Me sa duket Sali Berisha nuk i ka bërë kot ato premtimet gjatë fushatës elektorale që sapo kaluam. “Do tua ngec halat një e nga një në grykë” – u betua përpara elektoratit të tij.
Shumë i egër në komunikim me kundërshtarët, kështu ka qenë që ditën e parë kur 70% e shqiptarëve i besuan Shqipërinë për ta shkëputur nga komunizmi.
U mori votat edhe një pjese të partizanëve, që kishin luftuar me armë në dorë kundër nazi-fashizmit dhe që më pas u zhgënjyen nga mënyra si u qeveris vendi 50 vjet, si u tradhtuan idealet për të cilat ata luftuan.
Ne menduam se ai do punonte për Shqipërinë, më tha një ditë një nga ish- partizanët që kish votuar për Partinë Demokratike- i dhashë votën time, më tha, dhe duke vendosur dorën në zemër vazhdoi, teserën e PPSH që e mbaja këtu e flaka, për të mirën e vendit, por ai qafir del bërtet nëpër tribuna duke sharë “të kuqtë”- i kuqi flakë, tha, është ai vetë. Na e hodhi i poshtri.
Po si është e mundur?
Ne e pamë si doli përpara zgjedhësve të tij, i mpakur, i skuqur në fytyrë, i djersitur, duke pirë ujë herë pas herë (për të ardhur keq) madje me një kartë-pecetë në dorë u duk se po fshinte lotët prej mallëngjimit dhe e pranoi humbjen me gojën e tij.
E dëgjuam të gjithë, paçka se na u duk shumë e bukur, për të qenë e vërtetë.
Vetëm se pasi mori veten pas disa minutave (sepse fjalimi ishte i gjatë) na tregoi se ai nuk do të shkonte në shtëpi, por do të ishte aty për të “reformuar” PD e për të ndihmuar në fushatën e PD për të zgjedhur liderin e ri dhe në sytë e tij u shfaq pak sekonda një gëzim gati fëmijnor dhe mblodhi ato pak forca që i kishin mbetur duke iu drejtuar militantëve të grumbulluar në oborrin e PD me sloganin “Përpara” dhe e shoqëroi me një lëvizje dore të ngathët si të pashpresë.
Kush e kishte menduar se kjo thirrje nuk do të ishte thjesht për t’i qetësuar njerëzit e trishtuar prej humbjes së thellë, por një plan rezervë në kokën e tij, sigurisht i mbështetur nga marifetçinjtë që janë të mirënjohur si të tillë nëpër grabitje mandatesh, si ato të vitit 2009 e ato të vjedhjes së Bashkisë së Tiranës?
Në këto ditë të nxehta të korrikut, kur të gjithë menduam se u çliruam më në fund nga një e keqe (sepse e keqja nuk ka fund) dhe po prisnim e numëronim ditët kur po largohet ky njeri, që vazhdon të mbledhë qeverinë përpara kamerave e vazhdon të flasë përçart për rritje rrogash, e për arritje, sa shpesh harrojmë që ky njeri i ka orët të numëruara.
Po jo vetëm kaq. Kjo na bënte edhe për të qeshur. Tani ai ka filluar të pretendojë se i janë “vjedhur mandate” madje ka filluar të hapë kuti votimesh, sipas informacioneve që vijnë nga mediat.
Beson ai vërtet se mund të arrijë ndonjë fitore me këto makinacione të neveritura nga populli?
Kaq e thellë sa është fitorja çdo njeri normal e kupton se ai po bën ca përpjekje të dëshpëruara, si një i mbytur që kapet pas flokëve të tij.
A mund të nxirret dhjamë prej pleshtit?
Këtë mund ta besojë vetëm një njeri që është realisht në vështirësi, që është i zhytur në zullume.
Një njeri i kapur në flagrancë që ndërkohë policia i troket tek dera, ndërsa ai i turbulluar sheh nga dritarja njerëz të grumbulluar sehirxhinj të zakonshëm, të cilët kënaqen duke parë spektakle të rastit teksa janë duke ecur në atë rrugë, dritat e makinave të policisë që ndriçojnë oborrin e shtëpisë së tij, dhe ai e sheh veten me duar në pranga, por provon të bëjë tentativat e fundit të arratisjes, ndërsa me veten e tij sigurisht thotë-është e kotë, nuk mund të nxjerrësh dot dhjamë nga pleshti.
Por forca e zakonit….
Une ve bast se Sala ose do cmendet, ose do perfundoje ne cmendinen e Vlores. Une personalisht jam per kete te fundit. Ta shofim dhe te tallemi nje cike me kete plak inatci.
bukur ,
do zoti eshte keshtu si thua ti Magda
Saliu do nxjerre jo vetem dhjame nga Pleshti,por do shkaterroje Shqiperine duke filluar nga dita e sotme.Une keshtu e mendoj madje jam i sigurte per kete.Kutite ne keto 24 dite jane manipuluar ne magazinat e Lundres.Do jete nje mrekulli e zotit nese zgjedhjet nuk shkaterrohen dhe mbas hedhjes ne ere te zgjedhjeve,hidhet ne ere mbare Shqiperia.Vazhdoni flini mbi dafina ju Gazetaret.Une personalisht habitem,kur shikoj qe jeni dhe moshe e madhe,dhe e mabi mend shume mire vitin 1997-te.Une jam 28 vjec dhe e kam te qarte se kush eshte Sali Berisha.Por me duket se nuk e keni ju te qarte.Jam plotesisht i bindur,se ketu e sa te largohet nga karrigja qe ka uzurpuar me dhune,do derdhet akoma gjak.Prishja e zgjedhjeve sapo filloi.E jo vetem kutite e Shkodres dhe Lezhes,por te mbare Shqiperise po shkaterrohen,ne mos jane shkaterruar.Te mbajne ne dore Procesverbalet ata te PS-LSI dhe tu pine lengun.Se nuk sherbejne per asgje.Ketu hyne ne pune vetem rinumerimi i kutive te manipuluara ne Lunder.
Shkrimi është më se i vërtetë, por është tronditës veprimi i KQZ-së, që merr urdhër nga të mundurit, pasi në kutitë e votimit “të mbyllura e në ruajtje” është bërë kërdia. Tani më shumë se kurrë, sot ju të zgjedhurit e shumicës nga populli duhet ta mbroni votën që ua besuan jo vtëm me shkrime, por me forma të tjera që të ndalojnë këtë revansh, sa nuk është vonë.
Po po ky njeri do ta shkaterroje Shqiperine dhe jo vetem zgjedhjet, ky ka hallin e familjes se tij prandaj do kerkoje te beje rremuja qe te mos denohet, kurse ju gazetaret flini gjume mbi dafina ujku po ben kerrdine.
Hej, Hellou,z Magdalena,puntuale!
“Dhjame nga pleshti?Por forca e zakonit…”…!
Oh,me ne fund na e dhate ‘nje pike uje’z Magda…,po,po,le ‘ta merrin vesh’te gjithe(edhe ata qe e dine!),se nga pleshti s’nxirret dhjam,por…forca e zakonit e do, qe te ngulmohet,gerrmohet e ngulmohet serish,sepse…;Berisha s’duhet ta humbe’Lirine’ e shpreses;’Rilindja’s’duhet te stepet(edhe Pleshti mund te ‘rilinde!);Edhe ju z Magda,vazhdoni te ngulmoni,gerrmoni e ngulmoni serish,ku i dihet,ne ate’Pus’burimesh njerzore(PS_iste e LSI-ste),edhe emri juaj mund te shkruhet ne ndonje shoqate a konvente shoqatash(kuptohet ne mbrojtje te Pleshtit)!
Pra,te gjithe duhet te ngulmoni,germoni e ngulmoni serish,persa kohe keni zene dhe e keni ne dore Pleshtin,se po kerceu Pleshti(po u iku)…,zor se do mundni ta zini perseri ate!
Ti ke edhe nje emer qe s’ke ci thua, po ne jemi me njerezillek dhe po te themi te nderrosh muzike sepse i doli boja ….
Me fal po me duket mua apo behet fjale per Znj. dhe jo Z. …… Bobobobobo
Po para kater vitesh qe donim ti hapnim kutite, nuk ishin te manipuluara?
Koken e njeri tjetrit do hame ndersa Saliu dhe Rama jane ne rregull dhe mbrojne njeri tjetrin.
JANE PERPELITJET E FUNDIT TE NJE SKIZOFRENI KUR E VENE NE ELEKTROSHOK.
ZOT NA JEP FORCE TE PERBALLOJME BROCKULLAT E FUNDIT TE SALES
ZOT NA JEP FORCE TE PERBALLOJME SKIZOFRENINE E SALES
ZOT NA JEP FORCE TE PERBALLOJME LEHJET E SALES
ZOT NA JEP FORCE TE REALIZOJME ENDERAT E FEMIJEVE
ZOT NA JEP FORCE TE REALIZOJME ZHVILLIMIN E ATDHUT