“Tërmet 7-ballësh” në Botëror, Spanja nuk ka mëshirë për Kosta Rikën

23 Nëntor 2022, 19:02World Cup TEMA

“Tërmet 7-ballësh” në Botëror, Spanja nuk ka

Spanja ka shkëlqyer në ndeshjen hapëse të Grupit E të Kupës së Botës, të luajtur mbrëmjen e sotme në Al Thumama Stadium të Dohas kundër Kosta Rikës.

Një fitore e pastër dhe e thellë për skuadrën e Luis Enrique me rezultatin 7-0, që ka lejuar kombëtaren Furia Roja të marrë kreun e grupit falë një diference më të mirë golash ndaj Japonisë.

Megjithatë lojtari i Leipzig e ka shlyer gabimin në minutën e 11-të. Këtë herë asisti i ka rdhur nga talenti tjetër i klubit katalanas, Gavi, dhe Olmo nuk ka gabuar.

Pasi ka marrë topin me një rrotullim të bukur në zonën e rreptësisë, 24-vjeçari ka mposhtur Keylor Navas me një goditje të bukur parabël duke i dhënë avantazhin Spanjës.

Dhjetë minuta më pas, në minutën e 21-të, ka ardhur edhe dyfishimi i avantazhit të spanjollëve, me Marco Asensio-n që ka tundur rrjetën me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Kanë kaluar dhe dhjetë minuta të tjera dhe Furia Roja ka gjetur edhe golin e tretë. Jordi Alba ka pësuar faull në zonën e rreptësisë dhe arbitri i ndeshje ka akorduar një penallti. Te pika e bardhë është paraqitur Ferran Torres, i cili nuk ka gabuar.

Edhe në pjesën e dytë ka vazhduar e njëjta histori me spanjollët që kanë kontrolluar ndeshjen me lehtësi dhe kanë arritur të realizojnë katër gola të tjerë me Ferran Torres në minutën e 54-t dhe me Gavi-n në të 75-ën, me këtë të fundit që ka shënuar me një goditje fluturimthi të mrekullueshme. Në fund kanë ardhur edhe golat e Soler në minutën e 90-të dhe Alvaro Morata në të 92-ën.

Në moshën 18 vjeç e 110 ditë, Pablo Gavi është lojtari më i ri që shënon në Kupën e Botës që nga dygolëshi i Pele kundër Suedisë në qershorin e 1958-ës (17 vjeç e 249 ditë).

Një fitore e frikshme kjo e spanjollëve që bën Gjermaninë të dridhet. Gjermanët, në fakt, do të ndeshen pikërisht me Roja-n në ndeshjen e dytë të grupit ku do të duhet të marrin patjetër një fitore pas humbjes befasuese të pësuar ndaj Japonisë.

1 Komente

  1. M
    Matrapazi

    Mesa duket ndeshjet po shiten....

    Lini një Përgjigje