"Meta nuk vë emrin në fletë votimi se ka hallin e dosjes së Sigurimit", Veliaj: Këlliçi kukulla e radhës! Berisha shpenzon 100 mijë euro në një stadium bosh

17 Prill 2023, 14:20Politika TEMA

"Meta nuk vë emrin në fletë votimi se ka hallin e dosjes

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se betejën për kryeqytetin e ka me Ilir Metën, i cili hallin më të madh e ka dosjen e Sigurimit të Shtetit.

Në një intervistë për emisionin ‘Konstrast’, Veliaj thotë se kjo është arsyeja përse Meta nuk vendos emrin e tij në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.


Belind Këlliçin e quan kukulla e radhës ndërsa mjeshtrin cilëson Sali Berishën që i shkoi në derë të shtëpisë duke folur me gjuhë hakmarrje se do i marrë bashkinë e Tiranës.

“Kjo është garë mes të vjetrës dhe të resë. Kemi disa njerëz që janë duke folur për shkollën, rrugën konkrete. Rakipi në Kamëz po flet për projektin e liqenit të Paskuqanit. Mënyra si është bërë pedonalja e Golemit dhe rezervimet deri në tetor janë konkrete. Nëse filozofia jonë është hallet e njerëzve, t’i japim zgjidhje.

Një parti që shpenzon ose grupim që shpenzon 100 mijë euro në një stadium bosh është shkelje e rëndë e etikës. Nuk është pa para një parti që shpenzon aq shumë. Ende nuk dihet burimi. Ne nuk e dimë me kë po kandidojmë.

E kam makinën por pa targë. Kjo forcë politike ka provuar që vret njerëz në bulevard. Ne kemi një kundërshtar që quhet Ilir Meta e hallin më të madh e ka dosjen e Sigurimit të Shtetit. Përderisa nuk vënë emrin, e ka këtë hall.

Saliu nuk e vë dot se është non grata. Nuk ka rëndësi kush është kukulla e radhës, por mjeshtri. Mua në derë të bashkisë me megafon më erdhi Sali Berisha. Sfidën në derën e shtëpisë me kodet e hakmarrjes e bëri ai duke thënë ‘këtë do ta marr unë’”, tha Veliaj.

6 Komente

  1. D
    Dora e zeze

    Erdhi tek shtepia jote, jo vetem pse eshte cope muti dhe moterqir, por mbi te gjitha pse eshte gomar. Kufome e pakallur, me PDne qe shqeu dhe mbyti, pa asnje trashegimtar politik, po i krruan briret ne vdekje me figuren politike me te forte konjuituralisht ( e thene drejte nga Baton Haxhiu). Ja dhane mesazhin me Ervis Martinajn, por i trashe si eshte nuk e kuptoi. Le ta kuptoje kur ta zene peng, ta dorezojne tek gjaksit, ta perdhunojne me bisht lopate dhe ta ndajne ne 6 copa

    Përgjigjjuni
    1. O
      On

      Ju del Berisha ne ender ....kjo tregon se e keni frike.....

      Përgjigjjuni
    2. K
      Komunist me Rolex

      Ti erion me liken ishe mjaltë deri para 1 viti!! Si thot Baton Haxhiu je fallco me nje fjalor medioker 200 fjalësh

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rexhep Ertogani

        Ilir REXHEP METAJ ,,,,ta vendosi ,,,ska problem,,,,

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eni

          Mos bej Monolog...dil ne debat.....

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lali Fiku tiranasi i vjeter qe e quan veten tironc

            Erjon llap per premtimet qe do te furnizoje 24 ore me uje Tiranen, nuk do te ndertoje asnje kulle ne qender te saj, i ke me 7 kate mbi projekt, nga betonizimi Tirana eshte kthyer si nje qytet qe ndodhet ne Sahara, zhduke idenditetin e Tirones edhe Sahatit te saj i vure cader mbi koke, i mbolle apo i preve 1 milion peme, je ne dore te 3-4 oligarkeve nga Mane, Kastrati etj. Je legen mega-hadut dhe mashtrues, je per SPAK dhe jo per Kryekar.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje