Sot të gjithë shqiptarët janë zviceranë

1 Korrik 2014, 17:26Blog TEMA

 Nga Bledi Mane

1./ Telegram urgjent drejt Brazilit

Të nderuar futbollistë shqiptarë-kosovarë Behrami, Shaqiri, Xhaka, Mehmedi, Xhemajli që luani për kombëtaren zviceriane. Ne këtej nga pjesa shqiptare mesdhetare perëndimore sot jemi krah jush në ndeshjen kundër Argjentinës, veçanërisht ti Shaqiri që ke tërhequr vëmendje maksimale me golat e tu në ndeshjen me Hondurasin.

Ne do mundohemi hipokrizisht të jemi me ju dhe urojmë kualifikim surprizë të Zvicrës e nëse fitoni, dashuria jonë për ju nuk do të njohë limite, do ia kalojë edhe asaj të Romit ndaj Zhulit, por kujdes se në rast humbjeje…

Mjerë ju ku do të fshiheni, do fillojmë melodinë e vjetër me klarinetë, çifteli, fyell, fizarmonikë, dajre, lahutë e lahutë duke nxjerrë mbi sipërfaqen e lëkurës tonë sërish patetizmin tonë që vjen erë hudhër e salcë kosi, patetizmin tonë të kalbur që nuk u ka lenë rehat këto 5-6 vitet e fundit.

E shikoni sa të paqëndrueshëm jemi edhe në ndjesi, edhe në nerv, edhe në respekt, edhe në dashuri edhe në emocione sportive? Luhatjet tona përzihen keqas me një lloj nacionalizmi kurvëror aspak organik dhe i pajustifikueshëm. Pavarësisht se atdheu juaj i dytë Zvicra mbetet minierë paraje e ua shpërblen mundin, ne gangot e Adriatikut quravitemi me atakime ndaj jush. Pavarësisht se kontratat dhe fama juaj rriten çdo sekondë, ne piratët e Jonit quravitemi duke u dhënë mend. Pavarësisht se ju ndjeheni më shumë shqiptarë sesa ne dhe flamurin kuqezi e shpalosni nëpër evenimente sportive historike kudo në botë, ne mallistët lazaritë që vetëm e helmojmë dynjanë quravitemi duke u atakuar si tradhtarë e bukëshkalë…

Sipas një logjike të poshtër dhe të ndyrë që fle si hepatit brenda nesh, ju duhet të ishit këtu me ne, te lotoja e lagjes duke vënë baste, duke parë ndeshjet nga televiziori, duke sharë arbitrat nga motra, duke marrë nëpër gojë gjithë miletin. Ndërkohë mund të ndodhte edhe ndonjë vrasje mafioze para syve tuaj, por nuk duhet ta prishnit rehatinë përderisa nuk ishte radha e vrasjes tuaj. Ne bishtpëllumbat ilirë pellazgjikë epiriotë ua kemi çarë trapin me moral ndërsa ju na keni bërë krenarë njëqindfish pavarësisht ngjyrës së bluzës apo brekëve që vishni kur luani futboll. Pavarësisht rezultatit, urime dhe suksese ne ndeshjen e sotme. Profecia e rilindasit Sami Frashëri u realizua në kah të kundërt. Ne dallaveret moralistë nuk e bëmë dot Shqipërinë Zvicër, ndërsa ju ia arritët. Ju e shqiptaruat Zvicrën. Më duhet ta kopjoj pak Saimir Tahirin: Bravo Çuna!!!

40 komente në “Sot të gjithë shqiptarët janë zviceranë”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Ja ke futur kot Bledi !!!!

    1. Elona says:

      Bravo, Bledi! Te lumte per shkrimin!
      Sot te gjithe ishim me çunat tane qe luajten me Zvicren! Dhe megjithese nuk fituan lojen, fituan respektin tone dhe na nderuan!

    2. Spiridoni says:

      Nje shkrime APOSTOLAT per gjithe qyrravecat e morrat ne trojet shqiptare qe shajne keta quna qe shenderisin si diamanti.

      Vetem perpara djema jeni yje bote ndersa qyrravecat e morrate ne trojet shqiptare qe ju shajne nga kotesia e gjelozia ju themi shkoni pastroni dhembet njeher.

  2. iliria shqiptare says:

    Une jam shqiptar.SHpresoj qe zvicra te eleminohet.

  3. Augustine says:

    Mehmedi dhe Dzemaili nuk jane Turko-Kosovare, por Arabo-Maqedonas.

    1. Taulant/Tirane says:

      Agustine,se cfare jane ata nuk e vendos ti dhe mendja jote e ndryshkur.E vendos gjuha e nenave dhe baballareve dhe gjysherve te tyre.

      FORCA SHQIPTARE!JEMI ME JU.(megjithese do me vinte me mire te ishit mbledhur te gjithe dhe te kishit lozur kuq e zi.)Pa kllapa fare nuk mund ta lija.

    2. MERITONI says:

      agustin

      hahahahha,kurse ti je nje debil i cili mendon se MARIA ishte e virgjer!

      hahahhahahaha,magarice,oj magarice,hala beson se nje prostitut e cila i sherbente me SEX ushtaret romake, ishte e VIRGJER! kete e ka thene PONS PILATI guvernatori romak ne jerusalem.

      merrma ne goje.
      hej, per pake me harru,une jam i bom SYNET,nashta nuk prishe pune!

    3. Fatmiri says:

      Ti si ban ndasi nderfetare ta qivshin none krejt shqiptart

    4. Fatmiri says:

      Ti qe ban ndasi nderfetare ta qivshin nonen krejt shqiptaret e i biri shkaut

  4. nga larg says:

    Hallall Bled ..si gjithmone mendje prehte..te urroj shendet nga larg

  5. jo ore says:

    ore une jam me argjentinen…
    http://goo.gl/toaaKr

  6. Kuq e zi says:

    Futja pordhes…..

  7. Artan says:

    Sipas gazetes Spanjole El Mundo’ Shqiperia do te ishte ne gjysemfinale nese keta lojtare do te launin me Shqiperine. Pervec lojtareve te Zvicres ne Kampionati Boteror jnae edhe Jonuzi edhe pse ne stol si edhe Shkodran Mustafi. Pra kemi 7 yje qe luajne ne kampinatin boteror. Nese keta 7 yje do ti bashkohen atyre lojtareve te talentuar shqiptare qe luajne ne klubet e Evropes De Biazi mund te kishte nje ekip qe mund te kualifikohej per here te pare. Por sidoqofte keta yje shqiptare po ja ndryshojne per mire imazhin qe evropianet do te kene per shqiptaret. Kjo eshte ajo qe shqiptaret po fitojne nga shkelqimi i ketyre lojtareve. TUNG Bledi!

  8. Majakovski says:

    Ju lumte djemve shqiptare. Ju urojme fitore. Shumica shqiptare eshte me ju qe na nderuat.gjithmone me ju.

  9. Argita_B says:

    Blendi Manes po fillon te behet si Fatos Lubonja qe na jep mendt dhe per energjine, dhe pee per politiken, dhe per artin, dhe per sportin..
    Ne rolin e opozitarit politik ke boll hapesire Blendi Mane, po ne kete pseudo artkull moraldhenes je komplet out!
    E kam shprehur dhe here tjeter mendimin per kete teme, futbollistet kosovare qe luajne me Zvicren nuk jane as tradhetare et as bukeshkale se nuk i hyne ne hak kujt, po ne te njeten kohe kur kishin diçka me te vertete te rendesishme ne dore per te bere per atdheun e te parave te tyre, nuk e bene dhe preferuan parane, karieren e nuk arriten te shohin interesin e pergjithshem.
    Bleni Ma

    1. Argita_B says:

      Blendi Mane,
      Ishin dhjetra mijera nga piratet e Jonit qe qurraviten sipas teje qe treguan shume me teper humanizem, atdhedashuri duke strehuar ne shtepite e tyre vellezerit nga Kosova qe u dynden ne Shqiperi kur i serbet po kerkonin ti shperngulnin.
      Keta qe qurraviten u treguan shume te teper atdhetare dhe humane se keta futbolliste qe ti po kerkon te na i sheses si modele dje i lejon vetes te flasesh duke i atribuar ne te njeten kohe vetes monomolin e dhensies se leksioneve te moralit.
      Ik e ha ndonje pjate groshe se ka ke fut komplet kot kesaj rradhe.

      1. emilio says:

        Shum dakord me Argita_B . Mane ja ke fut kot kesaj rradhe. Artikull shum I dobet.

      2. Taulant/Tirane says:

        Argita, per cdo therrime buke qe kemi dhene ,ke 100 shkrime ne cdo gazete.
        Per te qene te sinqerte deri ne fund,e dime mire ca ndihma pruri WFP,ADRA,UNICEF e qindra organizata te tjera(po them parate qe pame me sy te lire,jo ato ndihme perms bankave) dhe e dime sa u vodhen.Mos ti hapim plaget kot se e dime dhe sa kemi perfituar,qe nga shoferat,punetoret,perkthyesit dhe hajdutet.Sa dhane godinat me qera etj,etj

    2. fuck off mane says:

      turp qe nje bastardi qe shan rracen e vet, e mire a e keqe qofte, i lihet hapesire mediatike!

    3. Spiridoni says:

      Argita.B …. Atdheu nuk ju dha shanse sps keta quna brilante yje bote kan nje atdhe te korruptuar deri ne breke askushe nuk e beni femin e tija peshke ler tope per nje mafioze si duka. Aaaa do ja line fatin e femis tende ne dire ti nje mafiozi si duka kur babai i granit xhakes kerkoje te luaj xhaka per shqiperi mafia e federates duka nuk e pranoj kur xhaka iki te zvicrra u be ylle ather filluan ta kerkojn haaaaaa

      Leni pallavrat familjaret e ketyre qunave kan investuar gjysen e jetes per keta quna per tja leshuar ne dore nje mafiozi si duka.

  10. Tarrasi says:

    Une jam Amerikan per “tradhetaret” skam dashuri.

    1. Blue Jasmine says:

      Une jam “gypsy”, me takon te bej tifo per “Kushurinjte” e mi.

  11. Jo te gjithe o bledi…fol per vete se une jam me kombetaren shqiptare dhe jo me ndonje kombetare tjeter..ata djem perfaqesojne shtet tjeter..le te thone sa te duan qe jane shqiptare….nuk me intereson……une sot bej tifo sot per argjentinen e mesit

  12. tourkofagos says:

    Bledi ,a me pyte mue Gjergjin e Kastrioteve,Princin e Shqiptareve qe keta qafira shqipfolesa sternipa te Sulltan Muratit ti quash ‘skipetare”!!!!!????

  13. patllakja says:

    Bravo Blendi Mane,
    Sa te jete Armand Duka ne federate skemi per te bo hajer naj her.

  14. . says:

    Argjentina 3 – Shalqini 0

    Boll me levdata dhe mburje se Bota na njeh mire,

    turp me thone jam shqiptar.

  15. fgh says:

    Edhe une me argjentinen jam.

  16. arjana says:

    NJE SHKRIM BRILLIANT ,urime per djemte shqiptare te Zvicres ,urime

  17. Tifozi says:

    Jo.Sot une ne jam me Argjentinen.

  18. england says:

    Nuk po mundohem te thur lavde per Blendin,se ai eshte i madh edhe pa levdatat e mia!Por ajo qe me ben pershtypje eshte se si Shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi,behen me kedo tjeter,edhe pertej oqeanit pa asnje kuptim,vetem ti kundervihen disa shqiptareve te tjere,qe ndryshe nga te paret qe e kalojne diten,por dhe naten neper kafene,dhe sic thote dhe Blendi neper dyqanet e basteve,lodhen dhe djersiten per te qene keta qe jane sot,por ne te njejten kohe i kane ngritur koken lart bashkekombasve te tyre me paraqitjet e tyre ne Brazil.

  19. Frederik says:

    Shkrim koti ..inferior total ..

  20. mirel says:

    Ishim O Bledi, nuk e mohojme dot.
    Duhet pune, pune per te qene me te mire shqiptare se Zvicerane

  21. Majakovski says:

    Bledi mos lexo komentet e bastardeve. Shkrimi yt ishte kurajo dhe nxitje per ato lloj shqiptaresh qe ben tifo kundra djemve tane qe ben nje loje te shkelqyer kundra argjentines. Shaqiri edhe sot ishte superstar kaluar Mesit. Edhe te tjeret shkelqyen ju uroj fat me skuadrat ku luajne.

  22. plaku dhe deti says:

    Domethene ne qenkemi populli me difektoz ne bote.Merremi me llafe,a thua se kombet e tjere s’bejne ekzaktesisht po keshtu.Kur Italia e Duces fitoi dy boterore,nje argjentinas (Monti)luajti per Italine dhe argjentinet e quanin trathetar,por nejse,te marresh persiper te shkruash per tematika te tilla duhet te njohesh pak historik futbolli,se edhe sot kur luajne gjermanet me anglezet keta te fundit qe kane shpikur futbollin u kujtojne se vertet gjermanet kane fituar tre boterore futbolli,por Anglia ka fituar dy lufterat boterore e te tjera karshilleqe te tilla,tipike per tifozerine.Me paqen e pijes alkoolike J&B me duket e panevojshme retorika,se emocionet è futbollit zgjatin pak me shume se dy ore ndeshje(me gjithe shtesat)dhe ne si popull jemi krejt normale,si gjithe te tjeret.Kur te fillojme te respektojme veten do filloje te na respektoje edhe bota.Une s’di ti kemi hapur lufte Zvicres,sic nuk i hapem grekut per Pirro Dhimen me shoke.

  23. gorezi. d says:

    Shqiptare ishin edhe Esat Pasha edhe Zerva ,Zografi ,Spiro Milo ,Sali Berisha etje por punuan dhe u sherbyen kombeve te tjera ne kurriz te interesit kombetar.Edhe keta djem jane po ashtu ,ne sherbim te nje kom I tjeter.
    Une ju uroj sukses sonte por thjesht si sportdashes.

  24. Lena says:

    Ne kombetaren greke luajne dy djem nga shqiperia Panajot Kone dhe Stefano Kapino keta kan lindure ne shqiperi kane prinde nga shqiperia dhe kan refuzuar kombetaren e shqiperis keta quna kan mohuar edhe prejardhjen shqiptare keta quna askunde nuk deklarojn se jan shqiptare keta quna mohojn gjdogje shqiptare dhe askushe nuk thote nje gjyse fjale apo kritike per keta gjakprishure ndersa gjithe propaganda e janullatos eshte perqendruar te qunat e kosoves te cilet fundi i fundit nuk kan linde ne shqioeri dhe nuk jane shtetas te shqiperis por kosoves edhe pse jan shqiptare edhe pse asnjeher nuk e kan mohuar prejardhjen shqiptare prape se prap shahen sulmohen nga shumica e shqiptarve

    OREEEEEEE…. Pse nuk na thoni ndonje gje per “””” Panajot Kone dhe Stefano Kapino””” Ju qe i quani Turqe e Arabe keta yje nga kosova

  25. elinor says:

    Bjeru hipokriteve, Bledi, pa meshire! Bjeru patetikeve me argumentet e tyre te pjerdhura qe “pse ne i pritem kosovaret gjate luftes ata duhej te luanin per Shqiperine”!! Me ironikja eshte se shume nga keta moralistet jane emigrante ne vende te tjera per interesin e tyre personal dhe askush nuk do kthehej ne Shqiperi per te ndihmuar atdheun si “patriote” te medhenj qe mbahen!

  26. alket says:

    Bravo Bledi,qenke shume i zoti ne lepirje.mos ke mbaruar juridikun?u dalke per zot atyre djemve qe (e drejta e tyre) kane bere zgjedhje tjeter pervec se kombetares shqiptare.pse duhet tu thurim lavde dhe te merremi me ta kur ata s’duan tja dine per Shqiperine dhe shqiptaret.nuk e kuptoj qellimin e shkrimit tend.nderro profesion.

  27. arjana says:

    Sinqerisht , gazeta me e madhe shqiptare te te lejoje ty Blendi tja prishesh bukurine me nje opinion grotesk dhe shume subjektiv ndaj sportit fshehur nen hipokrizine atdhetare … kjo ben qe lexuesit e temes te te urrejne … me pas nuk ka as logjike , dihet qe cdokush qe do kishte mundesi te tille do largohej nga shteti vet per te ardhme te sigurt ,pasi ky eshte i vetmi opsion qe i lejon kapitalizmi , sidoqofte rezpekt per lojtaret shqiptar .

    1. elinor says:

      Shume fjale te medha ke perdorur moj Arjana por gje s’paske kuptuar nga ato qe thote Mane! (Si shume te tjere ketu ti as emrin nuk ia shkruan sakte — Bledi, jo Blendi!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje