Topalli nuk futi në bibliotekën e Kuvendit 10 librat që ka “shkruar” qeverisja e Berishës

6 Janar 2011, 17:17Politika TEMA

Nga Kledian Lula

Dy ditë më parë, në pompozitetin e saj tipik e fluturues, Jozefina Topalli përuroi bibliotekën e Kuvendit të Shqipërisë. Edhe pse biblioteka e Kuvendit nuk është e nevojshme për një pjesë të mirë të deputetëve, kjo ishte një mangësi e plotësuar që i duhej një institucioni ligjvënës, qoftë edhe formalisht, si në rastin e përbërjes aktuale të parlamentarëve apo nëpunësve të kuvendit. Nuk e dimë se cilët do të jenë ata deputetë leximtarë, që do të ulen në tavolinat e kësaj biblioteke, por na bëri përshtypje, që zonja Topalli la jashtë fondit të kulturës së kësaj biblioteke një literaturë teoriko-praktike të krijuar për 20 vjet radhazi prej anti-komunistit më të tërbuar dhe demokratit më modern shqiptar të këtyre viteve, shefit të saj Sali Berisha. Mendojmë, se zonja Topalli duhej të fuste në bibliotekën e Kuvendit edhe 10 tituj “librash” të shkruar në këto 20 vite demokraci prej politikës qeverisëse e opozitare të lëvizjes “Berisha&Co”. Kjo neglizhencë e zonjës Topalli është një mangësi e vlerave të kësaj biblioteke e cila patjetër, që duhet të pajiset edhe me 10 tituj kryesorë të teorisë dhe praktikës 20 vjeçare politiko-qeverisëse të Sali Berishës.

1. Teoria dhe praktika e puçeve tipike komuniste, për të sunduar si kryetar i përjetshëm i një partie. Literatura: Kongreset e PD. Autor, redaktor dhe botues Sali Berisha.

2. Ligjet që të zhvasin pronën, variantet e moskthimit të tyre dhe metodat për të mashtruar pronarët. Literatura: Praktika e re marksiste-leniniste dhe reforma e re agrare për pronat. Autor, redaktor dhe botues Sali Berisha.

3. Autobiografia e dhjetoristit Sali Berisha: Si përmbysa komunizmin në vilën e Ramiz Alisë, nën përkujdesjen e sigurimit të shtetit. Literatura: Rrëfime personale dhe dokumentarët e opinionet në TV “Klan” 2005-2010. Autor dhe redaktor: Sali Berisha, konsulentë Aleksandër Frangaj, recensent Blendi Fevziu.

4. Buletin me udhëzime konkrete për sulmet ndaj institucioneve shtetërore, për pushtimin dhe shkatërrimin e tyre. Literatura: Arkiva e PD, mitingjet dhe fjalimet e Berishës në vitet e opozitës 1997-2005. Autor dhe redaktor Sali Berisha

5. Si mund të jesh i suksesshëm në vjedhjen e votave për të mos lëshuar pushtetin. Literatura: Historia dhe praktika e zgjedhjeve të 26 Majit 1996. Autor, redaktor dhe konsulent Sali Berisha.

6. Rekrutimi, nënshtrimi dhe goditja e kundërshtarëve politikë rrezikues për pushtetin. Literatura: Përvojë nga qeverisja e viteve 1992-1997 dhe veprat 1-60 të Enver Hoxhës. Autor, redaktor dhe konsulent Sali Berisha.

7. Metodikat funksionale të ngritjes së firmave piramidale, grumbullimi dhe përvetësimi i kursimeve të një populli. Literatura: Përvojë nga Rumania. Autor dhe redaktor Sali Berisha, konsulente Sudja, recensent Ritvan Bode.

8. Vazhdimi i luftës së klasave, duke mashtruar dhe persekutuar ish-të përndjekurit politikë. Literatura: Udhëzimet e Gorbaçovit në Katovicë. Autor dhe redaktor Sali Berisha, konsulent Ramiz Alia

9. Praktika efiçente për hedhjen në erë të zonave të banuara me demontim municionesh. Literatura: Historia e njësiteve guerile partizane. Autor Sali Berisha, konsulent Efraim Diveroli, konsulent Fatmir Mediu.

10. Përvoja shqiptare e viteve 2009-2010 për përmbytjen e zonave të banuara, mjeshtëria për të mos i kompensuar. Literatura: Përvoja e Shkodrës. Autor, dhe redaktor Sali Berisha, konsulent Jozefina Topalli.

15 komente në “Topalli nuk futi në bibliotekën e Kuvendit 10 librat që ka “shkruar” qeverisja e Berishës”

  1. Ivani says:

    Besoj se në këtë bibliotekë do ta harxhojnë kohën më të madhe të punës deputetët më intelektualë të Parlamentit,duke filluar nga Xhosefina, Lefter Maliqi, Sokol Olldashi, Ilir Meta, Flamur Noka, Bujar Nishani; pasuar nga ca të tjerë që njihen vetëm si gangsterë ose si servilë të doktor rumpallës si fjala vjen palokërat, dizdarët, gumërat, e më tej ca merhumë të tjerë që nuk ua kemi dëgjuar zërin e nuk ua dijmë as emrat pasi ata në Kuvend kanë vetëm një detyrë, të ngrenë kartonat blu për të votuar sa herë ka nevojë nëna Parti.

  2. Epirioti says:

    Ne ka lexuar Jozi nje roman ne jete te vet ne qafe time. E cuditshme, njerez pa intelekt propogandojne veten si te ditur, dhe paguajne komentator si ky siper qe te chatojne ne cdo gazete dhe te mburin ata qe jane karte e mbaruar dhe e djegur per Shqiperine e sotme

  3. rezi says:

    Une nuk kuptoj nje gje, thuhet nga udheheqesit tane se do te ngrihet parlamenti i ri…..vazhdon te investohen parate tona ne kete te vjetrin (salla,biblioteka etj,), perse duhet te hidhen ne menyre kaq te papergjegjeshme parate dem……………….ku jane Kontrolli Shtetit e te tjera institucione kontrolluese………

  4. ROBERT says:

    Nuk eshte vecse nje mace e zeze,nuk mer vesh nga librat debilja injorante e shkodres.

  5. fred says:

    kishte dicka qe mungonte ne biblioteken e jozefine une mendoj nje fotografi te saliut me breke plazhi nje fotografi te edi rames ne plazhet e dubait lakuriq nje foto te ilir metes duke ivjedhur paret ne xhep shqiptarve dhe pa lene pa permendur ne fund edhe nje fotografi te vete duke ba dashuri me salen ngriju o popull se kjo nik e ka bere kete per ju se asaj nuk i plasi bytha per biblioteken po 50 perqint te pareve i ka vjedhur rrofte tonini burri jozefines

    1. aa says:

      gjeja me e pafajshme ketu i bie te jete lakuriqsia edi rames

  6. Saimir says:

    A e keni vene re se ” zonja e hekurt” e Ballkanit flet si Sara Palin.Te dyja injorante

  7. Ivani says:

    O Epirioti; po lexoje edhe njëherë atë Ivanin o i uruar se ato që thua ti për Xhosefinën, ai i ka thënë edhe për ca lefterë të tjerë të atij palo-parlamenti.

    1. Epirioti says:

      Ivano! Te kerkoje ndjese se nuk e kisha me ty, si duket nuk e lexova gjithe komentin, ose ka qene nje koment tjeter qe mbronte Jozin. Me fal edhe nje here. Respekte

      1. Epirioti says:

        Tani qe pashe edhe komentet e tjera shoh qe e kisha me Ermal Kominin, por komenti i tij qe ishte poshte komentet tend eshte fshire si duket nga moderatori i gazetes. Meqe ra fjala nuk eshte e drejte te fshihen edhe mendimet e te tjereve, komentet e Kominit dhe e te tjereve si ai, se na duhet ti edukojme me fakte dhe jo ti leme nen injorancen e Sales dhe kermave te tij

        1. aa says:

          Ermal Kominin eshte miti i komentuesve ketu. Te ben te mendosh se sa gropa te errta dhe te thella mund te kete psiqika njerzore.

  8. huri says:

    Eh moj Jozi,kur ishe 18 vjec ,per here te pare…tashti qe je per here te trete a te katert,sikur e ke humb njecike freskine…

  9. ani says:

    zhosi mos eshte shendoshur? A po me duket mua.

  10. edmond says:

    o zot cfare femre injorante eshte kjo katunarja e dukagjinit….

    1. vullnet says:

      gjyshi saj ka qene kryetar ne parlamentin e pare dale nga Kongresi i Lushnjes .Gjyshi jot mund te jene njeri por ti e degjeneron me thenien se Shkodra qenka katund.Nese e mendon keshtu ti e ke origjinen nga zululandi i Mucit

Comments are closed.

Lini një Përgjigje