Mos i kërkoni falje qeverisë!

22 Tetor 2014, 20:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

 

Ka ndodhur një zhvillim qesharak, që dëshmon cektësinë dhe mungesën e përgjegjësisë së opozitës shqiptare. Një gazetar italian për ta bërë më interesant një lajm mbi një Konferencë të zhvilluar në Itali, i kishte shtuar dhe dy rreshta që delegacioni shqiptar pjesmarrës, pas mbledhjes shkoi i gjithi në kazino. Nuk do ta merrte askush vesh gafën e gazetarit thuajse karagjoz italian, i cili thellë- thellë, ka menduar vërtet që askush nuk ka për ta marrë vesh të vërtetën në Shqipëri. Por, lajmi u përkthye dhe opozita pa pritur fare reagimin zyrtar të Ministrisë, apo pa hetuar të vërtetën, duke pasur dhe ambasadorin e saj në Itali, “denoncoi skandalin” dhe kërkoi dorëheqjen e ministres. Ministrja doli dhe tha se as që ka qenë fare ndonjë delegacion shqiptar në Itali, por opozita nuk u tërhoq.

Tani nuk ja vlen më të diskutosh për seriozitetin e kësaj çështje, pasi kërkoi ndjesë vetë gazeta italiane. Problemi që po përsëritet shpesh nga opozita shqiptare, është të bërit opozitë me thashetheme rrugësh. Ka disa raste të tilla që dëshmojnë ose papërgjegjësi, ose cektësi problemesh, ose gënjeshtra të huazuara nga portalet dhe rrjetet sociale.

Në këtë kohë luksi që jetojmë sa i përket mundësive pafund të shpërndarjes së informacionit, kriza reale janë burimet e informacionit dhe serioziteti i tyre. Opozita shqiptare, ashtu si dhe institucionet, janë faktorë në komunikimin publik, pikërisht pse janë burim serioz informacioni dhe jo viktimë e informacioneve dhe thashethemeve në rrjet.

Lulzim Basha nuk ka pse promovon Arben Ristanin, Eduard Halimin, Aldon apo ndonjë kopuk tjetër, si shpërndarësh lajmesh të marra nga rrjeti. Po ka nevojë për njerëz të tillë, le t’ua besojë rrejteve sociale opozitën, se dinë ta bëjnë më mirë. Biles unë u ofroj shërbim me qera, nëse duan të bëjnë opozitë portalesh, pasi më mirë seç e bëjnë të gjithë ata bashkë, do t’ua bëj. Problemi është se opozita është aty për të qenë burim informacioni dhe një zë i guximshëm për të ngritur probleme të rënda dhe serioze për vendin, që s’ka fuqi t’i çojë përpara qeveria apo media.

Në kushtet e sotme, kur krimi është ende prezent, kur beteja me drogën dhe krimin e rrugës është po ashtu sfiduese, opozita ka një rol të pazëvendësueshëm të jetë zëri i besueshëm i lajmeve të këqija për qeverinë dhe vendin, që burojnë nga pafuqia e pushtetit.

Lulzim Bashën nuk e ka punësuar askush si zbardhës ose rishkruajtës lajmesh të rrjeteve sociale apo medies bulevardeske, por formalisht është emëruar kryetar i opozitës dhe duhet të dijë të ketë këllqe ta mbajë atë karrige.

Nuk është zbulim të na shesë Ristanin, Halimin, Bumçin apo çupëlinat që ja gjen gruaja si zëdhënës të theshethemeve publike. Për thashethemet publike, dhe për ndonjë të vërtetë mes tyre, kemi rrjetet sociale, portalet online, që e bëjnë shumë mirë këtë punë. Gjithë media e zhvilluar ka ecur aq shumë në këtë drejtim, sa këta tipat që përdor Lulzim Basha ngjajnë si llampa me vajguri përballë iPhon6.

Detyra e Lulzim Bashës është të formatojë një opozitë të besueshme, serioze dhe dhe që peshon kur flet. Edhe shkolla e vjetër e Berishës, e përbaltjes së kundërshtarëve me fantazira të sëmura, ishte më e zhvilluar se kjo, se të paktën ishte fantazi origjinale. Berisha vendoste të përbalte Nanon dhe zhvillonte vetë fantazinë për Xhoikopterin. Vendoste të sulmonte Ramën dhe krijonte në fantazinë e tij kartela droge. Vendoste të sulmonte Angjelin dhe thurrte fantazi me mamuthë dhe elefantë. Vendoste të sulmonte Metën dhe prodhonte në fantazinë e tij klasikët e korrupsionit….Megjithëse tejet i pavërtetë, ishte burim sulmi origjinal, autentik, i prekshëm si prodhues i atij informacioni të rremë. Ai e merrte përsipër vetë, e shqiptonte vetë, bënte betejë vetë në parlament etj.

Opozitë si kjo, që përgjon rrjetet sociale dhe portalet dhe nxjerr ca ditëzinj, që as Facebook-un s’dinë të përdorin, të flasin në emër të opozitës dhe të denoncojnë në emër të thashethemeve, Shqipëria nuk ka pasur kurrë!

Ndaj nuk është momenti dhe as nevoja që opozita të dalë e t’i kërkojë ndjesë qeverisë për broçkullat e saj. Do të ishte diçka e panevojshme dhe e pakërkuar dhe nga vetë qeveria. Opozita duhet të dalë e t’u kërkoj ndjesë demokratëve që i fyen dhe tallet me ta, me mënyrën se si  i përfaqëson. Ajo duhet t’u kërkojë ndjesë atyre shqiptarëve që besojnë tek opozita si insitucion dhe jetojnë me gënjeshtrat e kukullave të drejtuar nga një kryekukull,  që dalin të në thonë në versionin audio dhe video, thashetheme që i kemi marrë para tyre në versionin online. Qeverisë nuk ka pse i kërkon falje! Asaj i ka kërkuar ndjesë burimi origjinal i gënjeshtrës. Nga ana tjetër kjo qeveri, fatkeqësisht kështu e do opozitën, si opozitë e Lulit. E do të cekët, të pavërtetë, të pabesueshme, dhe të papeshë në opinionin publik. Kjo qeveri është gati ta falenderojë opozitën që është në këtë gjendje. S’do ketë kurrë shans, sado të rrijë në pushtet, të ketë përballë idiotë të tillë.

 

48 komente në “Mos i kërkoni falje qeverisë!”

  1. Mallakastrioti says:

    @@@ Keta jane Shqipetaret qe Gezohen per gjithcka Antishqipetare,shiko se c´fare Politikanesh Opozitare kemi….vaj me det…dhe po te shkruaj nje “Budalla” Gazetar ne Greqi apo Serbi ndonje “Sihariq” te ri ,Basha do ta marre per te Vertet…bejm M….kesaj Pune…..

    1. treshi says:

      Opozita ka kohe qe eshte mbyllur,ndaj edhe tregetone
      cte gjeje.Kjo fatmiresisht nuk quhet me Mister,
      por edhe sipas Bazes,Lul Basha mund te quhet jo vetem
      shkaktar i kesaj situate,por edhe Manjaku i PD. cka po
      e cone ate drejte situatave humbese.

      1. Arber says:

        Berishes ja pergatisnin skenaret sherbimet sekrete serbe. Ja perse duket aq fantazmagorik. Tamam si kjo e dronit qe u hodh nga tifozet serbe ne bashkepunim me policine dhe sherbimet sekrete ne pjesen jugore te stadiumit dhe ja u ngopen shqiptareve. Perfshin e edhe Olsi Ramen qe ta benin fantazine me te bukur. Na e hodhen paq ne dhe mediave prestigjioze boterore. Per fat te keq ne kete kurth ra edhe Mero Baze vete kur pranoj se dronin e kemi hedhur ne shqiptaret hde se disa paranojake krijuan skenare me sherbime sekrete serbe dhe ruse. Me gjithe respektin per shkrimet e tua Mero ketu gabove. Duhet ta pranosh! ?

    2. Club says:

      OPOZITA ME QESHARAKE EDHE ME INEKZISTENTE SMUND TE BEHET, EDHE MERRET ME DY RRJESHTAT E ASAJ GAZETES, NESE KJO ESHTE E VERTET TURP TJU VIJE ATYRE TANEVE PO SERISHT NUK ESHTE AJO PRIMARE, SHIKONI ORE SE NJERZIT SKANE BUKE TE HANE
      http://bit.do/DELEGACIONI-SHQIPTAR-SHKON-NE-KAZINO

    3. Nuredin says:

      Neqoftese deri para nje viti , Ju vleresoja per kritikat dhe opoziten qe i benit Qeverise se meparshme , kur lexoj shkrimet tuaja tani kunder Opozites dhe Pro Qeverise aktuale , me vjen NEVERI . Nje gazetar i ndershem i ben Oponence Qerise sepse per Opoziten ka menduar Votuesi.Te lutem dil nga ky kafaz ku je futur , per Nderin Tuaj dhe te miren e Shqiptareve .

      1. black_lion says:

        Me vjen keq te ta them, por nuk ke kuptuar asgje!
        Po te shpjegoj me fjale te thjeshta, megjithese po perseris veten:
        Sulmi ndaj opozites eshte i nevojshem po aq sa sulmi ndaj qeverise.
        Pa nje opozite te forte, nuk mund te kete qeveri te suksesshme. Ky eshte edhe problemi kryesor. Opozita po tregohet e dobet me vetdije, ne menyre qe qeverise t’i krijohet ideja se populli eshte pa alternative dhe t’i lejoje vetes gabime fatale apo minimalisht t’i marre punet me ngadale. Duke mos shkuar ne parlament, duke shtyre ne kohe reformat, duke perdorur presidentin per te mos kaluar ligjet, duke perdorur gjykatat per anti-drejtesi, duke bere thirrje qe populli te mos paguaje energjine, opozita po perpiqet te pengoje qeverine ne cdo hap te saj drejt normalitetit ligjor, ekonomik dhe demokratik.

    4. Kall Tarsi says:

      Brravo Mero, e ke thene bukur! Ti hajne mutin Metes per korrupsion se e kemi te paster si drita!!!!

  2. d says:

    Bravo Mero.
    Rrenjet po ua din ketyre te Opozites soteme. Por jo vetem kaq edhe atyre qe qeverisin.
    Na kenaqe me shkrimet kaq te bukura dhe te thalla.
    Feleminderit.
    Te paren gazete qe hap cdo dite eshte tema dhe i pari artikull qe lexoj jane shkrimet e Tuaja.

    1. Shqiptar says:

      Cma more nga goja.

  3. Sh says:

    Me opoziten nuk ja vlen te merremi fare.Ato aq te pavlefshem qe ishin ne qeveri ,po aq te pavlefshem jane dhe ne opozite ,biles me keq .

  4. nd-ih-ma says:

    Opozita e Lulit si opingat e Lulit.

    1. xheJ eN Bi says:

      Imer Abazi
      ( keshtu e shqiptojme ne gjirokastritet )

      Ne se Merua ju jep shije qofteve , ti na qelb me eren qe ke se i je ngjitur ne kepuce pronarit ku ne hame qoftet.

  5. Ymer Abazi says:

    Nje shprehje e vjeter popullore thote:”Nuk e ka per fis, te behet rigoni lis”. Keshtu eshte edhe puna jote Mero. Nuk pret njeri qe te ndryshosh tani, aq me teper nga rigon te behesh lis. Rigon ke lindur dhe rigon do vdesesh. Te pakten ju jep shije qofteve te zgares, sepse per sa i perket shkrimeve te tua, jane njeri me bajat se tjetri.

    1. pkola says:

      Ymer Abaz Ymeri !
      Thuaj te verteten : te kane hequr nga puna apo kerkon te zesh ndonje post ne PD-ne e re modern te Lulzim Ymer aBasha ?

    2. Por ka dhe nje shprehje shume me te vjeter qe thote: “Mos i shiko gunen, por shikoji punen…”

      Pa dashur t’i bej reklame ish-gazetarit te VOA-se, dhe sot pronarit te njeres prej gazetave shqiptare online nga me te lexueshmet, kushdo qofte prej nesh duhet te pranoje faktin, se Merua, me punen e tij ne editoriale (pune voluminoze kjo, qe e pare ne teresi mund t’ia kaloje edhe asaj te kolumnisteve me ne ze te gazetave prestigjoze te huaja), ka deshmuar dhe vazhdon te deshmoje (jo para kokloqeve driteshkurter, por para lexuesve me pak horizont…), se eshte gazetari me i perkushtuar, si per realizimin e objektivit qe ai i ka vene vetes, ashtu edhe per zbatimin e detyres apo misionit, te cilin mund t’ia kene ngarkuar punedhenesit apo frymedhenesit e tij.

      Qe nje gazetar dhe mbeshtetes i vetedeklaruar i qeverise aktuale, me shkrimet e tij nuk mund te plotesoje tekat e njerit apo tjetrit lexues, kjo eshte mese e qarte. Lexuesit, qe per shkak te bindjeve te tyre politike apo dhe interesave te ndryshme nuk i shkojne per shtat pozicionimet e kreut te nje gazete, ne ditet e sotme, ku shumellojshmeria e mediave publike s’njeh kufi, kane shancin e mire t’i hedhin syte tek ato media, tek te cilat ata mund t’a ndjenin veten me rehat.

      Kush eshte ne kontakt te vazhdueshem me aktualitetin, pas zgjedhjeve te fundit gjithnje e me shume po konstaton, se kontrasti midis qendrimeve te zbutura te qeverise dhe orvatjeve qesharake te saj per te “bashkepunuar” me nje te ashtuquajture opozite qe dominohet nga nje grup skeptik keqberesish, dhe editorialeve me tematike 99% antiopozitare te gazetarit, kohet e fundit sikur ka filluar te theksohet. Do te ishte me e aresyeshme, se para se te gjykohet perciptas e me miopi, dhe te goditet me kritika gazetari qe luajti nje nga rolet vendimtare per cjerrjen e maskes hipokrite te mekatareve pseudo-demokrate, te shpresohet, qe ky gazetar largpames te clirohet nga makthi i “tigrit pa dhembe”, dhe te filloje t’a ngjyeje penen e tij jo vetem ke kallamarja me boje te qelbur blu, por edhe ke ajo me boje te kuqe. Se dhe ajo ka filluar te kundermoje…

      1. black_lion says:

        Komplimente…

    3. sinan hibro says:

      Respekt per ty Ymer Abazi qe flet me emer dhe mbiemer , jo si anonim…Nderkohe krahasimi juaj …rigoni dhe lisi… eshte krejtesisht pa vend dhe bajat ; me kujtoi logjiken e M.Bashes qe lexova dhe qe po e komentojne me bollek , ketu me siper. E sa i perket shkrimeve te M.Bazes , komentoja dje ne nje faqe te re online si Lapsi.al , ku shkruajne shume analiste te sotem – nje shkrim i Meros eshte sa nje muaj shkrime te gjithe analisteve te Lapsit….!

  6. plaku dhe deti says:

    Keto jane dy rreshtat e fundit ku flitet per shqiptaret: Un nutrito gruppo della delegazione albanese, appena potuto, è scappato in Liguria. Non per il mare ma per il casinò di Sanremo.
    19 ottobre 2014 | 09:41
    © RIPRODUZIONE RISERVATA
    perkthimi : nje grup i mireushqyer i delegates shqiptare, sapo mundi, ia mbathi ne Liguria. Jo per detin por per kazinone e Sanremos.
    Sapo lexova keto rreshta,bej pyetjen pse duhet te pergenjeshtroje ministria e Mbrojtjes dhe vete ministrja Kodheli? Ketu s’flitet fare per ushtarake. Aq me teper kur s’paska pasur delegacion fare, qe afermendsh s’ka te beje me ministrine e mbrojtjes,sepse ishte samit i natyres ekonomike. Edhe njehere,a kthen dot pergjigje njeri se perse ministria e Mbrojtjes kerceu perpjete me kete lajm; ketu nuk permendet MM.

    1. Diabolik says:

      O plako.Ku e ke mesuar italishten, tek plepat?
      Nuk perkthehet:un nutrito gruppo – nje grup i mireushqyer…. por “nje grup i konsiderueshem”

    2. X says:

      Nutrito nuk perkthehet i mire ushqyer…”nutrito grupo” ka kuptimin qe ai grup ishte “me nje numer te konsiderueshem pjestaresh te delegacionit etj.etj.!

      1. plaku dhe deti says:

        po X ashtu eshte,”nje grup i konsiderueshem”.megjithese me duket ne lojen e fjaleve qe kish perdorur autori se e kish per”grup barkalecesh”,me nje fjale te ushqyer mire,sepse pak me siper fliste per k/ministrin kinez me 25 makina qe kishte me vete edhe guzhiniere e kamariere.Por nejse,keni ju te drejte.Mesa shoh une autori eshte tallavitur me te gjithe,para nesh me ruse,indoneziane,mongole,kineze e japoneze.Me shume ka pickuar k/ryeministrin spanjoll,qe vetem per te vajtur te hante ne nje taverne u mobilizuan 4 mije police..pra duket qe eshte tallur nga pak me te gjithe.Sikur ti hedhin ne gjyq te tere keta Corriere do falimentoje.Ajo qe kembengul une eshte fakti se nuk flitet per ushtarake qe te nxitohet Ministria e Mbrojtjes,ketu me lind dyshimi se perse perfshihet ne kete debat Ministria e mbrojtjes,samiti ishte per motive ekonomike.

  7. Arbër says:

    Me shkrive o njeri!

    Edhe paragrafi i fundit eështë shumë i vërtetë. Rama është me shumë fat.

  8. KC says:

    Mesazhi qe percjell perhap akoma me shume neveri per rolin qesharak te kesaj opozite. Nje zhgenjim total! Me vjen keq qe e gjithe politika kete rruge ndjek sa here qe marrin apo lene pushtetin.

  9. Kritiku says:

    O Mero, perse merresh akoma me shtjellimin e gjerave dhe kerkon me ngulm pergjigjen e pyetjes, se kush eshte opozita shqiptare dhe ne çfare gjendje te mjeruar ajo ndodhet? Shqiptaret jo me kot u kane vene epitetin “shpellare” pjestaret e PD-se dhe tere ata qe mbeshtesin kete grup njerezish(nese mund te quhen te tille). Reagimet e opozites jane pasqyra e asaj qe ajo eshte vete. Tregon fytyren e vertete te saj. Opozita e tanishme qe dikur kishte pushtetin qe e kishte marre me dhune(asnjehere nuk i fitoi zgjedhjet ne menyre te ligjshme) ben ate qe ajo di te beje, “punet rrumpalle”. Instalimi i shtetit Rrumpalle e tipit shpellar erdhi nga shpellaret dhe me dhunen qe ata ushtronin arriten qe te shkaterronin komplet shtetin shqiptar dhe ne tani kemi pasojat e renda te kesaj periudhe shpellaresh. Shqiperia u shkaterrua me keq se sa nen pushtimin e te gjithe armiqeve qe kemi perjetuar ne histori. Te pakten pushtuesit i vrame dhe ata qe mbeten gjalle iken andej nga erdhen, por shpellaret ne i kemi akoma ne jeten tone dhe perballemi perdite me ta. Kjo e ben akoma me te veshtire rindertimin e shtetit.
    PD-ja ben ate qe ajo di dhe per kete nuk jemi te çuditur me idiotesirat qe ata broçkullisin çdo dite. Me keta njerez qe ka PD-ja(pa perjashtim) nuk presim ndonje gje te mire apo ndonje permiresim. Kjo bande duhet qe te shkrihet komplet dhe ata qe e meritojne te dergohen mbas hekurave. Me kot beni analiza se si duhet te veprojne anetaret e bandes se shpellave. Nuk priten veprime njerezore nga ata qe nuk kane aspak te perbashket me njerezimin.

  10. Sigurisht, qe gazetari italian ka marre ndonji 100 000 euro, nga hijenat e dhendrrit te Serbise, se nuk mund te beje te tilla “gafa ” asnji gazetare ne bote!
    Kete qe them, e verteton sulmi i te dehurve te PD se!

  11. Sulejman says:

    @ Plaku dhe deti
    Un nutrito grupo perkthehet nje grup i madh ne numer, pra nje delegacion i madh ne numer, dhe jo i ushqyer mire sic e ke perkthyer ti.
    Faleminderit per mirekuptimin

  12. Zef Kallami says:

    Plako duhet patur unitet te vazhdushem qeveritaret per ecjen perpara e ne vecanti rasti konkret duhet patjeter unite i forte sepse kemi te bejme me nji opozite llafazanesh,rrugaqesh qe nuk dijne te permbahen por si bytha pa shterngic pjerdhin tash e pare.

  13. tironsi says:

    E ashtuquajtura Opozite ne Shqiperi eshte ne sherbim te qarqeve antishqiptare dhe mafioze.Sa here dalin Lulkat ne intervista para gazetareve, me vjen te peshtire.Nuk kane asnje alternative, premtojne gjoja qe do te qeverisin me mire , po nuk kane bere autokritiken e duhur per maskaralleqet qe kane bere.

  14. Ah ta kishit RD-ne si Zerin e Popullit says:

    Shpesh duket sikur është PD e fillimeve…
    Asokohe, PD sapo ishte krijuar. Jo vetëm Berisha, por të gjithë e dinin se së shpejti ai do vinte në pushtet! Ishte punë ditësh. Këtë e dinte edhe PS, packa se kishte fituar zgjedhjet e 31 Marsit 1991. E dinte edhe Ramiz Alia, jo thjesht pse ai e kishte dekretuar pluralizmin, as pse ai ishte mundur direct e personalisht nga Franko Krroqi; këtë e dinin edhe serdengjeshtlerët e fundit të enverizmit: PD ishte krijuar per t’u ngjitur shpejt në pushtet.
    Tashmë duket se e rrëfejmë me të qeshur, por e vetmja gjë që diskutohej ato kohë ishin postet: kush do bëhej çfarë, ministritë më të favorshme, në cilën ambasadë do doje, me përjashtim të asaj në USA…!
    Po pra, të gjitha dukeshin normale. Mjaft më me komunistët! Të shpëtojmë sa më shpejt prej te kuqve (përveç Berishës dhe atyre që kishin kaluar në PD, merrej vesh. Ata, dukej sikur, s’kishin qenë kurrë komunistë, madje as antarë partie mund të mos kishin qenë- sikur të mos ishte sulmuar Çekosllovakia!). Është humbje kohe që PS-ja dhe Nano rrijnë ende në karrike, pse e shtynë deri në Mars 1992?! Më pak se një vit, e di, por kush pret deri atëherë…?!
    Kështu ngjan edhe sot, jo ndonjëherë, PD e sotme.
    Ka drojë se nxitohen shumë në nxitimin e tyre.
    Ende nuk kanë marrë vesh se sapo kanë humbur, madje thellë, në Qershorin e mëshkuar. Përse duhet harruar, prej shefave të PD-së, cfarë ndodhi, kur duhet pritur sa të harroj vetë elektorati. Kujtesa e gjatë e vetë PD-së, do shkurtonte pritjen si domosdo reflektimi e rikthimi të besimit.
    Ashtu si mënjanas, por Dash Shehi e tha: asnjë Pozitë e sapo rrëzuar, nuk duhet të filloj bërjen opozitë me ministrat e vjetër!
    Asnjë rëndësi nuk kanë emrat, së paku hë për hë. Të gjithë janë humbës. Berisha po, ka përgjegjësinë kryesore, absolutisht më të madhen, pasi vetë mori përsipër tërë-ç’kish, por as dorëheqja e tij nuk mjafton. Nuk mjafton as për të qenë Opozitë, jo më të pretendosh shpejtazi për Pushtet…
    “Po këta…a nuk i shikoni këta se ç’bëjnë? E filluan më vjedhje në zgjedhjet e Korçës…pastaj vjedhjet e serverave, dhe avioni me një rrotë në Divjakë, dhe… tani grushtat në Parlament…, nuk i shikoni…?!”
    Është herët, shumë herët. Sidosi…
    Ministri i Jashtëm nuk është pas Presidentit kur ai flet në OKB…skandal, deklarohet menjëhërë PD. Pa pritur të shfaqen natyrshëm gjërat.
    Ka pasur axhendë të rënduar, dëgjohen Rilindasit e dikasterit, a thua se Bushati qenkej më i zënë se Kerry, që i rrinte afër Obamës si truprojë…
    Po, hajde merre vesh të vërtetën kur të dy palët në deklarata të tilla të nxituara gënjejnë.
    A ia vlen të pyesim kamerat e OKB-së, që të mund të verifikojmë program/axhendën e atjeshme, në Bushati e bëri me dashje apo pa dashje? Ka rëndësi që të dy palët e dinë se asnjera palë s’e duron dot tjetrën, më mirë që s’ishte! Dmth: Në OKB foli Nishani i PD-së, jo i këtyre që gjoja janë në pushtet! Por reagon menjëherë ministria e jashtme: “…ne ia përgatitëm Fjalimin Presidentit!”
    Rilindasit e vonë, e marrin më shtruar. Kanë edhe ca pak kohë në dispozicion, që të mbeten sidosi të durueshëm. Por edhe aq shumë kohë s’kanë. Muajt fluturojnë, dhe 23 Qershori është lehtë i harrueshëm, kur…kur kujtohemi se u harrua tërë ai 22 Mars 1992, kur…
    Aq shumë sa premtuan Rilindasit vjetin e shkuar, do duhej të ishte votuar për 8 vjet legjislaturë! Dhe, nuk bëni keq të kujtoheni se një vit e gjysëm iku prej 23 Qershorit. S’besoj se ka nge kush t’i duroj aq gjatë sa duruan Partinë Demokratike, që edhe prej emrit milte qumësht, përvecse prej ish pronarëve dhe ish të burgosurve, që ish…mbetën edhe në fund të qevrisjes së saj. Zor se besohet se Aleanca e Re do mund të nderoj dot sinqerisht e mjaftueshëm, edhe Veteranët edhe Ish-Viktimat e Tyre…
    Demokratikasit, mirë e kanë, që po merren me Partinë hë për hë. Po e bënë mirë këtë, mbase fillojnë mbarësinë tërë punët e tjera. Por ca më shtruar. Ka kohë. Në Parlament jeni ju, pastaj është Pozita. Është vendi për të folur. Aty s’ka përse kurseni. Kot të rendet drejt pushtetit, kur sapo e keni lëshuar atë. Së paku mos e rrëfeni ngutin.
    Nëse Berisha ashtu ishte, se dihet hapi i tij, e tha edhe Izeti, ai natyrshëm ai nxiton, s’është e thënë që PD të vazhdojë të vrapoj me ecjen e tij, edhe pas Dorëheqjes…
    Mendoni për një moment, sikur tërë këto gafa e gabime, këtë dhunë në Parlament sikur ta bënte PD-ja e sotme? Por e ka bërë maxhoranca që sapo është ngjitur në pushtet.
    Njerëzit e dinë. Për kokën e tyre e bëjnë, edhe këta të sotmit, por opozita sidosi bën mirë të maturoj gjestin dhe hapin. Të bëj përpara, me kokën ende ulur…

    Jo se vetem PD e ben kete. Keshtu bente edhe PS, se, na kujtohet ajo historia e gjoja-bashkeshortes shtatzane te Anti-Lapidarit me Dy gishtat Perpjete te Atij te Kavajes. Erion Veliaj e nisi si lajm ne Keshillin e Europes…dhe u beme gazi i Botes!

    Prisni pak, verifikoni lajmin, dhe po te jete i vertete, kercitjani, sic shprehet Edi Rama per Ballkanin, por jo kot fare!

    1. FAZLLIC+TOM RIDGE=LUL BASHIC says:

      AH SIKUR KASTRIOT ISLAMI TE KISHTE KOQE DO TE THOJA…

      bej pjese te ato shqiptare qe mendojne se 21 janari 2011 dhe 23 qershori 2013 jane tradhetuar felliqesisht nga RAMAMETA

      po ashtu bej dallimin e qytetarit te civilizuar edi rama si k/m nga talebani berishe

      por celsi i kesaj zgjidhje qe Mero ka turp ta thote jane dy tog-fjaleshit te 21 janarit:

      burre shteti
      -qe do te thote se Berishen eshte i vene nga arvizute dhe nuk lejuan qe Rama (me sakte populli ta egzekutonte si Caushesku)

      yll ne ngjitje
      -qe do te thote se pasi Rama ta pastroje ate vend nja 2 vjet dhe ta lyej me ca bojra atehere Lul Fazzlicit do ti jepet me telekomande karrikje e k/m.

      prandaj edi rama me ilir meten jane bere si DON KISHOTI ME SANCO PANCON se po te mos ishte ai Samurai te rruga elbasanit do ishin sot nja 2 miljon veta duke shurruar varrin e SALULIT si pinjolli zogistit Murat Basha te varri i shenjtorit Enver Hoxha

  15. Kris 1 says:

    Opozita eshte shembelltyre e pushtetit.Nje pushtet rumpalle do kete nje opzite rumpalle.Keshtu ishte dhe PS ne opozite.Te dyja perfaqesojne nje fekale te ndare pergjysem.here ngrihet lart nje cope e here copa tjeter .LSI qendron e palekundur ne mes te hales.

  16. miri says:

    Ju te rilindjes thoni se po te ishte PS ne opozite dhe te ndodhte kjo,ajo nuk do rreagonte fare???Apo cuditeni kur degjoni qe politikanet shqiptare luajne bixhoz?

  17. Giacomo Pucini says:

    Opozite ne sherbim te antishqitareve serbo-greke eshte fort e urrejtshme. Ka 25 vite qe e ka tronditur nga themelet shtetin shqiptar dhe ka kryer krime nga me monstruozet qe mund te shpike mendja e njeritut te poshter!

  18. ne flasim per serbine maqedonine e greqine ne kemi shejtanin ne shishe te pd . keta jane kundershtaret eshqiperise qe eduan vendin tone ta bluajne si mulliri ikafese bravo mero keta inxoren bojen shqiperise ne eshikojme vete qe jetojme jashte vendit ne cdo zyre qe futemi se shqiptare jeni hapin syte pse per cfare ekeni fjelen se kaq te edukuar jeni shikojne nji ndryshim temadhe se ne shqiptaret cfare nuk flasim per njeri tjetrin kjo eshte mungese edukate se kulture n se arijme dote opozita tani na la nji te keqe te madhe dhe do kohe qe te ndreqet keta jane lope shterpe nuk xjer gje nga ata vetem tekeqia presim prandaj duhet vetem ti fusesh ne burge por prape srine rehat se ishkruajne strazburgut nxjerin gjera te tjera se kane bere cdo gje qe ky popull po ipaguan te gjitha prandaj duhet dore eforte ti heqi qafe keto figura te peshtira te denohen pa gjyq fare se emeritojne baro te uroj shkrime te tjera me respekt a xhafa modena itali via h .grandi 86

  19. tanit says:

    Per gazetari dhe trimeri nuk ja merr kush Mero Bazes.
    Kete e ka treguar me se miri kur ne pushtet ishte banda e Sali Berishes,ndaj kelyshet e Saliut e urrejne per vdekje Mero Bazen.

  20. astrit says:

    Fatkeqesisht ne shqiperi mungojne kapacitetet e pergjegjeshmerise qytetare e politike e aq me pak filozofike.Çdo gje leviz ne nje habitat mendimesh e veprimesh kafenesh. E gjitha klasa politike shqiptare pozite opozite eshte ne nivel te papergjegjeshmerise me te skajshme te mundshem. Ku jane idete, vlerat konceptet politike,idet shtetdrejtuese? Vijme nga hiçi e shkojme drejt hiçit!
    Na ruajte Zoti
    Zoti e bekofte ameriken mbrojtesen tone

  21. xhoxhi says:

    po ckeni me opoziten ,ajo pershesh po ha lereni te qete

  22. Po nuk e shpjegove o Mere si ka mundesi qe gazeta italiane kerkon falje me nje deklarate te dale nga konsullata jone ne itali pak cudi nuk eshte se je dhe mendje holle dhe nga ana tjeter genjeshtren e shekullit e ka thene idhulli yt Edvin Rama me 17 janar 2011 per Ilir Meten kete ska bythe njeri ta permbyse pershendetje komentuesve sahan lepires qe jetojne ne shqiperi

  23. mira says:

    opozita,eshte aq qesharake ,dhe e qeshura e lul,idiotit.

  24. doktor frojd says:

    Per te sqaruar komentuesin Plakushi dhe deti se perse i duket hedje perpjete e Ministrise së Mbrojtjes,i rekomandoj te ndjeki me vemëndje zhvillimet ne Shqiperi.Ishte opozita pra PeDe-ja,që me bukuroshet egjetura nga Basha tani,doli e tha se delegacioni i M.Mbrojtjes(me Ministren Kodheli) paska shkuar ne kazinon e Ligurias,sipas gazetarucit mashtrues te corriere della Serra( qe eshte pushuar nga puna).Nuk eshte hera e pare qe gazetat italiane jane gjobitur me 100-300 mije $ per shpifje etj.Sipas komentuesit PLAKUSH,përballë kësaj shpifjeje te PEDE-s, duhet te rrinte e qetë dhe te pranonte shpifjen që të kenaqesh Plakushi breket i mbushi…..

  25. Ok Mero ! Duhet me zhvillu shume kurse qe Basha te kuptoje dicka per te miren e Shqiperise!

  26. taso kume says:

    SA te ekzistoje partijafamilje e Tropojes me orjentim SERBE komentusit do kene materjal te kapen pas leshit te ….per te sulmuar njeri tjetrin.

  27. "BALASHI" says:

    Opozite informale ashtu sic ishte ne qeveri e beri nje shtet informal…

  28. asdreni says:

    Nje gje se morem vesh z. Mere a ishin ne kazino apo jo qe s’ishin te ftuar ne samit dakort u muar vesh por kesaj pyetje se par po pate mundesi te na i pergjigjeni meqe ke marr rolin e mbrojtesit te qeveris(avokatit).

    1. A. Drenova says:

      Per komentuesin Ass dreni.

      I nderuar komentues bej kujdes kur zgjedh pseudonimin se nuk je as sa nje qime bythe e aleksander drenoves nga menyra si shkruan qofte gramatikore po ashtu nga ana ideore.

      Perse I perket kazinose po ju kujtoj gjithe PeDerave qe pas orarit zyrtar nuk duhet te kete hafije sigurimi si ne kohen e Enver Trimit..Po sikur te kishin shkuar ne haremin e orgjive te Berluskonit cfare do thoshin .

      Ne fakt Mero me keto editoriale po humbet kohen se Luli me keto finte po tall koqet me Ramen dhe Meten.

      Evili Lul basha si :

      Ministeri brendshem.. vrases I 21 janarit
      Minister I jashtem tradhetar I detit Jon
      Minister I tranportit hajdut I 300 miljon eurove
      Spiuni I UCK ne kosove
      Hajduti bashkise tiranes (me menge perveshurin)
      Perdhosesi Sokol Olldashit
      Xhaferr deva junior (tabela e 4 shkurtit 1944

      nuk duhet te “kritikohet dhe tallet” nga Mero Baze me keto editoriale qe zgerdhihet dhe vete Luli kur I lexon por duhet ti kerkoje llogari Rames dhe kupoles PS-LSI perse nuk eshte burgosur akoam ky devil ?

      Dikush nga komentuesit pati thene diku:Ju lutem mos I ngrini lapidarin enverhoxhes si shtetarin me te madh qe ka nxjerre njerzimi per te gjithe kohrat jo per merite te tij po per hipokrizine kriminale te te huajve dhe per tradhetine bizarre te edi ram es dhe ilir mutes. Duke mbrojtur djallin berishe dhe devil lul bashen qe po tall koqet me ne..

  29. mero baze says:

    Beni si them une mos beni si bej une ,sepse une tjeter them e tjeter bej.

  30. Pëllumb zaimi says:

    @@@ Në një mendje me “Balashi” dhe “A. Drenova”? Informalët e balashit dhe një ministri një tradhëti ose hajni sipas A. Drenova përbëjnë lidershipin e saj!? Nuk ka më keq se kur nuk ke opozitë por është akoma më keq kur e ke qesharake? Ndërsa z. Mero,- një gjahtar që nuk i shpëton asgjë nga çështjet më serioze që duken në horizontin politik dhe në folenë e qelbësave opozitarë!? Nderime autorit , Balashit dhe A. Drenova !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje