Sot ekranet ju dedikuan Ibrahimit i cili u largua nga kjo jetë, i vrarë nga disa bandit në Lazarat. Tani që u ngopëm me fjalime të bukura, e përplot metafora për heroin e radhës në vendin e shqiponjave, duhen thënë ca fjalë për të gjithë Ibrahimët e Reneas, këta heronj të vdekshëm!
Si gazetare më kanë rënë jo pak herë rasti t’i takoj djemtë e Reneas, madje e cytyr prej frymëzimit të punës së tyre heroike në vitin 2008, pak ditë pas ngjarjes tragjike të Gërdecit u riktheva në zonë për një reportazh, dedikuar vetëm atyre, heronjve që nuk shisnin mend para kamerave.
Në fakt në 2008 unë pashë nga afër sesi ishte një hero. Shumë më ndryshe nga ai i filmave aksion dhe si vajzë që jam, besoj e kuptoni se ne si gjini jemi tërhequr gjithmonë nga heronjtë.
Djemtë e Reneas kanë diçka të veçantë kur i takon nga afër. Ata janë distantë dhe shumë të rezervuar në informacion por edhe në pamje (ju e dini maska që ata mbajnë në fytyrë është një veçori e skuadrës së tyre). Ata nuk mund t’i identifikosh nga pamja por lehtësisht nga sjellja dhe autoriteti i fortë në terren. Dua të ndaj me ju disa fragmente që ja vlen t’i rrëfejmë sot:
Më kujtohet dita e parë në Gërdec kur kisha hequr çizmet dhe vrapoja zbathur në shinat e trenit në këmbëngulje që t’i afrohesha kraterit të shpërthimit. Njihet ambicia gazetareske për të qenë i pari. Më kujtohet sikur të ishte para një ore. “Një dorë e fortë më kapi nga krahu dhe pothuaj më ngriti peshë në ajër duke më ulëritur: Kthehu nga ke ardh. Vrapo me sa ke fuqi dhe ik nga këtu sepse do ketë një tjetër shpërthim pas 20 minutash, edhe ju gazetarët kemi mangët (mërmëriti me frazën e fundit). Qenke dhe gocë e re,- më tha ai dukë më lëshuar në tokë e duke zbutur disi edhe tonin pasi pa fytyën time të frikur për vdekje, më shumë nga ngritja në ajër prej njeriut maskë sesa prej zjarri që po digjte të rritur e fëmijë përsëgjalli atë pasdite Marsi. Nuk di nga më erdhi një emërtim i dëgjuar në -97, “Stampist”, -Po ti je stampist?
-Jam Renea, por ik me vrap të lutem. Edhe vrapo shpejt se nuk i dihet.
Jo , -ju ktheva unë. Nuk kthehem se do bëj lidhje me TCH pas pak. Më duhet të dijë çfarë po ndodh. Ja t’i për vetë nuk po ikën. Pse t’i dashke jetën time më shumë se tënden? (vetëm tani mendoj sesa naive ka qenë qasja ime në atë situatë) – i thashë djalit me maskë të Renea i cili mu duk se po prishte planin për të dalë gazetarja më e mirë.
-Ik moj gocë ik. Se unë nuk e kam për herë të parë. Unë nuk kthehem dot se për këtë ditë punoj dhe më shtyu gati-gati më përdhunë. Aty u vetëdijësova që duhej të largohesha dhe se “stampisti im” e kishte seriozisht që nuk do më lejonte të shkoja më tej. Vrapova zbathur nëpër autostradë me çizmet në dorë, derisa gjeta një nga makinat e Top Channel.
Nuk e mora vesh kurrë kush ishte ai! Unë shpresoj sot vetëm që të jetë ende gjallë dhe nëse i bie rasti të lexoj këto radhë, t’i them faleminderit dhe këtë herë ti jap unë një mendje: bën mirë të ikësh ti tani ky zanat!
2- Takimi i dytë me forcat Renea ishte verën e shkuar në Lazarat. Drejtori i informacionit në Vizion Plus më nisi më detyrën e një reportazhi atje. U takova sërish me “çunat” e Saimir Tahirit. Nuk pranonin të flisnin për kamerat dhe jashtë kamerës njëri prej tyre më tregoi se ishin të dërrmuar dhe të pangrënë. Doja që t’a bëja pjesë të reportazhit këtë anë të Heronjve tanë, por ata më kërkuan me ngulm të mos ndalem në këto vogëlsira. Buka dhe uji janë lluks para netëve poshtë plumbave të disa banditëve në Lazarat. Ata nuk kishin uri, sepse për fat ishin gjallë, dhe nuk kishin humbur asnjë shok. Për ne duken skena e skenar filmash këto, por atje në terrenin me cifla fishekësh, uria e vetme është të vazhdosh të marrësh ajër dhe të kthehesh e të puthësh të dashurit e tu në shtëpi. Më kujtohet që shumicën prej tyre i pashë të silleshin edhe si psikologë me fëmijët e fshatit Lazarat. Disa nga nënat në Lazarat ankoheshin me një zë të lartë a disi depresiv, se policët e Sajmirit ju kishin trembur fëmijët përveç se ju kishin hequr bukën e gojës duke shkatërruar kanabisin dhe bandat. Kur i shihje në portret me disa sy të hirte e disa shumë bojëqiell, lëkurë të rreshkur nga dielli prej qëndrimit me orë të gjata në arat me kanabbis, e kuptoje sesa të huaj dukeshin uniformat blu për banorët e fshatit. Gratë ishin po aq të ashpra sa edhe burrat . Më besoni nuk kam takuar kurrë në jetë të tilla gra aq më pak që jetonin pak km larg të famshmes Argjiro. I dëgjoja kur shanin e fyenin policët si pushtues të fshatit të tyre. Burrat me libër shtëpie dhe gratë me ulërima. Ndonjë tek tuk ishte e mirësjellshme por e përgjithshmja ishte panorama që vizatova më lart. E megjithatë “Çunat” afroheshin me fëmijët dhe silleshin me kujdes që të paktën banorët e rinj të kuptonin se polici është shoku më i mirë i një jete të sigurt dhe jo Trimi-bandit i fshatit. Ishin të përulur para grave dhe të gjindshëm me të moshuarit. Një durim derri, themi ne ndonjëherë, që po t’i shtoje 48 orë që rrezikonin jetën, nuk hanin e nuk pinin, shndërrohej në rezistence heroike por edhe morale.
Më kujtohet që në fund të atij reportazhi kam vënë në dyshim çrrënjosjen e të keqes në Lazarat. Duhet të ketë qenë pak a shumë kështu: U çrrënjos kanabbisi por a u çrrënjos bashkë me të edhe e keqja?
E lashë të hapur pyetjen nisur edhe nga përvoja si gazetare kur ekzaltimi nuk duhet të përfshijë kurrë korrierin, ose lajmësin.
Sot duket qartë që Lazarati jo si fshat por si psikologji është ai që ka qenë në 20 vjet; një drakula para shtetit! Një e keqe e pashkulur…
Nuk kam shumë fjalë se më të bukurat u thanë. Di të them se ne nuk i meritojmë heronjtë. Në çdo vend të botës vdesin policë në krye të detyrës. E dinë edhe çunat e Saimirit që ditën kur var një snajper ka varur edhe jetën tënde paralel. Por ndryshe nga çunat e Amerikës, Britanisë, Italisë, …këta tanët nuk jetojnë si heronj, vetëm vdesin të tillë. Ata paguhen pak, shpërblehen pak, jetojnë për fat të keq, Pak. Ata duhen respektuar për sa kohë janë gjallë. Ata mund të vdesin sepse puna e tyre është pikësëpari të vdesin për Atdheun i tyre. Siç një kamarier ka për detyrë të çoj kafen, një aktor të recitojë, një modele të sfilojë, një gazetarë të shkruaj; Ata kanë për detyrë t’i shkojnë përbri ,e ndonjëherë, fatalisht ballazi vdekjes.
Ne sot mund të shkruajmë e këndojmë fjalimet më të bukura në botë për Ibrahimin, por unë kam një lot në qerpik që më thotë si atë ditë në Gërdec – Ik moj goc ik.
po ik moj goce se cunat e reneas nuk jane aq shembullore sa i beni ju
Vetem kur vdesin dalin njerez e i mburrin . Po sa gjoba e rrembime kane bo ne Tirane ato heronjte e tu te Reneas nuk numerohen
@RRAPI I TRESHIT
PO SHKRUAN KOT OR CUN, PO BENE GABIM…ESHTE NJE FJALE URTE. “NUK KA PYLLE PA DERRA”
POR TE SIGUROJ NJE GJE, SHUMICA E PJESTARVE TE RENEAS JAN NJEREZ PROFESIONIST DHE SHUME MIRE PERGATITUR.
JAN AJKA E FORCAVE ELITE SHQIPTARE.
NUK ESHTE E LEHT TE BESHE ATE PUN QE BEJN ATA…SE KURR NUK E DI NESE DO ARRISH TE KTHEHESH NE SHTEPI GJALLE PAS NJE MISIONI.
PUNET E RREZIKSHME DHE LUFTIME DREJT PER DREJT ME KRIMINELET ME TE RREZIKSHME RENEA I BENE.
TE JEMI TE GJITHE KRENAR PER DJEMT DHE VAJZAT E RENEAS.
Po nje fotografi pa buze ne gaz nuk i vendosnit dot kesaj zonjezes ne kete rast tragjik?!
Plus qe punojne roje ne lokalet e nates dhe merret vesh c behet atje pas ore 12 e 1 t nates. Po nejse, ky i ziu kishte qen komando me pare.
Shkrimi me siper, patetik
sic ke pseudonimin qenke edhe vete. Me idete e rrenjosura ne koke te komunizmit.. nrm qe punojne edhe ekstra se sic shpjegoi gazetarja me lart herojte paguhen pak dhe kane forcen dhe vullnetin te sigurojne jete te mire per familjen. ndersa ju shkolla e partise jeni mesuar me favore partiake e duke bere cdo gje ne menyre te frustruar… me njerez si ju lurre nuk do respektohet figura e punonjesit te policise.. turp qe ben komente te tilla
@rrapi treshit
Nuk eshte kusht te shkruash dicka sa per te thene.Ne rastin me te keq hesht e solidarizohu me dhimbjen e humbjes se policit elite te forcave speciale. Ne rastin me te mire thuji dy fjale te mira per ato djem te mrekullueshem qe na japin siguri sa here i shohim neper rruge e qe na bejne te besojme se ne Shqiperi akoma ekziston pakez ‘Shtet’
s po flas per personin qe humbi jeten ai vinte nga forcat komando te ushtrise . Po flas per ato heronjte e klubeve te nates dhe qe vendosin “takse mbrojtjeje” bizneseve gjithandej neper TIRANE .Sa per djemte e mrekullueshem fol vete se i paske qejf se per siguri askush nuk ndihet i sigurte ne kete vend
Fatkeqesisht nuk kemi gazetare te mirfillte qe mund prodhojne reporte te pastra investigative dhe te nxjerrin “lakuriq” me fakte kriminelet me te medhenj sic jane politikanet e pushtetaret. Por kemi gazetare te prodhuar ne seri per te permbushur deshirat e pronareve dhe tutoreve te tyre ose gazetare qe blihen e shiten sikur te jene bakti.
Ty moj cuce te besoj qe ai “stampisti” te ngriti ne ajer por per te tjerat nuk e di se mund ti verifikojme. Dhe per ato qe offendohen nga komenti im ta dini se e kam per shumicen e gazetareve dhe jo personalisht per kete vajze. Cfare zbulove ti per ato shperthime atje? Asgje vesce se ka tym e asnje pergjegjes.
Ju gazetaret jeni pranga ne qafen e popullit. Harram e paci buken hani.
Po fillo numeroi nese i di ti. Mos fol me hamendje. Trego. U lodhem me keto komente pergjithesuese dhe hipotetike
Gjithmone do dal ndonje toc si ty qe do ja fus ndonje gjeje kot- Duhet te jesh idiot te mos kesh RESPEKT MAKSIMAL per ata cuna te stervitur qe sakrifikojne jeten per sigurine tone. Por kur je vemje pa personalitet mendon se te gjithe jane si ty. Rrens!
Mire e ke o t-rrap i trishit. Meqe ka police,, gjykates, mjeke, profesore, nepunes, prokurore, ushtare, atehere c’na duhet policia, ushtria, drejtesia, arsimi, asministrata shteterore? Hajde mendje hajde, ku te shpie mushka!
Korregjim. Ne komentin tim me siper mbas profesioneve te cituar duhet fjala ‘te kooruptuar”.
gramatika jote calon vende-vende moj mira…ik moj goce, ik
Mburravece kjo Kazhania, a doni mè pèr Belulin medemek. Hajde delir hajde
Bukur e ke shkruar por nuk quheshin stampiste por sambiste…nga fjala mundje sambo…
Sakte
Kur kam qene shume e re nje plak I vjeter nga Gjirokastra me ka thane: Ne Lazarat, gruaja me e mire ne gjithe historine e atij fshati, ka vrare vjehren e saj me sopate. Kaq
Po o kolaq po ku ka rac me te poshter se gjirokastritet edhe cifuteve ju a kaloni. Lazot ju kan shkelur gjithmon dhe ne kohen e xhaxhit qe kishit pushtet. Dhe mua me ka thene njehere nje plak ne lazarat qe bej mik ke te duash vetem gjirokastritet jo
ti o idiot qe shan gjirokastritet harron qe ne kohe te xhaxhit lazot as nuk dilnin ne Gjirokaster se iu duhej te merrnin leje per te dale nga fshati po ik la gojen njehere para se te flasesh per gjirokastritet se i nderon nje bote e tere!!!
Gjirokastrite te shquar jane Eqerem Cabej dhe Ismal Kadare kurse lazaratas te shquar jane Gate Mahmutaj dhe Dasho Aliko
Te lumet qe shkrujte x renean herojt Tone due une kam Wen ne trupat komando ne 98 Jam penduar qe e lashe dhe shkova ne emigrim
Mira ,te çmendmin dhe te drogumin vrite para se te te vrasi,ket gja duhet te kishte bo policija.
Ibrahimi asht tash Hero,dhe herojt sa jan gjalle nuk paguhen me pare.
Por shteti ka per detyrim ti garantoj tani nga ana financiare fmijet dhe familjen e Ibrahimit dhe duhet patjeter ti konfiskoj pasunin kriminelave te Lazaratit.
Shame e sakte rasti konkret Largimi I 7 oficerave te reparti I Reneas Para 4 Muajsh paste 14 Vjet Pune ne kete repart te perkushtuar pas prunes dhe Djemet shume te guximshem I flaken ne rruge pasi I dekoruan per Pune te shkelqyer ne Lazarat ,ky Eshte respekti qe ka Rama dhe Tahiri per farcat e repartit Reneas. Zoti I ndimofte keta djem se politikanet Jane pa pegjegjsi dhe pa BURRNI ME rrespek nga Anglia
Analfabete funksionale
Thashë të them edhe unë diçka: shkrimi të bind që synon të përcjellë ndjenjë mirënjohjeje e nderim ndaj subjekteve, poooooor, ndërkohë, fotografia e autores, me atë pamje aq të qeshur nuk shkon gjëkund me atë çka synon të përcjellë me anë të shkrimit; na kujtoi atë thënien e të famshmit të Shqipërisë, që kur shkoi diku për ngushëllim tha: “jam shum i gzum qy marr pjesë në hidhrimin tuj!” Ndoshta është përgjegjësi e stafit të gazetës, po është një hollësi që të shmang nga përmbajtja e artikullit.
Bravo vajze!
per anglezin
po mire qe rama e tahiri kane shume faje qe i derguan ne lazarat forcat e reneas ,po ata qe votuan pd 99% dhe vrane kete djale ne krye te detyres nuk kane asnje faj ?????
berisha yt i vrau ne gerdec e ne mes te tiranes te pa armatosur dhe jo qe nuk foli asnje fjale ne varrimin e tyre por nuk vajti fare ( se per te ishin ata kriminelet)
sa here e dergoi sala policine ne lazarat per te prishur drogen ;asnjehere ( ai i dergonte vetem per te marre leket e droges dhe votat )
LAMUMIRE KETIJE TRIMI TE PAVDEKSHEM
Shkrim i sakte i kesaj gazetarje te re.
Por nje pjese e ketij populli, duke filluar nga keto te fshatit Lazarat,
i thone atij qe vret, qe ben krime, qe vjedh, qe grabit i “SHKATHET”, kurse atij qe genjen, qe mashtron, qe ben demagogji i “ZGJUAR”. Keto jane “VIRTYTET” e njeriut te ri “demokrat”.
Prandaj, kur dalim jashte vendit, jashte shtetit, me keto “veti” dhe “virtyte” qe kemi fituar na “nderojne”, na “respektojne” shume.
Ku nje pjese e jona merren vetem me pisllik dhe nga pislliku ne pisllik shkojne. Keto peshqeshe i kemi nga politika mafioze, korruptive dhe e piset duke filluar nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, EDI RAMA dhe LLULEZIOM BASHA me sojin e tyre maskara. Tung.
BUKUR!
Sampo usa, sampo. Teknike ruse.
Te lumte Mira!Me perlote me artikullin e mesiperm.I kam te jetuar ngjarjet sic i pershkruan.Ne ishim ne Afghanistan kur ndodhi Gerdeci, bile kishim pjastare te familjes Deliu qe pati shume viktima, por eshte e kaluar tashme.Vetem nje gje me eshte ngulite ne koke, kur nje bishe e terbuar me gjasme politikane ne ato dite ne ngjarjen e Gerdecit i quajti Cunat(ushtarake dhe police) Heronj. Keshtu i quajti dhe ne permbytjet ne Shkoder e sa e sa ngjarje kur ajo e ndjente veten keq, ndersa ne nje momet te caktuar, kur i erdhi ne dore te shtonte sadopak rrogat e “Cunave” apo dhe te kolegeve qe ishin ne pension, me paturpesine me te madhe deklaroi “cna duhet ushtria, policia etj, ato po marin rogat nga taksapaguesit shqiptar etj etj. Hej politikane si ndihesh sot kur ky cun u fut ne dhe….Zoti eshte i madh….
Mire moj mira e ke qendisur shkrimin, ata vleresohen si heronj kur humbin jeten, jo me pare.
Bravo gazetares …ka shkruar edhe me gjuhen tone qe nuk kemi fjale gazetareske por me zemer jemi me heronjte me djemte tane….vellezrit tane qe luftojne krimin dhe me pjellat e tij…vertet shteti duhet te funksionoje me te gjith ligjet dhe forcen e tij…eshte ne nderin e ministrit Tahiri dhe kryeministrit…qe te propozojne paga me te larta per keta heronj te heshtur…eshte sh ironike qe Paloqja ….Shzivari apo Patozi Pami…apo Pollo per mediokritetin e tyre paguhen sh me shume edhe pse jane ne anen e kundert te ligjit…urgjentisht te vendoset shteti ligjor ne Lazarat …ndjej keqaardhje per banoret qe jane prinder sikunder edhe une dhe shume te tjere ketu…qe i kane edukuar dhe helmuar femijet e tyre qofte me prodhimin apo konsumimin e hashashit…qe nuk ka te ardhme ….dhe nje propozim kisha…ju lutem kush mund te ndihmoje ne edukimin e ketyre njerzve qe te mesojne te sillen si shtetas normale duke respektuar dhe zbatuar ligjet e shtetit…para pak kohesh kam lexuar nje intervise te djalit te bosit me te madh te droges Escobarit te famshem columbian…nuk e mbaj mend se cila gazete e ka dhene …por do tju lutesha stafit te te gjitha gazetave…BOTOJENI PERSERI…..eshte nje apel dhe njemesim i mire per te gjithe lazaratin dhe lazaratasit….dhe nje thirje si prinder…edukoini femijet me pune …jo me kultivimin e droges qe i dihet fundit te shpejte….
Kjo po qe eshte S T A M P I S T E !!!!!
Po ik oj goce…Quheshin sampiste kur ishte reparti 326, me vone i thoshin Brisku.Mira, po ne Gerdec c’deshe ti, apo te dergoi TCH kamikaze? Ata nuk jane heronj Oj goce( po ik oj goce, ik), jane thjesht profesioniste.Si saldatori qe ka eksperience te beje punen e tij, apo berberi, etj.Ti ke vajtur pa shapka ne shinat e trenit, gabim Mira, ne shina duhet te shkosh me rrota…Ne front shkonin gazetare amerikane qe paraprakisht Pentagoni i trajnonte me disa principe baze, se edhe te vjelesh domate e do nje minimum eksperience. Keto qe thashe i kisha me gjysme shakaje moj Mira, se me ka qelluar te shoh edhe police te Saliut qe nuk dinin pse pistoletat kane sigurese, por ne shqipot na ruan zoti, kur s’ na ruan ikim per ate lenden qe sherben per triko, ia di emrin dhe mbiemrin ish kryetarja e parlamentit.Per mua mund te ishte evituar kjo vdekje. Duke treguar profesionalitet dhe pavaresi operacionale.Se eshte e shtrenjte jeta e sejcilit oj goce. Me mire nje hero me pak dhe nje shqiptar me shume.Megjithate ngushellime familjes.
Ehe ,mbas 94 u quajt “Brisku”. Shumica ishin mercenare tropojane po kishte dhe cuna tirone. Ke te drejte, ka pasur nga ata qe e mbanin pistoleten si “cawboys”. Me kujtohet gjate rremujave te 97 disa i moren peng gjate nje revolte, por fatmiresisht per familjet e tyre i kthyen perseri pa i bere deshmore. Mbas kaq vitesh historia perseritet ne porta te kunderta por strumbullari eshte plaku Berishe .
Ngushellime familjes. Shpresoj te denohen fajtoret.
Wendy, kolopuci yt besoj se ka filluar te ece ne kembe.I ka forumi ca te mira, si keto urimet e vogla. Me thene te drejten tropojane e pukjane kishte qe ne kohen e 326 dhe ne ca raste ta shpifnin kur rrezoheshin me motore te dehur shesheve te Tiranes, pa le gariplleqet tek qyteti Studenti.Une fjalen “speciale”e konsideroj poetikisht te vecante, je speciale, ke dicka me te mire nga te tjeret…psh, celiqet speciale kane vlere nen 0.2% karbon, futet dhe c45 qe perdoret per tytat, se te kemi qitese te para’90.Kurse shume nga ketà brisku&renea&co.i quanin”speciallsat”,se edhe populli nuk eshte manget nga ironia.Pa hedhur poshte kontributin e mjaft profesionisteve, Renda eshte perdorur mjaft here si polici private, per tekat e udheheqesit te rradhes.Ndaj kam thene me siper qe keto struktura duhet te gezojne pavaresi operazionale.Te mos nisen ne tym me nje urdher celulari, por te vleresojne situaten me imtesi dhe te sigurojne nje here veten e tyre, se ben muuu qe furgoni s’ka qene i blinduar.Pastaj keto heroizmat e Afganistanit nga njeri vesh me hyjne e nga tjetri me dalin,se jane bere edhe pislleqe ne ate vend sa te duash, pervec takses per gjeneralet, se paguhej ben dore per te vajtur hero ne Afganistan. Une njoh disa qe kane shkuar atje, Mires mund ti mburren me filma kartoni”Power ranger”,por mua jo, sepse, sic ia kujtoj Mires, edhe per te vjele domate duhet te kesh nje minimum eksperience.Te na rrojne partite megjithate, jane ato qe qeverisin e bejne deforma, psh, me reformat galaktike per pensionet qe la peshqesh Erjoni une do plakem me shume se deti dhe pensioni do me duket avenir.Mencuria meson qe duhet te gjejme nje plak te urte ne krye te ministrise se punes qe te riformatoje reformat e Erjonit.
kush tha qe me vone quheshin brisku,brisku eshte nje repart i policise dhe qe sherben per ruajtjen e vipave prokuroreve kurse renea u ka quajtur 88 pastaj u be renea mos e ngaterro kemun me byrekun
Urime Mira, shkrim I ndjere dhe klas I larte.Sinqerisht me bere te lotohem.
Mira je e mrekullueshme, un i pelqej aq shume shkrimet e tua, me ke emocionuar vertet. Bravo e dashur. Na kane mun guar shkrimet e tua.
Nje shtet qe e vene perpara banditet e Lazeratit , me falni por eshte shtet i dhjere .
Keqardhje per ata djem nenash qe humben rinine e tyre ,per nje Shqiperi qe e gezojne kapitalistat KOMUNISTE.
Me vjen shume keq qe pak njerez i kuptojn keto fjale…..Me te vertet mund te punojn roje naten apo ne beton mbasditen arsyeja eshte se nuk paguhen sa duhet e nuk ju del per te mbajt familjen turp tju vij qe mund te shani ata qe luftojn me jeten per nje rroge qe nuk do punonit as si sekretar jo me mes plumbave …
Ti moj Vajze (gazetare)ishe shume e perpikte ne disa gjona,por jo ne te gjitha.prandaj un dua te shtoj dicka:reparti renea eshte reparti elite ne policine shiptare,Dhe ja vlen te shkruash per ato trima,aq me teper qe un ibrahimin e kisha si mik shok dhe si vlla ai meriton nderimet me te sinqerta qe ekzistojn.por ju gazetaret pervec se jeni njerez dhe ju keni ndjenja nje gjo me ahqeteson tek ju Sinqeriteti juaj kur bohet fjale per lajm!!!!!????prandaj merruni para se ato te bohen Deshmore me to jo mbrapa per te dhene lajm, apo per te ra ne sy.ju keni komandot qe mund te mereni me to sa e sa misjone heronjsh bojn ato!!!!??? Apo ju prisni qe te ndodhe dicka dhe pastaj te boni lajm.kjo duhet te mor fund.
Bravo Mira, perbajtja e shkrimit te jep emocione te forta, eshte e vertete ata bij nenash kane nje te vecante nga ne te gjithe se ne cdo moment jane perballe vdekjes,perballe krimit,perballe kriminelve,perballe teroristeve,por e keqja e ketij vendi eshte se ka dhe politikane qe paturpesisht ferkojne duart. Urime Mira.
MIRA E KE BER SHKRIMIN SI BELULI ME SHUM KE FOLUR PER VETE
Ndaj te njejtin mendim me Alben. Edhe Mira, ne detyren e saj si gazetare, qendron ne ate pjese te popullsise qe ben detyren siç duhet, pra tek ata njerez qe me punen e tyre te perditeshme, bejne nga pak heroizem ne kete vend ku nuk vleresohen sa duhet.
Bravo moj vajze,dhe mos ik moj goce,se i duhesh gazetarise shqiptare,edhe ti ne nje far menyre je nje komando heroine.Mos ik,por me kurajo ec perpara,ani se mbeturinat e kohes se keqe kerkojne t’ju pengojne.Ata qe nuk i pelqejne reportazhet tuaja jane vec pakice,e paperfillshme,por fatkeqsisht ata jane te lire te vetdemaskohen.Ata kerkojne kohrat primitive. stanin e dhive dhe kemboren ne qafe .! Bravo Mira Kazhani.!
…. jane familjare..jane baballare….bij nenash….
Jane shpirtra te ngurte qe perballen ndaj erresires te epshit monetar dhe kriminel.
kane femije qe cdo mengjes pyesin as sot nuk ka ardhur babi….qe tremben naten sepse kane degjuar qe nje koleg i babit eshte vrare ne pune…..
….. per me shume duhet ta provoni ne kurriz….
zoti qofte prane tyre ne cdo vend ku ata shkelin per te na mbrojtur.
Reparti Eleminim Neutralizim Element I Armatosur….. Kjo eshte RENEA
Me bere te qaj moj mira, se paskem ditur se qenke nje ” heroine . Por njr keshille mund ta jap si bashkefahtare qe jemi: Dil nga rrenja e keqe e komuniste ku ke lindur. Leri demagogjine dhe heroizmat, keshtu mund te jeni ma e besueshme…………..Pershendetje nga bashkefshatari i vendelindjes tuaj.
eh ju matjanet vetem per te share jeni.nuk thoni shyqyr qe del nje nga zona juaj qe shkruan,por e keni mendjen tek letrat.Nese ajo vajze mundet te vije nga radhet e komunistave, eshte me i mire nga ty qe mund te vish nga radhet e spiunave.po cfar ben more, edhe enverin ne vakt e mbytet me letra anonime.
A e dini se eshte bere e mire kjo Mira.
Mira, se edhe une mira kam qejf te quhem, perse nuk ben nje shkrim per ata qe e lane kete djale tabele qitje te qellohet nga plumbat e snajperve.
A e merr dot me mend se ne cilin shtet keta birbo e zarbo mund te jene kaq trima dhe te qellojne kaq serbes?
Po ta them une mira, megjithese nuk jam gazetare, dy para spec nga horrlliqet e politikes, i marr vesh, se ne kete palo shtet nuk funksionojne gjykata, nuk ka sistem drejtesie, dhe ai cubi qe vret nuk shkon para litarit po shkon pak kohe ne kovaleshence ne (burgjet shqiptare) ben dhe palester force qe te rigjeneroje forcat dhe te vrase te tjere bij nenash kur te kthehet nga ” vakanca”.
NUK JANE VOTAT ( PAZARI I SHITBLERJES)ATO QE TREGOJNE SE KY SHTET ESHTE I KALBUR DERI NE PALCE.
Te lumte goja … Asnje nuk e Lipton qe eshte shtet I Mbaruar pa pike sigurie..
Mire e ke o t-rrap i trishit. Meqe ka police,, gjykates, mjeke, profesore, nepunes, prokurore, ushtare, e te tjere, te korruptuar apo me te meta cfardo, atehere c’na duhet policia, ushtria, drejtesia, arsimi, asministrata shteterore? Hajde mendje hajde, ku te shpie mushka!
RIP ,pa as me te voglin dyshim Ibrahim Basha eshte HERO!!!
Kendveshtrimi i gazetares eshte perceptim i saj personal por qe te shkruash “STAMPIST” NUK I FALET AS GAZETARES AS GAZETES…
Mira jeton ne boten e cudirave, ky eshte nje shkrim per kalamajte e fillores. me te vertete, ik moj goc se ja ke fut kot..!
cunat e Reneas nuk jane te gjithe engjej jo…
Ke shkruajt aq mire sa me vjen keq qe disa e quajne shkrim per fillore e vertet esht policia ne lazarat ka pa qametin pa ngrene pa fjet pa u lar mes plumbave por kjo esht detyra e tyre misioni qe i kan vene vetes per ta cuar detyren deri ne fund e une qe kam vellain ne policin e shtetit e di cdo te thot te rrish me zemer ne dor .ibrahimi esht hero ngushullime familjes
Ju lutem njerzit jane te mire dhe te keqinj mos u keqinformoni nga te tjeret policet si FNSH RENEA
POLICIA LOKALE USHTARAKET E ZALL-HERRIT SI FORCA SPECIALE DHE REPARTTET E ZALL-HERRIT JANE TE PERGATITUR DITE E NATE NE SHERBIME RROGA QESHARAKE JANE HERONJ TE MEDHENJ I LUTEM MINSTRIT TAHIRI DHE MINUSTRES KODHELI TE SHIKOJNE MUNDEDINE TI TRAJTOJNE ME MIRE ME PAGESA DHE UDHQIMI QESHARA I TYRE NE MINISTRINE E MBROJTJES ATA JANE ME TE MIRET RESPEKTE
Shkrim I bukur ,por po vras mendjen :Përse t’I duhej maska policit në Gërdec ?
Ai ēshtë duke ndihmuar në njē fatkeqēsi dhe nuk I duhej të mbulohej aty .:P
Ndërsa ti katunari I Rrapit Treshit ,mjaft fole kot se na e shpife !