Thaçi: Prishini të gjitha ndërtimet, unë nuk kam vilë

4 Shkurt 2014, 19:58Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, vizitoi të martën vendin ku ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje dhe po bëhet rehabilitimi i hapësirës së parkut në Prevallë.

Duke folur para gazetarëve, Thaçi tha se ka dalë këtu për t’i dhënë mbështetje të plotë vendimit të Ministrisë së Ambientit për pastrimin e plotë të kësaj zone të mrekullueshme të bjeshkëve të Kosovës.

“Bjeshka e Prevallës është bukuri e jashtëzakonshme e Kosovës, është një bukuri natyrore, por edhe turistike dhe ne kemi obligim të gjithë ta mbrojmë nga dëmtimi, shëmtimi dhe degradimi. Jemi sot këtu, së bashku me ministrin Gashi që të shikojmë hapat e mëtejmë që po ndërmerren. Veprimet e para veç janë ndërmarrë, është pastruar një pjesë e madhe e hapësirës që ka qenë më herët e uzurpuar”, tha Thaçi.

Ndërkaq, i pyetur nga gazetarët nëse do t’u mbetet hatri kolegëve të tij që kanë vila në Prevallë, Thaçi tha se nuk merret me ta, por vetëm për ambientin e Kosovës.

“Nuk jam këtu as për kolegët e mi, as për kundërshtarët politikë, jam për ambientin e Kosovës, jam në shërbim të gjithë qytetarëve të vendit dhe ambienti i pastër është në shërbim të të gjithëve, në interesin e shëndetit të të gjithëve. Sa i përket kolegëve politikë dhe oponentët që ju përmendët, dua të theksoj se një nga frekuentuesit më të shpeshtë të kësaj bjeshke gjatë uikendeve, jam personalisht vetë, kështu që i ftoj të gjithë për mbështetje dhe falënderoj shumë për mbështetjen që po e japin për të vazhduar thjeshtë pastrimin e këtij ambienti, sepse është në shërbimin e të gjithëve, qofshin ata të opozitës, qofshin të PDK-së. Por, ju e dini se vendimet që janë marrë edhe më herët, nuk ndërlidhen me mandate qeveritare apo të autoriteteve komunale. E theksova, dëmtimi dhe degradimi ka filluar qysh prej 99’-s deri më sot”, ka theksuar Thaçi.

Në fund, kreu i ekzekutivit, Hashim Thaçi, u pyet nga gazetarët nëse ka ndonjë vilë edhe ai.

Ndërkaq ai u përgjigj: “Sikur ta kisha, do ta kisha deklaruar”./KD

6 komente në “Thaçi: Prishini të gjitha ndërtimet, unë nuk kam vilë”

  1. z says:

    he mer Thaq me mbeten eshtrat ne kurbet dhe vetem njehere kam vizituar Prevallen,ti e viziton q’do dite se ke xhepat e thelle mer jahu.
    -Ti ndoshta nuk ke villet ne Prevalle,por ke nje shtepi ne Prishtine qe
    do ta kene lakmi shum artiste Hollywoodi.

  2. Ismet says:

    Brezovica dhe Prevalla jan bjeshket me te bukura ne ballakn me terenin me te bukur per skijim kosova duhet ta ruaj ket pasuri bashke me Alpet perallore te Rugoves ket vite shpallet edhe tenderi per investime ne Brezovice dhe prevalle ku do te ndertohen pistat me moderne te skijimit ne ballakne silase informatave tashe me jan kualifikuar tri kompani serioze te gatshme per te investojn mbi 500 milion euro.

    Kosova po shkon me hapa te shpejt dhe te sigurte perpara duke ndertuar Autostradat me moderne ne rajon pastaj Aeroporti Me modern pastaj policin me profesioniste ne rajon edhe FSK ushtria e kosoves esht ne rruge te mbare kosova ka te perfunduara mbi 90% te gjithe infrastruktures se brendshme rrugore bashk me kanalizimet energji. Dhe ujin e pijes. Kosova ka po ashtu fshatrat me te zhvilluar dhe me te bukure ne ballakne me gjithe infrastrukturen percjellse dhe ku si rezultat jeton mbi 50% e popullsis se kosoves ne kushte shum te mire ne natyre dhe pasterti nga zhurma e qyteteve ashtu si joton klasa me e larte ne evrope ne periferi.

    Industria prodhimi dhe bujqesia keto vitete e fundit po njehe nje ngritje te fuqishme kosova praktikishte prodhon gjdogje natyrishte eksporton ende pake por prodhusve te kosoves per momentin ju mjafton tregu i brendeshem.

    Kosova gjithashtu ka mbi 4 miliarde rezerva bankare nga privatizimi dhe rezervat tjera dhe nje borxhe te pa perfillshem 300 milion euro dhe nje sistem bankare me te shendoshin ne evrope dhe shum shpejt pritet riaktivizimi i gjigantit TREPCA e cila do ti jape edhe nje shtytje edhe me te fuqishme kosoves dhe njeherit do jet kompania me e fuqishme ne ballakne e regjistruar ne bursat e londres dhe berlinit.

    Kosova po ashtu brenda 5 viteve do ket kryeqytetin me modern ne rajon dhe me gjere ku jan duke u ndertuar disa nga objektet me moderne ne ballakne .

    Kosova gjithashtu ka rinin me te shendosh ne ballakne dhe evrope edhe ne bote dhe numrin me te madhe te kapitalistve si brenda ashtu edhe jashte kosove pra ne kosove keto 5 vitet e ardhshme pritet shum zhvillim

    1. kingxhani says:

      O ismeti per norvegji je ka fol apo …!!

  3. Vidh te vjedhim says:

    E cte shkruash,jam pa fjale

  4. z says:

    ismet -le mo burr qe mi bere thinjat larte ne koke ,por edhe posh ke k…ma thine o genjeshtar i pa kripe.

  5. Fshatari says:

    O Ismet ore Ismet,e the njashtu sic e do vet. Kosovaret duhet urgjentisht te heqin dore nga mentaliteti Salinist, ne shkaterrimin e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje