Veliaj: Ndihmën ekonomike ia dhamë grave. PD ia jepte partiakëve dhe militantëve

24 Prill 2015, 12:53Politika TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj bëri sot një përmbledhje të punës së tij si ministër, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te reformat e ndërmarra prej tij në aspektin social, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme, si dixhitalizimi i skemës së ndihmës ekonomike apo strehimi i komunitetit rom dhe fëmijëve të rrugës. Gjatë takimit me grupe përfituese nga reformat sociale, Veliaj prezantoi dy dokumenta të rëndësishme si Strategjia e Mbrojtjes Sociale dhe Dokumenti i Politikave të Përfshirjes Sociale.

Ministri Veliaj vuri theksin se një nga objektivat kryesore të ministrisë që ai drejtoi në këto 18 muaj ishte qasja me mjete dhe rrugë më efekteve në zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë shtresat në nevojë në vend. Ai u ndal dhe te rritja e ndihmës ekonomike, e cila sipas tij, u dyfishua, si dhe bëri një rezyme të punës së ministrisë në aspektin e çështjeve sociale, ku ka veçuar menaxhimin e emergjencës me familjet e komunitetit rom që jetonin në rrugë, reformën e skemës së ndihmës ekonomike dhe skemën e ndihmës për personat me aftësi të kufizuar.

“Më parë njerëzit futeshin në skemën e ndihmës ekonomike vetëm për të dhënë votën dhe për të ngritur një flamur. Por së pari, kjo është mungesë respekti ndaj atyre që paguajnë taksat dhe detyra e shtetit është të jetë një administrator i mirë i asaj që njerëzit e japin me mirëbesim nga taksat e tyre. Nga ana tjetër, ishte fyerje e dyfishtë për nevojtarët, pasi i jepej e njëjta shumë një nëne të ve me tre fëmijë, po ashtu edhe kryetarit të partisë në pushtet, që kishte biznes mermeri, dyqan mishi, lokal, makina dhe vilë trekatëshe”, deklaroi Veliaj, duke nënvizuar se nga skema e ndihmës ekonomike janë hequr abuzuesit dhe paratë u shkojnë njerëzve që janë vërtet në nevojë.

Ai shtoi se reforma e kryer në këtë drejtim mundësoi uljen e rasteve e korrupsionit në dhënien e ndihmës ekonomike, duke e vlerësuar si arritje faktin që sot ndihma ekonomike, jo vetëm u shkon personave më në nevojë, por edhe që u jepet grave kryefamiljare. “Së pari, rikuperuam të gjitha pagesat e prapambetura për të treguar se kur shteti do, shteti mundet. Më parë, ndihma ekonomike nuk ishte më e madhe se 45 mijë lekë, kurse sot është 80 mijë lek. Askush nuk është naiv që të rrahë gjoksin për këtë, por ama është dyfish se më parë”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i kërkojnë pushtetit vendor më shumë vëmendje për punët publike dhe çështjet sociale, siç janë trajtimi i fëmijëve të rrugës apo strehimi i komunitetit rom. Strategjinë e Mbrojtjes Sociale dhe Dokumentin e Përfshirjes Sociale Veliaj i cilësoi si dy nisma thelbësore për krijimin e një sistemi të fortë të mbrojtjes sociale, përfshirës dhe të barabartë për të gjithë dhe që u shërben në rradhë të parë grupeve më vulnerabël.

Ai theksoi se dy dokumentat që u prezantuan sot përbëjnë një thirrje për veprim për çdo ministri dhe njësi vendore që të mendojnë seriozisht për përfshirjen pa barriera, pa paragjykime dhe pa burokraci të çdo qytetari në shërbimet publike, pavarsisht nivelit të të ardhurave, gjinisë, moshës, aftësisë së kufizuar, orgjinës dhe orientimi e identitetit seksual.

21 komente në “Veliaj: Ndihmën ekonomike ia dhamë grave. PD ia jepte partiakëve dhe militantëve”

  1. Mustafai says:

    Gjeja me e mire. Ato leke me mire te shkojne per femijet se sa per baste dhe raki.

    1. janaq says:

      Nje nga punet e mira qe Veliaj ka bere ne ministri eshte ajo e dhenies fund te abuzimit me ndihmat ekonomike te cilat personat me pushtet politik ia jepnin te afermve te tyre ose militanteve te cilet e perfitonin padrejtesisht. Praktika e ndjekeur nga ministria me dhenien e ndihmes ekonomike grave eshte tejet pozitive.

      1. Patrioti says:

        Vec funksionimit te ndihmes ekonomike u realizuan edhe nje varg reformash te tjera si reforma ne pensione, u be e mundur hapja e zyrave te punes dhe kthimi i atyre ekzistuese ne funksionale, orientimi i te rinjve drejt arsimit profesional etj.

        1. Pjeshka says:

          Pd ja jepte kryetarit se as partiakeve nuk ja jepte, ja jepte xhelal mziut me shoke a thua se ishin keq per ato lek ato dhe ja hiqnin nga goja fukarenjve.

          1. romeo says:

            Po te merrnin ato militantet e partise gjysma te keqes thuaj po PD i mbante per vete e pastaj i perdorte per ti blere votat kur vinin zgjedhjet, ja ky eshte ndryshimi mes ketyre.

      2. Web says:

        hahahah sa duket dora e makinerise se propagandes. janaqi, mustafai, jona, era, patrioti etj etj hahahahaha

    2. tedi says:

      shume ka bere qe ia ka shperndare grave edhe ato meritojne te shperblehen e te jetojne mire

  2. jona says:

    Bravo ky ka qene nje nga vendimet me te mira qe ke marre, me ne fund leket do et jene ne duar te atyre qe vertete e ndjejne peshen dhe e menaxhojne ekonomine e familjes , pastaj duke e krahasuar me menyren se si PD i ka ndare me pare qe ja jepte kujt t’i tekej

  3. era says:

    Po sigurisht te pacipe kane qene gjthm , u jepnin ndihmen ekonomie ne kembim te votave dhe ata qe vertete kishin nevoje e dergjeshin pa patur mundesi te ushqeheshin

  4. Alion says:

    ne kohen e pd shkonin parate per lesh I merrnin ata qe se meritonin

  5. Fiona says:

    Veliaj duhet vleresuar pasi po ben nje ndarje te drejte te ndihmes ekonomike tpakten nuk e marrin me ata qe se meritojne apo ata qe e perfitonin me mashtrime.

  6. Fredi says:

    Ndihmat ekonomike po shkojne tek njerezit ne nevoje familje me te vertete te varfra apo persona me aftesi te kufizuara mjaft jane shperndare para padrejtesisht e skane shkuar atje ku duhet.

    1. afrim says:

      te pakten Veliaj beri nje shperndarje te drejte te ndihmes kujt nuk i pelqen varja se jane mesuar te marrin lek qyl nga shteti

  7. anula says:

    ministri i mireqenies PERSONALE

  8. sandri says:

    te gjitha femrat i ke te papuna zoti veliaj, me ndihma qesharake qe thoni se jepni..

  9. Soni says:

    Ok vetem nje te mete duhet ta themi. Tatimi per ljen e lindjes mbi pagen neto ben qe grate te paguhen me pak se me pare kur taksohej bruto. Duhet rregulluar pasi diferenca eshte e konsiderueshme.

  10. lori says:

    Akoma me PD merret ky tipi qe nuk di tjeter vecse te mbushi xhepat e tij.

  11. abcdef says:

    Jua paske dhene ndihmen sociale grave? Cfare arritje domethenese!!! Vallahi, kerkon sacrifice te madhe nje arritje e tille. Duket, kjo duhet te jete arsyeja, pse, vetem sa shikoj Veliajn ne televizor, kur te shohesh, pernjehere me ngrihet… pensioni.

  12. Anila says:

    MINISTRI I KEQQENIES SOCIALE!!!

  13. Adela says:

    Ministri me i deshtuar, i te gjitha koherave!

  14. Gjergji says:

    veliaj bie ne kundershtim me veten aq i zgjuar sa eshte, edhe thote se u shkollova me ndihemen ekonomike te mamit, edhe thote se e permisova ndihemen se ajo qe ishte ne kohen e Pd-se ishte skandal. perderisa ishte skandal si ikine ne shkolle jashte shteti me ndiheme ekonomike. kulmimi i mashtrimit eshte fjalimi i vilajetit i cili mashtron veten brenda fjalimit te vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje