Nga Artan Lame
Më 4 qershor, shkruajta gjatë për historinë e shpëtimin të bunkerit të L2B në hyrje të Pogradecit.
Sot punimet e devijimit të rrugës në atë zonë kanë avancuar dhe dëshiroj të publikoj disa imazhe të projektit që po zbatohet atje.
Do të jetë një prej pikave më të bukura dhe interesante të gjithë atij aksi rrugor (edhe kështu bajagi elegant), ku do ngërthehen bashkë si askund tjetër panorama, liqeni, historia, rruga, monumenti, shëtitorja, plazhi.
Tuneli panoramik që po ndërtohet aty, krijon mundësinë që makinat të mos humbasin peisazhin e liqenit dhe, nga ana tjetër, tuneli gjysëm i hapur, krijon mundësinë që Bunkeri përveçse të shpëtohet, edhe të integrohet me gjithë situatën e atjeshme, duke mos e fshehur nga pamja, siç do të ndodhte nëse do projektohej një tunel tërësisht i mbyllur.
Dua të falenderoj nga zemra mikun tim Afrim Qendro, nëndrejtor i përgj. i ARSH, i cili ka ndjekur personalisht jo vetëm projektimin por, ç’ka është më e rëndësishme, edhe realizimin e tij atje buze Liqerit.
Shënim: I vetmi i munguar i madh në gjithë këtë proces, ka qenë IMK (!!!)
Kujtesë: Një tjetër bunker edhe me më shumë vlerë, gjendet mu në qendër të Tiranës, brenda territorit të Kalasë. Eshtë i kohës së LIB, i vitit 1916, austriak dhe, e vetmja fortifikatë e LIB që ka mbetur ende në të gjithë Shqipërinë (!!!)
Pyetje: Afrim, si i bëhet që të kalojmë një rrugë edhe te Kalaja, që kështu të shpëtojmë edhe Bunkerin e Tiranës? ?
Mbijetesa e nje bunkeri sukses madheshtor qeveritar, me ne krye shokun Artan Lame.
Keta jane akoma me pelena, oreee …… . Ose, te poshter sa nuk tregohet dot.
Poradecaret nuk perdorin fjalen bunker, por fortesa. Te fortesat thone ata me qe eshte i kohes se Italise.
Mundesisht ja shprehni kete Z. Lame.
Lame , shko shikoje ne vend çfare katran me boje eshte bere atje.
Rruga i kalon nga krahu tjeter bunkerit dhe ti ja ke fut pordhes kot.
Shit qen e bli kelysh.
Nese fondet do kishin shkuar per vazhdimin e rruges Qukes – Qafe Plloçe do ishin para te hedhura tamam se ndihmojne ne qarkullim te mallrave e njerezve. Kjo pjesa ketu eshte si kembana e paqes ne Tirane.
Me fotoshop duken bukur por si thote populli nga e thena ne te bere eshte ne mes nje lume i tere
E sakte verejtja e Prof. Dr. Klementit. Objekti ne hyrje te Poradecit quhet dhe thirret Fortese. Madje gjithe objekte per luftimet mbrojtese-mesymese ne fakt duhet te quhen fortesa dhe jo bukere. Fjala bunker ka dale nga halli kur nisi epidemia e tyre tek ne.
E sakte verejtja e Prof. Dr. Klementit. Objekti ne hyrje te Poradecit quhet dhe thirret Fortese. Madje gjithe objekte per luftimet mbrojtese-mesymese ne fakt duhet te quhen fortesa, fortifikata dhe jo bukere. Fjala bunker ka dale nga halli kur nisi epidemia e tyre tek ne.