Tensione në një KZAZ në Klos, ndërpritet numërimi i votave pas largimit të komisionerëve demokratë

12 Maj 2025, 16:00Politika TEMA
Tensione në një KZAZ në Klos, ndërpritet numërimi i

Numërimi në Klos në KZAZ nr. 17 është ndërprerë aktualisht, pasi komisionerë të Partisë Demokratike kanë pretenduar për parregullsi dhe shkelje gjatë numërimit të votave. Këta të fundit janë larguar nga procesi, pasi sipas tyre, po cënohet integriteti i votës. 

Komisionerë, vëzhgues dhe numërues demokratë kanë braktisur ambientet e kësaj KZAZ-je në shenje proteste.

Ndërkohë, pritet që të ndërhyhet për verifikimin e këtyre pretendimeve, ndërsa autoritetet nuk kanë dalë ende me një reagim zyrtar. 

 

1 Komente

  1. m
    mirel

    Filluan shpellaret te bejne vetem ato pune qe dijne te bejne.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje