Flamuri është bërë shumë i fiksuar pas deklaratave të Doktorit. Ai merr çdo ditë akuzat që ai i bën Ramës dhe e analizon, pasi nxjerr prej tyre mesazhe për fushatën.
Sot në mbrëmje u ul dhe po dëgjonte deklaratën e Doktorit:
“Nipërit e mbesat e mia janë gurra e frymëzimit tim të jashtëzakonshëm. Kur unë i shoh ata, frymëzohem dy herë më shumë për të punuar më shumë për katërvjeçarin e ardhshëm”.
Kishte kaq kohe që vriste mendjen se ku do ta gjente PD-ja frymëzimin për mandatin e tretë. Kishte tentuar t’u thoshte njerëzve se në këtë mandat do të hyjmë në BE, nuk kishte ngjitur. Kishte tentuar t’u thoshte se këtë mandat do mbjellim qershia, pjeshkë, shegë, por prapë nuk kish ngjitur. Kish tentuar t’u thoshte se do bëjmë rrugë, ujësjellës, shkolla, prapë nuk kish ngjitur. Ja ku e gjeti më në fund Doktori. Arsyeja e vërtetë janë nipat dhe mbesat e tij.
Atëherë Flamuri i hyri punës.
-Katër janë të Gitës, tha. I vogli pak më shumë se një vit. Zeni kishte katër, i mbetën dy. D.m.th gjashtë gjithsej… Po u martua prapë dhe po bëri të tjerë, shtohen dhe dy. Që të jem brenda, po i llogaris 8, tha. Ç’rëndësi ka kush ikën e kush vjen. Që Doktori t’u sigurojë jetën atyre brenda mandatit, duhen patjetër 10 milion euro për kokë. Shumëzoje me 8, plus dadot, shkon 100 milion euro.
Asnjë gjë nuk janë, tha me vete. Si mund të ikë ai burri nga pushteti për 100 milion euro? Çfarë janë 100 milionë euro? Ja, katër hidrocentrale shitëm, u bënë 100 milion. Po Fierza, Komani dhe Vau Dejës që janë pa u shitur? Asnjë problem nuk ka, tha.
Entuziast që kishte gjetur motivin, mori Doktorin për ta uruar.
-E dëgjova atë deklaratën Doktor. Ishte e paparë. Ka ngjallur shumë entuziazëm në popull. Një njeri që mendon për nipat e mbesat është njeri për së mbari, thonë të gjithë. Unë them ta përsërisësh çdo ditë deri në fund të fushatës. Se me thënë të drejtën, kur përmend Zenin dhe Gitën, njerëzit mbledhin pak buzët. Jo se ata janë të këqij, por janë të konsumuar. Nipat dhe mbesat janë të pakonsumuar.
-Flamur, shiko…, dëgjo…, ta them unë ty se nipat dhe mbesat e mi nuk i kërcënon dot ai. Nëse mandati i parë ka qenë për fëmijët, i dyti për gruen, i treti është për nipat dhe mbesat. Jo, atyre ua dedikoj. Ta them unë ty që ata janë frymëzimi im. Ata janë rritur me Dajtin para syve dhe kanë dëgjuar që Dajti është i tyre, janë rritur me Dhërmiun para syve dhe kanë mësuar që Dhërmiu është i tyre, janë rritur me Lalëzin para syve dhe kanë mësuar se Lalëzi është i tyre. Nuk mund të lë unë një njeri të prishë ëndrrën e nipave dhe mbesave të mija. Jo, në asnjë mënyrë. Askush nuk guxon t’ua prekë ëndrrën atyre. Dhe ata që akuzojnë prindërit e tyre, bëjnë gabim. Ata nuk kanë përfituar asgjë prej prindërve. Jam unë ai që u dal zot atyre.
-Shumë dakord Doktor. Ka bërë shumë punë kjo deklaratë. Duhet ta përsërisësh përditë. Është e vetmja mënyrë që shqiptarët të mobilizohen për punë, të thonë dhe ata kemi nipa e mbesa si Doktori.
-Jo, ta them unë ty, se ai mor zotëri mendon se më tremb mua duke më thënë gjysh. Jo dhe jo. Dhe ta dijë ai mirë dhe kushdo tjetër se pa siguruar nipat dhe mbesat, nuk kam për të ikur.
-Këtë kërkojnë gjithë demokratët e vërtetë Doktor, tha Flamuri. Kjo i bën të pashpresë ata, se mendojnë se ti do t’ia lësh partinë Lulit për hatër të Gitës dhe kanë filluar festën. Kjo që do punosh për fëmijët e tyre ka për t’ua hequr trurin.
-E kam detyrim zotëri. Nuk jam bllokmen t’i lë nipat dhe mbesat rrugëve si ata. Ta dinë mirë ata se kam për t’i lënë të sigurt.
jo mandati tjetër i duhet për stërnipat
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=421142421318323&set=a.396406553791910.1073741828.396392290460003&type=1&theater
E cuditshme qe ka te tille njerez qe shkruajne per fmij te vegjel sepse nuk gjejne gje tjt per te cilen te mbushin gazeten. zoti gazetar si do te te dukej sikur une te thoja qe femijet e tu. Po si ka mundsi qe jeni kaq te pazemer eee?
E ka fjalen edhe per femijet qe solli ne paje prej Suedijet?!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/darka-e-fundit.html
GJI VEND E MESHIFU MULI I SALES DO TE SHOHIM SE NE CVEND TE BOTES DO KERKOSH AZIL POLITIK
Po edhe 2 femijet ne paje te Zenit, keni te drejt 8 ne total!
Le te filloi muzika!
HUDHNI VALLE KNONI…