Tenton të vetëvaret me peshqir në burg ish- presidenti i dënuar për korrupsion

3 Qershor 2013, 12:11Bota TEMA

Ish- presidenti i Tajvanit, Chen Shui- bian ka tentuar vetëvrasjen në burg, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë.

Të dielën në mbrëmje ai tentoi që të vetëvarej në banjën e burgut, duke përdorur një peshqir.

Por rojet e kanë ndaluar.

Sipas BBC, tani ish- presidenti, i dënuar për korrupsion, është në gjendje të qëndrueshme.

Chen Shui- bian, 62 vjeç, ka qenë president i ishullit nga viti 2000 deri në vitin 2008. Ai është dënuar me 19 vite burg për korrupsion.

Një psikolog ka nisur që të vizitojë ish- presidentin dhe gjendja e tij mendore ka nisur të përmirësohet, deklaron Ministria e Drejtësisë.

Ish- presidenti pati kërkuar që të lirohej për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ai thotë se dënimi i tij është i motivuar politikisht.

Zgjedhja e Chen si president i pati dhënë fund 50 viteve qeverisje nga Kuomingtang, që tani është sërish në pushtet./ep

8 komente në “Tenton të vetëvaret me peshqir në burg ish- presidenti i dënuar për korrupsion”

  1. Dean says:

    Nese mendoni se BACA sali ka me tentu me vra veten kur te bjer ne burg,e keni shume Gabim.
    Ai zakonisht vret te tjere dhe jo veten,pasi jane te tjeret qe e kan fajin gjithmone,per ate krijese te neveritshme.

    1. Diellza says:

      imagjino te ishte Ilir meta minister ne Tajvan cfare do te ndodhte???
      jo me peshqir por do ishte mbytur me shu…n e vet. kurse ne shqiperi doli i pafajshem dhe shih kur te behet edhe minister i drejtesise dhe te marre persiper te denoje ai fajtoret dhe te korruptuarit. opo rilindje per te tere,,,,,

      1. Vlora says:

        berishes nuk do ti lene peshqira.

    2. MOS MORR BURR SE DO NA FUTESH BELA ME SALEN KUSH RRIN E BON CEREMONIN E VDEKJES DO KETE SHQIPERIA NJE MUAJ ZI

  2. Zeni says:

    Nuk ka rendesi ne se nje ish-president i denuar me burgim ka tentuar te vetevaret,por fakti qe ai eshte denuar.Denimi i tij tregon se drejtesia tajvaneze eshte e pakorruptur.Ajo zbatohet njesoj per te gjithe.Atje te gjithe jane te barabarte para ligjit.Pas 23 qershorit edhe drejtesia jone ka shume pune per te bere,sepse duhet te merret me radhe te pare me kryeministrin Berisha dhe me familjen e tij qe jane pasuruar tej mase duke grabitur dhe vjedhur pasurite e popullit.

  3. Sali pordha says:

    Si eshte puna me keto lajme kot. Apo per ti dhene Sali shpelles ide se ca mund te beje kur te jete ne biruce vete…..

  4. gjeramadhi says:

    sala ne burg do te duket tamam si zog gomari

  5. Liu ci nanen sales says:

    Nje e vertete rri brenda ketij lajmi,si mesim per shqiptaret:Ai me korrupsion dhe eshte denuar 19 vjet!Po Saliu qe ka korrupsion oborri dhe vrasje te llahtarshme,sa do ishte denuar ne Taivan?Ah, po ketu jemi ne Shqiperine afrikane ku mbreterojne kafshet!…Largoheni dhe prangoseni Berishen qe eshte edhe vrases!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje