Dorëheqja e Gjukanoviçit "pasojë e presioneve të BE-së"

22 Dhjetor 2010, 14:25Politika TEMA

Nga Marina Maksimoviç, DW

Dorëheqja e kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç erdhi si pasojë e presioneve të bashkësisë ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian dhe lidhet edhe me akuzat për përfshirje në krimin e organizuar dhe në korrupsion, vlerësojnë në Institutin Ndërkombëtar për studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanike IFIMES.

Humbja e “statusit të privilegjuar”

Sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë dy çështje që ndodhen në krye të listës së kërkesave por edhe të paralajmërimeve që në Ballkanin Perëndimor arrijnë nga Bashkimi Evropian. “Problemi i shteteve të rajonit është se në majë të strukturave politike dhe në majë të strukturave kriminale, si zakonisht ndodhen njerëzit e njëjtë”, thotë për Deutsche Wellen kryeari i Institutit IFIMES, Zijad Beqiroviç.

“Arrestimi i ish-kryeministrit kroat Ivo Samader hapi një epokë të re në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Asnjë politikan i rangut më të lartë më nuk mund të jetë i sigurtë se nuk do të arrestohet për veprat e kryera”, vlerëson Beqiroviç. Ai edhe dorëheqjen e kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç e sheh të lidhur me akuzat për krim të organizuar dhe korrupsion.

“Ne edhe më herët kemi thënë që Gjukanoviçi ndodhet nën presion ekstrem dhe se duhet të tërhiqet nga skena politike. Largimi i tij lidhet me proceset kundër tij në Itali por edhe mundësinë e fillimit të proceseve të reja”, thotë Beqiroviç.

Në IFIMES nënvizojnë se për shkak të bashkëpunimit  në përmbysjen nga pushteti të Sllobodan Millosheviqit, dhe më vonë lidhur me  njohjen e Kosovës, Gjukanoviçi ka gëzuar “statusin e të  privilegjuarit” tek  disa politikanë evropianë. Largimi i tij nga skena politike nuk ka qenë vullnetar, por është bërë me presionin e bashkësisë ndërkombëtare dhe vet Bashkimit Evropian.

BE forca e vetme politike që mund të ndikojë tek shtetet që të luftojnë korrupsionin

Megjithatë pa dëshmi konkrete nuk mund të thuhet saktësisht pse kryeministri Gjukanoviç dha dorëheqjen, vlerësojnë në Këshillin e Evropës. Kryetari i grupit të shteteve për luftë kundër korrupsionit GRECO, Drago Kos, thotë se vërejtje të pakundërshtueshme për korrupsionin në adresë të Gjukanoviqit janë dëgjuar për vite të tëra dhe ka qenë vetëm çështje kohe kur do të fillonin pasojat.

“Për këtë veprim, pra dorëheqjen nga pozita e kryeministrit, është e vështirë të thuhet se këto janë pasojat. Unë shpresoj, që nëse ka diçka në historitë për korrupsionin e mundshëm, gjyqësori në Malin e Zi do ta bëjë punën e tij. Kështu filloi edhe kur zoti Sanader dha dorëheqjen pa arsyetim dhe pastaj erdhëm në gjendjen në të cilën jemi tani”, kujton Kos.

Drago Kos vlerëson se Bashkimi Evropian është forca e vetme reale politike e cila mund të ndikojë tek shtetet që të fillojnë me luftën e vërtetë kundër korrupsionit. Kryetari i GRECO-s thotë se Ballkani Perëndimor ndodhet para një periudhe të vështirë të eurointegrimeve për shkak se Bashkimi Evropian ka mësuar leksionet gjatë zgjerimit të mëhershëm. Kështu që kushtet për pranim janë ashpërsuar  dukshëm dhe është rritur kontrolli mbi masat kundër korrupsionit dhe hyrjen në Bashkimin Evropian.

4 komente në “Dorëheqja e Gjukanoviçit “pasojë e presioneve të BE-së””

  1. vangjel says:

    Kur do vije koha qe te heqin kete super Gjukanovicin e shqiperise ,qe te shpetoje Shqiperija

  2. GJ says:

    Ktu te ne ka shume Millo, te te gjitha varieteteve.
    Koha, po vjen!!!

  3. vlora says:

    I lutemi BE te ne thone se kur e kemi radhen ne, edhe sa muaj na duhen.

  4. edmond says:

    A gjeni dot ndeonje mundesi mor aman ti beni derman ketij morthes sone.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje