Besnik Mustafaj vlerëson kandidimin e Biberajt për kreun e PD: Anëtarësia e tij në PD s’duhet të jetë problem

1 Korrik 2013, 12:36Politika TEMA

Ish- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, në një postim në Facebook ditën e diel, mbështet kandidaturën e Aleksandër Biberajt për kreun e Partisë Demokratike.

Ndërkohë që një ditë më vonë, Mustafaj sqaron një shqetësim që lidhet me anëtarësinë në PD të Biberajt.

“Dje shpreha posaçërisht për demokratët kënaqësinë time për përfshirjen e mundshme të Aleksandër Biberajt në garën për kryetar të PD. Shoh se ka shumë komente. I lexova të gjitha me vëmendje. Dua të ndalem me këtë rast vetëm tek një shqetësim i ngritur nga disa prej miqve të mi e që unë besoj se është i sinqerte: është apo jo Biberaj anëtar i PD?

Në gjysmën e dytë të vitit 2003, pasi kishim analizuar shkaqet e humbjes tonë në zgjedhjet e vitit 2001, ne arritëm në përfundimin se partia duhej hapur ndaj vlerave. Dhe kjo hapje duhet të shënohej më së pari ndaj figurave të saj historike, të cilat tashmë gjendeshin në parti të tjera.

Nisëm kështu zbatimin e idesë së Fillimit të Ri. U kthyen njëri pas tjetrit brenda pak muajve Genc Ruli, Gramoz Pashko, Arben Imami, Preç Zogaj e plot të tjerë.

Për asnjërin prej tyre nuk u kërkua formalizimi i ripranimit. U quajt e mirëqenë anëtarësia e tyre e hershme në PD. Ky fakt u zyrtarizua me ndryshimet në statutin e partisë, ku u hoq përjashtimi nga PD.

Kjo përvojë është e mjaftueshme edhe për Biberajn në këtë rast, apo këdo tjetër që do të afrohet,” thuhet në postimin e Mustafajt./ep

14 komente në “Besnik Mustafaj vlerëson kandidimin e Biberajt për kreun e PD: Anëtarësia e tij në PD s’duhet të jetë problem”

  1. Lex Rex says:

    E njejta gje vlen edhe per vete Besnikun, perse nuk kandidon edhe vete po rri jep mendime per Biberaj dhe Berishen ? Secili prej ketyre te treve i ploteson kushtet per te kryesuar PD mqnse vijne prej Tropoje.

    1. Skypion says:

      Aleksander Biberaj,eshte nje figure e nderuar dhe e respektuar e politikes shqiptare.Eshte nje figure shume e respektuar edhe nga miqte tane europiane,per shkak te detyrave qezoti Biberaj ka patur ne organizmat e KE-se dhe PE-se.
      Idioitet e dobishem te forumit,me naivitet shohin perkatesine krahinore te Aleskander Biberaj,por lene ne hije perkatesine fetare te tij,qe eshte ajo katolike.
      PD-ja eshte shume me plurale se PS-ja,ne aspekte te perkatesive krahinore dhe fetare.
      Shikoni Partine Socialiste.A mund ta imagjinoje PS-na pa nje kryetar me nga Jugu,apo me perkatesi te ndryshme nga ajo ortodokse?! Ishte Nano,eshte RAma,ne radhe pret Blushi!
      I mbajne sa per mesysh ca Namik Dokle(edhe ky goran eshte) nga veriu ,apo ndonje fshatar si Sadri Abazi.
      Prurjet e “reja” nga veriu(Bushati,Beqja) kane ate klecken e tyre ,jane bij baballeresh te kuq,qe paten dhene prova se jane besnike te Enverit e Hysniut,e Syrjait e Spirros,por edhe Bacit,Cacit,Nacit,Tacit,Maqos,Takes,Temes,Jahos etj etj etj ….hahahaahaaaa…! Do te na bombardohen veshet me te tille emra deri ne theqafjen e ketij soji.Flm.

    2. Skypion says:

      Aleksander Biberaj,eshte nje figure e nderuar dhe e respektuar e politikes shqiptare.Eshte nje figure shume e respektuar edhe nga miqte tane europiane,per shkak te detyrave qe zoti Biberaj ka patur ne organizmat e KE-se dhe PE-se.
      Idiotet e dobishem te forumit,me naivitet shohin perkatesine krahinore te Aleskander Biberaj,por lene ne hije perkatesine fetare te tij,qe eshte ajo katolike.
      PD-ja eshte shume me plurale se PS-ja,ne aspekte te perkatesive krahinore dhe fetare.
      Shikoni Partine Socialiste.A mund ta imagjinoje PS-na pa nje kryetar me nga Jugu,apo me perkatesi te ndryshme nga ajo ortodokse?! Ishte Nano,eshte RAma,ne radhe pret Blushi!
      I mbajne sa per mesysh ca Namik Dokle(edhe ky goran eshte) nga veriu ,apo ndonje fshatar si Sadri Abazi.
      Prurjet e “reja” nga veriu(Bushati,Beqja) kane ate klecken e tyre ,jane bij baballeresh te kuq,qe paten dhene prova se jane besnike te Enverit e Hysniut,e Syrjait e Spirros,por edhe Bacit,Cacit,Nacit,Tacit,Maqos,Takes,Temes,Jahos etj etj etj ….hahahaahaaaa…! Do te na bombardohen veshet me te tille emra deri ne theqafjen e ketij soji.Flm.

  2. Kritiku says:

    Nese doni te beni gazetari te mirefillte, atehere lerini keto idiotesira duke marre mesazhe te njerezve qe i vene ne faqen e tyre te Facebook-ut. Nese do te kishin interes njerezit te dinin se cfare ben nje tjeter ne FB atehere do te ishte bere “shok” me te, ne ate faqe.
    Budalleqet qe shkruajne, Berisha, Biberaj, Mustafaj, apo dhe ndonje plere tjeter, nuk i duhen opinionit te pergjithshem. Nese do te kishte ndonje mendim serioz nga njerez te ndryshem atehere ato le te behen publike ne ndonje gazete apo televizion dhe jo neper faqet e FB-ut.
    PD-ja eshte nje organizate e mbushur plot me injorante dhe analfabete funksionale dhe nuk i duhet nje njeriut normal se cfare ndodh ne kete parti. Ata kane ikur per lesh qe kur ne krye te saj erdhi Sali Berisha.

    Me shume seriozitet, ju lutem, ne injorfacionet qe shperndani.

  3. Tersi Pojanit says:

    PO sqe robi nga[ tropoja] sben kush me drejtu PD.ME tapi e keni mar PD ju spiunat e serbit.

  4. frd says:

    Kandidimi I parregullt, sidomos nga ana formalo juridike. Biberaj figuron ende nen kryetar I Frd. Statuti I Pd nuk lejon anetarin e nje partie tjeter per kandidim. Mustafaj nuk kandidon dot se I hapen historite e vjetra te doreheqjes. PD vijon peng I Berishes dhe do telekomandohet ne distance nga ushtare si Lul Basha. Akoma nuk kane kuptuar qe kane humbur por duan te ruajne interesat e tyre familjare. Lul Basha mbrohet edhe nga Ilir Meta per vete aferat qe kane se bashku. Ai ka dale garant qe familja e Berishes nuk do preket. Nderkohe Rama si amator qe eshte nuk po kupton ende kete komplot kaq meskin…vendi do mbetet ende ne tranzicion me probleme te medha nese keto grupe vijojne te lozin me fatin e shqiptareve….Suksese Biberajt por I duhet te shkoje ne FRD te jape doreheqjen…

  5. 1,2,3,prova teknike says:

    Duhet te formohet sa me shpejt PD e gjithe shqiptarve,me verioret e provuam,serbet i bene miq dhe shqiptaret e jugut armiq !

  6. Domani says:

    Une kam respekt per gjithe shqiptaret ne pergjithesi e vecanrisht per malsoret,jo vetem se kam ate origjine por dallohen per karakterin e tyre te forte dhe per burrerine qe kane.
    I dashtur Besnik! Ne rastin konkret mendoje se PD nuk eshte ajo mikesha e Aishes qe ja fut e nxjerr kur te don qejfi.Te me falni per krahasimin por jam i detyruar sepse me duhet shume kohe te shkruaj per te ju sqaruar sic duhet.PD eshte vullneti me i mire politik dhe atdhetar i shumices se shqiptareve brenda dhe jashte Shqiperise e jo vetem i malsoreve qe per fat te keq shume e kane konceptuar me idete e kryetarit te saje per te cilin shkak edhe humbi ne keto zgjedhje.Une mendoje se para zotnise qe ju permendni mendoje se ka emra mjaft te perkushtuar e qe vijne nga nje persekutim i gjate historik qe ju harroni,qe une ne kete rast ndihmoje kujtesen tuaj zt.Eduard Alibegaj!
    Ku eshte bere perfaqsimi i shqipetareve me te vuajtur ne regjimin e kaluar!?

  7. Turi says:

    Kushti i panegociueshem per me ken kryetar i PD.

    Mbiemrin duhet me e pas: Berishaj, ose Bucpapaj, ose Biberaj, ose Mustafaj, ose Lushaj. Pra me ken tropojan 24 karatsh.

    Zot i madh. Po pse o Besnik u shuan djemte dhe vajzat e lindur dhe rritur ne Tirane apo ne qytete te tjera te Shqiperise si Durresi, Korca, Shkodra, Vlora etj.

    Pse u dashka me patjeter qe femijerine dhe rinine kandidati per kryetar i PD-se duhet ta kete kaluar ne fshatrat apo qytezat e humbura te ketij vendi?

  8. bejdo malo says:

    vetem tropjante meritojne kryeun”
    ne gare duhe te jene
    mehmet Elezi, elez dhe alekdsander biberaj, besnik gjingecaj dhe bensik mustafaj, azgan haklaj dhe afrim krasniqi

  9. Realisti says:

    Partia Demokratike eshte nje vlere dhe nje shprehje e pluralizmit politik ne Shqiperi, po ne kushtet aktuale ajo ka nevoje te reformohet e te pastrohet nga njollosja tribale e krahinore e tropojaneve, bashkepunetore te Sali Berishes.
    Se dyti duhet te clirohet nga diktati i Saliut, qe shprehet permes personit kukull te Lul Bashes.

    Kjo gje , pra reformimi, do te ishte ideale t’i besohej nje vajze te zgjuar, te kulturuar dhe trime, e paperzjere me arrogancen dhe brutalizmin e tropojaneve te Saliut, po as me llumin dhe prapaskenat e Lulit te Tortes.

  10. Gjini says:

    PD si parti e krijuar nga dosjet speciale te KQPPSH dhe Sigurmit te Shtetit ne kuader te krijimit te pluralizmit ne Shqiperi do te duhej te ndahej njehere e mire nga e kaluara dhe nga individet qe e mbartin kete te kaluar. Cdo produkt politik qe do te kaloj perseri neper duart e felliqura te Berisha & Co. nuk mund te sjell shprese tek e djathta shqiptare.
    Sa e mundur eshte kjo?
    Individe qe vijne nga struktuart e PPSH, dhe me mendesi provinciale, nga zona si Tropoja, ku edhe Bajraktarin e kane pase Komunist veshtire se mund te jene shpresa e te djathteve shqiptare.

  11. alb says:

    Te pakten per 20 vjet , Joooo tropojanë ne krye. Mos e dhëntë zoti më.

  12. andi says:

    Kurre me ne krye te PD nje tropojan.Sepse jane tropojanet qe abuzuan aq shume me pushtetin,qe sollen reagimin popullor.Keto tropojane,duke abuzuar me origjinen e tyre,zaptuan pozicionet me kyce ne shtet,sidomos ne polici{Zv.Drejtori i Pergjithshem,Drejtori i SHKB,shumica e Drejtoreve te Policise ne Qarqe dhe Shefat e Komisariateve,polici rrugore,kthim kompensim pronash,dogana{Dy zv.Drejtore te prgjithshe,dy kryetare doganash} e kudo.PD nuk eshte parti e tropojaneve,por nje pasuri kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje