Endyra heton për skandalin e Ramës me kamerat

13 Qershor 2013, 19:52Antena TEMA

Endyra mblodhi dje KKRT-në, për të diskutuar mbi shqetësimet e ngritura me të drejtë nga Doktori se Edi Rama ka marrë ca kamera që trefishojnë njerëzit duke paraqitur një njeri si tre njerëz. Kjo ishte vërtet skandaloze dhe nuk mund të lejohej.

-Ne kemi konstatuar se në mitingjet e Ramës ka afërsisht tre herë më shumë njerëz se tek Doktori, por nuk po gjenim dot shkakun, tha Endyra. Tani jemi tërësisht të qartë dhe duhet ta hetojmë këtë çështje deri në fund.

Për ne ka qenë e pashpjegueshme se si njerëzit duhet të braktisnin Doktorin dhe t’i shkonin pas Edi Ramës. Tani që u ndriçuam, do ta hetojmë dhe do t’i çojmë fajtorët para drejtësisë, nisi fjalimin e saj Endyra.

-Unë them ta nisim me faktet, tha anëtari i parë i KKRT. Marrim filmimin e djeshëm në Dibër dhe e hetojmë.

-Tani, sipas Doktorit, tha Endyra, Edi Rama duhet të trefishojë anëtarët. Kështu që i bie që dhe këta në krah të Edi Ramës janë Edi Rama. Njëri ngjan si Shkëlqim Cani, njëri ngjan si Shemsi Prençi, por në fakt është Edi Rama… Për ta kuptuar më mirë që janë i njëjti person, dëgjoni përmbajtjen e fjalimeve, tha Endyra. Të tre flasin njësoj, janë të tre kundër Doktorit dhe përkrahin të tre Rilindjen. Kjo është e mjaftueshme si fakt që janë i njëjti njeri.

-E drejtë, tha punonjësi tjetër i KKRT. Ja po shikoj dhe sheshin. Marr tre njerëz të çfarëdoshëm dhe bërtasin njësoj “Edi Rama, Edi Rama” ose “Rilindje, Rilindje”… që do të thotë se janë i njëjti njeri.

-Unë mendoj se këto janë fakte të mjaftueshme, tha Endyra, që ta ndëshkojmë këtë spekulim. Për këtë arsye kam përgatitur këtë shkresë zyrtare, të cilën po ua lexoj për miratim.

 

-Urdhër i KKRT

Nga monitorimi i mitingjeve të Edi Ramës dhe Sali Berishës na ka rezultuar në mënyrë fiktive se Edi Rama grumbullon afërsisht tre herë më shumë qytetarë se sa Sali Berisha në mitingje. Në fillim kjo na u duk e pamundur dhe nuk kishte asnjë shpjegim lidhur me situatën politike në vend. Siç dihet, Shqipëria nën udhëheqjen e Sali Berishës është bërë vendi i dytë me zhvillim më të lartë ekonomik në Evropë, është një ndër katër vendet me parametra më pozitiv në botë, ka ndërtuar një rrjet rrugor të barabartë më rrugën Tiranë- Tokio dhe është duke ndërtuar hekurudhën Tiranë- Pekin. Duke u nisur nga gjithë këto arritje dhe suksese të Partisë Demokratike dhe kryeministrit Sali Berisha, na duket e padrejtë të krijohet ideja se shqiptarët janë tre herë më shumë të interesuar për kundërshtarët e zotit Berisha.

Pas disa indikacioneve nga Partia Demokratike dhe vetë zoti Berisha, ne hetuam dhe arritëm në përfundim që Edi Rama ka marrë disa kamera mashtruese, të blera nga biznesmenët e tij, të cilat trefishojnë njerëzit që janë në shesh. Kështu, nëse ti je vetëm, dukesh si tre njerëz. Ne kemi arritur në përfundime shkencore dhe nga hetimi i të folurës apo përmbajtjes së teksteve që këta njerëz dublojnë njëri- tjetrin. Për këtë arsye KKRT vendosi të sekuestrojë gjithë kamerat dhe kasetat e prodhuara nga Edi Rama, që dërgohen në TV, dhe të ndalojë transmetimin e tyre. Pasi të sekuestrohen kamerat, do t’i jepen prokurorisë për hetim”.

 

Pasi e shpërndau urdhëresën dhe ia çoi një kopje për dijeni dhe Doktorit, i pari që e mori në telefon ishte Flamuri.

-Endyra, më bë një nder, i tha. E lexova atë shkresën tënde, bravo të qoftë. Sapo ti sekuestrosh atë kamerën e Ed Ramës, ma nis mua në Kukës se jam keq, po më çmendin këta të LSI. T’i tremb pak, të shtoj numrin e njerëzve në miting.

-Unë ta dërgoj Flamur, po nuk di a bën punë se më duket i kanë programu vetëm për socialistë.

7 komente në “Endyra heton për skandalin e Ramës me kamerat”

  1. Daut Skela, Vlore says:

    Aha ha, ahaha:
    “… -Ne kemi konstatuar se në mitingjet e Ramës ka afërsisht tre herë më shumë njerëz se tek Doktori, por nuk po gjenim dot shkakun, tha Endyra…”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/darka-e-fundit.html

  2. Gjon says:

    Sa e ndyre kjo Endyra… i shkreti ai qe ndan shtratin me te..

    1. shaleperpjeta says:

      jo,or taj gjon,se sa per at pun asht pejdh I mir,or taj.

      1. Gjon says:

        C’a mer?! Si mashkull me paruke asht..!

  3. And I says:

    Kjo hajdutja ordinare e KKRT, iu ve gjoba tv lokale kur i kapin inspektoret e vet duke transmetuar ndonje film a ndeshje pa leje, dhe pastaj gjoja ua fal, pasi paguajne ata ditezinjte ca euro ne dore te Endyra.

    1. Dean says:

      Nuk me thua,o ”And I”,kush eshte kjo ”ENDYRA”,se nuk e njof?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje