Alma Lame largohet nga Vetëvendosje: Po flirtojnë me ekstremistët islamikë

5 Korrik 2013, 18:11Rajoni TEMA

Deputetja Alma Lama përmes një letre publike ka treguar arsyet që e kanë shtyrë atë që të largohet nga lëvizja Vetëvendosje. Ajo thotë se kjo parti po flirton me rrymat ekstremiste islamike dhe po përdor dhunën si mjet për të arritur qëllimet politike. Letra e plotë, publikuar nga Express, vijon më poshtë.

 

Letër e hapur votuesve të mi

Të dashur votues,

Kam vendosur t’ju drejtohem të gjithëve ju, që kur u afruat pranë kutive të votimit, në zgjedhjet e vitit 2010, në mendje kishit emrin tim, dhe dora juaj rrumbullakësoi pikërisht numrin që përkonte me këtë emër.

Ju drejtohem sepse në një shoqëri demokratike, të vetmit që japin legjitimitet demokratik, janë pikërisht votuesit, pjesë e sovranit që quhet popull. Vetëm ju mund t’i jepni mundësinë dikujt t’ju përfaqësojë, të bëhet zëri juaj.

Ndihem e privilegjuar që ma dhatë mundësinë të bëhem pjesë e Kuvendit të Kosovës, institucionit më të lartë në vend dhe jam e vetëdijshme çdo çast për përgjegjësinë e madhe që kam marrë mbi supe.

Me një vetëdije të tillë, jam përpjekur të jem zëri juaj, zëri i mijëra njerëzve që e dëshironi një Kosovë të ndryshme nga ajo që është sot, që dëshironi një shtet më të fortë, më demokratik, një shtet që kujdeset për ju, që respekton e garanton liritë tuaja, që i respekton miqtë që na dolën në krah, atëherë kur gjysma e kombit- Kosova rrezikohej nga zhbërja.

Po ju drejtohem ju sepse jeni të vetmit që ndjej obligim t’ju shpjegoj situatën e krijuar përreth meje dhe subjektit politik ku bëj pjesë.

Në tetor të vitit 2010 iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! me dëshirën dhe vullnetin më të mirë për të dhënë kontributin tim për ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë në shtetin e Kosovës.

Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! me besimin e plotë se vetëm në këtë subjekt mund të punoja për çuar përpara ëndrrën tonë të përbashkët për bashkim kombëtar.

Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! pa pasur as dyshimin më të vogël se kjo organizatë do bënte çmos për të ruajtur identitetin tonë kombëtar, atëherë kur ndonjë gjarpër i pabesë do të tentonte të na futej në gjirin tonë për të na e helmuar shpirtin dhe mendjen, siç na ka ndodhur shpesh përgjatë historisë.

Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! me bindjen e plotë se kjo do të ishte gjeneratori i moderimit të shoqërisë, i instalimit të kulturës demokratike perëndimore, që do ta dërrmonte politikën klienteliste, klanore e të errët që sot po e mban peng politikën dhe vetë jetën.

Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! sepse i besova programit të saj.

Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! sepse kam besuar se vërtet kjo lëvizje do t’i kthejë politikës moralin e munguar.

Sot, pas më shumë se dy vitesh e gjysmë që jam pjesë e këtij subjekti politik, mund t’ju them se shumica e koncepteve dhe parimeve që përmenda më lart, janë ngulfatur dhe zvetënuar nga radikalizmi, nga mjetet të cilat shpesh përfundojnë në promovim të dhunës, e që komprometojnë çfarëdolloj qëllimi të mirë.

Radikalizmi po i ngulfat edhe vlerat më të mira që i kanë shumica e vajzave dhe djemve të Vetëvendosjes!

Qytetarët e Kosovës kanë kaluar nëpër periudha shumë të dhimbshme të dhunës së imponuar, plagët janë ende të hapura, dhe unë mendoj se riciklimi i saj, në çfarëdolloj niveli apo intensiteti, qoftë edhe simbolik, nuk i ndihmon askujt, as qytetarëve, as demokracisë, as imazhit të Kosovës, as interesit kombëtar.

Përdorimi i dhunës si mjet për arritjen e synimeve politike, nuk ka qenë pjesë të programit të Lëvizjes, por kjo po ndodh në praktikë gjithnjë e më shpesh. Asnjë forcë serioze nuk mund të ecë përpara duke u bazuar në këtë mjet. Mjeti i gabuar degradon vetë qëllimin.

I kam shprehur në mënyrë të vazhdueshme këto brenga dhe qëndrime të mia brenda Lëvizjes, kam kërkuar me ngulm që të respektojmë rregullat e lojës demokratike, të respektojmë institucionet dhe ligjin, por për fat të keq zëri im nuk është dëgjuar, ka qenë vazhdimisht i izoluar brenda strukturave, ku debatet janë vetëm nuance e së njëjtës ngjyrë.

Kam shpresuar gjatë gjithë kësaj kohe se gjërat do të ndryshojnë me jetën institucionale, që kjo do të sillte edhe pjekurinë politike. Mirëpo kjo nuk po ndodh, përkundrazi, radikalizmi po thellohet nga dita në ditë. Jemi dëshmitarë të gjithë të asaj që ndodhi në Kuvendin e Kosovës; në tentativën për të ndaluar deputetët të hyjnë në Kuvend, në trajtimin jodiplomatik që iu bë ambasadores së vendit që është mbështetësi më i madh, i lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës; në përleshjet e vazhdueshme me policinë me qëllimin për të prodhuar konflikt; në polarizimin e skajshëm të shoqërisë.

Unë nuk mund të pajtohem me këto sjellje, nuk mund t’i mbështes. Janë plotësisht në kundërshtim me bindjet e mia.

Nuk pajtohem me politikat e qeverisë aktuale, kam qenë dhe jam kritikuese e ashpër e praktikave korruptive të qeverisjes, e dështimit në bisedime me Serbinë, e dhënies së autonomisë për serbët në veri. Vota ime ka shkuar kundër të gjitha këtyre vendimeve, por nuk mund të pajtohem kurrsesi që sjellja irracionale të zëvendësojë racionalen, që dhuna të zëvendësojë argumentet, që polarizimi i shoqërisë të zëvendësojë tolerancën, dhe të gjitha këto sjellje të dëmshme, aspak të mos e ndryshojnë realitetin e kritikuar. Përkundrazi, thjesht po e legjitimojnë qeverisjen e korruptuar, e cila për ironi, shpesh bëjnë të duket më e moderuar.

Përgjatë gjithë kësaj kohe, kam kuptuar se nuk janë vetëm metodat me të cilat unë nuk pajtohem, por janë edhe vetë konceptet ideologjike të Lëvizjes Vetëvendosje!. Unë jam për demokraci liberale, për respektimin e lirisë së individit, të sferës private, për lirinë e tregut, jam për korrigjimin dhe përmirësimin e përditshëm të sistemit demokratik, jo për ideologji të tjera dhe ndryshime radikale të cilat do të mund të kishin pasoja fatale.

 

Të dashur votues,

Nuk mund ta fsheh para jush se ndihem thellësisht e zhgënjyer nga qëndrimi më i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje! në lidhje me fenë dhe raportin me identitetin tonë kombëtar. Flirtimi politik me rrymat radikale fetare, qoftë edhe për arsye pragmatike siç është vota, për mua është joparimor dhe për pasojë i papranueshëm. Janë disa arsye të fuqishme që më shtyjnë drejt këtij qëndrimi por më kryesorja sepse jam e bindur se këto rryma, të cilat nëpërmjet indoktrinimit fetar të popullatës, synojnë identifikimin me fenë dhe jo me kombin, na e rrezikojnë identitetin kombëtar, na çojnë në regres, në epokën e diskriminimit të grave, larg kulturës perëndimore. Këto rryma në fund të ditës, mund të na e rrezikojnë lirinë, për të cilën u derdh shumë gjak.

Çfarëdo tendence për të keqinterpretuar fjalën time dhe qëndrimet e mia publike në lidhje me fenë islame në përgjithësi, ka qenë një luftë speciale e grupacioneve të caktuara politike, të cilët i shoqëruan me kërcënime, linçim publik dhe me fyerjet më të ulëta që iu është bërë ndonjëherë grave shqiptare. Jam ndjerë e shokuar nga niveli i këtij diskursi.

Prandaj të heshtësh apo me vetëdije të mbash qëndrime relativizuese ndaj synimeve te grupacioneve të tilla, që kërcënojnë, prodhojnë gjuhën e urrejtjes, linçimit publik, fanatizmit, fondamentalizmit, antishqiptarizmit, që bëjnë diversion kombëtar, për mendimin tim është e pajustifikueshme.

Për mua pra kjo është një çështje që ndan dy botë, është një zgjedhje mes errësirës dhe dritës, prandaj dhe pozicionimi im është i pakompromis me këdo dhe kurdo.

Për mua tashmë kjo është edhe një çështje e dinjitetit personal.

E kam të qartë se politika ndërtohet mbi kompromise por një devijim kaq i madh nga parimet dhe programi, nga ana e Lëvizjes për mua ka qenë i papërfytyrueshëm.

 

Të dashur votues,

Për shkak të këtyre qëndrimeve të shpjeguara më lart, por dhe shumë çështjeve të tjera shumë të rëndësishme, të cilat nuk do t’i rendis në këto radhë, mua më është bërë i pamundur qëndrimi i mëtejshëm në Lëvizjen Vetëvendosje! Ndryshimet konceptuale mes meje dhe drejtuesve të LVV janë fondamentale; qëndrimet për çështjet më të rëndësishme nacionale nuk përputhen dhe metodat për të arritur synimet politike, janë të papajtueshme mes nesh.

Shpreh keqardhjen e thellë që gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur, në drejtimin në të cilin unë besoja kur iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje!, me vullnetin më të mirë që nëpërmjet saj të jepja kontributin për vendin dhe shoqërinë.

Mandatin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës tani e tutje do ta përmbush jashtë grupit parlamentar. Do të vazhdoj të jem zëri juaj në Kuvend, deri në fund të mandatit, duke punuar më përkushtim dhe aktivizëm në interes të vendit dhe aspiratave tona të përbashkëta për demokraci dhe bashkimin të kombit.

 

Me respekt

Alma Lama

28 komente në “Alma Lame largohet nga Vetëvendosje: Po flirtojnë me ekstremistët islamikë”

    1. Tani says:

      Katunarja mjerane nga Kruja, e frustruar ne boshesine e saj mendore!

    2. Skypion says:

      Qeshe habitur shume,kur mora vesh qe nje tyryfyqke si kjo,u zgjodh deputete ne Parlamentin e Kosoves.

    3. Skypion says:

      Si perhere,kur jepen lajme te tilla nga Kosova,vershojne komentet plot urrejtje ndaj Kosoves dhe shqiptareve atje.
      Urrejtja shprehet hapur.Fjalori eshte perplot me fyerje,sharje,nema e mallkime.Percuesit kryesore te kesaj urrejtje te ketij mllefi antishqiptar jane gjakdhjeret dhe gjakprishurit,kjo eshte shume e lehte per tu kuptuar.Por ka edhe shqiptare budallenj a po gjysme te tille qe jane trushpelare nga shpifjet ,trillimet psikozat qe jua ushqejne lloj politikani,analisti,intelektuali gjakprishur,ashtu urt e bute ne menyren dhe metoden e tyre te njohur bizantine.
      E kam theksuar disa here,se ka nje perpjekje konstante te qarqeve te ndryshme antishqiptare(se kam per qyryket gjakdhjere te forumeve ,se jane gjysmeanalfabete),per te krijuar nje psikoze urrejtje ndaj shqiptareve te Kosoves,Maqedonise.Kjo psikoze mbeshtet felliqesisht, ndyresisht e sidomos antishqiptarisht ne dy element:1) shqiptaret e Kosoves jane veriore(maloke si Berisha-ky eshte konteksti i zgjebarakeve);2)shqiptaret e Kosoves jane ekstremiste islamike…
      Pikerisht,rreth ketyre dy elementeve sillet e mbeshtillet i gjithe mllefi antishqiptar,si ne kete forum ,ashtu edhe ne forume dhe blogje te tjera.
      Kjo psikoze,antishqiptare ne fakt,ka rendesi shume te madhe per ta,sepse,ne ceshtjen e madhe te bashkimit kombetar,kjo do te sillet(hapur apo terthorazi) si argument kunder tij.Te themi te verteten,kjo taktike antishqiptare ka pasur efekt,per kete mjafton te kujtojme se nga 35%-40% te shqiptareve ne Shqiperi,jane kunder bashkimit.Jo se shumica e ketyre e kane nga vetja,por eshte efekt i kesaj psikoze,i kesaj propagande, me shume te nendheshme te terthorte, antishqiptare.
      Ju kujtohet patjeter Dashamir Shehi qe tha se eshte kunder Referendumit per bashkim kombetar,duke e arsyetuar, dhe me plot te drejte : po sikur shqiptaret(ne Shqiperi) te votojne kunder?! Ne fakt eshte e mundur.Mjafton vetem nje sinjal,ta zeme nga lidershipi i majte,qe votuesit e tyre,te njohur tashme si idiotet e dobishem,te votojne kunder.Dhe nuk eshte nevoja aspak qe te dalin hapur.Sinjalet mund te jepen me marifet,ashtu sic jane dhene deri tani.
      Edhe ky lajmi per kete tyryfyqken deputete,shfrytezohet per te theksuar sa me shume psikozen antikosovare,antibashkim.

      1. 9TF says:

        Nga keto qe the vertetove dy gjera
        E para je verior
        E dyta je radikal islamik
        Burimi i te dy ketyre epiteteve eshte INJORANCA.

        Kur te kuptosh qe bashkimi kombetar arrihet kur 2 popullsi i perkasin nje kombi. Ju kerkoni qe Shqiperia te shpallet vend islamik, por ne nuk mund ta pranojme kete gje, prandaj ndryshoni ju. Shkollohuni ju, pranoni ju “degjenerimin europian” pasi ne nuk kemi per te pranuar ndonjehere mbeturinat arabe.

        1. xperson says:

          ndersa ti miku im me sa kuptoj je nga donje nga fshatrat e tepelenes i edukuar por keq me frymen komuniste qe nga bari dhensh u me sigure je bo noi i kryetar koprative i te vetmit shtet ateist ne bote.

      2. WEB says:

        Skypion @nuk e di di nese je ne dijeni ,por ne shqiperi per nja dy muaj nderrohet sistemi ,qe te funksionoje me te pakten 50 % te kapacitetit te tij ,ky vend ,ashtu sic eshte premtuar do fillohet shberishizimi i tij ,duke filluar nga herkuli erzen brecani dhe langot e tij ,dhe do vazhdoje me administraten publike .Dhe jo per pune inati, por gjysmen e tyre e sfidoj te kete ne ndonje sirtar te pakten nje dipllome te shkolles se mesme ,te pakten.Tani per tani pushtetaret e ardheshem jane te dehur nga fitorja dhe nuk kane kohe te merren me ty ,e do ta fillojne nga zero cdo gje sepse keshtu e filloi edhe berisha vite me pare ,ndersa vitet e fundit kerkonte nga organet kompetente te policise te zbulonin neper social-network e ndryshem komentet dhe adresen e personave qe villnin vrer kunder tij .Them qe kur te vije momenti do jete kenaqesi e vecante per stafin e temes dhe meron ti japin organit kompetent adresen e strofkulles nga ku komenton ,(n.q.s je ne shqiperi ,Nq,s,je jashte je ke hedhur menderes ).Eshte e katerta here qe u drejtohesh komentueseve te temes dhe emigranteve si gjakdhjere ,kryeministri i ri ka te gjitha arsyet per te qene i zemeruar me ju ,se per dy here i eshte vjedhur haku ,une te jem si ai pasi mbaroj pune me zagaret e berishes nje terheqje veshi alla blendi fevziu do ja u beja edhe ju qe ju eshte hapur tyta shume kohet e fundit .Sa per sqarim ,komenti im ishte thjesht vellazeror

      3. gjergji says:

        Ik e ha fasule më mirë se sa të komentosh budallallëqe !
        Dhe bën mirë t’ia mbathësh në Arabistan !
        Lëvizja vetëvendosje po i kalon normat dhe po na kujton me politikat e saj fashizmin dhe nazizmin. Për të mos thënë edhe më keq vëlazërinë myslimane !

  1. aqifi says:

    Per te qene totalisht “e ndershme” duhet ta kishe dorezuar mandatin!

  2. Xha Barka says:

    Albin, po na zhgenjen duke u marre me Mahmutet,ne shqiptaret e Shqiperise kishim konsideratat me te larta per ty!

  3. vlonjati40 says:

    doli nje qe thote te verteten per kosoven dhe kosovaret .

  4. xhemal says:

    qendrim i admirueshem ,kurajoz por do ishte mire te vazhdonte betejen brenda vv per ta ndihmuar te ndryshoje ne te mire te kosoves

  5. DUMBABEN says:

    Sa habi !!!!! nuk ishte feja islame ajo qe do shpetonte kombin shqiptar nga “asimilimi” ?? edhe kjo doli nje legjende kosove

  6. Sem Luma says:

    Vendim i qelluar dhe shume qarte i shpjeguar, ky vendimi i Alma Lames per t´u larguar nga Levizja Vetevendosje. “Vetendosje” ka kohe qe nuk eshte me `Vetevendosje` e Kosoves, por nje `Vetevendosje` e Albin Kurtit dhe e disa iso-mbajtesve te tjere qe i qendrojne pas.

    Vetevendosja e diteve tona ka fare pak te perbashket me nje LEVIZJE QYTETARE E PROGRESIVE qe eshte luftetare per dinjitet njerezor ; emancipim dhe barazi gjinore, drejtesi sociale dhe vlera humaniste europiane. Vetevendosjes se zotit Kurti i ka mbetur vetem patriotizmi, por jo nje patriotizem konstruktiv e perparimtar, por nje patriotizem verbal, izolacionist, huliganist dhe anti-perendimor. Patriotizmi i z. Kurti nuk po i bene mire Kosoves, perkundrazi eshte duke legjitimuar edhe me teper keq-qeverisjen aktuale te PDK-se.

  7. albert says:

    Jemi me ty Alma!

  8. S says:

    Te lumte …respekt nga shqiperia

  9. Dardan says:

    Asnjehr nuk e kam kuptuar se qfare kerkon kjo femen ne Vetvendosje nuk jam ndonje simpatizant i VV, Por impikimin e saj ne VV e kam pare gjithmon me dyshim kjo femer nuk esht ase me shum e ase me pake se nje agjente e klanit pan-ortodokse te ballkanit e katapultuar ne VV permes klanit pan-ortodokse te Tiranes edhe ashtu kjo nuk ka asnje vler inetelektuale te mos them edhe morale per te perfaqsuar vlerat te cilat i proklamon VV,ja

    1. Mic Sokoli says:

      Fan Noli ishte ortodoks, nje nga figurat me te shquara shqiptare. Feja eshte zgjedhje personale sot unë mund te jem ortodoks, nesër po mu mbush mendja bektashi, te dielën atheist. Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria!

  10. arnaut says:

    Fatkeqesisht Znj Lama eshte nje islamofobe e pashprese.
    Albin Kurti nuk eshte pro-islamik, madje nese u kujtohet, disa hoxhallare paten bere thirrje te mos votohej VV sepse e paten quajtur komuniste, por Kurti mbetet politikani me serioz dhe me i hajrit qe ka Kosova dhe krejt hapesira shqiptare.

    1. albert says:

      Znj. Lame nuk eshte islamofobe. Ajo eshte (me te drejte) vehabifobe. Dhe ti z. Arnaut duhet te dishe te besh dallimin ne mes te islamofobise dhe vehabifobise.
      Ato cka i thot znj. Lame per z. Kurti jane te verteta. Dhe nuk eshte ajo e vetmja qe i thot ato per z. Kurti.

  11. gjini says:

    Te lumte Alma!Te gjitha vajzat dhe grate shqiptare te VV duhet te bajne te njejten gja.

  12. ALBAN DEGA says:

    NDERIM PER VENDIMIN TUAJ PER TU LARGUAR NGA W =PARTIA NAZISKINE ” AGIMI I ARTE” I KOSOVES !

  13. toni says:

    Nuk paska pas faj Millochevici,nje pjese e mire e Kosovareve e kane merituar ate,bravo Alma e tregove se je rritur dhe edukuar ne shqiperi,nje Shqiptare vertete.

  14. Siri says:

    Bravo dhe vetem bravo ALMA. Ja c’ do te thote personalitet i femres SHIPETARE. Nje leksion per tere Politikanet SHQIPTAR kudo qofshin, ketej e andej kufirit. Bravo dhe vetem bravo ALMA.

  15. lili says:

    Alma pikerisht per kete Pune eshte anetaresuar ne VV,jo per principepo si agent dormant me Dale ne sulm kur shefat e saj te sherbimeve ti thojne as tu dill ne sulm kunder VV se behet puna ma e besueshme nga nje ish anetare kishe….idem per mort en e saj,ne bagazhet e ushtrise italiane filluan politiken,si qefper shefat,edhe ne plèbe do perfundojne se nuk bien ma shume keso top fermera….

  16. vlora says:

    ore po shum mire qe ka si vevtedhjerosja e si komentues skypion se nuk shtyhet vera e nxehte pa gallate islamiste , pa injorante neper kembe secet perpara. Bravo alma sy shqiponje.

  17. tuk tuk says:

    Krimi islamizmit serbia e ka financuar ne shekuj nder shqiptaret e kosoves ,si nji nder armet me te fuqishme ne duart e veta per te justifikuar para Botes mbare e padyshim europes antiislame ,krimet cnjerezore qe ka ushtruar ne shekuj ne tokat shqiptare ,per shfarrosjet ne mase dhe deportimin e shqiptarve nga trojet e tyre .A nuk beri dhe greqia te njejten gje kur rrembeu tokat shqiptare te Epirit te jugut me sulin camerine e gjithcka ku banonin shqiptaret autokton ,duke marre viston e europes qe ti exekutonte shqiptaret sepse ishin te fese islame ?!
    Sot, shqiptaret e Shqiperise “fal” ateizmit ndoshta ose vet pjekurise popullit shqiptare dijne te diferencojne kombin nga feja dhe te vene Atdheun mbi cdo fe ,Nderkoh qe shqiptaret e kosoves te ndodhur per shume shekuj nen sundimin serb ,nuk kane mundur akoma sot qe jane te lire te dalin dot nga dilema ,duke i ven akoma pikpytje vetes “se kush jam un !” , sigurishte brenda tyre ne heshtje se perball botes rrahin gjoksin si shqiptare . pra pa e zgjate shume sepse tashme te gjithe dime se cilet jan, cfar,nqs kjo loje e hedhur perseri nga serbi etj antishqiptare te angazhuar ne lojen antishqiptare ,dua te them qe te ken futur ne loje islamistet mjekerrmutet serboarabe ,te hyjn ne lidhje me VV-ne duke ber rolin e “patriotit me mjekerr proserbe” me qellim paraqitjen e VV-se si nje grupim islamik e shmangur si nje rrezik qe mbron interesat e verteta shqiptare te popullit ne kosove e nuk ben kompromis me asnji kur eshte fjala per kosove ..do ishte vetvrasje e VV-se per te cilen deri dje kam ushqyer rrespekt . Kosovaret duhet njiher e mire te ndajne se kujt i perkasin fese islame apo kombit shqiptare . Persa kohe kjo do vazhdoj te jete nje dileme per kosovaret dhe vazhdojn te bejne naivin e fundamentalistin islamik ,gjithcka e kane te humbur .Te gjithe besojn ne nji fare menyre por jo aq shume si idiote sa feja te orientoje jeten tende ne cdo aspekt te saj . Ne cilin shekuj jetojm tuk tuk mbi koke.

  18. Alba says:

    Pash intervisten e Albin Kurtit te Ilva Tare ku thot qe qysh nga 2011 ata kan sqaru poziten e tyre per lirin fetare kshtu qe kot ban kjo katunarja nga Malokistani kishi u habita. Duhet ma shum kontroll se kush hyn per me jetu ne Kosove, s’kena nevoj per njerz nga bota e tret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje