“Shpërndahuni, se po na numërojnë”

29 Shtator 2016, 21:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Gjithkush e mban mend një skenë nga një prej filmave të vjetër të Kinostudios, “Dimri i fundit”. Një grup grash ishin nisur për në mal në mes të dimrit, të bënin sikur do shkonin për dru dhe dy prej tyre do shkëputeshin, t’u çonin ushqim dhe veshmbathje partizanëve. Në një moment, të ekspozuara para gjermanëve që po i vrojtonin dhe numëronin, një prej tyre, ajo më e madhja, dha komandën: “Lëvizni, se po na numërojnë!”

Kjo skenë është ilustrimi më i mirë, i asaj se çfarë ndodh sot me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën në krye të saj.

Në zgjedhjet e radhës që pritet të mbahen në Kolonjë, Partia Demokratike ka vendosur të iki nga gara dhe t’i lërë vendin një partie të vogël aleate, që do të kandidojë aty një kandidat të majtë.

Ikja e partisë më të madhe nga gara në një zone, në kuadrin e një marrëveshje elektorale nuk është ndonjë problem, por PD e ka pasur kandidatin e saj në atë zonë në zgjedhjet e shkuara. Humbja në Dibër, që ka qenë një bastion i Partisë Demokratike, e ka bërë të pashpresë me sa duket kryetarin e PD, që mund të fitojë në vazhdim beteja elektorale, dhe ka gjetur si zgjidhje të mos përballet.

Për më tepër, që në Kolonjë, PD nuk ka përballë as PS, por LSI. Duke vendosur një kandidat të partisë së Agron Dukës përballë LSI, që ka ministër kunatin e Agron Dukës, PD ka bërë një veprim tërësisht të papërgjegjshëm, pasi ka vendosur popullin e Kolonjës të votojë “Ose për Gonin, ose për Terin”. Në vend që ta shikonte faktin që përballë është një kandidat i LSI, si një shans për ta fituar Kolonjën, duke vendosur aty një kandidat autentik të PD, që mund të shfrytëzonte dhe qefmbetjet PS–LSI, siç tentoi t’i shfrytëzonte në Dibër, PD ka vendosur një kandidat aq afër LSI, sa nuk është e sigurt se do marrë dhe votat e gysmës së PD.

Ikja nga beteja në Kolonjë, përkon me kërkesën për referendum, e cila po ashtu, është një përpjekje për t’u fshehur mes fitimtarëve, që të mos kuptohesh a je humbës apo fitues. PD, një parti e cila duhet të mbështetet mbi teza të qarta të zhvillimit të vendit dhe mbi kurajon e një partie të djathtë, e cila shmang populizimin dhe aventurat revolucionare, sot është kthyer në një parti frikacake, që shmanget nga betejat dhe fshihet mes turmave që të mos kuptohet kush është.

Partia Demokratike ka fituar Leskovikun, një bastion gati enverist i së majtës, në vitin 2003, 2007 dhe 2011, me një kandidat të ri, ish-gazetarin Famir Guda, i cili ka mundur të marrë votat e të majtëve në një bastion të tyre. Si ka mundësi të mos guxojë më të provojë, a fiton ajo në Ersekë, por i bie shkurt dhe del nga gara, duke bërë zgjedhjen më të mundshme të gabuar dhe duke lënë të djathtën të papërfaqësuar me kandidatë?

Për kë duhet të votojnë të djathtët në Kolonjë, për Lefter Kokën, d.m.th LSI, apo Agron Dukën, kunatin e tij, d.m.th Partia Agrare?

Ajo duket si një betejë brenda LSI, biles-biles brenda një familjeje nga Durrësi, e spostuar në livadhet e Kolonjës. Dhe e gjitha kjo, se PD nuk guxon më, nuk ka më nerva për beteja, nuk ka më shpresë dhe energji për fitore dhe mbi të gjitha, nuk ka as guxim ta pranojë këtë, se i rrezikohet karrigia kryetarit.

Dhe ai i ka rënë shkurt. Ka dhënë komandën “Shpërndahuni, se po na numërojnë”. Nuk do që ta marrë vesh askush, që është humbës. Dhe po fshihet vetëm nga betejat dhe nga përballjet me siglën e tij. Aty ku ka të majtë, fshihet pas të majtëve, aty ku ka ambientalistë, fshihet pas ambientalistëve. Vetëm pas PD nuk fshihet dot. Arriti t’i bëjë t’u vijë turp nga sigla e tyre.

9 komente në ““Shpërndahuni, se po na numërojnë””

  1. BUJARI JU DEGJON says:

    Mero,te pakten Lulit mos ja moho “trimerine”… Ai sa here qe eshte mundur i ka thene kundershtarit:
    “Me gjuaj dhe njehere pa do ta shikosh!”… ?

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      Për PD e Lulit do shkonte fiks kënga :

      Ore ore
      Lule bore
      Jemi yllka
      Shembullore
      Jemi laraska
      Në errësirë
      Buçet e Bashës
      Lulqirë ?

  2. aqif tahipi says:

    O Mero ne qe votojme per ps ,nuk na vjen asoak keq qe sal lyli nuk perballen dot me votat e se majtes. Me sa duket shuplakat e Dibres i paskan hutuar krejt.

  3. xhemil says:

    eh si e katandisi lulushka pd-ne

  4. LORA says:

    Falnderim Mero vellai per zhbirilimin perfekt te plehanes kanceroze shqup-se,plotesuar me ca kurvlliqe plehrash te se Majtes.
    Sidoqofte meraku I mirfillte i shqiptareve eshte fillimi,sa me I shpejte, I funksionimit te Reformes ne Drejtesi,brenda se ciles eshte e garantuar edhe qilizma e PD-se.
    Tung

  5. Lali nga jugu says:

    Shkrim jo i goditur! Mund ta kesh inat sa te duash kryatarin e PD-se, por s’mund te thuash se u tremben!!
    S’te beson kush!
    Ti e di me mire se kushdo tjeter se PD-ja eshte makineri o Mero!

  6. Gazeta 24/1 says:

    O Mero, ç’ke me PD? Na i prure zorret ne gryke. Po si ndihmon dot leri ne hallin e tyre. Lulëzimet shkojne e vijne ne PD dhe s’kane asnje vlere.

    A e ke pare me kujdes fytyrën e Lulëkës? Përqëndrohu te mjekra. Çfare te kujton forma e saj? Pamja eshte shume sensuale. E gjete! Ne italisht i thonë ”Barba a Pizzo Fondo Schiena”, në shqip i thonë Prapanica, te Ndenjurat apo shkurt By..a. Imagjinoni se si ndjehen ata qe bisedojne me Lulëzimin-Kete yll në ngjitje(drejt 313-tës) dhe si heqin dot syte nga mjekra-by..ë, e tij.

    Ky manipulues i llahtarshem shqipfoles, por edhe i dokumentave te institucioneve amerikane dhe europiane të habit me “standardet” e hipokrizizë, qe ja kalojne edhe Uriah Heep. Kjo pjelle politike deshtake e nje Lady Macbeth(Argita) dhe nje ”mostre” si Mareshalli SaliQëni -”Qenit qe te ha tines”, këtij ”manjaku paranojak dhe delenxhi”, i cili eshte edhe ”shqiptari(?)”-MË ANTISHQIPTAR I TË GJITHA KOHËRAVE, te kujton gjithashtu Robert Çamçakezin, qe vinte verdalle neper ”kantjere”?!

    Kjo situate qesharake, te kujton historine e gomarit qe nderkohe qe ujku po e hante, ai duke u perpelitur mendonte se ishte ne ëndër!!

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Po pranon qe eshte force e 3-te politike ?!

  8. Kolonjari says:

    Analiza shume e sakte. Situata ne kolonje e turpshme .Te gjithe e kane braktisur kete popull te mbrekullushem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje