Po të mos ishte Ilir Meta...

22 Korrik 2016, 10:13Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Pamjet qesharake të mesnatës të 21 korrikut ku edhe Rama, edhe Basha, edhe Lu, edhe kriminelët e parlamentit, edhe LSI, edhe deputetët disidentë të PD-së i gëzoheshin po njësoj votimit unanim të reformës në drejtësi, do të mbahen mend gjatë.

Do të mbahet mend gjatë se si në fund Lulzim Basha thërriti fitore pa zemër, sesi Edi Rama nuk ia mbërriti ditës që të shkruante librin për frontin antiperendimor në politikën shqiptare, sesi Lu dhe Vlahutin konfirmuan edhe njëherënjë, se në këtë vend nuk arrihet asgjë pa kërbaç dhe pa shantazh.

Por mbi të gjitha për këtë votim, gjithëpërfshirës, do të mbahet mend Ilir Meta.

Po të mos ishte ai, opozita tani do të ishte e përjashtuar nga procesi dhe do të tregohej me gisht si humbësja e madhe.

Po të mos ishte ai, Berisha e Basha do të ishin futur në listën e zezë të amerikanëve.

Po të mos ishte ai, PD sot do të kish filluar gjuetinë e shtrigave për të damkosur deputetët e saj që u shitën tek amerikanët.

Po të mos ishte ai, Edi Rama do të kishte miratuar sot atë draftin e parë që do ti kish dhënë shumë më tepër mundësi të kontrollonte të gjithë sistemin e ri të drejtësisë në vend.

Po të mos ishte ai, do të kishim një reformë që do ti ngjante pazarit qesharak elektoral që polli ndarja administrative e bërë vetëm nga njëra palë.

Po të mos ishte ai, ndërkombëtarët do ta kishin disa herë më të lehtë për të bërë koka turku në politikën shqiptare.

Po të mos ishte ai, Donald Lu do të kish veshur sot uniformën e “xhandarit të popujve” për të vënë në zbatim mesazhet skandaloze me kërcënime që ambasada e tij u dërgoi deputetëve shqiptarë.

Po të mos ishte ai, Vlahutin do të vallëzonte e lirë në krahët e Ramës, e kënaqur se qe e para që predikoi një reformë vetëm me votat e së majtës.

Po të mos ishte ai, sot do të kishim një situatë shumë më të ndezur në vend dhe të dyja palët do ti drejtoheshin zgjedhjeve të ardhshme duke mbajtur në njërën dorë benzinën dhe në tjetrën flakadanët.

Nuk është një sekret se kjo reformë, si produkt fundor, si proces dhe si votim unitar mban vulën e Ilir Metës. E njeriut që nga dita e parë deri në orët e fundit bërri thirrje për konsensus, që për të arritur atë kërcënoi me zgjedhje të reja, që propozoi qeveri teknike, që u vu në rolin e Mujo Ulqinakut duke u bërë gati ti hidhte në det ndërkombëtarët, që kërcënoi Lu-në dhe shpërfilli Vlhautinin, që i anashkaloi ata duke u lidhur direkt me komisionerin Han, që edhe në fund tha se do të jepte dorëheqjen pasi ta votonte draftin.

Ai është padyshim fitimtari i madh i kësaj loje shpeshherë të pistë, dredharake dhe me plot luhatje.

Natyrisht duke pohuar se ai u tregua manovratori më i zot në fushën e minuar ku e hodhën të luajë,  nuk do të thotë se ai u përpoq për një drejtësi më të mirë.

Ai nuk e bëri këtë për të ndëshkuar ata gjykatës që e nxorën (5-0) të pafajshëm pasi u kap me bllok në dorë.

Ai nuk e bëri këtë për të zhbërë një absurditet që nxjerr të larë edhe atë vetë edhe Dritan Priftin.

Ai nuk e bëri këtë për të ndryshuar një sistem ku vrasësit fitojnë mbi kokëpalarët.

Ai nuk e bëri këtë për të reformuar një trupë që vjedhjen e floririt e ka vulosur si një krim fshatarësh të mjerë.

Ai nuk e ka bërë këtë për të troditur një korporatë që vjedhësit e zgjedhjeve nuk i dënon kurrë.

Ai nuk e ka bërë këtë për të shporrur një bandë që i lë politikanët të grabisin për të bërë më pas të njëjtën gjë.

Por, pavarësisht nga këto, sot nuk është dita për të gjykuar parimet, moralin dhe qëllimet e Ilir Metës. Shpesh në politikë zbatohet një rregull i pashkruar që i harron ato në favor të akteve.

Dhe mënyra si u soll, rrezistenca që tregoi dhe aktet që bëri e nxorën Metën fituesin e kësaj loje.

Tani, për të, mbetet vetëm një dilemë. Që kjo fitore të mos i rrezultojë si fitorja e Pirros.

Që piramida e re e drejtësisë , që do të ngrihet edhe falë kontributit të tij, të mos rezultojë si piramida e Kheopsit, si vari madhështor i ndërtuesit të vet. (Lapsi.al)

65 komente në “Po të mos ishte Ilir Meta…”

  1. Ardi says:

    Ishalla ne burg ky kurva

    1. antifashisti says:

      Po te mos ishte Berisha,Meta sot do ishte ne BURG!
      Mos na trego perralla se Meta eshte njeriu me antishqiptar PAS BERISHES DHE QE MERITON VETEM burgun!

      1. Pilo Lala says:

        Djali kriminelit Medi Bushati po i ve nota Qeverise?

    2. Nipi i Bllokut says:

      Po mos te ishte Edi Rama o shurraq qe ishte i vetmi qe nuk beri naze per reformen,as do ishte menduar te behej,jo me te votohej nje dite.

    3. Rrapi says:

      Po te mos ish ai do kish ikur me kohe sali berisha,po te mos ishin ata sdo qe katandisur ketu ku esht shqiperia,po te mos ishin ata sdo kish nevoje per nje reforme te tille,po te mos ishe ti Ando,sdo kish kush kurajon te mburrte prapaskenat e intrigat e ilir metes,

    4. bregdetari says:

      E,mor Bushat! I ke rene pikes. Ilir Meta eshte kurva qe ,per pushtetin e tij u kerkoi te gjitheve ti afrohen per te pare hiret qe ka.

    5. Korçari says:

      Like Floriri dhe Sali Shpellari, dy kryehajdutët e Shqipërisë, dy kriminelë gjakatarë, vrasës të shqiptarëve, tradhtarë të Kombit.

    6. I.Hoti says:

      A.Bushati ..nje kastravec…………. nuk ja vlen lekura……. Po te mos ishte Meta a do ekzistonte andi !!!!!!! Po te mos ishte Enveri do shuhej bota!!!!!! Faqezinj

  2. beso says:

    mire komenti!Por ate fjale xhandare nderkombetare per ambasadorin e nderuar LU (pra edheSHBA)nga e gjete ,apo e ke amanet nga dajua ibyrose politike dhe ng babai i ih komitetit qendror te PPSH te E.Hoxhes.

    1. Pc-900 says:

      Ca paragrafe Bushati dhe ca Skuthaku…… dhe ca të tjera maçoku që ka në bark

  3. Miri says:

    sa qesharak je bere me keto analizat e tua bajate Andi, aq sa qesharak u be lul basha para nderkombetarve qe cfare u premtonte atyre ne darke ne mengjes u thoshte te kunderten, analizo pak historine e ketyre muajve per reformen ne drejtesi se kush e donte reformen , ishin 91% e popullit dhe Edi Rama me nderkombetaret ndersa sa per Ilir Meten ai doli humbes ne syte e opinionit se punonte nen kulisa me pd per mos tu miratuar reforma, qe mos tu prekej hierarkia e tyre e frejtesise e atyre qe e mbrojten ne gjyq per bllokun e famshem te shuma te vjedhura dhe porosive te drejtoreve militante qe porosiste per te vjedhur per hir te partise, po fale mbeshtetjes se SHBA-ve dhe dhenies se letres se bardhe se rames i cili kishte mbeshtetjen mbare nderkombetare per kete reforme se une votoj cdo reforme qe merr ok e nderkombetareve Ilir meta me lulin skishin nga tja mbanin deri sa dhe prishen konsensusin e arritur nje dite me pare dhe me shantazhet e dorejeqjes e rrezimit te qeverise , me te vetmin qellim qe te shatazhinte adi ramen per mos kalimin e reforem gjoja per hir te konsensusit, lexoje me vendje z, andi draftin ska asnje nen ku politika te kete ne dore shumicen ne komisione plus qe vetingun do e bejne nderkombetaret dhe jo edi rama, vetem iliri me lulin nuk e donin vetengun, gjithe te mirat andi se mendja jote ka shkuar per l….. si duket te jane prekur interesat dhe ti ne ndonje prone ose medja ku firoje para me ato analizat e tua qesharake.

  4. ela says:

    Te vjen ty keq tani qe u miratua reforma te iku ndonje klloqe nga goja ty zoti gazetar. Ilir Meta eshte politikani me i perfolur ne popull si hajdut e mashtrues, Ilir Meta ose te tregoje tani pas votimit se kush eshte me te vertete ose duhet te dale nga politika sa nuk eshte vone. Ilir Meta nuk eshte shpetuesi i Shqiperise por eshte por eshte ai qe bllokoi drejtesine te pakten keto vitet e fundit padinjitet e pa karakter matrapaz votash duke kaluar sa tek njeri krah tek tjetri per te mbrojt pasurine dhe karrigen e tij. ta mbash me shendet zoti gazetar i Ilir Metes.

  5. Po…. po…. po……… Ando… nje shprehje popullore e sh.m thote…
    po te kete halla ko…. do i thonin daje….
    Mgjate z.Edi R. eshte dhe mbetet burre shteti dhe patriot i vertete….. do ia fusi kembet nje kepuce juve zogjeve korbash qe vendlidja s’ju njjeh per njerez te mire.

  6. genci says:

    Bushat pas Zhejit dhe Lubonjes perfundimisht je i ashtuquajturi analist me idioti dhe me i pavleri ne shq.nuk e kuptoj sesi gazeta Tema boton opinionet tuaja.po vazhdoi keshtu do pesoi fatin e gazetes Shqip.me ju pseudoanlistat vetem faliment pret

  7. santiago says:

    po te mos ishte ai .nuk do ishin vrare 4 veta ne mes bulevardit …po te mos ishte ai..qe beri kualicion me Malokun shqiperia do kishte hecur me shume ,po te mos ishte ai nuk nuk do ishin shperndare shume thase me miell…ik o Bushat mos ha mut

  8. Gaz says:

    Po mos ishte Ilig Meta & Sapleh Berisha nuk do kishte pasur nevoje per kete ndryshim. ?

  9. Andi bytha. says:

    Kur te fusin Liken brenda, ti shko e kap sapunin. Sala+ Luli+ Iliri jane politikanet me te pabese ne 25 vjet qe un shoh politik. Dhe ti je bythlepiresi i tyre.

  10. kafe e hidhur says:

    o ando faleminderit duhet thene vetem lu dhe be..sidomos lu.pa ate kerbacin qe thua ti jo reforme qe sdo kishte,por as do mendohej.faleminderit vetem ketyre.keta lojtaret shqiptare kane interesat e tyre.meta luajti vertet nje rol te rendesishem per konsensus,i duhet ditur kjo.edhe rama shume tolerante,iu dha dore te lire nderkombetarve.se si e nisi rama para dy vitesh nuk mbahet mend .mbahet mend qe ne pikat kritike nuk tregoi autoritarin.rolin me te shemtuar e luajti basha.megjithate dhe pd luajti rolin e vet ne ndryshimin dhe korrigjimin e shume pikave.po nese nuk do te ishte ajo amerike keta tocat tane as do ishin ulur.sic e pe jane gati te shqyhen me dhembe para syve te publikut.pe ndonje deputet me fiat panda die??se mua sma zuri syri…ja pra keta jane meta rama basha..nuk u duhet thene faleminderit asnjerit prej ketyre se na kane ende borxh vite te jetes sone.faleminderit nderkombetarve,faleminderit usa…ne per heren e n-t treguam qe shqiptaret sdine te punojne per vete

  11. shabani says:

    Bushat jane politikanet qe i kemi trashegim nga gjyshi yt dhe nga tarasi

  12. Shpetim says:

    O z.analist leshi, qe ke dale nga vrima e p… te bllokut. Sa per dijeni I.Meta, i braktisur nga faktori n/kombetar, donte te behej faktor ne ndryshimet kushtetuese ne drejtesi, por u be karagjoz duke humbur ekujlibrin dhe qetesine. Kjo u pa me blofin per qeveri teknike, si dhe pe hartimin e ligjit per vetingut sipas interesit te PD bazuar ne letern der guar nga z.Han. Fale qendrimit te amerikaneveve, se te ishte per I.Meten kjo reforme do shkonte ne filifistun. Ti or analist leshi nje gje duhet te dish: I.Meta i ka futur duart dhe eshte zhytur koke e kembe ne korrupsion, dhe eshte e turpeshme qe te thuash se I.Meta luajti rolin kryaesor ne ndryshimet kushtetuese. Je nje palaco, sahan lepires dhe asgje me shume o Bushat!

  13. TT says:

    Po te mos ishte ilir meta nuk do qe dhe aleksander frangaj e si pasoj nuk do te prishej pamja nga ballkoni me lagunen blu . Na flet per parime po nuk e kupton se sa me shum njerez si ti zhej e arjan cani e shani edi ramen aq me shum lartesohet figura e tij pasi jeni jashteqitja e keti vend intelektuleshet qe ne baz te oreksit dhe shperblimit nxirrni opinione qe pervec neveris ngrini ne qiell figura qe ne fakt nuk kan dhe aq vler. Keshtu me mir mbyllni halen se na qelbet

  14. LORA says:

    Po pse more Andush hidhesh e perdridhesh kaq shume? Nuk ke frike se mund te biesh e thyesh qafen nga ky lloj sporti?
    Pse nuk do te njohesh meritat shqiptareve qe me presionin e papare dhe me ekzigjencen e perditshme ndaj procesit ku kalonte reforme ishin faktori I pare I suksesimit te saj ,si sovrane te duerueshem dhe te civilizuar.Me tej vjen Pozita dhe Kryeministri I shqiptareve ,se bashku me ekipin e perzgjedhur mire te eksperteve te fushes.
    Po njihe a derezi kontributin e Vllahutin dhe Lu-se,qe ia futen te dy kembet ne nje kepuce atij Metes tend,te cilit po n’a I qake hallin se mos e ngre tash ngrehina qe ai n’a e paska ndertuar.
    Anush-o,bej pak pushim dhe kthjellohu.Reforma e ka rezervuar edhe nje te mire per ty;si qytetar shqiptar.

  15. Lani says:

    Po te mos ishte Ilir Meta shqiptaret do ta kishin me te qarte se cilet jane ata qe per rehatine e tyre jo vetem vjedhin, tallen e me doren e tyre ose te te tjereve vrasin, por nuk e rruajne as per EU- ne e ShBA-ne.

  16. Raldi says:

    Po ti bente varin vehtes nuk e bente kete reforme ai….prandaj zbatimi i kesaj reforme ngre pikepyetje te medha

  17. Babkulla says:

    Ti Bushat kompensoja kete nder te madh qe na paska bere Meta ,kurse une mendoj se per Meten me shoqrine behet ky ligj . Prandaj shpejt te nise puna dhe Meta me bllokun te mbaje shenime pas hekurave .Gazetar langaraq .

  18. stil says:

    Kam lexuar se vetem nje mjeran mund e konsideron piramiden e Keopsit thjeshte nje varr, ndonese madheshtor! Bushat, do kishe bere mire te zgjidh je nje permbyllje tjeter per artikullin.
    P.s. po te mos ishte Meta, PS nuk do ishte ndare, Berisha nuk do ishte rizgjedhur, 21 janari nuk do hynte ne histori me 4 vrasje qeveritare. Etj.etj….

  19. ANTIKORUPSIONI says:

    Zoti Opinionist (llafollog).
    Kjo eshte hera e fundit qe po’ te lexoje ne kohen time te lire. Fillo te mendosh per vete te gjesh nje tjeter profesion, sepse ky i tanishmi do te te leje pa buke pas pak kohe.
    Iku koha e sojit tuaj. Njerzit tani i kane syte te hapur dhe e dine shume mire se kush eshte e bardha dhe e zeza ne kete vend.

  20. tomsojeri says:

    Sispaske turp o Andi Bushati !!!Jazek pena qe mba ne dor !!Kujt po i ngre lapidar or ndyresir pjell ndyresisash ! Kujt ja shet kte mall diten per Diell or karagjoz i shitur !Zhdukuni nga faqja e dheut ti dhe ai karagjozi tjeter zhelja kumarxhi !Skemi nevoj te na shkruani ju or ndyresira se me sa shof tani do hidheni ne pun te hidhni komardare shpetimi per ata qe duhet te mbyten !E dim ,kjo betej sapo filloi dhe ka shum te panjohura mbrapa e nje nga te panjohurat jeni ju, qe shkruani e doni te na tregoni te zezen per te bardh! Ku e ke hallin me kte lavdi qe i ngre njeriut me te perfolur te politikes shqiptare pas Saliserbit !A nuk ish ky qe i dha jet monstres te coj e te organizoj kte Shqiperi qe po perpiqet gjith bota ta ndreq ? PO na ben hero, kte hije qe esht pergjegjsi kryesor i gjith ksaj hajnie te madhe !!! Turp te kesh sepse asnje nga kta politikan qe udhehoqen Shqiprin ne kte katastrof nuk esht garant per kthes ! A e din ti sa dyshime kemi akoma, pa le te aprovohet reforma ! Ate do e shofim perpara e po qe se timonin vazhdojn ta ken perseri po kta ftyra ,lumi qe na mori ! Tregove vehten Andi Bushati tregove se ne sherbim te kujt je !!!!!!!

    1. korcari says:

      Tomsojer te pershendes per komentin,por desha te shtoj edhe dicka nese me lejon.Keta fytyra[sepse gazetare ose analiste nuk jane,sic shprehen vete]Po ju vjen fundi[edhe vjen nje dite,qe duhet te peshtysh corben qe kane ngrene gjithe jeten]marin ne mbrojtje bosat e tyre,erdhi dita edhe nje muaj do,ne shtator kerkojme negociatat per ne eu,ku do fshihen keta vemje?Vemja e ben nje pune, ben mendafsh kurse keta c’fare? asgje!!!!!!

  21. Arti says:

    Ky lloje gazetari eshte me te vertet per te qeshur..! Po reforma do te behej per te nderruar sistemin e drejtesise apo per te nderruar ca emra sepse si e parashtron ti ajo we beri Ilir meta me Berishen nuk ishte konsensus ne favor te drejtesise por ne drejtim te politikes keshtu qe meta e berisha kane kto vlera qe ti ju jep se nuk kerkonin drejtsi perindimore …! Por kto jeni ju gazetare medioker e servila qe ngaterroni qellimisht te verteten me dyftyresine e Metes. Tung idiot gazetare

  22. korrekti says:

    Andi Bushati je nje spudhjak, nje idiot i lindur, pjelle e keqe e asgje me shume. Haram djepi qe te ka lindur ty dhe sojin tend, si: Lubonja, Zheji, Shkullaku, Fevzo i Klanit. Çdon te thuash ti palo analist, palo njeri (qe veç karakterin e shqiptarit nuk perfaqeson) qe zonja Vlahutin do te “vallezonte ne krahet e Edi Rames”. Turp nuk te vjen, njeri i ndyre. Si mund te pergojosh nje zonje kaq te nderuar, qe po kontribuon kaq shume ne misionin e saj, qe Shqiperia te behet kaq e mire. Kjo gjuhe eshte e atij njeriu qe te mbante ne krah ne bllok, e misionarit te dajes tend.
    Po per Donald Lu se do te veshte “uniformen e xhandarit nderkombetar”, çfare eshte kjo. Duket gjuha e dajes.
    Por pjelle e keqe cfare kujtoni ju se me “analizat” tuaja dhe me gojen “hale” (eshte pak), do te mund te mbroni krimin ne Shqiperi qe ka kapur çdo qelize te shoqerise shqiptare. Keshtu ju mundoheni te justifikoni ato leke te felliqura, te lyera me gjakun e ketij populli, qe kriminelet ju kanne futur ne gojen tuaj te felliqur.
    Meten, jashteqitjen dhe “kancerin” e ketij populli aty e keni, megjithe floririn qe vodhi ne banken e Shqiperise (nje pjese e ndau me ate qe i thoshte “Ilir Floriri”, por me vone nuk u ndje me, perse?, Çfare ndodhi?). Historia do ti gjykoje.
    Meta, lidershipi i PD flasin per sovranitet?, per “te drejta te njeriut”. Turp, shume turp. Kujto shitjen e 300 km2 det, kujto ’97, kujto “Gerdecin”, kujto “neni 24/1”, kujto vidiot me “pazare 700.000€), kujto sa te duash, populli i ka shkruar ne memorjen e tij.
    Dhe ju palo analiste u thurni lavde. Pluhuri ju mbulofte me turp. Drejtesia po vjen.

  23. Fevzi Balliu says:

    PO TE MOS TA NJIHJA MAMANE NE VITET ’70 DO TI MERJA SERJOZISHT KETO QE THUA O SPERMATOZOID I SEMURE QE SKE PER TU RRITUR KURRE!

  24. fieri says:

    ne vitin e pare gjimnaz analizojne me mire se ty mor koqe kandari…pse nuk jane ne listen e zeze tashme berisha,lylyshi apo edhe meta mendon ti?sa idiot paske qene mor koke me dell cari brenda.likja si bashkpunetor i dea-s amerikane nuk preket por ia kane kembet ne nje kepuce.nqs do bente si te donte,sot shqiperia do ishte ne anarshi totale,ate qe u mundua sali,lyli dhe udb.por nuk e lane meten los gringos de america…prandaj ik kerciti ndonje gojore te te rregullohet shija e hidhur e te ngrenit fekale…puto

  25. NJE SHOK says:

    U CMEND ANDI. MBAJENI

  26. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk ja vlen te merret nje gazetar,me po te mos ishte(kishte)halla…!
    Aktoret kryesor politik,kaluan nje faze te re dhe te veshtire,perpara tyre kerkohen te realizohen detyrat ne vazhdim,priten hapat dhe rezultatet e para.
    Ne pergjithesi ne shqiptaret kemi spikatur per mos zbatim te ligjit,per mos dashje te shtetit,duke filluar nga roja personale e perfunduar tek kryeministri.
    Andi po te mos kesh te afte, ate tendin,mund te marresh me kontrate,kete timin !

  27. BUJARI JU DEGJON says:

    Po te mos ishte Andi Bushati… Kush do te na cante carin???… ?

  28. Jimi says:

    Cudi!? Na u be halla me koqe!
    Ti more nipce do e ben vete apo vertet je i marre, per te mos thene budalla? Apo ne qe lecisim keto brockulla qe zhgarravit ti jemi te marre?
    Nje paranteze per konsensusin , ne shqip marreveshje! Kur dy pale per nje problem te caktuar hyjne ne konflikt dhe nuk arijne te gjejne nje zgjidhje te kenaqeshme per te dyja palet, fillojne debatet dhe diskutimet e pafundeme dhe shum te lodheshme. Pas nje kohe te gjate e te mundimeshme dhe diskutimesh pa bereqet, palet e kuptojne se ajo zgjidhje ideale qe ata deshirojne eshte e pamundur dhe per ti vene kapak kesaj pune , te dyja palet leshojne dicka nga ato qe pretendonin per te perfituar maksimumin e mundeshem te atyre qe pretendonin. Kjo quhet marreveshje ose konsensus!
    Tani ne gjithe kete zallamahi te ketyre 18 muajve midis dy paleve per rreformen ne drejtesi , ku e shikon konsensusin ti more nipce?
    Une injoranti dhe si une shume te tjere qe nuk dime as te shkruajm as te kendojme, konsensusin nuk e pame gjikundi, duket qe kishte ikur ne drejtim te paditur!?
    Ti more nipce me thua qe kjo ishte merite e Likes per arritjen e konsensusit? Po mire more nipce , kur ky ” floriri i vogel” e kishte kaqe per zemer kete kodosh konsensusi , perse nuk e realizoj me pare? por duhej te kalonin plote 18 muaj qe te realizohej? Duket qe Lkja s’do te kete qene ne Shqiperi, se s’ka se si?
    Nje te mire te madhe pati i gjithe ky proces, vec realizimit te rreformes! Ai evidentoj shkoqur cilat forca e politikane ishin me gjithe zemer per te dhe cilet ishin kunder saje. Cilat jane aleancat e verteta
    Merita e vertete e ” FLORIRIT TE VOGEL” sI burr Skrapari dhe qe e shperblen nderin me nder eshte! Nese ne kohen e bashkeqeverisjes me PD-ne qoftelargu pas skandalit te vidios e shpetoj nga burgu Liken, tani i erdhi rradha ketij te fundit t’ja shperbleje qoftelargut nderin e bere , duke u bere pale me te ne emer te konsensusit dhe duke zvarritur kete proces per ne kalendat greke. Nje drejtesi e zbatuar ne kohe do ta kishte cuar prapa hekurave qoftelargun per tere zullumet qe ka bere ne kete vend.
    Perballe kesaj situate kaqe te rende, per realizimin e saje ne kohe , do te duhej nderhyrja e ” dhuneshme e DAJ SAMIT”. pa dajakun diplomatik dhe shpesh jo diplomatik kjo rreforme kurre nuk do te realizohej.

  29. vala says:

    Kam pasur simpati per Andi Bushatin, po me kete shkrim te tij me vjen per te vjelle..

  30. ALB says:

    Sa lart e ngrite o Andi. Patjeter te ka hedhur ndonje kocke. Ishalla ne burg Ilir floriri.

  31. Samiu says:

    Po te mos ishte Edi Rama, ti nuk do arrije dot ta shkruaje kete artikull dhe Ilir Meta nuk do kishte bere asnjeren nga keto…. Pra Edi Rama ka pikerisht kete me teper se Ilir Meta… 700 lilionshi me ze dhe figure… qe deri vone thoshte do ta votoj pa asnje kusht, pastaj vuri kushtin e konsensusit dhe pastaj te dyja bashke edhe do ta votoj por do kerkoj konsensusin….

  32. 21shi says:

    po mos te isha ritur te blloku nuk do flisja keshtu Sa k..r analisti dhe ta can k…n

  33. aleko says:

    Skishte consensus kejo reforme..Ishte thjesht urdher nese do shprehemi shkurte.Dhe mire u be se keshtu I do mushka drute.Opozita ne shumice ishte kundra mbeshtetur nga nga mediat e tyre dhe nga te ashtuquajtuajturit analista tip Zheji Lubona Bushati Hoxha e mjafte te tjere.Ilir Meta u perpoq te ndihmonte opoziten anti reforme me propozimet e saj me qellim qe reforma te kopsitej mire pr te mos kapur peshqit e medhenj nje nga te cilet eshte dhe vet ay.Nje klase politike e korruptuar nuk mund te beje asnjehere dicka te mire per vendin.Kejo eshte vertetuar kudo ne bote qe ka nje klase te tile politike.Problemi eshte si do reformohet nje klase e tilla pa nje revolucion te thelle..Ky ehte problem me imadhe tek ne …politika pasi nuk ehte qarte se sa kjo reforme do te ndikoje ne neutralizimin e kesaj politike totalisht antikombetare dhe antipopullore nga e cila varet shume dhe efektiviteti I reformes ne drejtesi apo reformave te tjera…

  34. Petro says:

    Andi Bushati o analist qe shkon si prostitute kam vetem nje fjale per ty: “Ha nje mut te madh”
    Akoma kujton ti ore koqe qe kjo reforme u be nga keta qe permend ti?Jo mor idiot jo, u be nga SHBA dhe BE kjo gje,se te ishte per fshtataret
    e “qyteteruar” te zones se Bllokut, as kishte per tu bere kjo keshtu qe , mos na hap barkun me muhabete kafenesh.Pusht!

  35. shvejk says:

    Po te mos ishte ai , ku do haje buke ti me Zhejin, Balliun e Lubonjen?

  36. arben says:

    Po te mos ishe ti dielli nuk do te kishte lindur,
    Po te mos ishe ti Shqiperia do te kishte vdekur,
    Po te mos ishe ti grate nuk do te kishin pjelle
    …tra lala
    ….tra lala
    Shko mbushu me perrallat per kalamaj qe po na tregon! Kjo histori nuk ka heronj, pasi te gjithe i futi ne bire te gjilperes SHBA dhe BE. Me dru kokes, sic rrihet gomari ne duhan, i kane pas thene te paret tane, i zgerlaqi! Pavaresisht te gjithave te shikojme rezultatet e kesaj reforme! Inshalla fiton Shqiperia dhe zhduket fara e keqe e prokuroreve dhe gjyqtareve te babezitur! Politikanet ti lene mburrjet ne ekranet e TV, por te ulin koken, te hane m…. qe ju futen ne goje te huajt dhe te largojne duart nga zbatimi i reformes! Ilir Meta te mbaje fjalen qe tha perpara te gjitheve per doreheqje dhe bashke me LSI te mbeshteti realizimin e objektivave nga koalicionit qeverises. Duhet te fitojne bashke edhe zgjedhjet e ardhshme.

  37. Potigu says:

    “Po te mos ishte Ai-Iliri”sot bota do qe fundosur.Bravo more tru thar i Iir metes…..

  38. ilir basha says:

    o andi, me ndere, na rrofsh prapanicen. meta hyri ne loje kur mori vesh qe reforma do miratohej me mbi 94 vota. kete e kupton edhe nje gjimnazist mesatar. e vetmja gje e mire qe beri meta eshte se i shpetoi nje grime ndere qe ka lul bashes. pra hyri ne loje per te shpetuar bashen, se keshtu mendon se i ben ndere edhe berishes. meta shpetoi bashen, i tha berishes se aleancen e radhes e kam me bashen, per te shpetuar berishen, bashen e vehten pa shkuar prapa hekurave. andi te mungojne dy gjera si analist. e para s’ke bythe dhe e dyta te mungon edhe gjysma e trurit. ilir meta doli me i dhjeri, me i paburri. meta, berisha, basha e kreshnik isis spahi po krijojne aleancen islame shtetin islam ne shqiperi. salehi nga veriu, ilir rexhepi nga jugu, kreshnik spahiu ilamiku fanatic i kudondodhur. edhe nje here o andi na rrofsh o andi.

  39. logjika says:

    Nuk e di se çfare ka komentuar te tjeret, por po te mos ish Ilir Meta s’do kish 21 janar, por s’do kish as Sali Berishe me. Sa mire do te ishte!

  40. Al says:

    Po te mos ishte Berisha Shqiperia do kishte bere shume e shume me perpara.
    Po te mos ishte Meta, do kishim ne mazhorance te konsoliduar e pa paterica qe mund te thyhen vetem nga era e parave
    Po te mos ishte Rama as nuk do tu kishte shkuar ndermend ligjveneseve tane te ndermerrnin nje reforme te tille…

    Ti kujton se si i pari te shkoje ne grope nuk do i terheqe te perlyerit e tjere me vete??? Kjo eshte arsyeja e vertete pse ndermjetesi i madh u vu ne levizje se nuk kishte perendi qe e shpetonte kesaj rradhe.
    Nuk jam me asnje politiqen Shqiptar se kjo qe u be dje duhet te ishte bere te pakten 15 vjet perpara, por nje gje me beri pershtypje.. Shantazhet perdoren per te frikesuar ata qe jane te perlyer per tu kujtuar pikerisht se sikurse ata jane mut dhe duke qene ne nje anije plot me mut, po u fundos anija ata fundosen me te…Pse nuk e rrujti shume nga keto shantazhe ky i gjati? Mbase nuk ka pse te frikesohet se nuk kane ku ta kapin muterit e tjere? Duke pare se si rrodhen ngjarjet une alternative tjeter me te mire nuk kam dhe me behet qejfi per kete. Shqiptaret meritojne me mire e me shume!!!

  41. Y says:

    Ik re ando dhe gjith ju analista leshi te gjith te shitur e te lepire

  42. ceni says:

    Po te mos ishte Ilir Meta(Neritan Ceka) ti Andi nuk do ta kishe njeren dore ne Revani dhe tjetren ne Bakllava…po juve pinjollet e krimineleve komuniste e kini piketuar qendrimin tuaj “edhe ketej edhe andej” per te ruajtur by then tuaj.Ky eshte edhe shkaku qe mbas 25 vjetesh Shqiperia eshte “as andej dhe as ketej, as mish dhe as peshk”.Populli e pati mundesine tju “pervelonte” te gjithe juve komunistave te bllokut ne 89 apo 90 (sme kujtohet ekzaktesisht per momentin) por kishit Neritan Ceke qe i ndryshuat drejtimin rrjedhes sic ka sot Ilir Mete qe po ashtu i ndryshojne rrjedhen ngjarjeve, dhe ne perseri ju kemi juve ishkomunisteve dhe sojin tuaj ne krye.Ne si popull me memorje te shkurter i harojme shpejt gjerat dhe kenaqemi duke lepire nje akullore.

  43. Lushnjari says:

    Po te mos ishte ai…bla bla,po te mos ishte Hysniu nuk do ishte ky birbua,po te mos ishte Enveri Hysniu do ish coban ne laberi etj,etj,o kara- gjoz I Mehdi Bushatit, ish krye-karit te deges se brendshme te Lushnjes.

  44. Bb says:

    Po të mos ishte ai, …ty do të të paguante një tjetër

  45. Lulzim Arapaj says:

    Po te mos ishin keta mostra Shqiperia sot do ishte nje Zvicer e dyte.
    zoti e bekofte Shqiperin dhe Ameriken .

  46. mirel says:

    Po te mos ishin dhe shqipot aq budallenj nuk do kishte as Berishe, dhe as Rami. Meta do ishte ne burg pa nje pa dy.
    Jam dakort qe ai e lozi lojen e Reformes po prape per te qerruar njehere e mire bythen e tij nga e shkuara.
    Per kete nuk ka nevoje per monument.

  47. nina says:

    po te mos haje ti M.. bashk me Meten kaq vite.. do ishte Shqiperia ne BE me koh… jeni ju qe nuk e lini Shqiperine te ec para.. Meta dhe te tjere si ju jeni gjarprinj tradhtar dhe spiune te shqiptareve.. harram

  48. grl says:

    Po te mos ish Meta , nuk do te kishte 21 janar dhe 4 te vrare dhe ti nuk do te ishe bere Pucist!

  49. Dajceni says:

    Z.Bushati,kam kohe ,qe nuk harxhoj kohen me shkrimet idioteske te tuat,edhe per shkrimin e sotem nuk kam ndermend te harxhoj kohe,por duke u nisur nga titulli po te jap kete pergjigje:
    HISTORIA NUK BEHET ME SIKUR.NUK MUND TE THUHET :SIKUR HITLERI TE MOS SULMONTE ISH B.S,POR THUHET :HITLERI SULMOI ISH BS,OSE NUK MUN TE THUHET SE SIKUR ANDI BUSHATI TE KISHTE PAKEZ KARAKTER,POR THUHET ANDI BUSHATI ESHTE PA PIKE KARAKTERI.

  50. Hajdar says:

    O Bushat po mos te ishte Meta do ishte ndonje tjeter ose do ishte vetem Rama!

  51. Kinkel says:

    Tallet ky Bushati apo ben shaka?! Ate pjesen ku e lavderon aq shume dhe idene qe Meta na paska shpetuar te gjitheve ne cdo kendveshtrim, e beson edhe vete Andi?! Po qe se eshte e vertete kjo e fundit i bie qe edhe ky s’lexohet më!!

  52. artan nika says:

    O Ando,nuk e paske marr vesh…edhe Zhei shkruajti me fjale te mira per Meten…Duhet te kishe shkruajtur me fryme tjeter…sa byth lepiresa qe jeni te dy…nuk ju heci me Ramen,po ia lepini Metes,se kushedi…Kush e nisi Reformen (mos kushedi Meta)…jo jo…kjo ne 100 %..reforme e Rames…se Meta-sala kishin-kane 25 vjet dhe jo vetem qe nuk e ebene sic duhet por e degjeneruan drejetesin sic dhe shume gjera te tjera…

  53. Sebbasstian says:

    Duhet te kete edhe nje reforme per gazetaret qe ti fshijne nga lista ca plera si lloji i ketij A .Bushatit , prototip legeni bythlepires. Ju ka bere dem corba e ShQUP it e gatuar me shafran nga Salehu.

  54. Sebbasstian says:

    Ilir 700 miljonshit I djeg bytha prandaj se donte reformen. Fan Noli ka shkruar dikur: Hall i madh me skrapalline. Ka rrezik te hash dhe dru. Dy ministra le te rrine. Se na duhen dhe pa tru.

  55. vaso says:

    Po.Zoti BUSHATI keni te drejte.Likja ne fjalen e tij te djelen e kaluar foli qarte,hapur, drejt.Eshte politikani me pjekur pas LIDERIT TE DEMOKRACISE.

  56. Gezim says:

    Eshte bere e dmdsh te te jap nje pergjigje, pasi jeni bere i besdisshem deri ne kufijt e te padurueshmes.
    Ne fakt kjo vjen edhe se ju njo perardhjen tuaj, pa hyre ne detaje, pasi ju e kuptoni vete.
    Nje gje do ju them. Ju nuk e sulmoni Edi Ramen ne baze principesh apo parimesh. Ju ate e beni pasi nuk ja falni dot kurre vrerin e tije kunder atit tuaj shpirterore Enver Hoxha
    Nje pergjigje.
    Po te mos ishte Ilir M ti dhe gjith soi yt Sali B (mjeku dhe dicka me shume se kaq i dajes tend) Zhei dhe ndonje tjeter. Edi cfare do ndodhte? Me bindje po ta them se te gjith ne do te ishim me mire, me te qete, me te lumtur, me te drejte, me te mire e tjere e tjere. Sa te jeni ju dhe filozofia juaj udheheqese ne do bazhdojme keshtu.
    Ti zog i vogel qe me krekosesh neper media, po te garamtoj se koha juaj eshte drejt fundit dhe kjo fale Edi Rames te cilit i jam shume mirnjohes, te pakten per kete
    Shkuma qe nxirrni nga goja juaj kuterbon por ju erdhi fundi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje