Përmbytjet dhe një problem që bashkon jugun me veriun

3 Shkurt 2015, 21:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Përmbytjet prej lumenjve të jugut, të cilat janë një ngjarje e rrallë së paku 50 vitet e fundit, po ngrejnë pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e këtij fenomeni dhe investimet që duhen bërë për ta përballuar atë. Moti i keq pritet të vazhdojë dhe së paku një javë, dhe Vjosa, Shkumbini dhe Semani pritet të fryhen sërish, duke kaluar kuotat historike të tyre. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe solidariteti janë të nevojshme për të mos i lënë njerëzit në mëshirë të fatit, por përtej kësaj, ky vend duhet të fillojë të mendojë për një kurs të ri të kontrollit mbi territorin, që të mos i lërë njerëzit dhe pasuritë në mëshirë të natyrës.

Nëse i shikon problemet që ka në jug të Shqipërisë, nuk janë aq dramatike. Qysh kur hyn në Shqipëri e deri në Ultësirën e Myzeqesë, Vjosa ka shkaktuar dëme të ndjeshme, vetëm në Myzeqe. Në rrugëtimin e saj nga kufiri greko-shqiptar deri në fushën e Cakranit, nuk ka dëme që mund të jenë shkaktuar nga faji i njeriut. Ura e Grykës së Këlcyrës, që është bërë e pakalueshme për automjetet dhe që ka bllokuar gjithë fshatrat e krahinës së Malëshovës, është e riparueshme lehtë dhe nuk është për faj të askujt. Ajo është ndërtuar nga xhaxhai i Ali Pashë Tepelenës në shekullin e XVII dhe nuk e ka prekur kurrë Vjosa. Po ashtu, Drino ka bërë ritin e tij të përvitshëm të bllokimit të rrugës në Virua dhe pushtimit të nënstacionit të vjetër elektrik, gjë që po ashtu mund të rregullohet. Shkumbini dhe Semani deri në Berat dhe Librazhd, nuk kanë bërë dëme dhe vetëm aty ku janë përballur me ndryshime të forta të territorit, kanë dalë nga shtrati.

Situata është kritike në Fushën e Myzeqesë së Vogël, për shkak të daljes së Vjosës nga shtrati. E rëndësishme është që të shpëtohen jetë njerëzish, por dëmet do të jenë të pashmangshme.

Problemi i jugut, që është i njëjtë me atë të veriut, janë pikërisht ndërtimet e reja dhe jeta e re jashtë kontrollit në deltat e lumenjve dhe prishjet e infrastrukturës së kanaleve dhe sistemit të tokës.

Edhe pse duket mision i pamundur, ajo që duhet të bëhet në të ardhmen, është zhvendosja e banorëve që jetojnë buzë Vjosës, në pjesë më të sigurta dhe një strategji për ndërtimin e argjinaturave mbrojtëse ndaj Vjosës, që të mos depërtojë më në fushat përreth. Kjo natyrisht kërkon investime shumë të mëdha, por duhet të fillojë si një strategji që njerëzit të mos përballen me tekat e natyrës.

Situata reale dramatike nuk është në jug, por në veri. Edhe pse dikush ka qejf të bëjë humor me spostimin e përmbytjeve në jug pas ardhjes së Ramës në pushtet, në të vërtetë veriu është targeti më i rrezikuar nga përmbytjet përsëri. Nëse rreshjet vazhdojnë edhe disa ditë, portat e shkarkimit ndoshta do të duhet të hapen dhe ne do të rishikojmë sërish të njëjtat pamje që na kanë shoqëruar për vite të tëra dhe atje.

Në veri, problemi i humbjes së kontrollit mbi territorin është shumë më i fortë se në jug. Aty ka humbur tërësisht kontrolli mbi territorin pas viteve ‘90 dhe ndërtimet e shtëpive në rreze të shkarkimit të digave dhe në fushën Lezhë-Laç-Milot janë katastrofike. Nëse në jug ky fenomen ndihet pak në zonën Fier-Vlorë, buzë Vjosës dhe Semanit, në veri sa herë fryhen lumenjtë gjenden nën pushtetin e ujit zona të tëra si Shkodra, Lezha, Laçi deri në Thumanë. Janë të gjitha ndërtime pas viteve ‘90, jashtë çdo kriteri, duke zaptuar tokat bujqësore dhe duke shkatërruar infrastrukturën e kanalizimeve dhe hidrovoreve në zonë. Edhe pse kanë filluar të bëhen punë që tentojnë të stabilizojnë situatën, asgjë nuk mund të ndryshohet nëse qeveria nuk ndërmerr një aksion serioz për zhvendosjen pak nga pak të gjithë atyre banorëve drejt vendbanimeve të sigurta, për të rikthyer tokën bujqësore dhe për të shmangur tragjeditë që do të përsëriten çdo vit.

Përmbytjet tona janë dramatike, sepse ato nuk formojnë si dikur këneta apo moçale, por varre masive bagëtish dhe njerëzish që mbeten të rrethuar nga uji, nga papërgjegjshëmria e të ndërtuarit të shtëpive atje ku nuk duhej. Ata janë viktima të politikës sonë që i lejoi të zaptonin toka dhe të ndërtonin aty. Tani, edhe pse duket çmenduri, kostoja më e ulët është të mendosh për spostimin e së paku pjesës më të rrezikuar drejt vendeve të sigurta, dhe për investime serioze në infrastrukturën dhe sistemimin e kanalizmeve të kësaj zone.

Ajo që po ndodh në jug nuk është asgjë me atë që mund të ndodhë në veri disa ditë më vonë, nëse rreshjet vazhdojnë. Ka ardhur koha që qeveria ta kthejë në prioritet kombëtar afatgjatë mbrojtjen e territorit nga përmbytjet dhe t’i japë fund me këtë rast kaosit urban që shoqëron zonat e rrezikuara, të cilat janë bërë të rëndësishme pikërisht pse përmbyten.

Sado e vështirë të duket, është një vendim që duhet marrë për të mos u dukur si një vend afrikan, që del jashtë kontrollit me shiun e radhës. Investimet më të mëdha publike duhen orientuar në këtë fushë, e cila duhet shoqëruar doemos dhe me investime të vogla në çdo fshat, në çdo përrua, në çdo lumë malor dhe në çdo breg lumi, përmes ndërtimit të pritave, argjinaturave, pemëve kundër gërryerjes së tokës dhe gjithçka tjetër që shmang daljen jashtë kontrollit të lumenjve.

Përmbytjet në Shqipëri janë të tilla, që nuk mund t’i përballojmë me një kryeministër duke veshur çizmet apo me një opozitë që ruan se çfarë peshku ha kryeministri. Në terren le të dalin ata që dinë të shpëtojnë njerëzit. Politikanët nuk shpëtojnë dot njerëz me varka, por me ligje dhe fonde. Ata duhet ta përballojnë këtë situatë nga zyra e kryeministrit dhe nga parlamenti, ku duhet të merren vendime të mëdha dhe të guximshme për ta transformuar përfundimisht këtë vend të pashpresë që mbytet nga shiu i parë.

42 komente në “Përmbytjet dhe një problem që bashkon jugun me veriun”

  1. Artur says:

    e drejte, sa me shume analiza te tilla.

    1. rapsodi says:

      Me shume se nje katastrofe natyrore kjo eshte nje menxyre kombetare 24 vjecare.

      Shikoni doktorr-horror berishoviq me makine sheikesh jo vetem ai por dhe familja e deri te pinjolli i fari ballit me 100 mije dollare vetura..dhe nga ana tjeter nje piktorr-horror qe kap peshq te vegjel korrupsioni kur ka oktapodhet e brendshem dhe te jashtem neper kembe.

      Ishte si ishte ai sistem te pakten ne raste katastofash natyrore cohej qeveria dhe populli ne juge e veri dhe benin cudi.

      Komentshkruesi ka qene vullnetar ne termetin e dibres ne 1967 dhe vetem ne filmimet e kohes, mund te kuptosh cfare solidariteti kishin shqiptaret si e asnje vend te globit..kurse sot po vajtojne kanalizimet argjinaturat,kullimet qe i shkaterruan se do vinte ceku i bardhe i gramoz pashkos qe e hengren peshkaqenet per paudhesine e tij dhe te atyre qe kishte pas.

      Jashte deshires time, pershendes ato shqiptare ne veri dhe jug se si i kendonin enverit dje dhe sot po vajtojne se kane ngelur popull jetim dhe i mbytur ne borxh deri ne fyt te permbytur si kjo permbytja e fundit..Mos ju kane zene hakat e tij?

      Enveri ç’u ngre në këmbë

      Shokë, do t’u them një këngë,
      Si ka qenë historia;
      Si ka qenë dhe si është sot.
      Pesë shekuj Turqia.
      Zogu kur sundoi vëndë,
      Bëri shumë të këqia,
      Na shiti me gjithë rrënjë,
      Na shiti tek Italia.
      Enveri ç’u ngre në këmbë,
      Foli: Nga vate rinia?
      Merrini armët në dorë,
      Të çlirohet Shqipëria!

      Rexhin-Tepelenë, 1981
      ***

      O Enver flamur epoke

      Malet seç e ulën kryet,
      dritën seç e humbën yjet,
      lotët seç na i mbushën sytë.
      Ç’gjëmë na solli kjo ditë!
      Oh, i zi ç’na erdhi lajmi,
      sytë i mbylli Enver djali,
      O Enver flamur epoke,
      na dhe frymë nga fryma jote,
      dritë i dhe gjithë Shqipërisë,
      gaz dhe plakut dhe fëmisë.
      Ti jeton, ti nuk ke vdekur,
      nuk vdes fjala jote hekur,
      se në ballë na prin Partia,
      në gjoks të ka Shqipëria.
      Në çdo vepër, si pishtar,
      do t’na rrish përherë, në ballë,
      në rrugën që çele vetë,
      yll karvani je përjetë.

      Vlorë 1985

      ***
      Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
      Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
      si qet qielli bubullima.
      Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
      pushkë e madhe, besë e madhe,
      nji kreshnik, nji lis me rrema,
      Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
      Kërcet pushka në Tiranë,
      djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
      djemtë e Shqipes s’janë jetima,
      vend për vend vetojn’ vetima.
      N’ball’ vetimash kush po prin?
      Enver Hoxha me Partinë,
      pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
      pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
      Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
      s’guxoi kush me e prekë Enverin.
      Sa jan’ malet rreth e rrotull,
      garda e tij asht mbar’ nji popull.
      Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
      kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
      kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
      Enver Hoxha mal me mend.
      Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
      te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
      Duhet kanga nji mij’ rreshta,
      tan’ ortiqet që ka bjeshka,
      duhet t’vij’ deti me valë,
      duhet malet t’ishin fjalë,
      prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
      Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!

      Bajzë-Shkodër 1988

      ***

      Enver Hoxha të qofshim falë

      Enver Hoxha të qofshim falë
      çdo furtune i bane ballë.
      E godite rreptë tradhtinë
      si vigan e mbrojte Partinë
      shembull bote bane Shqipninë.
      Kur prej lajkave s’u gënjeve
      t’ligit shpinën kurrë s’ia ktheve.
      Shumë komplote të kanë kurdisë
      renegatë edhe titistë.
      Deshën t’na fusin në qorrsokak
      e t’na bajnë republikë t’shtatë.
      Krejt gabim jau mori mendja
      për me marrë kalanë nga mrena.
      Koci Xoxe me klyshët e tij
      shpresa e Titos ke n’Shqipni.
      Kur ata i muloi plehu
      në skenë doli Mehmet Shehu.
      Karta e fundit shteg nuk gjeti
      vet ia kthej revolen vetit.
      Ne jem’ kala e lashtë
      s’merrëm mrena as nga jashtë.
      Shpata e mprehtë e Enver Hoxhës
      çdo armiku do t’i bje kokës.

      Grupi i Hasit

      1. ilegali -Tarasi says:

        O Rapsod o pedesrast
        Baca Enver o ta ka ras
        Ne ato maja ripa-ripa
        Te ka knue huni mu te bitha
        O bastard e o shpellar
        Tan jeten ke hanger bar
        E pranej ke ngelun k..

    2. Skypion says:

      E vecanta e shkrimit te sotem te zotit Baze eshte lugubre.Ajo ka te beje me nje “parashikim” te tij per permbytjet qe do te ndodhin ne Veri.
      Pasi flet per permbytjet ne Jug,dhe arsyen e njohur – ate te ndertimeve ne toke bujqesore,dhe prishjen sistemit te kanalizimeve,e qe dihen nga te gjithe,dhe pasi mundohet te minimizoje efektin shkaterrues te permbytjeve atje,analisti yne parashikon permbytje ne Veri!
      Cka dashur te thote autori me kete?!-Asgje!Autori nuk ka dashur te thote asgje.Ai vetem sa nxjerr veten zbuluar ne gjithe hipokrizine dhe shpirtligesine e tij.
      “Parashikimi i sotem” i analistiti tone,ashtu si edhe shume “parashikime” te tjera te tij,porqe nuk jane vene re shume nga lexuesi,sepse thuhen ashtu si shkarazi,deshmon per hipokrizine e nacionalistit Baze.
      “Parashikimi” i permbytjeve ne Veri i zotit Baze,ne fakt eshte nje deshire e tij e fshehte qe kjo te ndodhe;qe te kemi nje jek-a-jek permbytjesh Jug-Veri.
      Kjo,shumekujt,mund t’i duket qesharake,por nuk eshte keshtu;ncuk.Nuk eshte,sepse analisti yne e shikon gjene nga pikpamja krahinoro-politike.Te gjithe ata qe i shikojne gjerat keshtu bien ne kurthin e “parashikimeve” te tilla foshnjerake.
      Shumekush nga lexuesit e shkrimeve te zotit Baze ka mendimin e nje nacionalisti,kombetaristi;vete Bazja yne ka dashur te jape kete pershtypje,megjithese ne formen e nje nacionalisti modern,si te thuash te nje nacional-patrioti.
      Mirepo,”parashikime” si ky i sotmi pergenjeshtojne kete shtirje.Ne te vertete,ka shume raste kur analisti yne,ne shkrimet e tij,pergenjeshtron vetveten si nacionalist.Ai eshte nacionalist,por nacionalist fallc.AShtu sic jane kozmopolitet,te cilet duan te duken me cdokusht kozmopolite,cdokushtmeri qe i ben gjithsesi fallc.Jane nacionalistet fallc pergjetgjesit te gjallimit te nje fryme te qelbur kozmopolitane fallce ne hapesiren e opinionit publik shqiptar.Jane nacionalistet fallc si Mero Baze ata qe mbajne on kozmopolitet fallc si Bushati dhe Blushi.Keta jane kunderpesha e njeri-tjetrit.Keta jane dy ane te se njejtes medalje – dy ane te fallcitetit.
      Nje fallcitet te tille une e kam vene re shume shpejt.Por,e kam denoncuar,sidomos,ne zgjedhjet e fundit parlamentare.Ne keto zgjedhje,shume analiste ,te majte me shume,por edhe te djathte si Bazja yne,te cilet i bashkonte antiberishizmi dhe perkatesia krahinore,ne shume shkarrashkrime te tyret,nuk linin pa thene nje gje vecanerisht te shemtuar: Berisha e ka lene ne harrese Jugun…!
      Une mund t’ju permend me radhe te gjithe analistet,duke i cituar madje,qe na hiqen si te majte apo te djathte,e qe ne fakt jane ca prosnjake,perplot me paragjykime krahinore,te mbushur me nje mllef te pakuptueshem per shumekend per “ata”,per maloket.
      Lexuesi i rregullt i shkrimeve te zotit Baze dhe komentuesit e ketij forumi te nderuar te cilet,sic dihet,jane ne shumicen e tyre trushpelare,kane mendimin e nje Bazeje nacionalist apo nacional-patriot,qe preokupohet per ceshtjen e Kosoves,ate kombetare ne pergjithesi;kesisoji mund te me thote qe e kam gabim.
      Mos u genjeni.Mjafton te lexoni ato shkrime ,ku analisti yne kritikon e sulmon figura dhe fenomene ne Kosove dhe politiken e saj,per te kuptuar qe nacionalizmi i tij eshte fallc.
      Kur lavderon figura dhe zhvillime ne Kosove,gjuha e tij eshte ok,ne sensin nacionalistikisht korrekte.Por,kudjes,kur kritikon apo sulmon personaliitete e gjera qe nuk i pelqejne,perdor gjuhen e njohur paragjykuese krahinore,njejte si,bie fjala,Blushi,Lubonja,Nano,Bushati etj etj kesisoji rrufjanesh mediatike .Eshte pikerisht kjo qe tradhton fallcitetin e nacionalizmit te tij.
      Megjithese parashikuesit e vertete te motit paralajmerojne per permbytje te mundshme ne Veri,une do te uroja qe kjo te mos ndodhte,se boll i kemi ato ne Jug.
      Uroj,gjithashtu,qe “parashikimi” i zotit Baze te mos ndodhe,qofte edhe per ta cliruar ate vet dhe shpirtin e tij nga nje ligesi qe po e mbyt.

      1. Biologu says:

        Kundërveprimet e pavullnetshme ndaj ngacmimeve te jashtme tek frymoret quhen reflekse te pakushtëzuara. Keto lloj refleksesh jane te natyrore, dmth. te lindura. Pervec tyre kemi dhe nje lloj tjeter refleksesh, ato te kushtezuarat, te cilat frymoret i mesojne gjate jetes me kalimin e kohes. Nder keto reflekse mund te vecojme ato te mbrojtjes permes ulerimave, kercenimeve, refleksi i vetemburrjes permes shpifjeve, sharjes etj., ose dhe refleksi i te ushqyerit. Per kete te fundit le te shohim se bashku me veriorin skypon nje “video speciale”, per te kuptuar se c’ndodh me te zotin, kur qenit te pavllovit fillon t’i lengezoje fiqiri, se ishte mesuar keq me metoden e te ushqyerit.

        https://www.youtube.com/watch?v=FMJJpbRx_O8

        Ah prof. dr. claus c’na bere ?

  2. xha Jaho says:

    Mero, nuk e ke haberin per keto pune keshtu qe me mire mos fol kot. Shtratet e lumenjve jane te kontrollueshem, por per to nuk ka menduar njeri as ne komunizem dhe as sot. Me specialistat e koperativave bujqesore dhe me sharlatane amatore qe hiqen si shkencetare keshtu do te vazhdoje edhe Jugu edhe Veriu. Ti i bie kot daulles.

    1. XIXA says:

      O XHA JAHO ; ATO HIDROCENTRALET MBI LUMIN DRIN I PATEM NDERTUAR NE KOHEN E KOPERATIVAVE,POR PERMBYTJE NUK KISHIM SIKUR JANE SOT E CDO VIT.KETO I SOLLI DHIMOKRACIA,NE ATE KOHE UNDERTUAN EDHE HIDROVORE,KANALIZIMET,PRITAT MALORE ETJ. A MUNDE TE THOTE NDONJERI PER 25 VITE SA HIDROVORE TE REJA JANE BERE,SA JANE RIPARUAR HIDROVORET E ENVERIT OSE ZEVENDESUAR POMPAT,SA JANE PASTRUAR KANALET. UNE MENDOJQE TE GJITHE ATA QE KANE BLLOKUAR KANALIZIMET TE I U JEPET AFAT KOHOR PER LIRIMIN E TYRE, NUK KA NEVOJE QE TE PAGUAJ NJE POPULL PER GJIHMONE PER INJORANCEN E DISAVE. LIDHUR ME ATO QE THONI JU XHAXHI JAHO,NE ATE KOHEN E DULLES NE KETE FUSHE ESHTE MENDUAR SA NE ASNJE FUSHE TJETER,JANE HARGJUAR ME MILIONA LEK PER STUDIMET DHE VENJEN NE JETE TE TYRE NE FUSHEN EKULLIMIT E TE SISTEMIMEVE TE CILAT U SHKATERRUAN ME NJE LEVIZJE TE DORES SE KRYEKRIMINELIT TE TOKES DHE DETIT, SALI RAME BERISHA.

    2. Garipi says:

      Edhe ti xha Jaho,me kaq sa thua paske pjerdhur nga trute e kokes!!
      Akoma vazhdon ti,o derdimen me skenaret e Beogradit,qe meqenese nuk e mbrojne dot KRIMIN e Berishes ndaj ketij vendi per 24 vjet,hajde ta barazojme me SOCIALIZMIN!!
      Vetem ne se ke qene i shtruar ne CMENDINE para 90-tes qe nuk ke pare se cfare PUNE KOLOSALE BERI SOCIALIZMI PER BUJQESINE,BONIFIKIMIN DHE KULLIMIN!!!
      Te placin te dy syte e u qorrofsh per jete,o kerme e ndyre!
      Dhe thoni pse na denoi Enveri!!
      Po ju keni qene aq te POSHTER sa edhe sot meritoni LITARIN NE FYT!!
      PLEHRA te ndyra!!!

    3. titi says:

      o xha johu,ti qe mer vesh pse nuk na thua ndonje gje nga ato qe mer vesh apo i ke sekret per zhulzefinen qe thote se populli po mbytet Rama ha peshk,apo je nga ata qe 25 vjet shkatrruat lumenjt dhe pyjetndertuat ku ju desh qefi dhe tani ankoheni se ku eshte shteti.Nuk thone kot cfare do mbjellesh do te korresh.
      Apo mos je nga ata qe mernin fondet per kanalizime dhe mirembajtje dhe ndertonin vila per vete…..
      Pas ngjarjeve te gjithe bejne analiza,pergjerohen per popullin,dhe sa kalon vala vazhdon masakra;populli nga njera ane qeverite per vete duke vjedhur dhe duke bere sikur nuk shikojne;dhe tragjikomedia vazhdon me vite.
      cdo opozite kujtohet per popullin dhe hallet e tij,pergjerohet per kete popull shumvuajtes(duke harruar ato qe nuk kane bere asgje kur ishin ne qeverisje)vetem e vetem per te ardhur ne pushtet,dhe sa vijne ne pushtet,i harrojne te gjitha premtimet dhe fillon fushata e vjedhjeve me farefis dhe shoqeri.trushplaret vazhdojne zihen me njeri tjetrin se idhulli i tyre eshte me pak hajdut se idhulli i tjetrit.
      Dhe eshte interesante se ekziston mentaliteti vjedh vjedh ppor edhe punon ose ai me te vertet vjedh por jo sa AI qe iku…..

    4. Gori says:

      Xha Jaho : nuk me duket se tha ndonje te keqe Mero ne editorial .
      Edhe une specialiste bujqesie jam, e pretendoj se kam mjafte njohuri per problemin ne fjale . Situata nuk eshte e sotme, ka dekada , qe jo vetem qe nuk behet pune e metejsheme per permiresime, por perkunder eshte lejuar te perkeqesohet gjendja . …Per momentin ….
      S’ afermi, si thote dhe artikulli , ka gjasa te krijohet situate ne veri, kjo edhe me e rende.
      Qeveria me sruktura , kerkohet te veproje , njelloje sikur te jete krijuar situata:te dihen tere veprimet qe do te kryhen, t’i dine dhe tere njerezit ; te behet ajo qe ka per t’u bere qe para fillimit te ngritjes se nivelit te ujrave …

  3. KOZi says:

    Pas kalimit te kesaj situate mendoj: Ne jug e ne veri, aty ku jane bere ndertime jashte llogjikes se jeteses,te shkojne sebashku,Kryetari i PS per zonen,Kryetari i PD per zonen dhe Kryetari i Komunes dhe me nje ze t’i thone: Ke bere ndertim te pa rregullt,pa ligjshem ,pa llogjikshem. Cfaredo te ndodhe neve nuk te pergjigjemi.Ti po deshe as mos voto per asnje.”Dhe pas kesaj te dalin ligjet e vendimet ne parlament per rregullim te gjendjes. Tung

    1. DinPaku says:

      Kozi, ti mire flet, nuk flet keq, po nga i ke degjuar keto gjera, se andej nga Europa ku jeton nje kusheriri tim, nuk beje vaki kurren e kurres te ndodhi keshtu si thua ti.

  4. Albi says:

    O Mero o racist. Ndertimet ne fushen e Lezhes jane nder me te rregulltat dhe te sistemuarat ne zonat informale. Edhe nga sna estetike jane te perkryera e jo si shtepite e Myzeqes qe jane per ibret. Po ti dinet ku e ke shenjestren. Thuaji Rames boll u morr me pedonalet, ate bej.

  5. Kariz Matik says:

    Sinjalin e pare te inatit natyra e dha disa dite me pare me termetin 4-5 ballesh, dhe menjehere pas saj la te shperthejne lumenjte dhe te vershojne si te terbuar, si kunderpergjigje per gjithe te zezat qe i bene asaj mekataret.

    Zoti i Madh atje lart i veshtron te gjitha nga lart dhe kur vjen dita u jep sejcilit hakun per mekatet e tij.

    Zoti i Madh i shihte mekatet qe benin komunistet, dhe per 45 vjet rresht i fryu tymit dhe ia bente me dore qe te shkonte ne drejtim te mekatareve.

    Zoti i Madh shikon edhe se si po dergjen burgjeve duke fjetur perdhe shqiptaret e shkrete vetem per “vjedhje energjie”.

    Ai sheh dhe se si kapacitetet e burgjeve i kane mbikaluar dyfish normativat e lejuara, dhe do beje si do beje, por edhe per ate qe as Enveri nuk ua beri shqiptareve do marre hak dhe do beje te shperthejne.

    Solidaritetin njerezor e gjen atje ku njerezit bejne shume per njeri-tjetrin, e gjen atje aty ku e duan, e respektojne, dhe ne cdo rast nevoje e perkrahin pa rezerve njeri-tjetrin.

    Kush mundohet sot ta percaje popullin per interesa te ngushta, dikur do ta vuaje mbi supet e tija maskarallekun.

  6. plaku dhe deti says:

    hajde se javen tjeter do dale dielli dhe do harrohet fare kjo pune.Do grinden ne parlament per ndonje qeros tjeter si Strazimiri dhe do vije nje qerre me ambasadore ti pajtoje prape deri nga behari.Shyqyr qe s’eshte Grida ne parlament se ajo eshte fatale

  7. "BALASHI" says:

    Ti leme fjalet e shumta. Shkoni ne Kruje e kundroni fushen nga Lezha ne Tirane. Nuk ka trishtim me te madh. Nj baterdi. Tmerr. Te vesh ulurimen. Nje fshat i stermadh pa pike llogjike. E pushtuar tere fusha ne menyren me kaotike.
    Keshtu eshte vepruar me tere vendin per mbi 20 vjet, por kjo fushe esht me tipikja. Shiheni nga lart e te lemeriseni. Te paret tane nuk ishin aq budallenj qe i ndertonin banesat rreze kodrave e maleve. Fusha mbetej per mbjelljet..
    Keshtu e moren urdherin nga padronet langot tane politikane. Te prishnin fushen, kete pasuri te perjetshme kombetare, e me pas te permbyteshin, siç po ndodh rendom.

  8. Kështu, deri në vitin 1990, thotë Dojaka, gati 95 përqind e tokës bujqësore ishte nën ujë, ose ndryshe në sistem vaditje, dhe po kaq sasi ishte nën regjim drenazhimi e kullimi. Që do të thotë se toka ujitej, por nuk përmbytej kur kishte tepricë shirash dhe natyra bënte kapriçiot e saj të radhës. “Mua personalisht”, thotë Dojaka, “më ka shokuar shifra, kur ma thanë detajin e mëposhtëm disa specialistë izraelitë të vaditjes. Sipas tyre, volumi i punës që do të duhej për të bërë atë sistem vaditjeje-drenazhimi-menaxhimi të ujërave që kishte Shqipëria në vitin 1990, kushton sot jo më pak se 2 miliardë dollarë amerikanë”. Po, të dashur lexues, kjo është shifra.

    Dhe ja ku jemi sot, me shtëpi mbi kolektorë dhe buzë ujit, mbase edhe tre a katërkatëshe, dhe me një apo më shumë makina luksoze në garazh, por të mbuluara nga uji. Sepse natyra ta kthen kusurin. Atë që i ke bërë, nuk ta harron, por të vjen mbrapsht e të përplaset në fytyrë, bash atëherë kur mendon se ja ke hequr paq dhe i ke rregulluar punët e tua mirë e bukur. Këtë i kemi bërë Shqipërisë këto 25 vjet, dhe hakmarrja po na vjen rregullisht..

  9. Bora says:

    O xha Jaho po kur jane permbytur historikisht shtepite dhe tokat ne Shqiperi. Mund te thuash qe 90 e ketej qe nuke ka vene njeri dore, por qe te thuash historikisht nuk eshte e vertete. Sepse kurre nuke jane ndertuar shtepi ne grukat dhe shtratet e lumenjeve, vetem ne keto 25 vjet katrahure,ka ndodhur kjo qe thua ti.

  10. shqip hesapi says:

    Mero ti hedh idene per investime te medha dhe mire e ke,ashtu duhet.Por ti e di mire qe fondet jane vjedhur dhe do te vidhen perseri,tenderat =hajduteri,pozite + opozite duan vetem shkatrrim qe populli te mirret me gjera koti dhe te mos kene vemendjen per voten.Hajde e gjeje o Mero,sikur nuk e di se me cfare merret Saliu.

  11. Kujtimi says:

    Atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për 100 vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike. Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë. Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.

    Ekonomia e jetesa duhet ti kishte arritur nivelet e vendeve perëndimore më të zhvilluara të Europës po të ishte qeverisur mirë dhe kjo nuk është një dëshirë por plotësisht e mundur me pak punë, duke patur parasysh resurset e mëdha që ka vendi, investimet e mëdha të realizuara para vitit 1992 në industrinë e lehtë e ushqimore, në industrinë nxjerrëse e përpunuese, me bazën materialo-teknike në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe ushtri, me një bujqësi të zhvilluar e rendimente të larta. Zoti i ka dhënë Shqipërisë pasuri shumë të mëdha që nuk i ka asnjë vend i Europës në raport me popullsinë; ka krom, bakër e flori, hekur, nikel, bokside, mermere, bitum, lëndët djegëse qymyr guri, naftë, gaz natyror, bitum, minerale të rralla si kobalt etj. Shqipëria ka mundësi të jashtëzakonshme për prodhim të energjisë elektrike me kosto të ulët me Hidrocentrale. Vetëm me Hidrocentrale të vegjël, mundësitë kanë qenë që të ndërtonte rreth 1 milion kë orë energji elektrike, duke siguruar kështu të ardhura të mëdha për buxhetin e shtetit, ka turizmin bregdetar që nuk e kanë shumë vende të Europës, ka turizmin malor, ka kulture të gjerë arkeologjike, ka një klimë të mrekullueshme malore e fushore për bujqësinë, blegtorinë e frutikulturën. Para viteve 1992 janë prodhuar mbi 1 milion ton krom, 2.4 milionë ton naftë, etj. Këto 20 vite, jo vetëm nuk ka patur asnjë strategji zhvillimi për rritjen ekonomike por ka ndodhur e kundërta, të shkatërrohet çdo gjë e ndërtuar në vitet e shkuara, gjoja e ndërtuar nga komunizmi, për këtë jemi dëshmitarë të gjithë me teorinë e terapisë Shok dhe Çekut të bardhë. Janë realizuar qëllimet serbe e greke që të mos ketë më Shqipëri. Nuk është e vështirë për ta kuptuar se është përdorur një strategji e organizuar në shkatërrimin e ekonomisë, unitetit të popullit dhe nuk mund të jetë ndryshe. Kjo është e vërtetuar me faktet e ndodhura pas vitit 1992 e vazhdim.

    Në Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj. Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht.

    Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja,

    mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945;

    50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave. Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera. A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria. Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.

    Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore. Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna. Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë.

    Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur të pranojnë ti vizitojë një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!? Labëria ka vdekur.

    Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, siç shprehet Qerim Kelmendi u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.
    Dihet se edhe tenderin e Interkoneksionit me Kosovën e anulloi, kundërshtoi marrëveshjen e Rambujesë në vitin 1999 e tjerë. Për zgjedhjet e vitit 2005 doli me sloganin tolerancë zero ndaj korrupsionit, u vërtetua se korrupsioni dhe vjedhja e pasurisë kombëtare në përmasa të mëdha janë objektivi i vetëm i qeverisë, për zgjedhjet e vitit 2013 ka dalë me sloganin e nacionalizmit dhe të bashkimit të trojeve shqiptare, kjo është një demagogji, një strategji dhe urdhër i qeverive serbe e greke për ta mbajtur në pushtet edhe pas vitit 2013, ato e urdhëruan ta fuste në burg mikun dhe bashkëpunëtorin e tij Fatos Nano. A ka moral Sali Berisha të akuzojë opozitën si pasardhës të byroisteve kur Partia Demokratike drejtohet nga njeriu që ishte më tepër se një ish anëtar byroje, një komunist e shërbyes i zellshëm i nomenklaturës së lartë të Partisë Punës, një njeri që studimet pasuniversitare i kreu në Francë si shpërblim për shërbimet e mëdha që u bënte byroistëve. Në strukturat e larta të Partisë Demokratike është Ilir Rusmali, djali i Çajup Rusmalit, ish sekretar i parë i rrethit Elbasan me funksion më tepër se një anëtar byroje; Rajmonda Pashko (Bulku) e reja e Josif e Elena Pashkos me funksionet të larta në Partinë e Punës; Genc Ruli, Genc Pollo, djali i Stefanaq Pollos etj.
    A nuk kam të drejtë të them se Sali Berisha ka punuar sistematikisht për shkatërrimin e vendit, duke u shërbyer qeverive serbe e greke!? Shpërdorimi i detyrës dhe krimet që ka kryer Sali Berisha, janë të shumta. Më poshtë po rreshtojmë disa prej tyre që të gjithë shqiptarët i njohin:
    1. Organizoi dhe realizoi ngjarjet e 2 Prillit të vitit 1991 në Shkodër, ku vrau 4 vetë. Qëllimi ishte marrja e pushtetit , premtoi se do të zbulonte vrasësit por kjo ishte një përrallë si për të ndjerin Azem Hajdari.
    2. Shkatërroi industrinë e lehtë e ushqimore, industrinë e duhanit, panxhar sheqerit .
    3. Shkatërroi industrinë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve e lëndëve djegëse që janë dhe baza ekonomike e vendit si industrinë e kromit, bakrit, hekur nikelit, të qymyrit, naftës. Uzinat e telave në Shkodër etj.
    4. Shkatërroi uzinat e plehut kimik për bujqësinë dhe gjithë bujqësinë.
    5. Shkatërroi të gjithë pemëtarinë.
    6. Ngriti firmat piramidale
    7. Organizoi luftën Veri-Jug në Shqipërinë e vitit 1997 pra luftën civile ku u vranë rreth 3000 vetë.
    8. Gjatë viteve 1995-1997 furnizoi me naftë Serbinë gjatë luftës në Bosnje Hercegovinë
    8. Në vitin 1995 organizoi e vrau Remzi Hoxhën
    9. Më 14 Shtor 1998 organizoi grushtin e Shtetit duke pushtuar dhe Televizionin.
    10. Vrau 26 vetë dhe plagosi qindra të tjerë në Gërdec.
    11. Vrau 4 vetë të pafajshëm më 21 Janar 2011.
    12. I fali Greqisë trojet shqiptare, detin.
    13. Emëroi në krye të Kishës Ortodokse një prift grek kundër kushtetutës së vitit 1922.
    14. Në Përmet zhvarrosi eshtrat e fshatit duke i konsideruar si ushtarë grekë.
    15. Shkatërroi sistemin arsimor, të drejtësisë , administratën shtetërore etj.

    DENIMI I KRY-KRIMINELIT BERISHOVIQ ESHTE PROBLEMI QE BASHKON JUGUN ME VERIUN E SHQIPERISE

  12. bobo says:

    Nuk e kuptoj se si e ke anashkaluar sistemin hidrovor qe ngriti kunder ketij vendi diktatori Enver Hoxha!Me diktatin e tij ky diktator ndaloi ç’do lloj permbytje ,çdo lloje termeti.Sot del me ne pahe puna kriminale qe ka bere ky diktator,ku pua e shquar e e madherishme e demokracise ka bere qe edhe delet te mesojne notin e te dalin kampione si edhe vete prijesi i ketij vendi Sali Ram Berisha.Kesaj i thone jete o Mero e jo ajo qe na la pas diktatura.Qeveria e sotme nuk e ka prtoblem te marre borxhe e qe brezat e vijne ti shlyejne ato,duke na lene nje Shqiperi si vendi fqinje Greqia te mbytur nga borxhet nga permbytjet nga vrasjet nga vjedhjet nga korupsioni duke bertitur ne fund te jetes “RROFTE MIQESIA SHQIPTARO -KINEZE”.

  13. Kovaci says:

    Ka nje gje shume te rendesishme qe vecanerisht ne caste katastrofash duhet frenuar. Megalomania politike. Permbytje e katastrofa ndodhin ne cdo kend te globit. Me te dendurat e me te tmerrshmet jane ne USA e cila eshte me e perkushtuara ndaj ketij problemi. Vec katastrofes ne kemi edhe dicka me shkaterruese se vet katastrofa. Shtruarja e problemit jug veri. Korbat e kesaj kembane nisen te ndihen kobshem. Ky eshte turp mbi turpe. Mbi jug e veri ka nje atdhe te cilit i dhemb njesoj cdo pjese e tij.

  14. Konica says:

    Jugu dhe Veriu asnjehere s’kane qene te ndare pervecse ne mendjet e njerezve qe s’jetojne dot pa sajuar ndasite. Hajde merre vesh z. Bazen se ku do te dale me kete. Si duket kjo teme eshte jashte domenit te tij te njohur tashme.

  15. Shqip says:

    ah more kozi nuk i pjerth njeri kryetaret e zonave po nuk ran dakord dy kryetaret e medhenj po lulushin se pjerth njeri se e shtryth sala prej boleh se sales i intereson vendi iperçar e i shkaterruar populli si bageti shikon interesin e momentit

  16. astrit says:

    Ka studime e projekte shume te mira per disiplinimin e ujrave ne te gjithe teritorin e shqiperise,te bere nga specialist e profesor e fushave perkatese. Problem eshte zbatimi i tyre me korrektesi ne kohen e duhur e ne vendin e duhur dhe natyrisht pa i vjedhur fondet.Eshte per te ardhur keq qe kur ka permbytje nuk ndigjon asnje specialist te flasi, flasin vetem politikanet, e nenpunesit e shtetit tone te padobishem

  17. Bond says:

    Je ne rruge te mbare Mero me kete artikull qe trajton mjaft qarte nje fenomen qe prej kohesh eshte kthyer ne shqetesim kombetar…. Eshte e natyrshme per kedo qe kjo permbytje nuk eshte nje fenomen i izoluar dhe qe i takon nje partie apo nje kryeministri por rezultat i mungeses totale te kontrollit mbi territorin, mungeses se investimeve per mirembajte dhe investime ne rrjetin e digave mbrojtese, kanaleve te kullimit, hidrocoreve, etj. Komente e tjera per kete situate jane vetem demagogji pa buke.

  18. georges says:

    Perse vini rrotull, Nga sistemi i kaluar u trashegua ndermarrja e Bonifikimeve e cila kishte nje eksperience teper te vyer ne drejtim te parandalimt te permbytjeve dhe kenetizimit te tokave. Ajo kishte nje goxha buxhet, per ate kohe. Por kjo ndermarrje si shume te tjera u suprimua dhe vendin e saja e ka zene askushi apo shumekushi dhe pergjegjesia shperndahet gjitheandej. Mohimi i gjitheckaje nga sistemi i kaluar eshte nje gabim shume i madhe pasi ata njerez dhe ajo ndermarrje ishin pasuri kombetare dhe malli i hasmit, aty punoni bij te popullit por si shume gjera qe u shkateruan eshte Ndermarja e Bonifikimt dhe Kanalizimeve.

  19. fshatari says:

    Mero sapo i propozove Shqiptareve nje fature shpenzimesh me vlere 6 miliard Euro…ulur ne kolltuk dhe nga dhoma e ngrohte

  20. human says:

    Sot nuk ekzistojne me Instituti i tokave, Instituti Hidrogjeologjik,Ndermarjet e Bonifikimeve dhe Institucionet e tjera qe merreshin me kete pune.

    Politikanet tane te ndritur te gjithe spektrit nga e zeza tek e bardha, menduan se do mund ta kryejne vete kete pune me fjalimet e tyre politike qe mbjellin vetem perçarje dhe urrejtje mes njerzve te thjeshte, te vuajtur dhe te varfer, te cilet paguajne edhe pasojat e ketyre permbytjeve.

    Dikush thote qe kjo qe po ndodh eshte hakmarrje e natyres ndaj demeve qe njeriu i ka bere asaj.Po kjo eshte e vertete; Por kjo hakmarrje e ka zanafillen tek politikat e mbrapshta te ketyre 25 viteve te nje sistemi politik te degjeneruar, alla shqiptar.

  21. Demokrati i vërtetë says:

    Të gjithë flasin për “armiq të brëndshëm e të jashtëm” që kanë fajin për katandinë tonë dhe asnjëri nuk do të vejë “dorën në plagë” e të thotë se ky popull, po nuk ndryshoi mentalitetin e rrumpallës, lirisë anarshike, vjedhjes e zaptimit…,nuk ka për të parë asnjëherë prokopi e hair…!

  22. endri says:

    ja , tani Rama do mbjelle ca palma anes vjoses dhe osumit dhe do zgjidhet problemi …

  23. Idioti says:

    Me siper komentuesi ‘ Kujtimi’ i ka shpjeguar shume mire arsyet e verteta te ketyre ndodhive shkaterrimtare ne Shqiperi (ne Jug dhe ne Veri), qe tashme jane kthyer ne fenomene normale sa here qe bie shi…

    Ndersa ‘Skypion’ eshte si zakonisht i gabuar ne ‘analizen’ e tij provinciale!

  24. alb. says:

    O mero se kam dit nojhere qe jemi te ndar tani po e marr vesh nga ti! Un jam nga veriu edhe i uroj me gjith zemer qe ta kalojn kte fatkeqsi edhe sa me shpejt te behet me mir.po te kisha noj gje ne dor do i ndihmoja me sa te mundesha.te kalume sa me shpejt!

  25. Mallakastrioti says:

    @@Prshendes Shkrimin e Meros..Vetem nje gje Lumenjete duhet te sillen ne “Ulli” themi ne jugoret..pra duhet te behen Investime ne fushen e Lumenjeve, Barrikada kaskada…Prita..ose edhe Ndryshime te shtratit te lumit, Lumenjte tane jane te Kontrollushem..VETEM QEVERITARET TANE NUK I KONTROLLOJME DOTE, sepse nuk Ngopen edhe me nganje these me Para..lol

  26. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shteti duhet te financoj strukturat per perballimin e katastrofave,per permiresimin e infrastruktures se lumejve dhe tokes bujqesore.
    Ne krye te detyres duhet te jete Kryqi Kuq Shqiptar dhe aleatet e saj mbare boteror,por dhe ky institucion ka nevoj per mbeshtetje financiare nga shteti.Miljonat qe harxhon shteti,mund te administrohen nga organizatat e specializuara,te cilat e perballojne me shpejtesi e efikacitet situaten e veshtire.
    Shteti nuk funksionon,me rezervat shtetrore,aq me keq po qe se keto ekzistojne ne leter.

  27. Mir e ka Mero… qe duhet nje strategji e shpenzime (se pergjegjsi nuk mban njeri) por nuk ka percaktuar perqindjen;Sa duhet te fitoje LSI-ja nga keto investime e strategjira.

    Darkat,me haeng, me 500 veta per keto strategji e shpenzime i organizojme !

  28. SHQIPTAR says:

    Perseri ndjeshmeria juaj Z. Mero ben diferencen.

    Permbytjet “e fundit” nuk po trajtohen nga krahet politik si nje e keqe e hidhur, qe bashkon ideologjite per ti ardhur ne ndihme popullit te perbashket, por me papjekuri feminore, po kthehen si sebepe per te sulmuar njeri tjetrin politikisht. Kjo gje vetem i konsumon ata qe tentojne ta perdorin keshtu situaten, sepse te gjithe shqiptaret e dine se permbytjet nuk jane faji i qeverise, por faji i qeverive qe nuk e vune ujin ne zjarr 24 vjet, nen sehirin ndaj shkaterrimit te trashegimise se sistemit kombetar te bonifikimeve. Token nuk ta merr vetem pushtuesi, ate me kollaj ta merr lumi.

    Vitet e fundit, permbytjet jane zonuar ne veri te vendit, por rastesia kesaj here i zhvendosi ato ne jug. Meqenese forcat e medha politike, edhe kur jane ne mandat qeverises i konsiderojne shqiptaret ne dy pjese veri-jug, a thua se ekzistojne dy Shqiperi dhe ata qeverisin vetem njeren gjysme, kesaj here me oportunizem gjeten argumenta cinik: “jugu juaj u permbyt, ne pjesen tone e kemi ne rregull se kemi punuar shume…”. Nuk i lejohet nje force politike qe te beje ndasi krahinore te vendit, sepse ky veprim ve ne pikepyetje te madhe qellimin e saj.

    Veriu si cdo vit, mos e dhente zoti, por do perjetoje te njejtat katastrofa si vitet e tjera. Kete e ka ne dore perendia dhe nese bie shi, figura hyjnore e politikaneve te caktuar do katandiset gjysem njerezore, per te mos thene aspak.

    Uroj qe ndonje politikan shqiptar, te kete komunikim me perendine dhe te kete marre premtimin prej tij, se ne veri nuk do kete reshje, kete vit! Nese kjo eshte e mundur, i lutem politikanit hyjnor ti kerkoje perendise te ndaloje reshjet edhe ne jug! Veri dhe jug jane 1, jane Shqiperi, banohen nga shqiptare! Cdo force politike qe perbuz me ndasi, gjysmen e bashkekombasve te saj, tregon se ka dale nga koncepti i lidershipit dhe po vetshpallet jashte politikes, si shoqate anarkiste ksenofobiste.

  29. kush po i ngre lapidarin enver hoxhes ? says:

    Cfare ka ndodhur gjate ketij cerek shekulli nuk besoj se ka ngjare diku ne bote,me perjashtim te barabareve te veriut para dy mije vjecaresh apo hordhite e Chingis Khanit.
    Vetem me keto permasa mund te krahesohet kryqzata antishqiptare e Bandes Tropojes qe nen masken e luftes kunder komunizmit imagjinar dhe enver hoxhes ne vecanti.Kush i mban mend bandat e krimineleve Azem Hajdari me Ismet Haxhite qe shkaterruan me duart e tyre,ferma,plantacjone,stalla lopesh dhe te gjitha bagetite i moren me te fortet.Kush e nban mend dhe kete zagarin Skypion(Artan Mahmut Hoxha) qe bene masaker me pyjet shqiptare dhe me drure te kushtueshem si arra dhe bredhi qe mbushen vaporat e Italise dhe Greqise.
    Nje gabim qe ben artikullshkruesi eshte se nuk duhet te mendoje se Edi Rama nuk duhet te dale ne terren por te beje ligje dhe te drejtoje nga zyra.Ne fakt k/ministri nuk duhet te fajesohet qofte per katastrofen,qofte dhe per masat e perballimit te saj,sepse cfare ka bere reja e karakalecave te berishes per cerek shekulli do te pakten 100 vjet te stabilizohet.Kush ka patur rastin te shohe nga avjoni kur vjen ne shqiperi pyjet ne teritorin tone duket sikur shohin tullen e Blendi Fejziut ketij Saliu qeros.Pra thjesht katastrofa berishiane dhe karakalecave te tij kunder natyres,pyjeve,lumenjeve,argjinaturave,pemtore,urbanistikes,kontrollit te territorit do te pakten tre breza.
    Pra vetem nje Satana,nje perbindesh mund te shkaterroje vendin e tij ne kete menyre barbare,por kulmi i kesaj barbarie eshte kur dipllomate te nderuar edhe pasi ka vrare kombin,shtetin dhe ka vrare me urdher te tij 4 shqiptare te pafajshem ai paturpesisht eshte quajtur burre shteti.
    Sot eshte perkujtimi i 4 shkurtit 1944 qe ashtu si 21 janari 2011 eshte nje akt tipik fashist qe cuditerisht ndodh ne nje vend te Natos…dhe kjo quhet permbytja me madhe psiqike dhe morale e nje kombi kur aleatet tane tallen me ne si ne nje ferme kafshes te George Orwell-it ku talebani “Xhon i viqidolit” pasi ka vrare shqiptare te pafajshem,ka vrare nje komb te tere dhe urinon mbi ta non stop 24/24 ore nen zgerdhimjen e dipllomateve miq.
    .Permbytja e shqiptareve ne detin me urine te Berishes eshte shume here me e madhe se kjo katastrofe e fundit..

  30. Zef Kallami says:

    Asht gjynah dhe humbje kohet me te ndjek komentet e tua o i “madhi” Skypion.
    Gazetari Mero Baze me kete shkrim o ka deklarue rrealitetin dhe rikujton e keshillon per ti dal punve para o nuk ka shkrue ndonjiher ma vertetsisht se sot ne kete shkrim.Ne fakt keshtu shkruan me kame ne toke.I vecant nga gjithe gazetaret sot.Vetem nji here ka gabue qe ka mbeshtet Berishen ne fillimet e keti tranzicione teper i merzitshem dhe kerkund me busulle ne dore.
    Parashikimi don te thote qe duhet te pergaditeni ma burrnisht per ti perballue sfidat e shkaktuara nga natyra.Gje kjo ma pozitive nuk gjindet.
    Pershendetje komentuesi Kujtim!
    Besoj se kete emer e ke zgjedhur apostafat per te kujtu dhe rikujtu nji gjymtym maloku i pa civilizuem qe populli e ndoqi mbas bashk me Skypionin dhe degradoi komplet vendin te zhgatrrojme cdo gja moniste deri ne gjendjen zero(sikur nuk ishim zero me 1990) ndryshej nuk ndryshonte rregjimi.Nga ai monizem ishin ndertue vepra arti me mbrojtjen dhe sherbimin ne favor te mirqenjes se popullit me kanalizime,bonifikime,hidrovore me evitime po thuaj ne maksimum te permbytjeve etj etj.Kjo u pa ne vitin e pasojave te termetit 1979 me ndertimin e fshatrave ne kuota mbi parashikimet e permbytjeve.Po ardhja ne vitin 1990 e Berishes nji “qytetar” i pa qytenuem e si i till nuk njeh qytetnimin e nuk din ku bie me shtepi qytetnimi po vetem shat,vage,kmese,kose,kallamoq,dhen,dhie,kapa me vndue mullar dushkut per me dimnue bagetin,e per vete per ushqim drithe ne koshiqa drithit.Vete ky popull sidomos ai fshatar e meriton te ngelin pa kurrfare ndihme mbasi vete keto fshatara nuk kane lan gja preje gjajet pa prish e vjedh pllaka e blloqe betoni nga kanalet vaditese,shina trenit e shtroi ne shtepin e vet.Qytetaret me mentalitet fshatarit s’kane lane kapake pucete pa e vjedhur te kanaleve shkarkuese ujit ne qytet.Keshtuqe edhe keq te vjen se jena e zeza e vetvetes.Por qe duhet edhe me jetue pervujtnisht.kjo vjen qe jemi me mentalitetin e fshatarit te pa ngopur prej nga ku keni zgjedh t’iu drejtoj ne kete kohe mjaft te veshtire qe e bani edhe ma halldupshe jeten vete fshatari Berisha.Keti i pushofte qafa ne litar.

  31. tori says:

    Nuk eshte e sakte te thuhet se shyqyr qe shpetuan jeta e njeriut,se demet ne bageti e shtepi jane te pallogaritshme e per kete fajin e ka qeveria qe nuk arrin dot te menaxhoi teritorin,lumejte,qeveria duhej te bente koncentrimin e banoreve ne fshatra te perqendruar jo nje shtepi ketu nje atje,njerezit duhen shperngulur ne kodra aty ti bejne shtepite,fusha duhet te jete ne dispozicion per mbjedhje,po ashtu ne menaxhimin e lumejve qeveria nuk ka bere asgje ne periudhen e thate kur lumejte shterojne,ne vere duheshin meremetuar prita,thelluar shtrati I lumit dhe paretet anesore te lumejve te betonoheshin,por qeveria nuk ben asgje se e kane mendjen te shesin droge.

    1. prangat ose plumbi.. says:

      ke te drejte komentuesi tori

      qeveria tradhetare e edirames duhet te ndertonte nje kafaz hekuri per te futur brenda kafshen e vicidolit qe ka dale jashte kontrollit edhe me “miratim” te nderkombetareve.Ishtet hera pare ne historine e kombit shqiptar qe mercenaret e veriut donin te pushtonin jugun atehe kur dhe meroja yne ishte ne anen e gabuar.Lexo permbytjen e shtetit shqiptar ne 1997 dhe neri gishtin kokes …

      PERMBYTJA E PARE ME GJAK..28 SHKURT-1 MARS 1997

      Situata filloi të perceptojë në mënyrë të tillë që qeverisë i doli jashtë kontrollit. Nga 28 shkurti dhe deri me 1 mars 1997 të 40 partitë politike shqiptare kërkuan me këmbëngulje zgjidhje politike. Por Partia në pushtet, e komanduar nga Sali Berisha, ofroi “gjendjen e jashtëzakonshme”. Shqipëria u copëtua në dy pjesë. Filloi kronika e ngjarjeve të zeza. Shqipëria në sheshe, në rrugë. Katastrofë dhe gjak.Ja disa kronika pa koment, të hedhura në bllokun tim:

      Ish-Ministri i Punëve të Jashtme Tritan Shehu mbahet peng nga qytetarët e zemëruar lushnjarë. Ish-deputeti i së majtës Ndre Legisi goditet rëndë në kokë dhe i rrezikohet jeta. Një nga veprimtarët e së djathtës, intelektuali Edi Rama, dikur bashkë mitingas me krerët e qeverisë në pushtet rrihet në mënyrë ç’njerëzore. Qindra njerëz merren nën përgjegjësi penale, thirren në zyrat e policisë e të hetimeve si organizatorë të mitingjeve të paligjshme duke u dënuar me vite burgimi. Deputetët e PD vendosën të ndryshojnë dispozitat kushtetuese. Ata i japin të drejtë Kryetarit të Shtetit të përdorë ushtrinë për mbrojtjen e rendit. Presidentit Sali Berisha i kërkohet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme të paktën në Vlorë me iniciativën e tij si Kryeministër. Sali Berisha del në jetën politike me atributet e Komandantit të Përgjithshëm. Shteti nxjerr në rrugë arsenalin e armëve. Të gjitha ndërtesat qeveritare, ministritë, TVSH-ja, përveç rrethimit me polici rrethohen edhe me trupat ushtarake. Komandanti i Përgjithshëm Sali Berisha, i pyetur nëse do të pranojë këshillat e qeverive të tjera për të mbajtur zgjedhje të reja sa më shpejt që të jetë e mundur, përgjigjet: “Jo”. “Kjo vetëm se do të legjitimitonte bojkotin e opozitës. Zgjedhje të reja do të ketë në vitin 2000”. Ish-Ministri i Jashtëm i Berishës (Tritan Shehu) e përjashtoi mundësinë që Shqipëria të jetë në krizë politike dhe as ekonomike. Asnjë qytet që bënte revoltat nuk e lejonte TVSH-në që të filmonte pasi ajo ishte pjesë e makinës shtetërore të dhunës, ishte policia televizive. Gazeta “The Independent” dhe agjencia e lajmeve Britanike BBC e quante regjimin “The gangster regime”. Parandjehet pasiguri e kaos…

      SFIDA E PARË SHTETIT TË BERISHËS

      Sfida e parë e popullit që përpëlitej nën ethet e sëmura të shtetit filloi me grevën e urisë së studentëve të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. “60 studentët” e këtij universiteti ngujohen në një nga dhomat e këtij institucioni. Nga Shkodra i kërkohej Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha “të shkonte në Vlorë”, për të biseduar e shtensionuar situatën. Universiteti i Tiranës bojkotoi përfundimisht mësimet. “Nuk e lëmë Vlorën vetëm” qenë thirrjet e tyre rrugëve në kryeqytet. Gjimnazistët e shkollave të mesme braktisën klasat e tyre duke demonstruar rrugëve. Vetëm në Tiranë “3 mijë nxënës të shkollave të mesme” marshuan drejt Universitetit të Tiranës, ndërkohë që “xhupat e zinj” qëllonin pa mëshirë mbi djemtë dhe vajzat 16 vjeçarë.”

      “Masakër para Presidencës dhe Kryeministrisë”. “Xhupat e zinj” qëllojnë pa mëshirë mbi vajzat dhe djemtë e shkollave të mesme. Grumbullimi i të rinjve 16 vjeçar kanë rezistuar, por dhuna ka qenë barbare. Janë tërhequr zvarrë mbi 30 gjimnazistë që të shtrirë për tokë, janë bërë pre e shkelmave dhe e grushteve.”

      GREVË STUDENTORE DHE NË GJIROKASTËR

      Rinia studentore është ngritur e tëra në protestë. 46 studentë të Universitetit “Eqrem Çabej” në qytetin e Gjirokastrës filluan grevën e urisë. Po këtë mbrëmje, më datën 28 shkurt, një fugon i quajtur i SHIK-ut provokoi studentët e grevës së urisë të Universitetit të Vlorës. Ata ndërhynë për të rrëmbyer studentët. Menjëherë pas kësaj qyteti i Vlorës zbriti në shesh, pranë studentëve. Njerëzit sulmuan selinë e SHIK-ut, duke e djegur atë. Të dy palët, populli dhe qeveria qenë të armatosur. Atë natë vriten 9 veta, plagosen 30 të tjerë dhe kapen rob disa oficerë të SHIK-ut.

      Një grup intelektualësh të pavarur nga partitë politike i drejtohen forcave të policisë dhe të ushtrisë: “Ndal politikës. Krimi ndjell krimin. U bëjmë thirrje ushtarëve, oficerëve dhe punonjësve të policisë në të gjitha nivelet, të mos kthehen në vegla të dhunës, të një grupi politikanësh kundër popullit, kundër vëllezërve dhe motrave të tyre në fatkeqësi”. Bashkë me kolegët ushtarakë, këtë thirrje publike, e qauajtëm me vend…

      Ndërkohë, Thirrja e Forumit për Demokraci drejtuar gjithë efektivave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë buçiste: “Kundërshtoni urdhrat kriminale të urdhëruesve!”. Nga qyteti i Vlorës, 200 nëna intelektuale i kthejnë shpresat e humbura nga përtej oqeanit, nga vendi i demokracisë botërore, SHBA. Ato i drejtohen Hillari Klintonit me thirrjen e fuqishme të nënës në shkretëtirë: “Na ndihmo Amerikë. Kemi humbur gjithçka”.

      INTELIGJENCA USHTARAKE

      Edhe inteligjenca e ushtrisë nuk mund të mos përfshihej në këtë katrahurë. Pedagogët e Akademisë së Mbrojtjes, djepi i dijes dhe kulturës së Forcave të Armatosura të Shqipërisë i kërkuan me këmbëngulje Ministrit të Mbrojtjes dhe Sekretarit të Shtetit me argumente profesioniste, dhe si ushtarakë të lartë të ushtrisë, “të afrohet zgjidhja politike” duke mos marrë përsipër futjen e ushtrisë në qorrsokakun që përgatitej.

      KRIMI KUNDËR MEDIAS

      Ndërkohë krimi u shtri edhe kundër medies. Në versione të çuditshme u dogj dhe u shkatërrua redaksia e gazetës së pavarur “Koha Jonë”, gazeta më e shitura dhe më e lexuara në Shqipëri. Flakët e zjarrit i shkaktojnë asaj një humbje ekonomike prej 191.900 dollarë. Në mëngjesin e ditës së parë të pranverës 1997, qeveria dhe Komandanti i Përgjithshëm Sali Berisha nuk e dinin se cili qytet ishte nën kontrollin e pushtetit zyrtar.

      GENDJA E JASHTËZAKONSHME

      Në pasditet e 1 marsit 1997, Komandanti i Përgjithshëm Sali Berisha shpall gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë Shqipërinë. Komandanti i gjendjes së jashtëzakonshme emërohet nga “Njëshi i shtetit”, gjenerali me katër yje i SHIK-ut, Bashkim Gazidede. Në datën 3 mars, rizgjidhet Presidenti në një mbledhje parlamenti të mbyllur. Të gjithë përfaqësuesit diplomatë perëndimorë nuk asistojnë në rizgjedhjen me ngut të Presidentit të Republikës. Ndërsa Presidenti buzëqeshte në lozhën e parë të Parlamentit tanket dhe autoblindat marshonin drejt qyteteve jugorë. U vendos institucioni i censurës klasike dhe kontrolli i plotë mbi çdo mjet të informimit publik. Vetëm TVSH-ja mori përsipër të transmetonte buletinin dizinformues të policisë së fshehtë shtetërore. Radiot dhe televizionet e huaja shqipfolëse ose thjeshtë të interesuara për çështjen shqiptare, u zhurmuan. Që prej datës 3 mars, nuk dilte asnjë gazetë tjetër, veç “RD”-së. Korrespondentët shqiptarë të gazetave dhe radiove të huaja, për shkak të terrorit të ushtruar ndaj tyre, u larguan ose u fshehën…

      ke te drejte tori eshte kriminale nga rama dhe aleatet tane te falin nje kriminel per here te dhjete qe e ka permbytur shqiperine ne gjak,tradheti dhe krime..

      1. KATHERINA DIE GROSSE says:

        Faleminderit per komentin tuaj.
        Ishte prekes dhe i shkruar me dhimbje per katastrofen qe Sali Miloshevici i boni atdheut tone.
        Pershendetje nga Gjermania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje