Fundin e kësaj jave, Edi Rama vjen në Berat për kuvendim elektoral me qytetarët. Me thënë të vërtetën, janë të shumtë ata që e presin dhe duan ta marrin fjalën. Arsyetimi është i thjeshtë. Një qytet me një mijë e një halle i ka të gjitha arsyet e botës jo vetëm për të folur, por edhe për të ulëritur.
Diku para një viti, gazetari Marin Mema, i TOP CHANNEL, realizoi reportazhin televiziv për Beratin, posaçërisht për zonën historike të titulluar “Një qytet që po vdes”, me pamje rrëqethëse dhe të pakundërshtueshme.
Të gjithëve na erdhi keq. Berati mbi 2400- vjeçar, i regjistruar si pasuri e UNESCO-s, lëngon dhe zvarritet.
Në këto ditë të nxehta elektorale kam dëgjuar shumë deklarata për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, madje edhe broçkulla, që jo unë dhe bashkëqytetarët e mi, por edhe fëmijët nuk i besojnë.
I bindur se fjalët i merr era (scripta manent, verba volant), i bindur se vështirë të gjejë radhë për të folur në takim, e pashë të udhës t’i shkruaj Ramës dy fjalë për hallin që kam, me arsyetimin se një qytet që ka pasuri trashëgiminë kulturore, mund t’i ketë të gjitha të mirat.
Në fakt është e kundërta. Një situatë e paprecedentë në zonën historike më bën sinqerisht të merakosem dhe të ndjehem keq duke menduar që edhe zgjidhjet kërkojnë pak më shumë vullnet dhe zemër.
Në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, shteti i favorizon qytetarët për restaurimin në raportet 70% -30% për shtëpitë e kategorisë së parë dhe 60 – 40% ato të kategorisë së dytë.
Në fakt zgjidhja ka ngecur. Qytetarët nuk kanë burimet financiare për pjesën që u takon. Ka familje me një rrogë. Ka familje me dy pensionistë. Akoma më keq, ka familje pa asnjë të ardhur ose shtëpi të braktisura.
Zgjidhja që do t’i ofroja Ramës është: Të përcaktohet me ligj dhënia e kredive të buta, favorizuese për qytetarët e zonës historike, ashtu siç jepen (ose më saktë siç janë dhënë) për deputetët për të blerë shtëpi.
Qytetarët janë dakord dhe e shohin si të vetmen rrugëzgjidhje. Po kaq e rëndësishme është që shteti ligjërisht të marrë përsipër restaurimin e shtëpive për familjet që absolutisht s’kanë të ardhura ose për shkak të moshës së banorëve presupozohet se nuk do t’i kenë.
Duhet ta pranojmë se familje të tilla nuk janë pak në të tre lagjet historike: Mangalem, Kala, Goricë. Që do të thotë: dhjetëra shtëpi të patrajtuara dhe të parestauruara, të destinuara të rrënohen nga dita në ditë për shkak të pamundësisë financiare.
Ka një paralajmërim serioz për Beratin për ta futur në listën e zezë të qyteteve me probleme për shkak të financimit minimal qeveritar dhe në shumë raste të mosplotësimit të parametrave. Nuk shikoj arsye pse të mos të përcaktohet me ligj një përqindje detyruese në buxhetin qeveritar për të dy qytetet Berat dhe Gjirokastër (në UNESCO) ashtu siç veprohet për mbrojtjen (në NATO).
Për vërtetësi, buxheti vjetor, p.sh. i Drejtorisë së Monumenteve Berat, nuk e kalon vlerën për restaurimin e pesë çative. (Me këtë ritëm do të na duhej mbi 50 vjet për të përfunduar restaurimin e të gjithë çative vetëm të lagjes Mangalem). Vaj halli kur qytetari vjen dhe paraqitet tek Drejtoria e Monumenteve me lekë në dorë për të bërë pagesën për pjesën që i takon për restaurim dhe shteti nuk ka të paguajë pjesën e vet?!
Është e papranueshme që sa herë ndryshojnë qeveritë, ndryshojnë dhe strukturat përgjegjëse dhe kujdestare ndaj monumenteve.
Aq më keq, kur ndodh kjo edhe kur ndryshojnë ministrat.
Deri në vitin 2005, Drejtoria e Monumenteve Berat, me fonde modeste, kishte afërsisht 50 punonjës, me shumë mjeshtra të gurit, drurit, hekurit, ikonave etj.
Ndërsa sot kemi vetëm dy të tillë, dhe 5 punonjës të administratës, të cilët as vetë nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Nuk kanë faj.
Edhe tenderimet për restaurim bëhen në Tiranë nga persona të babëzitur. Edhe për ferrat dhe barin në kala, sjellin punëtorë nga Tirana.
Zoti na ruajtë! Firmat fituese në të shumtën e rasteve janë ato që s’kanë përvojë restauruese edhe pse janë të licencuara (një problem me vete liçencimi i firmave që operojnë në zonat muzeale).
Këto raporte flasin qartë për eliminim të strukturave përgjegjëse dhe kujdestare, siç ishin Drejtoritë e Monumenteve. Nëse ato nuk ekzistojnë, ku do të rriten brezat e restauratorëve dhe mjeshtrave të gurit, drurit, ikonave?
Si do të përcillet përvoja midis brezave? Kush do të kujdeset për afresket e kishave të Beratit që kanë vite dhe vite pa u restauruar apo do të kujtohemi vetëm kur ato të vetëshkatërrohen ose të dëmtohen?
Ka ardhur koha të reflektohet për ringritjen e strukturave të plota të Drejtorive të Monumenteve, duke bërë edhe përjashtime për interesa shumë më të mëdha, ndryshe do të jetë vonë.
Edhe pse e kemi ngritur zërin “në kupë të qiellit” për vënien në punë ose rimodelimin e rrjetit të hidranteve në të tre lagjet muzeale, neglizhenca është fatale.
Të mendosh për një çast se do të binte zjarr në lagjen Mangalem, situata do të ishte e pariparueshme (Zoti na ruajt!).
Për një shtëpi në Kala u dogjën tre në vitin 2005, mbasi zjarrfikësit arritën të afrohen, por në Mangalem është krejtësisht e pamundur të ndodhë.
Ka vite dhe vite që flitet për ndërtimin e unazës së qytetit, jo vetëm për të larguar baltën dhe pluhurin dhe për t’i dhënë frymëmarrje lëvizjes turistike, por edhe për të evituar një herë e mirë tronditjet e makinave 50- tonëshe të ngarkuara me gurin e Malit të Tomorit.
Ata që ndërtuan lagjen Mangalem parashikuan të kalojnë poshtë saj kuaj dhe karroca dhe jo makina të llahtarshme që, sipas banorëve të lagjes, tronditin dhe kanë krijuar çarje të shtëpive.
Berati e meriton Unazën. Nuk është luks.
Banorët e lagjes Mangalem jetojnë çdo ditë dhe çdo natë me rrezikun e rënies së gurëve nga pjesa shkëmbore që është e vendosur mbi shtëpitë e tyre. Ka pasur raste kur shkëmbinjtë kanë rënë mbi muret e shtëpive dhe kanë përfunduar në rrugë, madje në një rast, edhe mbi një makinë që fatmirësisht ishte pa njeri brenda. Projekti i mbrojtjes nga shkëmbinjtë është gati. Mungon vetëm financimi.
*Drejtori i Kulturës, Bashkia Berat
Nje shkrim me problematik shqetesuese per qytetin 2400 vjecare qe ka nisur te shkaterohet dhe eshte per tu pershendetur qe e ka shkruajtur nje zyrtar i kultures se bashkise qe ja adreson Edi Rames, kryeministrit ne ardhje, sepse ky ne ikje e dreqosi Beratine duke e futur ne listen e te zinjve dhe jo te te bardheve dhe tani kerkon pa piken e turpit vota. Edipsezi. asgje ska dhene per beratin dhe ka te drejte autori qe kerkon vemendje nga Edi Rama,por duhet qeruar nga posti edhe ai kryetari i bashkise, qe eshte zgjedhur tre here si perfaqesues i partise se Edi Rames, dhe vetem vile per vete ka ndertuar se per beratin asgje.Turp nese do vazhdohet keshtu.
Cdo qytetar e ka te veshtire te besoje. Kjoe shte ajo qe na ka dhururar sali berisha, kjo kafshe qe shkaterroi gjithcka, ndau e fali shqiperine e s respekton as historine e asgje. Edi Ramen ta presesh ne Berat,sepse ka nje vizion krejt perendimor. AI poe tha nje gje e ben, e kete e ka treguar te jemi realiste
rama me shuem se kushdo e ndjen s ecfar halli kane shqipatret sepse i takon cdo dite ato njerez nga me te ndrysehm qe merr mesazhe nga em te ndryshme nga ta per hallet dhe vuajtjet e tyre
I vetmi njeri me vizion, qe ka nje ide te qarte mbi demokracine e te ardhmen.Te gjithe shqipetaret duke pritur rilindjen…
shqiperia duhet t endryshoje dh eberati duhet t erilind ndaj sduhet te tolerohet dhe t epranohet nje gjendje e tille kaq mjerane qe na ka futur ssliu ne shqiperi prej 8 vitesh
ndaj 23 qerhsori duhet t ejete dita e verdiktit t epopullit ndaj saliut dita e verdiktit t epopullit ndja mjerimit qe saliun ka lene shqiperine beratin e t embeshtetet forte partia socialist edh elaternativa e rildinejes me programin e saj per nje rilindje shqiptare
Shko dhe pyet EDIN. Ai sigurisht qe e ka nej zgjidhje, sepse programi i tij eshte me i sakti e me i qenesishmi qe kemi pare ndonjehere. Eshte programi i shqiperise qe duam, e rama eshet lideri qe na duhet. Eshte fitues e ndertues i madh
berati si te gjithe qarqet e tjera ka mijra halle dhe probleme duke filluar nga infrastruktura qe duhet t eishte model per nje vend kaq turistik dhe antare te uneskos e plot e plot gjera t etjera
saliu eshte RRRRUUUUUGGGGEEEE e RENIMIT. Ky eshte fakti qe na trondit te gjitheve. Kete sduhet ta leme me te na udheheqe, sduhet ta leme te na beje dengla e te beje me si eshte mesuar
saliu e ka shkaterruar jo vetem beriatin por cdo qark ndaj duhet larguar me vote ne 23 qershor dhe ky eshte problemi dhe halli me i madh i shqipatreve ndja shqiptar e beratas reagoni
rama mbeshtet cdo qark sepse cdo qark ka halle te medha ashtu sic ka shqiperia qe e sht e embytur ne korrupsion en pa drejtesi e mbytur ne varferi e mbytur ne borxhe si mos me keq
shqiperia ka nje problem te madh dhe kjo eshte strategjia per zhvillimine vendit e sidomos disa prioriteteve te tjera te medha ne vend qe kjo qeveri nuk i ka perfillur per te mos thene i ka shkelur me kembe
Me fal per sugjerimin zoteri, po mire eshte te rrish brenda natyres e profilit profesional e te japesh sugjerime per to,… Nga shkrimi duket qe s’keni asnje pervoje ne menaxhim e qe duhet te jete pjese e domosdoshem e profilit te nje drejtori ekzekutiv tre cfaredo institucioni pas 23 qershorit. nuk ka nevoje as per shpikje alla shqiptarce, as per miksim-monster komunist-kapitalist kjo pune. Kopjoni andej nga i iken dieli dites sone… Rijetesimi i qendrave historike me sherbime, administrate publike e institucione kulturore-arsimore-artistike eshte e vetmja zgjidhje si per beratin ashtu edhe per Gjirokatren. Sic mbahen ndertesat qindravjecare ne Perendim, ashtu mund te mbajme edhe ne tonat. Zgjidhje tjeter me fal qe ta them me kompetence) po nuk ka…
E KU JE VLLADIMIRE KU I GJEJN KETA EMRA KETA ORE.
Duhet mbeshtetje sigurisht. Jam vete nga Berati dhe e di si jane katandisur shpit ne mangalem, gorice apo dhe ne kala. Aty jetojne kryesisht familje te varfra, ose pleq qe kan femijet te larguar ne emigracion ose dhe ne qytet. Vertet jan shtepi te bukura dhe te vecanta, por nuk eshte kollaj te jetosh ne to. Duhet vemendja e shtetit me patjeter.
Gjon…
Me fal per sugjerimin zoteri,po mire eshte qe sugjerimet qe jep, ti konkretizosh ne praktike se ne teori te tere jane Prof.Dr. ,po kur vjen ne praktik te gjithe ngelen ne klase.
Problemi eshte se duhet zgjidhur alla shqiptarçe ,se po shikuam andej nga perendon dielli na dalin shume difekte.
Zotrote je nje njeri qe s’ke haber nga keto pune , ose do kesh studjuar per Menaxhim Bisnes jeton andej nga iken dielli dhe kujton se me sherbime ,administrate publike e institucione kulturore-arsimore-artistike e zgjidhem problemin.
Ketij arsyetimit tend ne nga Gjirokastra i themi: Flet si nena e Zeqos ne maj te thanes.
Sala parate i ka bere rrush e kumbulla, me shume i jep Podestes se monumenteve te kultures,shume nga problemet qe do degradojne keto dy qytete ti ka dhene autori i ketij shkrimi me larte ,po me duket se shkrimin e ke laxuar me nga dy fjale ne çdo paragraf.
Ato ndertesat qindra vjeçare ne Perendim ,a suvencionohen nga shteti kur jane Pasuri Kombetare ????
Zgjidhja qe jep zotrote eshte burokraci ,e vetmja zgjidhje eshte ajo qe thote autori – ” duhet te zgjidhet qesje e shtetit ” –
Nje shkrim shume qytetar per nje plage te madhe kombetare, humbjen e gjurmeve dhe vlerave historike.
Ju lutem mos e beni me balte me shprehje patetitike te tipit “Edi Rama i di hallet e popullit” apo “do i jap pergjigje se programi eshte i qarte” e terci-verci. Asnje nga keto nuk eshte e mjaftueshme per te bindur edhe nje gjimnazist, njerezit duan projekte konkrete.
Thirrja e drejtorit te kultures se Beratit nuk ju drejtohet ju, por kerkon nje pergjigje dhe nje premtim konkret nga kryeministri i ardhshem i ketij vendi, Edi Rama.
Ka shansin ta jap publikisht ne fundjave.