Lorik Cana është konsideruar nga mediat italiane, si lojtari më i mirë për Lacion në derbin e djeshëm me Romën. Por, kjo nuk mjaftoi që Lacio të shmangte humbjen 2-0.
Kapiteni i kombëtares është shfaqur shumë i mërzitur për humbjen, duke thënë se Lacio nuk tregoi vendosmërinë e duhur në fushë.
“Mund të them se ata shënuan duke shfrytëzuar rastet që kishin. Ne nuk e bëmë një gjë të tillë. Kjo ishte diferenca. Pastaj i kuqi mbylli çdo gjë. Sa për mbrojtjen mund të them ka pasur çaste të mira dhe të tjera për t’u parë. Dhamë maksimumin në fushën e lojës. Nuk mundëm të barazojmë rezultatin, por tani të shohim përpara. Performanca ime? Nuk më pëlqen të flas për këto gjëra kur kam humbur. Por, e përsëris na mungoi ai përqendrimi i fundit që të mos pësonim gol. Thjesht kjo është historia, që nuk ka lidhje as me finalen e Kupës. Unë jam mirë këtu tek Lacio. Është nga ato klube ku ke dëshirë të qëndrosh dhe unë personalisht ndihem shumë mirë”, ka thënë Lorik Cana pas ndeshjes me Romën.
Ka luhatje të medha në teknike,ndersa eshtë lojtar i fortë fizikisht!Luajti mire,por nuk bashkpunoi shumë!Lacio,ekip që tifozet i ka të zjarrtë,ka mundesi!Nuk jam tifoz i Lacio,por Derbi gjithmone eshtë interesant!Nuk patì dhune si me parë!Roma u tregua ne lartësi realizimi se per mua loja ishte e pelqyeshme nga te dy palet!…Dikush do fitoi dhe fitoi ai qe shënoi!…
Lojtr koti
Nuk eshte kollaj te nderrosh 4-5 kampioante çdo 2-3 vjet dhe te jesh ne lartesine e duhur. Cana eshte lojtar luftarak , teknike mesatare po i palodhur dhe luan per ekipin. Te Marseija, te Sunderland, te Lacio apo ne Turqi tifozet e adhuronin