Çelsi në kërkim të një mbrojtësi

27 Dhjetor 2010, 09:43Sport TEMA

Dëmtimet e shumta në mbrojtje, kanë bërë që tekniku i Çelsit, Karlo Ançeloti, të kërkojë përforcime. Sipas mediave italiane, blutë e Londrës janë duke u interesuar për mbrojtësin e Boltonit, Geri Kahill. Kartoni i këtij të fundit vlen 15 milionë sterlina. Megjithatë, Ançeloti ka thënë se duhet parë gjëndja e brazilianit Aleks, për të vendosur nëse do të marrë një mbrojtës në merkaton e janarit. Çelsi aktualisht është duke kaluar një nga krizat më të mëdha në rezultate, që prej ardhjes së Roman Abramoviç.

Lini një Përgjigje