Kuvendi nisi punimet në seancë plenare me debate mes pozitës dhe opozitës në lidhje me rendin e ditës së punimeve të parlamentit. Debati lindi pasi ish-Kryeministri Sali Berisha propozoi se çështja e parë që duhet të diskutohet në seancë plenare të nisë me diskutimin për çështjen e drogës dhe të votojë ngritjen e Komisionit Hetimor të kërkuar nga opozita. Propozimi i bërë nga Berisha u kundërshtua nga deputetët socialistë Erion Braçe dhe Gramoz Ruçi, të cilët kërkuan zbatimin e rendit të ditës së rënë dakort në Konferencën e Kryetarëve. Një tjetër çështje që ngjalli debate ishte greva e urisë së 10 ish-punonjësve të administratës publike, për të cilën opozita akuzoi Kryeministrin Edi Rama se urdhëroi policinë për të ushtruar dhunë.
Edi Paloka:
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, i bëri thirrje qeverisë të respektojë ligjin, dhe të mos dhunojë sipas tij qytetarët. Paloka tha se ndryshimi mes grevës së të larguarve nga puna dhe grevës së PS në 2010 është se sipas tij ajo e PS bëhej për karriken e kryeministrit.
“Unë dua tju flas këtu se dje u bëmë dëshmitarë se si kjo qeveri duke vazhduar të shkelë ligjin dhe kushtetutën, dhe duke përdorur policinë, vazhdon të dhunojë të drejtat e qytetarëve. Ju nuk ju intereson se pasi i latë pa bukë doni ti merrni edhe shpirtin. Zoti kryetar, i bëj thirrje kryeministrit, i cili jo më larg se një vit më parë, bllokoi bulevardin, duke urdhëruar deputetët e tij për të hyrë në grevë, jo për të drejta, por për karrigen e tij, ndërsa dje 10 qytetarë me të drejta të plota, kërkuan po një të drejtë të tyre, konform të gjitha rregullave, me leje nga bashkia e policia, dhe megjithëse se ishin në zbatim të rregullave, në mënyrë të dhunshme, policia e urdhëruar nga kryeministri, shkoi dhe dhunoi gra, nëna, që ja përsëris, nuk janë për karrigen tonë, por për bukën e gojës. Po mbrojnë një të drejtë që ua dha Gjykata Kushtetuese. Prandaj, dua të them se jo vetëm të mos dhunohen qytetarët, por kryeministri ka detyrimin, që të zbatojë ligjin dhe vendimet e gjykatës kushtetuese”, tha Paloka.
Në vijim ai shtoi “Edi Rama pati pafytyrësinë 1 vit më parë të bllokonte buvevardin për rreth 1 muaj jo për bukën e gojës sikundër po bëhet sot greva e urisë, dhe jo për karrigen tonë. Protesta po bëhet për një të drejtë që ia njeh Kushtetuta, ia njeh Gjykata Kushtetuese, ia njohu Gjykata Administrative. Ju kërkoj mos dhunohen protestuesit sikundër ndodhi një ditë më parë që policia me urdhër të Ramës ushtroi dhunë”.
Sali Berisha:
Në fjalën e tij ish-kryeministri Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj grevistëve, ndërsa bëri përgjegjës për këtë kryeministrin Edi Rama. Berisha shtoi se në qeveria që ai drejtonte e kishte respektuar grevën e PS në 2010, ndërsa sipas tij e njëjta gjë nuk mund të thuhet për qeverinë aktuale për grevën e të larguarve nga puna.
“Ti zoti bashkëkryetar je shtrirë në këto banka 10 ditë rrjesht në grevë urie, dhe e respektuam në mënyrën më absolute në të drejtën tuaj dhe mazhoranca e asaj kohe ka marrë sallë tjetër parlamenti për të mos menduar kush se një e drejtë e parlamentarëve mund të preket. Ndërsa mbrëmë me urdhër të Ediskobarit tuaj janë vërsuluar policë mbi ish-punonjësit e administratës. Jo vetëm i morën çadrat, por me pafytyrësi shpallën sekuestrimin e tyre, baronët e drogës, të cilët krijuan autostradat e drogës, shpallën sekuestrimin e çadrave të grevës së urisë, kjo është një histori turpi, ndaj kërkoj të respektohen të drejtat e qytetarëve për protestë. Ata që mendojnë se bllokohet statusi gënjejnë. E kundërta dëmton statusin, rrëmbimi si plaçkitës të çadrës ku do të kalonin natën, dhe më pas lëshimi i urdhrit të sekuestros. Zoti bashkëkryetar jepni shpjegime se si ju 10 ditë u respektuat ndërsa mazhoranca e drogës u mori çadrën”, tha Berisha.
Në vijim Berisha u ndal në çështjen e trafikut të drogës, duke kërkuar zhvendosjen e kësaj çështjeje nga pika e fundit e rendit të ditës në pikën e parë.
“Është në detyrimin tuaj absolut të përparësosh çështjet e emergjencës kombëtare. Droga është sot SOS për Shqipërinë, po shndërrohet në emergjencë për fqinjët dhe më gjerë. Nuk mund të veprohet me hile dhe dinakëri në këtë mënyrë. Nxirrni çështje të parë këtë çështje, sepse është bërë dhe bëhet emergjencë. Është e domosdoshme sinjali që japim sot para partnerëve tanë, për preokupimin absolut të Parlamentit para këtij problemi. Çështja e parë e rendit të ditës, të jetë propozimi për ngritjen e Komisionit, i cili është në frymën e Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Berisha.
Erion Braçe
Deputeti socialist Erion Braçe reagoi pas propozimit dhe komenteve të ish-Kryeministrit Berisha, duke kërkuar nga Kryetari i Kuvendit të respektojë rendin e ditës.
“U bë e disata herë që në këtë sallë prishet rendi, vazhdon të shfaqet sëmundja e amnezisë. Këtu kemi qenë në këtë sallë në kohë të ndryshme, keni bërë të njëjtat akte. Në maj ishte greva, në maj jemi në grevë. ‘Por ama mos harroni se në një kohë, u morën edhe vendimet më të rëndësishme për Shqipërinë…në një kohë kur do të merrej vendimi në Bruksel ju ngritët një kamp, por a ishte momenti të merrej një veprim i tillë kur merren vendime të rëndësishme’, (lexon në procesverbal se çfarë ka deklaruar Berisha në Kuvend kur PS zhvillonte grevën në 2010). Ta lëmë amnezinë pavarësisht moshës, gjerat janë të shkruara e të dokumentuara. Në fjalën e tij ish-kryeministri Berisha dënoi sipas tij dhunën e policisë ndaj grevistëve, ndërsa bëri përgjegjës për këtë kryeministrin Edi Rama. Berisha shtoi se në qeveria që ai drejtonte e kishte respektuar grevën e PS në 2010, ndërsa sipas tij e njëjta gjë nuk mund të thuhet për qeverinë aktuale për grevën e të larguarve nga puna”, tha Braçe
Sali Berisha
“Tmerr është kur ke amnezi nga droga, kur e ke nga mosha është kujtesë. Bashkëkryetari tjetër nisi grevën për të bllokuar vizat. Motoja e tij ishte hap kutitë, të çlirosh vizat. E bëri grevën për të bllokuar vizat, ishte Ediskobari që bëri protestën për vizat. Ne meritojmë marrjen e statusit, dhe lëvizjet tona janë në mbështetje të marrjes së statusit përsa kohë mbrojnë vendimet e gjykatave, demokracinë, sigurinë juridike”, reagoi Berisha ndaj ligjvënësit Braçe. Në vijim ish-Kryeministri shtoi se mazhoranca pret që opozita të largohet nga Kuvendi, sikundër bëri opozita e dikurshme, por ne nuk do të largohemi.
Ilir Meta
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta duke ndërhyrë në debatin e krijuar, kërkoi nga opozita të respektonte rendin e ditës së seancës.
“Kuvendi ka një Komision hetimor parlamentar, nga i cili opozita u largua për arsyet e saj. Tashmë kemi një insiativë tuajën për komisionin hetimor, kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që duhet diskutuar, në lidhje me komisionet hetimore, por në rendin e ditës janë vendosur fillimisht p/ligjet që janë shumë të rëndësishme. Ju keni të drejtë të bëni propozimet tuaja, por është seanca që e vendos”, theksoi Meta.
Në lidhje me atë çka shprehu Berisha për qëndrimin e opozitës në Kuvend, Meta tha se mazhoranca nuk dëshiron që deputetët e opozitës të largohen, madje unë ju falenderoj që të vijoni të qëndroni si qëndrestar i vërtetë, sikundër keni bërë deri më sot.
“Nëse Ju ikni nga Parlamenti ne do na duket bosh”, tha Meta.
Jozefina Topalli
“Nuk fillon sot dhe nuk jemi në vitin 0, as Kuvendi nuk fillon në kohën që u bëtë ju Kryetar. Në këtë praktikë parlamentare nuk ka ndodhur kurrë që rendin e ditës ta bëjë Kryetari i Kuvendit pa rënë në ujdi me Kryetarët e Grupeve Parlamentare. E drejta për ngritjen e Komisionit Hetimor është e drejtë Kushtetuese e opozitës. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk diskutohen sikundër thoni ju, por zbatohen. Ruani vizat, sepse me këtë trafik droge, do rikthehen vizat dhe kjo do të ishte shumë e rëndë”, theksoi Topalli në replikën me Metën.
Ilir Meta
Në një reagim ndaj ish-Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, Kryeparlamenti Meta u shpreh se për kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor është seanca që do të shprehet.
“Nëse Ju mendoni se ngritja e Komisionit nuk votohet, atëherë mund ta ngrini që tani dhe mos e diskutoni fare”, iu drejtua Meta deputetëve të opozitës.
Gramoz Ruçi
Në debatin e krijuar në sallën e Parlamentit u përfshi edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi.
“U bë e disata seancë që rendi i ditës është me mbylljen e kalendarit të seancave të mëparshme. Ndaj kjo ëhstë një praktikë që e kemi aplikuar edhe më parë. Parafolësja (Topalli) e ka bërë lëmsh këtë Parlament dhe nuk mund të na japë mend për praktikat parlamentare. Rendi i ditës bën pjesë në Kalendarin e miratuar nga ky parlament”, theksoi Ruçi.
Eduard Selami:
Deputeti demokrat Eduard Selami iu referua nenit 77 përsa i takon të drejtës që kanë deputetët për ngritjen e Komisioneve Hetimore.
“Në nenin 77 thuhet shprehimisht që ¼ e deputetëve të ngrenë një Komision Hetimor. Të mos vazhdojmë me traditën që mos marrim seriozisht çështjen e drogës sikundër ka ndodhur. Ne e quajmë shumë të rëndësishme çështjen e drogës, ne jemi në protestë për këtë çështje. Çështja e drogës mendoj se është një çështje e rëndësishme për të gjitha palët”, theksoi Selami.
Kur flet dhe Eduard Selami Hermafroditi i PD!
Keta te opozites jane per estrade ben sikur po u vjen shume keq per grevistet shgrytezojne situaten dhe ngjarjet si e si te krijojn destabilitet. Shume turp
Sot kane vendosur te mos largohen nga kuvendi. Si te jene dhe te mos jene ne kuvend asnje funksion pozitiv nuk kryejne si opozite.
Paloka na flet per dhunim te qytetareve me kete qe po ben qeveria. Si mund ti quajme te gjitha ata qe qeveria Berisha njehere e nje kohe dhunoi dukshem qytetaret, u mohoi te drejten per te protestuar e shume te tjera. Me kete qe degjojme nga vete opozita me vjen ti quaj hipokrite.
Herë-herë, mendoj se kjo mazhorancë dhe kjo Qeveri, i kanë këmbë e duar “të lidhura” nga Ilir Meta…prandaj dhe “banda” e llumit shpellar, bën ç’të dojë, pa patur frikë nga dënimi për të këqiat e panumërta që i kanë shkaktuar këtij vëndi…!
Lsi kurve hajdude.berisha ne litar
ju kur e merni seriozishte ceshtjen e droges pse nuk e moret kur ishit ne qeveri po ikni o legena se populli eshte zgjuar nuk jane kafshe si mendoni ju