Roberto Mancini: Italia duhej të ishte në Botëror edhe pa kualifikuese

23 Nëntor 2022, 15:21World Cup TEMA

 

Roberto Mancini: Italia duhej të ishte në Botëror edhe pa

Italia nuk merr pjesë për të dytën herë radhazi në Botëror. Në të dy herët axurrët nuk arritën të kualifikoheshin nëpërmjet play-off. Trajneri Roberto Mancini foli për këtë në një intervistë të gjatë me Corriere della Sera:

“Unë kurrë nuk kam besuar te Botërori duke përjashtuar Ekuadorin apo së fundmi Iranin. Mendoj dhe propozoj që kushdo që fiton Kampionatin Evropian, duhet të pranohet menjëherë në Botërorin e ardhshëm. Jo vetëm kampionët e Europës, por ata të të gjitha kontinenteve.

E them këtë në interes të futbollit dhe të vetë Kupës së Botës. Ashtu si ata që fituan edicionin e mëparshëm duhet të jenë të sigurt se mund të marrin pjesë: më parë ishte kështu, tani nuk është më. Futbolli nuk merr gjithmonë vendimet e duhura për veten e tij”.

Roberto Mancini kthehet disa muaj mbrapa dhe kujton momentet para ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut që sanksionoi zyrtarisht përjashtimin e kombëtares nga Kupa e Botës:

“Kam parë çdo ndeshje të kualifikueseve. Dhe kur them se e meritonim të shkonim në Katar, nuk e kam fjalën aq shumë për të mbrojtur ekipin. Kemi bërë disa gabime teknike, disa edhe të rënda, por jo të tilla që të justifikojnë moskualifikimin. Në short e ndjeja Zvicra do të na shkaktonte probleme. Dhe për fat të keq kisha të drejtë.

Pas vendit të dytë, kishte një ndjenjë të pamundësisë për të kaluar. Sidomos pas barazimit ndaj Bullgarisë në Firenze dhe barazimit 0-0 ndaj Zvicrës në Basel në një ndeshje që duhej ta kishim fituar 3-0. Por isha i bindur se në Olimpico do t’i rregullonim gjërat me rivalët tanë. Nuk ndodhi! Ndjej të njëjtin zhgënjim që ndjeva kur humba finalen e Ligës së Kampionëve me Sampdorian: e dija që nuk do ta luaja më”.

Pavarësisht golit të dështuar, Mancini nuk dëshiron të largohet nga kombëtarja, me të cilën është i lidhur deri në vitin 2026, viti i Kupës së Botës në Kanada, SHBA dhe Meksikë.

2 Komente

  1. K
    Klimax

    Hajde, ta bëjmë si në Eurovizion, festivalin e këngës, ku pesë vendet e mëdha, Gjermania, Anglia, Franca, Italia dhe Spanja shkojnë direkt në finale.

    1. M
      Matrapiku

      Pusho ti mer kurve minoritare

    Lini një Përgjigje