Kush është Darko Sariç, dikur mik e partner me Naser Kelmendin

18 Mars 2014, 10:13Rajoni TEMA
Kush është Darko Sariç, dikur mik e partner me Naser Kelmendin

Naser Kelmendi

Serbia bëri të ditur se ka arrestuar Darko Sariç, një nga njerëzit më të kërkuar në Ballkan për trafikun e drogës.

Nuk e quajnë trafikant serb, por më shumë e quajnë boss-i i drogës në Ballkan.

Ai ishte në arrati që prej vitit 2010.

Fshihej në Amerikën Latine dhe mendohet se drejtonte një rrjet të frikshëm droge.

Ka raportime se ai ka trafikuar më shumë se 2.1 ton me kokainë nga Amerika e Jugut për në Europë.

Përllogaritej se ai përfitonte më shumë se 1 miliard euro çdo vit nga ky trafik.

Por Sariç njihet edhe si bashkëpunëtori i ngushtë i shqiptarit Naser Kelmendi.

Madje e përditshmje serbe Blic shkruante para pak kohësh se Sariç ka nënshkruar një marrëveshje me forcat e sigurisë në SHBA për të qenë dëshmitar kundër Kelmendit.

Ky i fundit konsiderohet nga amerikanët si trafikanti më i madh i drogës në Ballkan.

Në dosjet e policisë serbe thuhet se Kelmendi financon Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn.

Ai, bashkë me Sariç, kanë trafikuar drogë nga Amerika e Jugut për në Europë, kurse paratë i pastronin në Beograd.

Gjatë kohës që Sariç ishte në arrati, ka pasur shpesh raportime se ai është parë në shoqërinë e Naser Kelmendit.

Kelmendi është arrestuar vitin e shkuar në Kosovë.

4 komente në “Kush është Darko Sariç, dikur mik e partner me Naser Kelmendin”

  1. Uliks says:

    Naser Kelmendi esht krye bossi i ballkani bashke me Osmanet qe jane krye bosset e Evropes keta i kane ne dore jo vetem rrjetet me te fuqishme te droges bordelve dhe kazinove ne ballkane dhe evrope por edhe shumicen e politikajve te ballaknit dhe disa te evropes perfshire eshe politikaj shum te larte gjermane spanjolle italian dhe natyrisht hungarez qeke dhe sllovak.

    Naser Kelmeni ka finacuar disa nga politikajt e kosoves dhe Maqedonis si Ramushin Menduh Thaqin etj. Ndersa Osmanet Tradicionalishte kan qen financuse te Sali Berishes

  2. presheva says:

    O Tema mediat serbe lajmerojn 5.6 ton ju 2 ton pershendetje…..

  3. Agim says:

    Nuk besoj se Naser kelmendi financon Hashim Thaqin e ramush hradainaj Klemendi ka financua Partin DPS te kryeministrit Malazez nga i cilli edhe e ka marr para disa vite shtetsin Malzeze ne Mla Te Zi kelmendi nuk esht ken i rrezikuar nga policija me ardhjen e kelmendit ne kosove policija e kosoves e arrestoj

    1. Uliks says:

      Agim. E dine ti kushe esht Naser Kelmendi esht e vertet se kanfinancue edhe partit ne male te zi por edhe ne kosove maqedoni bosne kroaci besjo edhe ne shqiperi.

      Megjithate naser kelmendit djemve te tija dhe familjarve te tija ju takon merita se shqiptaret sote kane disa nga bizneset me profitabile ne Sarajeve pasi fille pase lufte kishte njefare gjahu kunder biznesmenve shqiptare ne sarajeve nga komandantet e luftes se bosnes por fale Naser Kemendit dhe familjarve te tija dhe disa grupeve tjera shqiptare kjo deshtoje dhe shqiptaret mbeten ne sarajve i ruajten bizneset e tyre por edhe i ritten dhe sote shqiptaret kane lokalet me te bukura dhe me fitim prurese ne Sarajeve.

      Vete Naser Kelmendi ka tre Hotele ne Sarajve kater shtepi ne lagjen me te shtrejte ne sarajeve pastaje gjashte bansa nje fabrike per prodhimin e akullorev nje kompani shum te fuqishme transporti me mbi 100 kamion gjithashtu disa lokale ne sarajeve por edhe ne mostare e gjet ne bosne kjo esht zyrtare nga mediat e sarajeves plus pasurin qe ka pase ne emer te familjarve dhe te tjere. Naser Kelmendi ka shum prona edhe ne kroaci Male te zi nje hotel me pes yje dhe prona tjera edhe ne koskve ka shum prona ne prishtine dhe peje. Por edhe ne gjermani serbi dhe dubai

      Naser kelmendi esht peshke i madhe dhe ne qofte se flet do e bej lamshe ballkanin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje