Janë vetëm ditët e para të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, mirëpo premtimet e politikanëve tashmë kanë shkuar në shifra milionëshe.
Gjithashtu ata kanë premtuar edhe mijëra vende të reja pune si dhe premtime të tjera, raporton KTV.
Vetëm kryeministri Thaçi, që është kryetar i PDK-së, për këto pak ditë fushatë ka premtuar për disa komuna rreth 500 milionë euro investime në 4 vitet e ardhshme.
Ndërsa, LDK-ja e Isa Mustafës ka premtuar investime të mëdha në fusha të ndryshme, duke e ripërsëritur gjithashtu edhe premtimin për një Prishtinë metropolitane.
Ramush Haradinaj dhe partia e tij deri tani kanë premtuar qindra- mijëra vende të reja pune.
Të tilla premtime u bënë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2009. Mirëpo, sipas institutit GAP, që ka monitoruar realizueshmërinë e premtimeve të mandatit të kaluar, del se shumica prej atyre premtimeve as që janë realizuar për ato 4 vjet qeverisje lokale. Ndonëse janë premtuar miliona euro, probleme kryesore në të gjitha komunat e Kosovës për këto 14 vjet mbeten ato që janë jetike si furnizimi me ujë, mungesa e kanalizimeve, mirëqenia sociale e ekonomike, kaosi urban, menaxhim i dobët i mbeturinave… e të tjera./KD
(gazetatema) Mos u merni me analizat e gazetarve injorante te gazetes Koha.
Premtimet e deri tanishme jane shum realiste prsh PDK ka premtuar 100,milion Investime ne Prizren ne kater vitet e ardhshme kjo esht shum realiste 20,milion Investime kapitale ne vite ne nje qytet si Prizreni i cili vete pa donacione nga jashte dhe pa grante nga qeveri munde te inevetoje mbi 20,milion ne vite pasi ky qytet gjenerone mbi disa qindra miliona ne vite.
A do të paguaje ti për një spital për vete ose dikë tjetër, ku mjekët aty pohojnë se 90% të pacientëve shërohen, por ku ti e sheh se janë parkuar më shumë qerre të kufomave se të vizitorëve para ndërtesës.
Pse nuk e bën këtë krahasim shqiptari i Kosovës me qeverinë në Prishtinë?