ardhshem te jete me europian dhe me bashkepunues per te miren e vendit dhe te popullit. europa kerkon zbatim dhe jo vetem votim te ligjeve.

    1. Korcari says:

      Ti injorant qe s’dike as rregullat elementare te drejtshkrimit duhet te jesh aq i trashe sa te besosh se mund te behesh edhe kryeminister. Ilir Rusmajli eshte i djathti ekselent qe i ben te turperohen te gjitha ata pazarxhinj qe kane mbet ne pd. ka bere shume more qe ka shku te votoje kurorezimin e punes se vet dhe te komisionit spektakolar qe ka drejtuar. Se sa i afte eshte Rusmajli ta sqarpjne edhe deputet e partise kundershtare. Debatin me ta e ka fitu gjithmone jo se eshte disktaro por se eshte nje nga juristet me te mire ne vend. Dhe qe ka arrit te bashkoje profesionin me pasionin dhe shkollimin politik. Por kush eshte mesuar te haje bar nuk mund te konsumoje politike. Uroj zotit te nderuar Rusmajli qe ta ruaje staturen dhe te mos beje ate qe kane bere shume qe dalin kundra partise ku ai ka qene firmetar. Llafet shkojne e vijne. Veprat mbeten

  9. VJOSA VL says:

    Zoti Rusmali! U mbaruan fiqte,mos e merr kot kofinin.
    Mos e ul burrerine ,se deri dje ke kenduar per SALIN. Mos harro se sa her i ke fyer koleget e opozites,sa jane detyruar te largohen nga mbledhjet e komosionit. Nuk eshte gje e re thenija jote,pasi JU CDO GJE PER FUSHATE E KINI BERE.

    1. Permetari says:

      Sa bibe qeke ti moj Vjosa! Tamam per loste deputetesh te Saliut. Nga kto te rejat e sapoedukuara me frymen e partise. Merru me ndonje triko dhe meso ta mbyllesh kur flitet perolitike. Nderimet e moa zotit Rusmaili. Tregoi qe ka thumba edhe per Berishen

  10. gena says:

    e rendesishme eshte qe u miratuan tre ligjet, hatermbetje ka gjithandej dhe mesa duket ne kete kategori ben pjese edhe Rusmaili.

  11. votuesi says:

    Kur ne krye te ligjeve vini nje karagjoz si Ruspimajli cfare prisni te zbatojne ligjet karafilat e Berishes, Ik futi nje teke raki se te pret ne lokal Skender Tufa

  12. Antiberisha says:

    Ky Rusmajli vertet eshte pa shtylle kurrizore,sepse prejardhja percakton ne jete!Lepirbythesit e shkuar tek Saliu,detyrimisht do eleminoheshin!Komunisti stalinist Berisha vertet nuk eshtë e njejta gje me Rusmailin e ri,por dhe Rusmajli i ri nuk mund të bejë demokraci të djathte kur eshtë bir i nje ish sekretari te parë të PPSH.Demokracia eshtë kontribut personal,por dhe autostrade ku makinat moniste te Ramizit ndalohen te kalojne se jane vjetersi! Rusmajli shume shume mund te shkoje me Gjinushin se dhe PS besoj nuk ja var!…Prej ketyre neokomumisteve ne PD iken te gjithe demokratet idealiste dhe vertet te persekutuar!Kane mbetur te persekutuar ish spiune dhe komunistet e krahut ramizist ku shpellari dhe ministri Arben,shquhen!Saliu thosh ne 1992″Rroftë presidenti Alia!”,Arbeni thosh”Shoku Ramiz ju mund te merrni drejtimin e demokracise!”Ketu ishte Rusmajli!…

    1. Safeti says:

      Une jam elbasanlli dhe kam njoft familjen e Rusmalit. Turp per ju qe flisni pa njohur. Njerez te mire dhe te shkolluar ka pak. Dhe Iliri cdo gje ne kete e kla nga vullneti i tij. Se eshte rrit pa baba qe ne moshen 14 vjecare. Mos ndyni kujtimin dhe emrin e te vdekurit se do ju ndeshkojne te gjallet. Turp qe paskeni degju vetem pafytyresine e Bamirit se ai i permendtte kto teza me ate parti. Ai dhe ish-sigurimsat qe jane edhe sot ne pd e qe i druheshin dhe i druhen edhe sot statures se Rusmalit.

  13. flori says:

    po per ate pune jeni, perderisa ke madatin do e zbatosh rregulloren deri ne fund pasi nuk po i voton ligjet per Berishen por per popullin pasi ai te zgjodhi qe ta perfaqesoje ne parlament.

  14. arjanita says:

    Me Rusmajlin s’merret me Bisha.Pse duhet te merremi
    ne?Ky majmun e mbaroi misionin.Kaq.
    Nuk vlen te merresh me me laperdhare te sojit te tyre.

  15. Liu Berat says:

    Shko o Rusmajl e kthe dinjitetin ne ate parti te ndyre, eshte e rende ne fakt te perdoreshe ti nga nje ndyresire si Berisha, por te pakten mos vendosja juaj ne pjesen fituese te PD, tregon qartazi perplasjet tuaja me serbin dhe llahinken e Shkodres. PD nuk eshte partia e Serbit, as e kollovarit, po shko e kontriubo. Keqardhje e madhe per JU, sepse nuk vepruat drejte pasi vendoset nje standart ne politiken e djathte, ku per nje fjale goje dhe doreheqjen nga Zv.Kryeminister, sduhet te kishe duruar ate palaco burre.Sa i perket origjines tende me mire te jesh bir i nje koministi se sa nje komunist me tesere ne xhep, sepse ne te kundert i bie qe 80% te mos punojne. Shko shko atje zoteri e mos u bej me qepaze me Berishen, fundja me mire vone se sa kurre, rilindja i nevojitet dhe te djathtes e mos e lejoni te shkaterrohet per nje te cmendur qe i ka ditet te numeruara. Pa te djathe te forte ne opozite Shqipetaret duhet ta dine se nuk munden dot te kene mireqenie.TUNG!!!

  16. PD-isti says:

    Shume e drejte. Pa Rusmajlin e djathta eshte me e dobet. Me dobet ne intelekt. Por kujdes ne lista jane me te forte ne muskuj

  17. Mali says:

    Rusi Maleve, pseudo-intelektuali komunist I PD
    Ik o Rus Malesh se tani ta hoqen vizen ne PD. se shpejti ti me gjithe ish zotin tend te vicidolit dilni ne pension te perhershem

  18. al says:

    o trap me nick korcari qe korcar sje .po te them se ate menyre shkrimi qe ben ti ska shqiptar qe te perkthen. ti je me sa duket druvar, qe don te bej vrejtje shqiptarit. shko kap kalin se te iku or ti.

  19. Hodo gjoni says:

    NE DUHET TE MESOJM QE TE KRIJOJME
    RESPEKTE PER NJERIUN E DITUR TE QETE DHE TE ARSYESHEM.
    NJE NGA KETA ESHTE EDHE ILIRI

    1. Miqte e Ilirit says:

      Dakord me ty Hodo! Sot duhet te perkrahim Rusmalin. Se nuk largohen njerzit e ndershem dhe te futen neper lista demokratesh njerez antare partie te ps. Njeriu qe militon prej 22 vjetesh ne pd. si firmetar dhe kryejurist. Kjo eshte ceshtja jone dhe jo e votuesve te ps

  20. baca says:

    Ilir R.+ Cajup R = kapzheri I berishes.

  21. ali says:

    O Liro, te kemi pare sa konsensual e tolerant ke qene ?!. Mos na shit dengla tani qe Sala te la he

    bisht te karroces se Dylit ?!. E meriton plotesisht perbuzjen e popullit shqiptar!!!.

  22. po ai i pari says:

    Shume inat duhet ta kete Merua kte Rusmajlin se duke dit veset e Saliut e mburr shume. Dhe kjo nuk eshte analize qe Mero aq i mencur sa eshte te mos e beje dot

  23. fan noli says:

    Ne ate vend qe quhet Shqiperi esht qe prej koheve qe virtyti qellohet me gure dhe vesit i ngrihen lapidare

  24. viktor hoti says:

    Kendveshtrimit tjeter:

    Ilir meta eshte fitues nga parimi ” Ku grinden 2. fiton i treti ”
    Ilir Meta nuk ka “idene dhe partishmerine”ne koke e zemer , por ligjet e ekonomise se tregut ” fut hundet atje ku del gje” .Tipike eshte rasti i tre ligjeve qe u emertuan padrejtesisht “paketa Ilir Metes ”
    Tre ligjet nuk ishin nisiative e produkt i tij , por meqenese dy te medhejte i nenvleftesuan , ky e kapi situaten dhe doli me flamur .
    Keshtu qe edhe me 2005 e 2009. Kur e pa qe nuk ja fuste dot as Nanos e as Rames mendoi tja fuste Berishes .Ku edhe me kete nuk doli gje i u kthye prap Rames .

    Sa per Rusmali ai nuk ka bithe veç te jete çinovnik thoshte rusi, nje teknokrat mezatar, peqe lepe., qe ska haber nga ligjet.Shikoni statistklkat e ligjeve . 8o % e ligjeve te dhjete vjeteve te fundit jane ligje ndryshuese apo plotesuese Ka logjre a=q.

    Per politikanet cilesimi ” i mire ” eshet si vleresimi i femrave per meshkujt qe flene ne kembe
    Pyetete femra “Si te duket filani ?
    Pergjije e saj : Djale i mire !

    Viktor Hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje