Kryeministri Edi Rama zhvilloi mesditën e së hënës një bashkëbisedim në Twitter dhe Facebook me qytetarët, ku iu përgjigj pyetjeve të shumta të tyre.
Shqetësimi parësor i shqiptarëve, që iu drejtuan kryeministrit me pyetje përmes rrjeteve sociale, ishte ai i aksionit kundër informalitetit në ekonomi, që Qeveria pritet të nisë në vjeshtë. Pyetjes, nëse edhe kjo nismë do të rëndojë mbi të varfrit, kreu i Qeverisë iu përgjigj me mohim.
“Përkundrazi! Kjo është një betejë e jashtëzakonshme në mbrojtje të tyre, të konsumatorit dhe biznesit të ndershëm që paguan taksa”.
Me këtë aksion, kryeministri lidhi edhe përgjigjen e pyetjes se, kur do të rriten pagat.
“Pagat do të rriten kur të ulet informaliteti. Kush do rritje page, mos të lërë kupon pa marrë kur blen një mall, apo pi qoftë edhe një kafe”.
Duke nxitur qytetarët të mos pranojnë më të shërbehen pa kupon tatimor, kryeministri tha se nuk do të ketë rimbursim të shpenzimeve mujore, për ata që i dorëzojnë kuponat, pasi shuma do t’iu kthehet qytetarëve në rritje pagash, ulje taksash dhe investime.
Edi Rama kundërshtoi qytetarët e bindur se, çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon e më gjerë.
“Ka një perceptim të tillë – tha ai, – për shkak se taksa e qarkullimit në Shqipëri nuk është e ndarë veçmas si në vendet e tjera, por ajo i merret naftës në shitje”.
Shqetësimin për korrupsionin në dogana kryeministri nuk e mbështeti, kur tha se “fenomeni është ulur ndjeshëm”.
Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani, Rama: Më të shumtët janë shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Kreu i Qeverisë i dha përgjigje edhe një sërë pyetjesh për largimin e shqiptarëve drejt Gjermanisë. Për herë të parë, kryeministri deklaroi se, edhe autoritetet atje janë në dijeni se largimet më të mëdha u përkasin shqiptarëve, që janë emigrantë në Greqi.
“E përsëris, shumica e shqiptarëve që ikin në Gjermani janë shqiptarë, që ikin kryesisht nga Greqia por jo vetëm. Sigurisht edhe nga këtu”.
Për të njëjtën çështje shkonte edhe interesimi i një prej anëtarëve të zyrës së shtypit të zotit Basha, kur e pyet kryeministrin se çfarë do t’iu thotë azilantëve në Gjermani nëse i takon ata?
“Në Gjermani nuk merr dot azil politik asnjë shqiptar, ndërsa azil ekonomik nuk ka! Prandaj kush e merr atë rrugë vetëm humbet”.
Rama: Do të godasim korrupsionin. Shqipëria s’pranon tutelë greke. Berisha, njeri i padëmshëm tani
Drejtësia zinte gjithashtu një nga çështjet, për të cilat u pyet më shumë kryeministri.
“Do ta godasim korrupsionin në drejtësi, siç nuk ia rrok mendja shumëkujt brenda apo jashtë sistemit”.
Kreu i Qeverisë rikonfirmoi sërish, në prag të sesionit të ri parlamentar, se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, ndërsa për marrëdhëniet me Ilir Metën deklaroi se “janë më të mira se asnjëherë më parë, qysh se kemi vendosur të qeverisim Shqipërinë së bashku”, – shkruan ai.
Sa për acarimin e marrëdhënieve me Greqinë, pas deklaratës për kishën në Dhërmi, kreu i Qeverisë mbështeti qëndrimin për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.
“E bënin shpesh në të shkuarën, e bëjnë më rrallë. Duan ende kohë, si duket, që ta kuptojnë se Shqipëria s’pranon më tutelë”.
Konferenca e drejtpërdrejtë e kreut të Qeverisë në rrjetet sociale përkoi me atë të paraardhësit të tij për mediat, çka nuk doli jashtë vëmendjes së pyetjeve të qytetarëve për protagonizmin e theksuar të ish-kryeministrit Berisha.
“Mos u qani kot, flet e flet, po dëm s’bën dot më. Mund të qeshni po patët nge, ose mund ta avulloni me një sustë në telekomandë”.
Disa nga pyetje-përgjigjiet:
Çfarë zgjidhje mendoni ti jepni çështjes se naftës pasi ka shumë diferencë me vendet e rajonit?
Diferencën e bën fakti se në rajon taksa e qarkullimit është e ndarë nga çmimi dhe paguhet veç. Në Shqipëri paguhet brenda çmimit
Pse po ikin kaq shumë qytetarë shqiptarë nga Shqipëria në Gjermani?
Është fakt që dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica dërrmuese e shqiptarëve s’janë të ikur nga Shqipëria po nga Greqia!
Si janë marrëdhëniet tuaja me Ilir Metën?
Më të mira se asnjëherë më parë qysh se kemi vendosur të qeverisim Shqipërinë së bashku.
A do ketë ndryshime në qeveri dhe ministra të PDIU-së?
S’ka plan për ndryshime ne kabinetin qeveritar. Ky kabinet është produkt i kontratës me popullin shqiptar në 23 qershor 2013.
Do ta mbash premtimin për vaditje dhe kullim në bujqësi, deri tani nuk është bërë asgjë në Gjirokastër?
Deri tani është bërë shume krahasuar me 21 muaj më parë por ka ende shumë më shumë për të bërë e po punojmë në këtë drejtim.
Z.Rama kur do të marri shteti masa për kontrabandën qe behet në doganat e Jugut?
Fenomeni i kontrabandës në dogana është minimizuar ndjeshëm, mos dëgjoni bufat e natës politike! Po sigurisht që lufta bëhet përditë
Kur do ketë vende pune me paga që do përballohet jetesa e shtrenjtë?
Pagat do të rriten kur të ulet informaliteti, kush do rritje page mos të lërë kupon pa marrë kur blen një mall apo pi qoftë një kafe.
Si ka mundësi që me gjithë potencialin qe ka Divjaka ju akoma nuk po investoni?
Në Divjakë është investuar në këtë pjesë të mandatit tonë më shumë se sa në vite të tëra të shkuara së bashku! Mjafton të hapni sytë.
Çfarë do bëhet me punëtorët e minierës në zonën D të Bulqizës?
Zona D, ka një rrezikshmëri të lartë për shkak të barbarizmit ekstrem shumëvjeçar në shfrytëzim! Në javët e ardhshme do të ndërhyhet.
Kur do mbarojë korrupsioni në dogana?
Është ulur ndjeshëm po lufta me korrupsionin nuk mbaron kurrë në asnjë vend sado të zhvilluar.
Pse paratë e konfiskuara nga krimi, korrupsioni nuk përdoren për të krijuar një fond për bursa për studentët në nevojë?
Me ligjin e ri të Arsimit të Lartë studentët në nevojë do të financohen nga shteti.
Me hidrocentralin e Kalivaçit çfarë do bëhet?
Kanë nisur procedurat e rishikimit.
A mundet që kush dorëzon kuponët tatimorë të shpenzimeve mujore të rimbursohet pjesërisht?
Jo, sepse pjesa që i takon qytetarëve nga kuponi tatimor do t’u kthehet në rritje rrogash, ulje taksash, investime në komunitet.
Kur do të ketë investime në sportin shqiptar sidomos në atletikë, artet luftarake?
Kjo qeveri ka investuar për sportin më shumë se gjithë qeveritë së bashku. Shifrat flasin vetë po dhe politikat tona gjithashtu.
Kur do përfundojë Lungomare e famshme në Vlorë?
Lungomarja e famshme do përfundojë kur ka afatin për të përfunduar dhe mos harroni është vepra më madhore për Vlorën në 25 vjet.
Çfarë u bë me shëndetësinë falas, kontrolli falas për moshat 40 vjeç e sipër?
Kontrolli falas mbi 40 vjeç është fakt tanimë, sistem shëndetësor falas nuk është si çatitë pa leje që ndërtohen brenda natës.
Pse nuk e ulni taksën e Universiteteve, pasi është shumë e lartë?
Ligji i ri i Arsimit të Lartë është shumë i qartë lidhur me detyrimet e gjithkujt dhe ankesat në këtë drejtim janë pa asnjë bazë.
Do krijosh vende pune të reja, do zhvillosh bujqësinë, blegtorinë, industrinë, do ngresh fabrika të reja?
Në librat e llogarive të shtetit shqiptar janë shtuar më shumë se 100 mijë njerëz që punojnë dhe mbi 30 mijë biznese të regjistruara.
Kur do rifillojnë punimet në Autostradën Tiranë–Elbasan?
Rrëshqitjet e mëdha për shkaqe madhore po dhe për faj të një projekti mizerabël, kanë rritur shumë koston, po punojmë për zgjidhjen.
Çdo të ndodhë me politikën e jashtme në një kohë marrëdhëniesh aspak bujare me fqinjët dhe Brukselin?
Politika jonë e jashtme është në ditët e saj më të mira, në shërbim të dinjitetit të vendit që s’tradhtohet më nga qeveria e vet.
Çfarë do bëhet për bujqësinë që fruta dhe perimet të mos hidhen në kanale?
Bujqësia ka shënuar një kthesë të rëndësishme, këtë vit do të nxjerrim një paketë mbështetjeje si asnjëherë më parë për bujqësinë.
A do e shkulim nga rrënjët njëherë e mirë korrupsionin në gjykatat shqiptare?
Do ta godasim korrupsionin në drejtësi siç nuk ia rrok mendja shumëkujt brenda apo jashtë sistemit.
Po krijohet një situate e pakëndshme lidhur me ngjarjen e kishës së Dhërmiut, cili është qëndrimi juaj?
Është të qeshesh e qash që një ngrehinë si garazh e quajnë kishë dhe vënë kujën pse po rikthejmë në jetë trashëgiminë tonë!
Përse shëndetësia është në gjendje skandaloze si në kohën e SB, akoma merren çarçafët me vete?
Kjo është e pavërtetë e madhe. Shkoni në QSUT e shikojeni ndryshimin që vazhdon. Në çdo spital ka ndryshime.
Reforma në drejtësi a do përfshijë avokatët që sipas meje janë më të korruptuarit në sistem?
Reforma në Drejtësi do të jetë një ndërhyrje kirurgjikale e cila do të përfshijë sigurisht të gjithë sistemin.
Kur do të ndodhë bashkimi kombëtar?
Bashkimi Kombëtar ka ndodhur i dashur mik, na takon ne ta bëjmë realitet të prekshëm pa kufij për ekonominë dhe çdo ndërveprim shoqëror.
Ec aty Komandant.
Qe brenda e kemi patur dhe e kemi , kjo nuk diskutohet.
Shyqyr qe e paska mire me Meten! Tani edhe pa uje edhe pa drita edhe pa buke mund te qendrojne socialistet dhe komunistet e gjithe Shqiperise…
E dini sa leke u paguan per ceshtjen Strazimiri e dini se u paguan me urdher te R nga min. C ky do beje drejtesi ik o shqiptare budallenj .
mire e ke mo Rama po me mire ta kishit hequr fare nga koalicioni ate legen
http://bit.do/ja-te-vertetat-e-koalicionit-Rama-Meta
Berisha i pademshem kesaj i thone ju popull me hengrshi mutin mu dhe Berishes bashke por e ke gabim o Ram i ram ne gjunje para Berishes dhe i hipur ne qafe te popullit qe po behet i mencur cdo dite.
Avokatet njerezit me te korruptuar? Cmenduri shqiptare. Po avokatet nuk japin vendime dhe plot avokate qe spranojne te marrin leke per gjyqtaret dhe prokuroret ju ua dergoni vete ose nepermjet seksereve. Madje pyetjen e pare qe i beni avokatit eshte a e njeh x prokuror dhe po ju tha jo une ndjek ceshtjen ju i ikni pa i thene mirupafshim. Korrupsini buron dhe nga ju qe i quani av. te korruptuar pra jane aq sa jeni ju vete. Po spranoi lek gjyqtari ska cben avokati.
Cte duhen ministrat e ri ty ca kukulla qe jan mesuar ti qellosh e ti thuash kurva. Kush vjen me kto kushte minister. Po vjen ndonje i lsi qe sa presin te marin pushtet se ata as i shan dot as i rreh dot.
S ka sesi mos ishte pasardhes dhe percjelles i atij mentaliteti hoxhist qe e mbajti vendin te mberthyer ne injorance e varferi.I mbetet te brohorase:Perpara nga fitorja ne fitorje!
ky ka ik per lesh me keq se qoftelargu Berishe, ky jeton ne nje univers paralel. Kam pershtypjen qe ai taksisti e genjen shume per situaten ekonomike.
Zoti Kryeminister, qe e kemi brenda, kete e merr vesh edhe bufi, po ndonje gje tjeter a keni per te thene?
Bravo, ske asnje ndryshim nga Sali Ku..a, je me keq madje se ai e beri nje vit pa meten por ti je bere si Berisha 2, atij i plasi Gerdeci ne vitin e 3te te qeverisjes ty te ka plasur Gerdeci i eksodit te Shqiptareve dhe vjedhjes se buxhetit ne 300 diteshin e dyte, si ke qef me e shkruar. Mbani o kriminele Mete kurven ai shkaterroi ata qe iken por edhe ju…ky vend i mbaruar me kriminele ne krye.
Ky ka ik totalisht per lesh. Jep ca pergjigje kot me kot pa lidhje. I rrjedhur dhe i pjerdhur i gjithi.
Pergjigja e Rames ,me duket ishte per Idrizin e PDIU ,qe dje hyri ne koalicion ,dhe do qe Rama te bej vetvrasje politike ,te lere koaloicionin me LSI dhe te hyje ne zgjedhje te parakoheshme .Kujton Idriz cami se eshte aq i zgjuar , qe te hyje ne qeveri ,dhe sic shihet Idrizi do shkoj me detyrim ne opozite.Qeveria ka nevoje per ndryshime si ,ne shendetsi ku Beqaj si qefli leku ,ka fillu me i dhan sherbimet me koncension ,duke hyre sekser me parate e popullit,Ahmetaj qe nuk ka idene e drejtimit te ekonomise ,qe duhet te kete nje strategji afat gjate duke njohur burimet mbi dhe nentoksore te cdo zone ne Shqiperi ,ku te investohet qe njerezit te mos ikin ne azil por ,tju pelqej jeta ne vend te vet ,dhe jo te mos dine si do gdhi e nesermja me buk e pa buk. Kemi dhe Haxhinaston ,qe nuk dime se cfar behet me inverstimet ne infrtastrukture .Kur do mb arojne vepra ,qe do kishin mbaruar ketu e dy v jet me pare ? Transportet jane ministria me e dobet ,ne nje kohe qe duhet jene motorri i ngritjes se ekonomise shqiptare.Mos ndoshta i merren mende kur mendon qe ka ne dore buxhetin me te madh nga te gjitha ministrite . Per cmimin e naftes me taksen e qarkullimit eshte mire te ndahet dhe shqiptaret te kenaqen kur te shohin cmimin e rene , dhe ta hajne nga ana tjeter detyrimin per taksen e qarkullimit.
Eshte e vertete Z. kryeminister qe ujesjellesat jane nje sistem i shkateruar,por me Varvara Gjiken drejtoresh ne Ujesjellsin Vlore,pasurohen bashke me Varvaren(2 hyrje ne TR+2hyrje dhe 1 dyqan ne Vlore)edhe eproret qe e mbajne:Edi Leka kryetar i PS,me Ardian Musten(kryetar i kshillit Mbikqyres)Largoni hajdutet qe ky vend te beje perpara
Ne kohen e Sales ishim te dytet pas Gjermanise ,me Ramen e kemi parakaluar ,te na shohi targen Gjermania.Rrofsh e kryetar qe na vure ne dukje arritjet e qeverise .Ne jemi popull qorr qe smarrim vesh. Sa zhvillim ,mireqenie,paga te larta,cmime te uleta,sa pak korrupsion ,cfare supermjekesie qe kemi.na e rruaç o kryetar !!!
po mor vizionar po!
nuk po na thu ndonjë gjë të re!!
dhe për ty bëjmë të njëjtën gjë si ajo që këshillon për berishën!!
të fusim një të shtypme me gisht dhe ti zhdukesh!!
kjo ka qënë më e thjeshta!!
punës së shpresave që po na vret sdimë si tia bëjmë!!po na heq dhe barin për të tymosur!!kur ishte lazarati të paktën ishim të turrullosur dhe e kalonim kohën në koma farmakollogjike!!
E ç’faj ka Rama ?! Populli im heroik etj. etj. kaq e ka potencën e trurit . I lirë , në mes të Evropës ,nën ombrellën e mikut më të madh ndërplanetar , Amerikës po ndërton I lumtur të shenjtën demokraci me në krye bijtë e tij më të shquar – Fatos Nano ,Sali Berisha , Ilir Meta , Pandeli Majko dhe tani Edi Rama . Siç jemi vetë , kemi dhe prijësat !
Pse ankoheni ?! Kujt i ankoheni ?!
Berisha njeri I pademshem tani.
Dmth u rehabilitua edhe Berisha…
Dmth e kuptove dhe ti me ne fund.
O Rama,tani eshte i pademshem per ty ai halja se ta leroi karriken.Po per demet qe i ka shkaktuar ketij populli kur do paguaje? Apo tani po te embelton lluksi i te qenit atje lart dhe nuk e sheh me si kriminelin e Ketij populli.
O idjot kryeminister!shumica azil kerkusit jane emigrante nga greqia thote budallai!Emigantet nga greqia apo italia kane te gjithe pothuaj te drejten e tyre [sipas dokumenteve qe kane]te punojne ne evrope,nuk jane azil kerkus o idjot kryeminister…….Nuk jane me pashaporta biometrike e more vesh,o genjeshtar.
21 Janari…. 21 Janari… 21 Janariiiiiiii…….. 21 Janariiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
Rama thote se bashkimi kombetar ka ndodhur!Por Drejtoria per Kufirin dhe Migracionin-Tirane i ka refuzuar nje shqiptari nga Dibra e Madhe me inicialet T.C.kerkesen per lejen e qendrimit me motivacionin se i ka prishur marredheniet e Shqiperise me Maqedonine,ndersa personi ne fjale eshte shpallur i pafajshem nga te gjitha institucionet gjyqesore te Shqiperise!
Raporti me Meten qenka ne ekstaze,
Berisha tashme qenka i pademshem,
A e kuptoni tani ju zoterinj te FAZ-it, pse dynden shqiptaret ne Gjermani?????
Personi me inicialet T.C.nga Dibra e Madhe eshte duke vazhduar studimet ne Universitetin ,Marin Barleti,-Tirane.Presim reagimin e menjehershem te Kryeministrit Edi Rama.
Refuzimi nga Drejtoria ne fjale eshte bere ne fillim te javes se kaluar.
Saliu nuk eshte me I demshem se shkatrrimin vjedhjet korrupsionin krimin dhunimin po I bene ti me meten per boxhet nuk po flet do behemi dhe ne si greqia apo jo
Tek pjesa e shendetsise,ku te shtruarit marrin carcafet me vete,,,,,,
-Mjeket ne shume artikuj ankohen per divizat e veta
-te shtruarit ne cdo gazete
JU sa nuk e thate hapur qe Nikolin Jaka me tenderin e lavanderise ne QSTU ,12 miliard leke ne 4 vjet ben nje pune te shkelqyer,,,,,
Ndryshon nga ai tjetri se je -1-me stil nga qyteti,ndersa ai malok pa stil
-2-ti i rendit punet,ndersa ai i SB i bente rremuje
Por per te tjerat nuk ndryshon aspak,,,,,,je bashkautor i te gjitha padrejtesive
Rama ben gabim te madh kur thote Berisha eshte i pa demshem tani.
Ai,Berisha ka qene,eshte,dhe do te jete i demshem edhe 100 vjet,per Shqiperine. Berisha dhe bemat e Tij jane aktuale ne Ekonomi,Korupsion,Anarshi, padrejtesi e Fukarallek te skajshem,Kriminalitet,Papunesi etj.etj. Ai,Berisha eshte si Semundja e Pestit(ngjitese dhe vdekjeprurese).Berisha edhe pas vdekjes do jete i rezikshem.Ruajuni litarit qe do leje jashte derri sa te tretet e harohet.
Kam deshire qe rama te rrije gjate ne pushtet sepse popullim im i dashur socialist do ta haje akoma me shume. Kam deshire ti shoh keq e me keq .
Nuk e di se c’far dem tjeter mund te bente Berishovici per Shqiperine dhe Shqipetaret? Pasurite minerare dhe Nafta nuk jane me pasuri kombetare por prone e Firmave Fantazem dhe nje grupi ” Piratesh” qe Qeveria Rama premtoi se ” ..Do i prishim Kontratat”, por po u vjen verdall…etj etj..
Zoti Rama,e ke shume gabim,qe thua se S.Berisdha tashme nuk eshte me i rrezikshem.Ai do te jete i rrezikshem sa te kete fryme e te jete mbi toke.Bile dhe pas vdekjes,nuk duhet nenvleftesuar litari qe ai ,(me siguri)do te lere mbi varr.Berishizmi,i kultivuar me kaq zell ne Shqiperi per nje cerek shekulli,do te jete si nje gjyle hekuri e lidhur mbas kembeve tona,per te mos lejuar progres dhe per t`iua bere me te lehte fqinjeve te arrijne ate qe enderrojne prej shekujsh ndaj Shqiperise.Duket qarte,se ti e thua kete,sepse nuk e shqyen dot kete bajloz te eger ,te lindur e rritur ne shpelle,por me dinakerine bizantino-turke e ligesine ne cdo gen te tij.Kjo eshte menyra qe ti ke gjetur per te na ngushelluar,per premtimin e bujshem qe na ke dhene e perseritur aq shume,por i pa zoti per t`ia dale ne krye.Ana,vajza e mbetur jetime,ishte nder te paret qe e kuptoi kete dobesi tenden.
Ajo flet e flet nuk pa gje o Ed, ben shume dem biles ne nje pjese te shqipove, po ti mesa duket nuk te len Meta me e fut ne burg, apo me mir me thane me kerku ndjekje penale per te.Mete Meta te ka presionu.
Ç,mi think kryeministër këtij Rru…I?
Rroftë maskarallëku!
ca lesh komandanti esht ky
komandanti ja futi plumbin mehmetit e te tjerve kurse ky ilir meten e ka si kapele komandanti mbi kry!
shife si flet.
petlla me uj.
na osht bo edhe bashkimi mkombtar!!!
ky po bo estrad me shqiptart!
tamom si ahmet zogu njiher e nji koh!
mashtrues me hapa t gjat!
Shkofsh per lesh ti bashke me meten! Ju gjetshin kallkan e lidhur prej koqesh! ! Plehra!
Z.Rama , me gjithe mend e ke qe tashme Berisha eshte i pademshem apo ben humor me popullin duke e
konsideruar ashtu si Berisha qe i konsideronte shqiptaret sigurish ne subkoshience “injorante” ???!!! Sa keq !!!
Z.po-po- z. Rama nuk besoj ta kete thene me gjithe mend se Berisha
tashme nuk eshte me i rezikshen sepse ndryshe do te ishte fatkeqesi
per kombin shqiptar nga kjo deklarate e Kryeministrit !? Une mendoj
se Z. Rama e ka bere kete deklarate per ta vene te ”dremise” krye
kriminelin e Vicidolit !?!
Shenim: zevendesimi i fjales i ”rezikshem ” me fjalen i ”demshem” sic e ka thene zoti Rama ….