Nga Mustafa Nano, respublica.al
Në vendin tim (dhe tuajin) ka gjëra që ma shpifin, ashtu siç ka dhe gjëra, që m’i ka ënda. E nuk di pse më bëhet t’i rreshtoj në këtë fund viti, ashtu si më vijnë në mendje, pa u bërë ndonjë sistemim kushedi se çfarë. Ma shpif padrejtësia, ashtu siç ma shpif (ca më shumë, madje) fakti që padrejtësia s’po na bën përshtypje; ma shpifin ato shitëset e veshura keq, të cilat, sapo të shohin që ti hyn në boutique e fillon t’u hedhësh një sy mallrave me idenë për të blerë ndonjë gjë, të vijnë nga pas e nuk ta ndajnë shikimin e paturpshëm derisa ti ndërron mendje e del përjashtë. M’i ka ënda mësuesit që punojnë me devocion, s’ka gjë se shpërblehen pak; ma ka ënda “Portokallinë”, që është i vetmi program televiziv shqiptar që nuk e lë të më humbë kur jam në shtëpi (pa u shqetësuar shumë nga banalitetet, për të cilat e qortojnë këtë program). Ma shpifin ata që ndjekin lajme apo debate politike në televizorët e dyqaneve e të bar-restoranteve; ma ka ënda besimin në Zot që përjetohet qetë, shtruar e …individualisht. Ma shpifin filmat soc-realistë të bërë në kohën e Hoxhës (me shumë pak përjashtime, të cilat nuk janë në fakt soc-realistë); ma ka ënda fjalimin “politikisht korrekt” të Gjergj Fishtës të mbajtur në Kongresin e Manastirit, dhe entusiazmin e atij shqiptarit nga Shkupi me emrin tepër otoman Hafëz Ibrahim Efendi Hoxha, i cili bash në atë rrethanë iu hodh në qafë dhe e puthi At Gjergjin me sytë e mbushur me lotë. Ma shpifin lajmet televizive me politikanë që presin shirita veprash të përuruara, që vendosin kurora në varrezat e dëshmorëve të kombit, e që bëjnë vizita të pritshme në mjedise ekleziaste me rastin e festave fetare; m’i ka ënda të gjithë shqiptarët që janë të shqetësuar lidhur me zvetënimin moral të shoqërisë. Ma shpifin minifundet e veshura në shkolla; m’i ka ënda minifundet në çdo mjedis tjetër. Ma shpifin tregtarët e fruta-perimeve, të cilët, sapo të shohin që fanepsesh në hyrje të tregut, të vërsulen me shikime lutëse e jargavitëse; m’i ka ënda të gjithë ata që dinë të përdorin mirë gjuhën shqipe. Ma shpifin shqiptarët që, kur i pyet se ç’plan kanë, të thonë “kësmet”; m’i ka ënda ata që kanë guximin t’u bëhen krah pakicave të të gjitha llojeve, sidomos gay-ve, të cilët janë më të pambrojturit në këtë vendin tonë e të cilët mbi 90% e shqiptarëve do donte t’i shfaroste një sahat e më parë. Ma shpifin shumicat, që mendojnë se të qënit shumicë u jep të drejtë të pretendojnë të kenë monopolin e sundimit të pakicave; por më shpifet ca më shumë, kur këtë të drejtë e pretendojnë pakicat; m’i ka ënda ata shqiptarë që dinë të thonë një fjalë të mirë për dikë a për diçka. Ma shpifin të gjithë ata që paraqiten si pa të keq me vonesë në takime të programuara qysh më parë; m’i ka ënda të gjithë ata qytetarë që ndalen përpara ngjyrës së kuqe të semaforit edhe në orën 04.00 të mëngjesit. Ma shpifin shtetarët që lëvizin me eskortë në shpërfillje të rregullave të qarkullimit rrugor; ma ka ënda vargun e Vaso Pashës “Feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Ma shpif bllokazhi i ndezur i makinave në rrugën Myslym Shyri; ma shpif ca më tepër parkimi i dyfishtë; m’i ka ënda personazhe si Abaz Ermenji që, teksa u rikthye pas gjysmë shekulli në Tiranë për të shijuar rënien e komunizmit, nuk ra dakord që riardhja e pinjollëve të komunistëve në pushtet të pengohej me mjete jo demokratike e me vjedhje votash. Ma shpifin politikanët që bëjnë çmos të bëjnë një foto me një njeri të rëndësishëm të politikës planetare, dhe që s’i mban vendi pa ua dërguar këtë foto redaksive të gazetave të Tiranës; ma ka ënda frymën oksidentale dhe frymëzimin laik të Rilindjes sonë Kombëtare. Ma shpifin djemtë që kërkojnë për gra vajza të virgjëra (ka akoma djem të tillë? Po vajza të tilla ka akoma?); m’i ka ënda ata që dinë të rrinë në radhë. Ma shpifin ata që rrahin gratë e tyre; m’i ka ënda ata prindër që, në vend t’i ndalojnë vajzat e tyre 15, 16, 17, 18 vjeç të kenë një shok, u kërkojnë që t’i prezantojnë me shokun e tyre. Ma shpifin banjot e shkallët e ngushta; m’i ka ënda barin dhe pemët në mes të qytetit. Ma shpifin komentatorët sportivë kur i bëjnë publicitet vend e pa vend sistemit video High Definition; ma ka ënda stacionin televiziv të digitalb-it Bang-bang. Ma shpifin burracakët tanë, dhe ta dini se nuk ka burracakë më të mëdhenj në këtë botë se sa ata shqiptarë, që vrasin dikë prapa shpine, e pastaj thonë se “e vrava për Kanun”; m’i ka ënda ata shqiptarë që bëjnë çmos t’i besojnë ligjit edhe në rrethanat kur ata që janë ngarkuar të ndjekin zbatimin e ligjit nuk janë gjë tjetër, veçse bij kurvash, dhe ta dini se këta njerëz (jo bijtë e kurvave, të kuptohemi) janë heronjtë e vetëm në Shqipërinë e sotme. Ma shpifin spotet publicitarë që ngrihen anëve të rrugëve urbane e interurbane; m’i ka ënda burrat e gratë e këtij vendi, që ngrihen që pa gdhirë me synimin për të nxjerrë bukën e gojës për vete e për fëmijët e tyre. Ma shpifin targat e makinave, që janë numra të rrumbullakosur, apo numrat e celularëve që mbarojnë me 0000, 1111, 2222, etj; m’i ka ënda djemtë që nxjerrin prindërit e moshuar në shetitje, apo burrat që ndajnë barrën e familjes me gratë e tyre. Ma shpifin fanatikët; m’i ka ënda empathikët. Ma shpifin ata që zënë vendin e parkimit në rrugët e kryeqytetit me karrike, apo me bidona plastikë; m’i ka ënda ata profesorë universiteti që shkojnë në punë, si qëmoti, me biçikletë…… Ka dhe të tjera gjëra? Sigurisht, por po e mbyll me kaq.
Comments are closed.
Z.Mustafa ma ka enda kur lexoj z.Baze ,ma shpif kur te kjo gazete ke shkruar edhe ti,ma ka enda kur shof nje film shqiptar ne kohen e real.soc,ma shpif kur ne Tv eshte programi juaj” Deja vu”,ma ka enda kur shikoj nje emision si Fiks Fare,ma shpif “portokallia”ku vetem humor nuk ka,ma ka enda kur rrugeve te kryeqytetit shoh qytetaret e saj ,ma shpif kur maloke si ty konfigurojne shqiponjen me floket e lepira,ma ka enda kur shikoj Spartak Ngjelen ,ma shpif kur shikoj Mustafane me Nanon,ma ka enda kur kujtoj fillimet e vitit 90 qe thonin se do vi demokracia,ma shpif kur ne vendin e saj ka ardhur zija,ma ka enda kur e ha persheshin me dhalle,ma shpif kur lexoje kete peralle.Lum medja per kete gazetar,shkruan Merua shkruan dhe ti qe nuk di te thuash ç’do te thote “Deja Vu”.
Kur i hedh nje sy faqeve te para te gazetave dhe shoh emrin Mustafait e lexoj shkrimim gjithmone me kuriozitet . Kjo nuk do te thote se jam dakort me gjithcka qe ai thote. Ka teza.ide e trajtesa qe nuk me pelqejne, por ne shumicem absolute te prodhimit te Muçit gjen stil, llogjik kohezion. Shkrimet jane ne shumicen e rasteve tendecioze, luftarak, thumbues madie edhe te ashper, por asnjehere te ceket e banal. Eshte e natyreshme qe te kete njerez qe nuk e pelqejne, por nuk mund te mos thuash se ai eshte nje nga te paktet gazetaret me te mire dhe jokonformiste. Zoti Ramiz, me ndonje nga ato qe ta shpifin ty edhe une kam te njejten ndjenje, por shumicen e tyre nuk mund te jem dakort. Sidomos Deja Vu eshte nga me te mirat emisione te M Nanos.
Komentin e Varketarit te Drilonit po e nenshkruaj edhe une.
Ore zotrote, qe quhesh Ramiz,
e nise djathe dhe e bere gjize.
Thua Mustafai ta shpif kudo,
Na trego surratin mos e mbulo,
Mos dil si dhelper duke bere ca shkrola,
Mos i bej vetes aq shume autogola!
Mustafai mbetet i madh, lapsmprehte,
E ti nje kurrkushi, leshko mendjelehte.
Ta paska enda persheshi me dhalle?
Nuk qenkesh pra cudi qe je trudale!
Shkruaj hapur si Mustafai, merr guxim!
Neper komente lehte behesh trim!
Agron e Ramiz jeni burra bre Shqipetare
perse ziheni palle me palle
kur sot ne Shqiperi politikanet te hane te gjalle
Si PD-ja e PS-ja e bejne persheshin me dhalle
E populli i gjore mbeti barkethare!!!!!!
Do shtoja dhe shume te tjera “mi ka enda” o Muci……..,dhe Urime!Vetem nje idealist si ti mund ta sillte kete ide ne nje sinteze artistike e gazetareske qe permbledh ne pak rreshta boten e keqe dhe ate te miren,ideale.Ka shume dhe “ma shpif’ dhe une do shtoja edhe nje super ma shpif,qe ka sjelle si pasoje mijra ma shpif:Ma shpif Saliu qe drejton kete vend per 20 vjet dhe ma shpifin ata qe akoma e votojne Dhe se fundi une do shtoja me shume inat:Ma shpif edhe ti o Muci qe spo na thua asnje zgjidhje si te shpetojme nga keto “Ma shpif-et”
Dino,je i sakt…..Por a te t’a bej nje vrejtje? Nuk pash qe ju te bini nje zgjidhje! Mustafa eshte i mrekullushem……Per mendimin tim,peng shqiperine time dhe tuajn e mbajne vetem nje turme uqrish rreth saliut,(Jo deputet,apo qeveritaret !),qe Berisha i paguan mire me paret e bankave ne ‘ 97…………….dhe keta i trembin dhe i kercenojne per vdekje shume intelektual dhe kuadro nga e djathta,(Nga e majta edhe i vrasin!) keta vjedhin dhe voten per Salushin…..kur bijte e nenave gjalme zeza do t’i bejne zap keta horra,(Jo Salen!),Shqipja jone do mbushet fryme. Eh ! Sa m’a ka enda kete te fundit!
Ma shpifin “burat’ Vokshi, Doda, Bulku,ma shpif tv.Klan, ma shpif RTSH,ma shpif Edi Rama kur shpreson se me tufa me lule do te largoje gerdallen,ma shpifin faturistet e ujit e te dritave,me ka enda te gjith njerezit qe respektojne rregullat,me ka enda te gjith ata bura e gra te moshuar qe gjejne menyren per te punuar,me ka enda spektaklin e mrekullueshem 2XL,DHE NE FUND ENDEROJ qe nje dite te ne qeverisin ata qe duam dhe jo ate qe duan
Edhe mua kjo ma shpif qe Edi Rama shpreson se me tufa me lule do te largoje gerdallen, ma ka enda te lexoj , ta degjoj Z. Mustafa Nanon, qe jemi patriote dhe ma ka enda te pime edhe nje Kafe.
Agronit
Un s’jam dele or i gjor,
Muçet i kam pas gamor.
Agron Nano e Muç Meha,
bej çdo dite te haleja.
Un shkruaj per qefin tim,
or trap kur ke lind?
ma ka enda kur lexon,
s,ma ka enda kur reagon.
Edhe mua kjo ma shpif qe Edi Rama shpreson se me tufa me lule do te largoje gerdallen, ma ka enda kur lexoje shkrimet e tij , ta degjoj si analiste , ma ka enda ta kem perballe me Sali Berishen Z. Mustafa Nanon, jemi patriote dhe ma ka enda te pime edhe nje Kafe.
ZOTI Mustafa Nano,tani pas 20 vite mediash me te lire se dikur gjithe qe ndjekin median kane nje klasifikim personal, c’eshte ai politikan o c’eshte ky komentator.Nadarja Nr1 e tyre eshte: Te vertetet dhe mashtrusat, gjithemon nen prizmin relatif.Ne grupin e pare per mua hyni dhe ju,ndaj ju uroj shendet dhe besim ne ne ritje ndaj vetevetes per ate qe ke kohe dhe lufton. Artikulli qe lexova me pelqeu ngaqe ashtu eshte realiteti yne sot.Vecan kur Nr1 ju shkruani: MA SHPIF PADREJTESIA. Dhe kur e rendit te paren o kur komenton te paren sado pak,kam sigurine qe ke kapur gangrenen nga e cila o do renohemi ne se nuk e riparojme per c’do pseudoligj qe ka o do fillojme se mbari per nje Shqiperi jo si deri tani ne se heqim prej saj baltrat.Nuk di sa ke studiuar drejtesi,por ne kete pike ke vene VERTET DOREN NE PLAGEN Nr1 te kombit.Me gjithe te tjerat jam dakort, por kaq sa ju shkrojta e kisha me shume deshire.Urimet tona,per nje vit suksesi vecan ne DREJTESI.Ligor Luarasi SHBA.
I nderuar z.Agron !Me vjen keq qe admiron Muçin e nuk di te dallosh se ne ç’fare kohe jeton.Or mik mendimi i gjithkujt eshte i lire ,prandaj dhe i jipet e drejta per te komentuar.Gjithkush eshte i lire te mendoje si te doje e per ke te doje e jo si puna jote qe ate qe mendon ti ,duhet ta mendoj edhe une.Ne fakt nuk e kam per detyre e per moral ti kethej pergjigjie njerezve qe mendojne se kuptojne gjithçka e per gjithçka!Ti kur shkruajte nuk me pyete mua e une nuk ka perse te pyes ty or mjeran qe ne vend te komentosh replikon.Nje nga aresyet qe nuk behet ky vend eshte se e kane zaptuar Agronet e per fat te keq diapazonin e kane te shkurter per te mos thene miopi.Te me falesh qe te ktheva pergjigjie pak me pare por e bera per te pare se sa kastravec qe je.Dhe se fundi n.q.se te del koha te lexosh,lexo e komento por per njerezit qe shkruajn kurr mos redakto!
ue, ue, ue, plasen poetet gjithandej. Ne lidhje me shkrimin e Mustafa Nanos mendoj se ka disa gjera realitet, por eshte shume i dobet ne shprehjen e mendimeve, dhe shume fshatar ne kete aspekt. Do te ishte me mire qe mendimet ti shprehte ne TV SKRAPARI
Ka sot ne tregun mediatik gazerare sa te duash, por analist eshte vetem nje dhe ky eshte Mero Baze. Te gjithe te tjeret qendrojne shume larg tij, si ne informacion ashtu edhe ne logjiken analitike. Vazhdo Mero, sot kemi shume nevoje per ty. Marini
Me pelqejne komentuesit qe me miresjellje e thjeshtesi sjellin argumenta kundrejt komentuesve me te cilet nuk jane te nje mendjeje dhe me lendojne ata qe qe perdorin sharje e shpifje !
Gezuar e Pershumevjet Viti i Ri 2011 !
Ju faleminderit !
Po i rreshtoj dhe une ca gjera si muci:
ma ka enda kur shikoj gjysherit me nipat per dore
ma shpifin kontolloret e autobuzave me radiomarrese ne dore qe ju duket vetja si RENEA
ma ka enda kur shikoj kenget e shekullit ne tv klan dhe ma shpif cdo gje tjeter ne ate tv bythlepires sidomos injoranti frangaj.ma ka enda kur shikoj ad krasten qe eshte i drejtperdrejt dhe ma shpif cdo lajm per politiken.ma ka enda kur degjoj nje kenge te bukur shqiptare qe nuk merr pjese ne festivale dhe ma shpifin te gjitha kenget e cdo lloj festivali me pacavurret e tyre me fitues te paravendosur,ma ka enda kur shikoj fshesaxhijet , punetoret e komunales qe pastrojne cdo nate qytetin tim,ma shpifin deputetet_prostituta qe ndrojne parti per para.ma ka enda kur degjoj presor Tupen ,ma shpif po keq fare kur shof ne TV henri Cilin .ma ka enda qe mediq te tilla elektronike na japin mundesine te shprehim ca kemi,ma shpifin mitingjet me njerez te nxjerr me dhune ose me pagese.
I nderuar zotëri Ramiz,
Desha me pakëz humor t’Ju bëj me dije se komente fyese nuk duhet të shkruhen sepse i lendoni njerezit. Aq me shume intelektualet si Mustafa Nano. Mua më këshilloni, me plot të drejtë, që të komentoj artikullin por vetë nuk iu përmbajtët kësaj. Prandaj, ju thura vargje thumbuese. Jeni ju që nuk komentoni, por fyeni! Kë? Një fytyrë publike, një intelektual i cili me guximin tij, me qëndimin e tij në skenën e gazetarisë shqiptare ka dëshmuar vazhdimisht paanësi dhe ndershmëri. Ju mendoni, gabimisht, se unë e ‘admiroj’ Mustafa Nanon. Jo! Unë e çmoj dhe e nderoj për punën e tij. Dhe puna e tij është për t’u çmuar. Një nga problemet tona të pashërueshme shqiptare është që ne vuajmë nga smira dhe jemi inatçorë. Nga smira e inati ia mohojmë edhe cilësitë më të mira ‘një armiku’ apo një kundërshtari dhe mbyllim sytë para veseve të miqve tanë. Kjo mënyrë e të menduarit nuk na çon askund. Ju thoni se Mustafa Nano nuk di se ç’do të thotë ‘Deja Vu’! Këtë Muçi e ka bërë disa herë në emisionin e tij. Por ajo që është e trishtë është fakti që ju e bëni një karahasim në mes të Meros dhe M. Nanos! Kjo është vërtet ligësi e pashembullt! Së pari, kështu ju e fyeni edhe vetë Meron në ‘konakun’ e tij sepse po të mos e kishte çmuar M. Nanon si një intelektual, Meroja nuk do ta kishte botuar artikullin e tij në gazetën e vet. Natyrisht, s’kam asnjë dyshim që edhe Mero Baze radhitet ndër gazetarët më të mirë shqiptarë, por të bësh krahasime ashtu çfarë bëtë ju mes Meros e Muçit është e pahijshme. Trimi i mirë, me shokë shumë thonë shqipot prandaj të lumtë ne që i kemi edhe Meron, edhe Muçin!
Natyrisht, jeni të lirë të shprehni mendimin tuaj! Por jo të fyeni e të bëni krahasime të pahijshme! Sepse, e patë edhe vetë se nuk na e tret mideja lehtë kur fyhemi qoftë edhe duke bërë shaka! Si ju duket, pra, nëse ato që shkruat do t’ia thoshit Muçit në prani të tij? A do të ishte e hijshme? Të thoni: ‘Mero është gazetar më i mirë se ti?’, ‘Nuk dini ç’do të thotë ‘Deja Vu?’ etj. A pretendoi Mustafa Nanon në artikullin e tij se është më i mirë se Meroja?
I nderuar zoteri Agron MEHA . Kohen ta harxhojme me njerez normale jo me pleqte e rjedhur.Burra trima si Mustafa Nano apo Mero Baze, Andrea Stefani, gjen ralle sot ne Shqiperi.Agron LLakaj shkoi te klani, Armir Shkurti te Ora News.Kritiket ose i vrasin kur dine me shume se duhet, ose ju ofrojne pune me para me shume.
O zoti Mustafa !Nuk e di ne ke pjese te shtepise ke qene kur ke shkrujtur kete shkrim.Me fal qe te drejtohem ne kete menyre,por nga ju ne kete kohe duam shkrime e jo abstraksionizem.Jam dakort me Marinin ,na duket sikur nuk na respekton me keto shkrime .Nuk e di qofsha e gabuar dhe te kerkoje falje prape por jemi lodhur me kete nivel ,e gjen gjithandej.
Pse u acarove kaq shume ore Ramiz, se ke dhe emrin e Alise. Ti thua me te drejte qe sejcili le te thote mendimin e tij dhe ne te tjeret skemi pse ta detyrojme te beje ndryshe. Po ti c’bere? I the “gamor” dhe “hale” dhe pastaj per t’u treguar i kulturuar(gjoja). i hapur etj, ne komentin pasardhes i thua “i nderuar”. Me çudite vertet kur kryqzon Nanon se nuk jep rrugezgjidhje. Pse mo nga ai e kerkon ti? Jepe vete para kutise se votimit.( e di qe kjo eshte nje teme qe kerkon kohe prandaj le ta leme kete teme per me vone.