Shteti cullak

22 Nëntor 2013, 21:25Rajoni TEMA

Nga Leonard Kerquki

Mbrëmë pashë një polici në mision për mbytjen e medieve të lira dhe frikësimin e gazetarëve, pashë një polici të angazhuar privatisht për interesa të zyrtarëve shtetërorë, pashë një polici me të cilën mund të ndërtosh barsoleta të shkëlqyera… Në Stacionin Nr. 4 të Policisë në Prishtinë, pash Shtetin e Kosovës cipridon cullak, sikurse personazhet e videos pornografike e cila tashmë po hetohet

Në orën 23:00 të natës së mbrëmshme u gjenda përballë Stacionit Nr. 4 të Policisë në Prishtinë në pritje të gazetarit Visar Duriqi, i cili bashkë me avokatin Arianit Koci po intervistohej brenda nga disa policë hetues.

Kjo ishte hera e dytë që gjendesha në një stacion policie; herën e parë isha në dimrin e vitit 2007. Atëherë kisha shkuar aty për të denoncuar vjedhjen e banesës. Për muaj të tërë thirresha nga një police, e cila kishte marrë përgjegjësinë për t’i gjetur sendet e mia të vjedhura.

Fundi ishte i dhimbshëm; ajo nuk gjeti asgjë.

Shpresoj të paktën që policja ka gjetur ndonjë burrë ndërkohë dhe është martuar, pasi që edhe këtë shqetësim personal ma tregonte herë pas herë gjatë atyre ditëve që më intervistonte.  Në fillim të këtij viti, një natë të ftohtë shkurti, po nxitoja të shkoja në shtëpi. Hapa derën e makinës dhe u ula vrullshëm. Një grusht xhamash më shqyen pantallonat duke më lënduar seriozisht në një pjesë të palavdishme të trupit. Ulërija pa ditur se çka kishte ndodhur. Me t’u qetësuar pashë që grabitësit kishin marrë kasetofonin dhe kishin thyer xhamat e makinës. Mora telefonin për ta lajmëruar rastin në polici dhe në moment m’u kujtua policja e dikurshme. Vendosa të mos e lajmëroja rastin, i bindur se nuk do të kisha kurrfarë satisfaksioni prej kësaj pune.

E ndaja shpesh këtë tregim me miq dhe dëgjoja vazhdimisht nga ta tregime të ngjashme; raste vjedhjeje, kërcënime apo sulme e të cilat nuk i kishin lajmëruar kurrë në polici; të bindur në paaftësinë e plotë të Policisë së Kosovës.

 

Personalisht nuk kam qenë kurrë ithtar i fyerjeve ndaj policëve, përkundrazi, kam pasur një lloj respekti për ta, ose thënë më mirë një lloj mëshire për ta; për pagat e vogla të tyre, jetën qençe që bëjnë dhe mbi të gjitha për abuzimin që bëjnë ndaj tyre pushtetarët politikë.

Mbrëmë kjo fjollë respekti m’u shkri përballë Stacionit Nr. 4 të Policisë në Prishtinë.

Mbrëmë aty pashë një polici të angazhuar për rrënimin e një mediumi, pashë një polici që urren gazetarët, pashë një polici që vepron sikur të ishte polici private e jo strukturë shtetërore në shërbim të qytetarëve.

Mbi të gjitha, pashë ca policë debilë më të cilët mund të ndërtosh barsoleta të mrekullueshme.

Thjesht, e pashë Shtetin e Kosovës cullak – sikurse personazhet e videos pornografike të cilën po e hetojnë tashmë zyrtarët policorë.

 

Për ata që nuk e dinë kronologjinë e kësaj ngjarje, po mundohem ta shpjegoj në pika të shkurtra.

Gazeta Express ka raportuar mbrëmë për një rast shantazhi ndaj Zëvendësguvernatorit të BQZ’së, Lulzim Ismajli, rast të cilin i njëjti e ka paraqitur në polici. Bëhet fjalë për një video pornografike të hedhur në sajte të dedikuara me përmbajtje të tilla, e ku shihej një çift duke bërë seks. Video titullohej “Lulzim Ismajli”. Zëvendësguvernatori duket se e kishte kuptuar ekzistencën e kësaj video kur ajo, përmes postës elektronike, i ishte dërguar bashkëshortes së tij. Të paktën, kështu i ka deklaruar gazetarit të Gazetës Express z. Ismajli.

Duke qenë se bëhej fjalë për një rast shantazhi ndaj një zyrtari të lartë shtetëror, i zgjedhur nga Parlamenti i Kosovës, ne vendosem të shkruajmë për të. I telefonuam z. Ismajli dhe ai na konfirmoi se ndihet i shantazhuar dhe se rastin e ka lajmëruar në polici. I njëjti, madje, na dha numrin e telefonit të policit hetues që po merrej me këtë rast. Gazetari ynë, Visar Duriqi i telefonoi dhe më pas u takua me policin në fjalë, i cili, privatisht, konfirmoi se po merrej me këtë rast.

Në këtë situatë, ne vendosëm ta publikojmë shkrimin. Por, nuk publikuam foto të z. Ismajli në shenjë respekti, sigurisht videon jo se jo dhe mbi të gjitha në asnjë rrethanë dhe në asnjë rresht të shkrimit nuk thamë apo nuk aluduam se video mund të jetë e vërtetë. Përkundrazi, ishim në anën e viktimës, ashtu siç pretendon që është Zëvendësguvernatori Ismajli.

Megjithëkëtë, këtu filloi gjithçka.

Polici, duket i cytur nga Lulzim Ismajli, menjëherë i ka telefonuar gazetarit Visar Duriqi dhe e ka urdhëruar ta heqë shkrimin, një sjellje kjo e paprecedent e zyrtarëve policorë. Meqenëse gazetari ka refuzuar këtë, pas disa orësh e ka ftuar në stacion policor – duket me qëllim frikësimi, pasi që i njëjti nuk ka ofruar urdhër të Prokurorit Kujdestar për këtë intervistim. Kur avokati e ka lutur hetuesin që t’i tregojë se në çfarë cilësie po ftohet klienti i tij, ai nuk ka qenë në gjendje ta thotë.

Në këtë situatë dhe duke parë se gazeta nuk pranon heqjen e shkrimit, policia ka arritur ta marrë lejen e një Prokuroreje dhe ka ftuar gazetarin në cilësinë e të dyshuarit! Pra gazetari që ka raportuar për shantazhin që po i bëhet Zëvendësguvernatorit, tash dyshohet për të njëjtin rast! Kjo i bie sikur një gazetar që shkruan për një vrasje, të dyshohet më pas nga policia për pjesëmarrje në vrasje; jo pse policia ka ndonjë fakt, por thjesht për shkak se ai ka shkruar për rastin! E turpshme.

Policia nuk duhet t’ia lejojë vetës të kryejë shërbime private për zyrtarët shtetërorë, për kurrfarë çmimi, policia duhet të jetë mbrojtëse e gazetarëve dhe fjalës së lirë e jo shkelëse të tyre.

Sido që të jetë, ne në Gazetën Express do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje: qoftë nëse bëhet fjalë thjesht për një operacion policor për shërbime private ndaj njerëzve të caktuar kundër mediumit tonë, qoftë nëse kjo është një përpjekje e organizuar shtetërore për “disiplinimin” e gazetës.

*EXPRESS

5 komente në “Shteti cullak”

  1. Blini says:

    Shteti qe duhet met q. Nenen dru ty dhe sharlatanve te gazetes express qe publikoni vidoe pa asnje kontrolle dhe duke aluduar se aty esht X personi a mendoni ju ore te degjeneruar se keshtu munde tju shkatrroni njerze familjen e jeten kushe te jepe ty te drejt te publikoshe gjera te tille si te duket te publikoj dikushe nje pornostare duke ber sex dhe te thote se ajo esht gruja jote apo te kunderten pse nuk e vertetuat njeher video e se kushe esht personi ne ate video e pastaj ta publikoni por jo te merni je video porno te russis dhe te shisni si zv guvernatori i bankes

    1. Petrit says:

      Cfare ke or dako? Me gjase, motra jote qenka tek videoja ne fjale :p

  2. Illo says:

    Express ka ngelur ne balte . Shume me keq se policia , po vepron express.Arbitraritet dhe mendjemadhesi , nuk kane vetem policet , por me shume gazetaret jo profesionale . I. Foto

  3. Edita says:

    Leonard Kerquki eshte prej gazetareve me profesioniste shqiptar dhe drejtues i zoti i nje mediumi. Suksese Gazetes Express dhe Gazetes Tema, dy portalet me te mira shqiptare.

  4. Koz Dynjaja says:

    – Ore a ka ne Kosove emisione investigative qe te nxjerrin si Ylli Pangon ose Prifti – Meta ,ose ai hoxha i fshatit etj .????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje